Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 12 Korrik 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 26 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 9 drejtues mjetesh.

3 persona për Narkotikët

6 persona në kërkim

2 persona për veprën penale " Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim"

1 person për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara"

1 person për veprën penale "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë"

4 persona për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Gjithashtu janë sekuestruar:
200 gramë dhe 21 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 
2 armë zjarri, 70 fishekë,
3 armë të ftohta (3 thika).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 63 persona.
 

Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit janë finalizuar:

1-Tiranë, finalizohet operacioni policor i koduar “Pizza Porosi” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë.
Sekuestrohen lëndë narkotike, automjet, motor, aparate celularë dhe fishekë.

2- Kavajë, finalizohet operacioni policor i koduar “Basti i Fundit”.
Arrestohet pronari i një pike llotoje për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.
Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2