Tiranë, finalizohet operacioni policor i koduar “Pizza Porosi”

Tiranë

Operacion policor i koduar “Pizza Porosi” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.(për video klikoni mbi link)
12072018tiranekokaine1

Arrestohen në flagrancë tre shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Sekuestrohen lëndë narkotike, automjet, motor, aparate celularë dhe fishekë.

Më datë 11.07.2018, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pizza Porosi” arrestuan shtetasit:

- G.Ç, 28 vjeç, banues në Tiranë

- R.D, 25 vjeç, banues në Tiranë

- A. A, 27 vjeç, banues në Tiranë

Për shtetasit e mësipërm disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin. Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi R.D është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve G.Ç dhe A.A).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
- Automjet tip “Audi”
- Motori i Picerisë
- Tre aparate celularë
- Fishekë

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve” parashikuara nga nenet 283/2 dhe 278/2, të Kodit Penal.

12072018tiranekokaina2

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5