Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 11 Korrik 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 24 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

2 persona për Narkotikët

2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

3 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Kanosja"

4 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për "Krime ndaj personit"

2 persona për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Gjithashtu janë sekuestruar:
3 armë të ftohta ( 1 thikë, 1 dorezë grushti metalike, 1 shkop metalik)
si dhe janë asgjësuar 357 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 59 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar:

1-Korçë, operacioni i koduar “Vizitorët”. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tre shtetas pasi vodhën me dhunë sendet me vlerë, një të moshuari në rrugë.
Gjithashtu nga veprimet e mëtejshme proceduriale, dyshohet së këta shtetas mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm, në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit, ngjarje për të cilat po punohet për t`i dokumentuar me fakte e prova ligjore.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30