Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Korrik 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.07.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 20.3 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.F., vjeç 28, banues në  Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, në subjektin e tij, u konstatua duke shitur mallra pa faturë tatimore. Nenet 180 e 181 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Jamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.K., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergji Kanani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijmë të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.S., vjeç 27, banues në Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur D.N., vjeç 17, banues në Laknas Kamëz, pasi dyshohet se më datë 09.07.2018, në Laknas, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Golf”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, këmbësoren Sh.V., vjeçe 57, banuese në Kamëz, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaggio”, ka aksidentuar biçiklistin, Sh.T., vjeç 28, banues në Tiranë, dhe për pasojë janë dëmtuar vetë D.B., dhe biçiklisti, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, tek sheshi “Karl Topia”, shtetasi K.V., vjeç 23, banues në Tiranë, duke qarkulluar me biçikletë, godet me pëllëmbën e dorës, xhamin e pasmë të mjetit të ndaluar në semafor tip “Benz”, me drejtuese D.L., vjeçe 36, banuese në Tiranë, për pasojë K.V., është rrëzuar dhe pasi u ekzaminua ka dalë nga spitali. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën e vjetër Vorë-Prezë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët A.H., dhe shtetasi i mitur M.H., vjeç 44 e 17, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për aksidentimin e shtetasve B.P., dhe L.P., e largim nga vendi i aksidentit, më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Xh., vjeç 24, banues në Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi më datë 10.07.2018, në rrugën “Damian-Bulticë”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Papaq”, pa targë, ka dalë nga rruga për pasojë është aksidentuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.T., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi më datë 10.07.2018, në rrugën e “Shkodrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin kamion tip “Man”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen M.N., vjeç 25, banues në Durrës, punonjëse në një pikë këmbimi valutor, pasi shtetasi A.F., vjeç 43, banues në Durrës, kallëzon se kjo shtetase më datë 08.07.2018, në lagjen 4, gjatë këmbimit të një sasie valute i ka dhënë një kartëmonedhë 100 euro  e dyshuar e falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.L., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën Maminas-Vorë, duke drejtuar mjetin  tip “Volkswagen”, me leje drejtimi, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri M.T., vjeç 37, banues në Vlorë, e ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A.,  vjeç 27, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në “Kryqëzimi i Libonikut”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nisan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018,  u  referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.J., vjeç 48, banues në Korçë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen nr. 9, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen Zh.N., vjeçe 69, banuese në Korçë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018,  u  referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin I.S., vjeç 17, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, dyshohet se në bulevardin “Republika”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Aprilia”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
V.D., 33 vjeç, banues në Patos.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 21.09.2016 e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 186/1 e 291 të Kodit Penal.

Fier
Kundërshton dhe kanos gjatë ushtrimit të detyrës punonjësin e SHPSF, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Gjatë kontrollit të banesës policia gjen edhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
•S.Gj., 44 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kundërshtuar dhe kanosur gjatë ushtrimit të detyrës shtetasin M.H., 53 vjeç, banues në Roskovec, me detyrë punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike në objektin e zyrave të Drejtorisë Rajonale OSHEE.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit S.Gj., u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 4.5 gramë lëndë narkotike (e ndarë në doza) e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga nenet 84, 235 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më  datë 10.07.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë Pranë  Gjykatës së  Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin D.H., vjeç 35, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMW”. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më  datë 10.07.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë Pranë  Gjykatës së  Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin D.I., vjeç 28, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, duke përdorur pasaportën e vëllait të tij, shtetasit A.I., dhe ka tentuar të kalojë nga Pika e Kalimit Kufitar, Porti Vlorë, në drejtim të Italisë. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.M., vjeç 44, banues në Gjirokastër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, është përplasur me mjetin e parkuar tip “Volkswagen”, për pasojë është dëmtuar A.M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.F., vjeç 17, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në qytetin Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi çiklomotorin tip “Yingang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin D.T., vjeç 34, banues në fshatin Novosej, Kukës, pasi dyshohet se në fshatin Novosej, ushtron aktivitetin bar-kafe dhe loto sportive, i pa licencuar. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin A.S., vjeç 17, banues në fshatin Tomin, pasi dyshohet se  në rrugën Kastriot-Peshkopi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford Fiesta”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.A., dhe A.K., vjeç 34 dhe 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Zhan D’ark”, në banesë, duke krijuar zhurma i ka prishur qetësinë publike shtetasit B.K., vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, shtetasi A.Sh., vjeç 62, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se në rrugën “Ali Demi”, duke qenë në punë shofer i një linje autobusi, një person i panjohur e ka goditur me grusht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi K.K., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, në një banesë të braktisur gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjetën e bllokuan 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mustafa Lleshi”, në banesë, ka kryer punime pa leje. Punohet për kapjen e A.H. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.P., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.07.2018, në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, në banesë, shtetasja e mitur E.B., vjeçe 14, ka konsumuar ilaçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.07.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi N.A., vjeç 32, banues në Tiranë, ka konsumuar mbidozë lëndë narkotike e llojit Heroinë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.Gj., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek sheshi “Shqiponja”, iu gjet e bllokua një thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit Xh.C., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 20.06.2018, në rrugën “Riza Cuka”, në banesë, ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për dhunë në familje, ndaj bashkëshortes E.Sh., më datë 10.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Sh., vjeç 57, banues në Tiranë,. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi më datë 10.07.2018, në bulevardin “Zogu i Parë”, iu gjet e bllokua një dorezë grushti metalike. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.P., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek Bulevardi i Ri, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, në rrugën e “Barrikadave”, në banesën e shtetasit T.K., vjeç 43, po kryheshin punime, por që kishin një leje ndërtimi nga Bashkia. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.07.2018, në rrugën “5 Maji”, shtetasi P.A., vjeç 60, banues në Tiranë, në kioskën në pronësi të tij, kishte vendosur një tendë rrethuese, i cili më parë ishte kontrolluar nga Policia Bashkiake në bazë të një akt kontrolli. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim..

Më datë 09.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.Sh., vjeçe 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti F.A., vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I.L., vjeç 47, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në Vlorë, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes së tij, T.L., vjeçe 39, banues në Vlorë, e cila është larguar nga banesa. Shtetases T.L., iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit P.V., E.T., dhe A.V., vjeç 65, 29 e 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Keta”, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e A.V. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen K.Q., vjeçe 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, G.M., vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.M., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Arkitekt Sinani”, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses, K.Q., vjeçe 24. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.L., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.L., vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.M., vjeç 28, banues në Bathore, Kamëz, pasi dyshohet se në rrugën “Berisha“ Kamëz, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, I.K., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja". Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.G., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.G., vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit I.R., më datë 10.07.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve shtetasi me probleme mendore, I.R., vjeç 19, banues në Tiranë. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.T., vjeç 34, banues në Kavajë, i dënuar më parë,  pasi dyshohet se më datë 06.07.2018, te rrethrrotullimi “Mali i Robit”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Renault Magane”, ka përplasur duke iu shkaktuar dëme materiale, mjetet tip “Volkswagen Polo”, dhe “Renault”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Neni 273 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.07.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 14, është vjedhur banesa e shtetasit B.M., vjeç 54, banues në Durrës, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtje së menjëhershme për shtetasen K.Sh., vjeçe 24, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti L.Sh., vjeç 24, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen D.M., vjeçe 53, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, i ka dëmtuar murin rrethues të banesës shtetasit A.K., vjeç 74, banues në Durrës. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.R., vjeçe 25, banuese në Durrës, pasi dyshohet se vëllai B.R., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

SHÇBA ndalon 1 punonjës policie dhe 1 avokat, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek gjyqtarë e prokurorë në këmbim të shpërblimeve monetare
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka ekzekutuar 2 urdhër ndalimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për:
- Inspektor H.D., 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës;
- D.Q., 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së avokatisë Tiranë.
Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme. Të dy këta shtetas, dyshohet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore. Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për shtetasin E.Sh., vjeç 29, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, është kapur duke vjedhur një gur zmerili me ajër, shtetasit G.Z., vjeç 41, banues në Durrës. Neni 134 e 22 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.M., vjeç 26, banues në lagjen 18, Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, në lagjen nr. 2, në rrugën “Aleksandër Goga”, duke ecur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të lehta në kokë shtetasi A.N., vjeç 47, banues në Durrës, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin H.H., vjeç 55,  banues në fshatin Pisrrak, pasi dyshohet se në fshatin Borizan, është konstatuar duke djegur një gropë gëlqere, duke ndotur ambientin. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, në fshatrat Mukje dhe Mafsheq, Krujë, në zonë të pyllëzuar, gjatë kontrollit janë gjetur e asgjësuar 236 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, shtetasi L.S., vjeç 55, banues në Fushë Krujë, ka bërë kallëzim se, e ka shtyrë me duar shtetasi E.L., vjeç 42, banues në fshatin Mallkuç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 10.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Sh., vjeç 23, banues në Katund i Ri, Durrës, pasi më datë 09.07.2018, në Fllakë, gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Pezho”, iu gjet dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shkop metalik. Neni 279/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e punohet për kapjen e shtetasit A.S., vjeç 26, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait P.S., vjeçe 55. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.B., vjeçe 49, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti shtetasi A.B., vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.M., vjeç 53, banues në  fshatin Dopaj, pasi dyshohet se në fshatin Dopaj, në tokën e tij, ka ndërtuar një mur, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 10.07.2018, gjatë natës, në fshatin Spathar, parkuar pranë banesës, shtetasit A.L., vjeç 33, i kanë vjedhur pasqyrat e motorit tip “Lifan”, pa targë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, në lagjen nr. 1, në një fabrikë cigaresh, shtetasi V.G., vjeç 47, banues në fshatin Dragostunjë Librazhd, punëtor në këtë fabrikë, gjatë manovrimit të gabuar të Pirunit, aksidentalisht i ka rënë ngarkesa te këmbët, duke i dëmtuar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për vlerësim.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.Ç., vjeç 29, banues në  fshatin Cërujë, pasi dyshohet se në fshatin Cërujë, në pikën e grumbullimit të mjeteve për pjesë këmbimi, ka ndërtuar një mur, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.K., vjeçe 33, banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëshorti K.K., vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Korçë
Finalizohet operacioni i koduar “Vizitorët”.
Vodhën me dhunë sendet me vlerë, një të moshuari në rrugë, arreston në flagrancë nga Policia tre autorët e dyshuar.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vizitorët”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
·      I.A., 42 vjeç, banues në Shkodër
·      F.H., 64 vjeç, banues në Tiranë
·     T.N., 65 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe falë veprimeve të mirëkoordinuara, në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri shtetasit H.F., 91 vjeç, banues në Korçë. 
Gjithashtu nga veprimet e mëtejshme proceduriale, dyshohet së këta shtetas mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm, në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit, ngjarje për të cilat po punohet për t`i dokumentuar me fakte e prova ligjore.
Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan:
Një automjet tip “BMW", tre aparate celularë, një shumë prej 35000 të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë Pogradec për shtetasin E.M., vjeç 26, banues në Pogradec, bazuar në nenin 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.K., vjeçe 38, banuese në Berat, pasi dyshohet se më datë 10.07.2018, bashkëshorti A.K., vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet pranë Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.L., vjeç 35, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “28 Nëntori’’, në ambientet e lokalit, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Neni 197 e 198 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 23, banues në Berat, pasi në lagjen “Çlirim” Berat, në rrugën “Ura e Goricës-Berat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ”Renault. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës së Shkalës së Parë Fier, për shtetasin H.A., vjeç 58, banues në fshatin Kraps, pasi dyshohet se në këtë fshat, në pronën e tij, u kap duke ndërtuar çatinë e banesës, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.R., vjeç 36, banues në fshatin Zhupan, pasi dyshohet se në fshatin Zhupan, ka goditur me grushte shtetasin K.I., vjeç 57, banues në Fier. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 09.07.2018, në banesë, ka konsumuar sasi ilaçesh, shtetasja V.A., vjeçe 64, e cila më datë 10.07.2018 ka ndërruar jetë në spital.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë. Ky shtetas më datën 10.07.2018, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit D.Gj., 25 vjeç, banues në Divjakë. Po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj. Nenet 110 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.M., vjeç 64, banues në Tiranë, pasi në lagjen “Ujë i ftohtë”, ka shpërdoruar tokën duke hedhur materiale inerte në mënyrë të përsëritur, ka hapur disa themele. Nenet 199 e 199/a të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, në lagjen “Rilindja”,  kanë thyer xhamin e pasmë të mjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Y.S., vjeç 55, banues në Elbasan, të cilën e kishte të parkuar. Materialet u referuan në  Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, shtetasi A.Q., vjeç 27, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, i kanë vjedhur një pajisje pastrimi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.H., vjeç 60, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen 'Bashkimi', tek stacioni i autobusëve interurban, ka goditur me sende të forta shtetasin K.B., vjeç 44, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, në lagjen “Bashkimi”, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune shtetasi P.A., vjeç 52. Nga veprimet rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit I.P., vjeç 60, banues në Vlorë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka ndërruar bravën e banesës së E.Ll., vjeçe 61, banuese në Tiranës, me pretendimin se kjo banesë është pronë e tij. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin H.M., vjeç 28, banues në fshatin Stjar Delvinë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2018, në fshatin Stjar, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit G.G., vjeç 33. Neni 134 e 22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.K., vjeç 20, banues në Ksamil, pasi dyshohet se më datë 05.07.2018, në Ksamil, ka punësuar shtetasit A.H., dhe M.M., vjeç  55 e 68, banues në Sarandë, për të ndërtuar një mur pa leje. Neni 199/b  i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 07.07.2018, në urgjencën e spitalit Sarandë, ka shkuar fëmija S.P., vjeçe 10, e cila pas rrëzimit është dëmtuar, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin H.P., vjeç 39, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Dunavat”, ka goditur me mjete të forta, shtetasen A.K., vjeçe 41, banuese në Tiranë, si dhe bashkëjetuesin e saj shtetasin I.D., vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 10.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.R., vjeç 47, banues në fshatin Mamaj, pasi në afërsi të fshatit Iliras, shtetasit K.V., vjeç 59, banues në fshatin Iliras, i ka vjedhur pompat e vaditjes dhe tubat e ujit, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, në fshatin Zhapokikë, shtetasi E.K., vjeç 31, banues në fshatin Zhapokikë, në vendin e quajtur “Arra e Kashtës”, duke punuar me zetor është rrëzuar, ka marrë dëmtime e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 10.07.2018, në lagjen “Mekami”, Këlcyrë, në banesën e shtetasit S.E., vjeç 60, banues në Këlcyrë, e marrë me qira nga shtetësia S.G., vjeçe 82, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake dhe e gjithë banesa. Nga veprimet e para hetimore, djegia e banesës është shkaktuar nga një bombol gazi që përdorej për gatim. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen R.T., vjeçe 31, pasi dyshohet se vëllai Z.T., vjeç 40, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat  ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2018, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit K.P., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.M., vjeç 22 e 35, banues në Lezhë, për veprat penale bazuar në nenet 89, 279 e 90/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.07. 2018, në vendin e quajtur “Pylli me Selvia”, gjatë kontrollit të ushtruar, u gjetën dhe u asgjësuan 25 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për shtetasin M.P., vjeç 56, banues në fshatin Gojan i Vogël, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin N.N., vjeç 59, banues në fshatin Bardhet. Neni 312/a i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.T., vjeç 24, banues në Fushë Arrës, pasi dyshohet se në Fushë Arrës, ka goditur me sende të forta shtetasin M.Ll., vjeç 29, banues në Fushë Arrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Sh.L., vjeç 40, banues në fshatin Matranxh, Kukës, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar, me 2 vjet burg, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Neni 278/3 i Kodit Penal. 

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin B.F., vjeç 36, banues në fshatin Pistë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Pistë, në kopsht shtetasit K.H., vjeç 43, i ka vjedhur disa kg perime. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 10.07.2018 rreth orës 05:30, në banesën e shtetasit T.R., vjeç 62, banues në Lekbibaj, ka rënë zjarr, ku ka pasur dëme materiale. Nga veprimet e kryera dyshohet, se zjarri është shkaktuar si pasojë e sobës së drurit të ndezur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin H.H., vjeç 56, banues në fshatin Vranisht, pasi dyshohet se në fshatin, Vranisht, në pronën e tij ka filluar ndërtimin e një objekti shtëpi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 10.07.2018, gjatë natës, në fshatin Gjuras, në banesën e shtetasit R.M., vjeç 53, ka rënë zjarr, ku është djegur banesa një katëshe. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 10.07.2018, në fshatin Ballenj, në vendin e quajtur “Maja e Gurit”, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u asgjësuan 96 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 10.07.2018, nga shërbimet e DVKM Tiranë, u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë, 4 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për shtetasin R.Sh., vjeç 24, banues në  Elbasan, pasi dyshohet se më datë 20.05.2018, në PKK Kapshticë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për shtetasin B.M., vjeç 24, banues në Tirane, pasi dyshohet se më datë 17.07.2017, në PKK Morinë, Kukës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.Gj., vjeç 25, banues ne  Tirane, pasi dyshohet se më datë 25.05.2018, në PKK Blatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të pa ligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 10.07.2018, nga shërbimet e kufirit u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë, 6 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D.H., vjeç 35, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në PKK, Vlorë, gjatë kontrollit kufitar në hyrje të R.SH, automjeti i tip “BMW”, rezulton i vjedhur në 2016 në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë  09.07.2018, në Gjirokastër, në afërsi të postës së vjetër te Mullirit, shërbimet e kufirit  kapën 4 shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë ilegalisht në kufirin shqiptar. Në përfundim të procedurave shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin shtetasi S.S., vjeç 34, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në P.K.K, Kakavije, në hyrje është kapur me disa steka cigare pa pullën fiskale, dhe të futura në mënyrë kontrabandë. Neni 172 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.Gj., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2018, në afërsi të PKK, Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D.H., vjeç 35, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në PKK, Vlorë, gjatë kontrollit kufitar në hyrje të R.SH, automjeti i tip “BMW”, rezulton i vjedhur në 2016 në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2