Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Korrik 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Operacion policor i koduar “Pizza Porosi” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë.
Sekuestrohen lëndë narkotike, automjet, motor, aparate celular dhe fishekë.
Më datë 11.07.2018, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pizza Porosi” arrestuan shtetasit:
- G. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë
- R. D., 25 vjeç, banues në Tiranë
- A. A., 27 vjeç, banues në Tiranë
Për shtetasit e mësipërm disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorin e picerisë ku punonin. Nga Seksioni kundër Narkotikëve është organizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi R. D., është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve G. Ç., dhe A. A.).
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
- Automjet tip “Audi”
- Motori i Picerisë
- Tre aparate celularë
- Fishekë
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve” parashikuara nga nenet 283/2 dhe 278/2, të Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.M., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar në mënyrë të paligjshme mjetin tip “Volkswagen”, i cili rezulton i vjedhur në Zvicër. Po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjetit. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.B., vjeç 25, banues në Gjirokastër, deportuar nga Franca, pasi dyshohet se më datë 23.02.2018, në Qafë Botë, Sarandë, ka kaluar kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.D., vjeç 20, banues në Lezhë, deportuar nga Holanda, pasi dyshohet se më datë 19.06.2018, në VKK Hani i Hotit, Shkodër, ka kaluar kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Gj., vjeç 34, banues në fshatin  Hajmel, Shkodër, deportuar nga Holanda, pasi dyshohet se më datë 19.06.2018, në VKK Hani i Hotit, Shkodër, ka kaluar kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 45, banues në Tiranë, bazuar në nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh.L., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 12.04.2018, ka sjellë nga Gjermania në mënyrë transite mjetin tip “Opel” për ta zhdoganuar dhe nuk është paraqitur.  Neni 174 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi më datë 10.07.2018, në rrugën e “Arbrit”, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha” pa targë, ka humbur kontrollin, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur F.P., vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Isuf Elezi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 09.07.2018, në lagjen nr. 13, Plazh, është vjedhur banesa e marrë me qira e shtetasit S.P., vjeç 31, ku kanë marrë një celular dhe një sasi parash. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për  shtetasin  S.Q., vjeç 49, banues në Shijak, pasi dyshohet se në Shijak, në dyqan iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale paketa cigaresh pa pullë fiskale. Nenet 172 e 178/2.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.C., vjeç 55, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17/1, u  kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kinlon”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Nj.K., vjeç 48, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17/1, u  kap  duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Gumeni Moto”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen S.D., vjeçe 38, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Ura Dajlanit- Plepa, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetaset S.M., dhe Xh.M., vjeçe 62 e 24, banuese në Mat, të cilat ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.M., vjeç 18, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.T., vjeç 34, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 8,  u  kap  duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Xinxian”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 48, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, u  kap  duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Vero” . Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 51, banues në Gramsh, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë , në afërsi të fshatit Udënisht, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasen A.J., vjeçe 41, banuese në Udënisht. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Berat, për shtetasin N.L., vjeç 27, banues Berat, pasi dyshohet se, në qendër të qytetit, pranë sheshit, iu gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat më datë 11.07.2018 në ambientet e IEVP Berat u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin J.H., person i shpallur në kërkim, dhe ekstraduar nga Maqedonia. Ndaj tij u bë ekzekutimi i vendimit penal nr.103 datë 09.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, i cili ka marrë formë të prerë në datën 15.12.2016 dhe në bazë të të cilit shtetasi J.H., është dënuar me 6 (gjashtë) vjet burg, për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Vlorë
Kapen e ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe Turqisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Sh.A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.
Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale ''Shfrytëzim prostitucioni'', ''Trafikimi narkotikëve'' dhe ''Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal'', parashikuar nga nenet 81,110, dhe 648 të Kodit Penal Italian.
_______
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
T.D., 35 vjeç, banues në Turqi.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ''Mashtrim me kredi'', parashikuar nga neni 357 të Kodit Penal të Katarit.
Shtetasi është dënuar me 1(një) vit burg.
Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt shteteve përkatëse ku janë shpallur në kërkim.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën Vlorë–Levan, tek rotondua e Nartës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin S.F., vjeç 76, i cili lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Gjirokastër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Punonjësit e Policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S.S., 34 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën  e Kalimit Kufitar Kakavije ky shtetas ka tentuar të kalojë një sasi stekash cigare në mënyrë kontrabandë.
Ky shtetas ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin duke iu shmangur kontrolleve të policisë, por pas informacionit të siguruar në kohë reale është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi.
Materialet në  ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 172 i Kodit Penal.

Gjirokastër
Vijon puna për parandalimin e trafiku të klandestinëve.
Arrestohet një shtetas për veprën penale të dhënies ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Punonjësit e Policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
P.S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në kufirin e gjelbër shqiptaro–grek, u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit katër shtetasve të huaj nga Siria dhe Iraku.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 298 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.B., vjeç 54, banues në fshatin Andon Poçi, pasi dyshohet se në këtë fshat, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka regjistruar në emër të tij sipërfaqe tokë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Dh.B., vjeç 82, banues në fshatin Andon Poç. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Memaliaj
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
V.K., 30 vjeç, banues në Memaliaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Memaliaj, ky shtetas u kap nga policia duke drejtuar pa leje drejtimi si dhe pa targa motoçikletën tip “Dayang Vereder”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 11.07.2018, në Shëngjin, tek “Rana e Hedhun”, është rrezikuar të mbytet në det, shtetasi P.Rr., vjeç 24, banues në Ishull Lezhë. Ky shtetas është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Lezhë
Tentojnë të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 shtetasve të vendeve të treta, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar
Më datë 11.07.2018, nga specialistët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- B.Gj., 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin
- V.N., 48 vjeç, banues në Pukë
Këta shtetas, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri - tjetrin, t'u japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek "Rana e Hedhun" në Shëngjin.
Materialet procedurale në ngarkim të B.Gj., dhe V.N., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit " kryer në bashkëpunim' parashikuar nga nenet 298/2 - 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim  të komunikatës që bënë fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe “Largim nga vendi i aksidentit“, më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Xh.L., vjeç 20, banues në fshatin Dedaj. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit kompjuterik
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin V.F., bazuar në nenin 143/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 11.07.2018, në Unazën e madhe, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në ecje në pjesën e motorit mjeti tip “Benz”, , me drejtues shtetasin E.Sh., vjeç 19, banues  në Tiranë, ka patur vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para rezulton se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë nga tejnxehja e motorit. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.D., vjeç 27, banues Sauk, pasi dyshohet se Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.I., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë sipërmarrës dhe përgjegjës i punimeve që kryheshin tek një kompleks pallatesh, gjatë punës është dëmtuar në pjesën e syrit punëtori, A.B., vjeç 62, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Sh., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Gjergj Fishta”, iu gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës, në kushtet e armës së ftohtë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.A., vjeçe 47, banuese me qira në Tiranë, pasi dyshohet se tek ish fusha e aviacionit, ka kanosur me fjalë, shtetasen V.M., vjeçe 46, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2016, shtetësia N.K., vjeçe 30, banues në Tiranë, kallëzon se tek ish fusha e aviacionit, i kanë thyer xhamin e mjetit të saj dhe i kanë marrë çantën e vetë dhe të shoqes, ku në çantën e shoqes kanë vjedhur portofolin me dokumentin e identifikimit dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve. Neni  i 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. D., vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. L., vjeç 23 banues në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.H., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.07.2018, në rrugën e “Dajtit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipave të mitur vjeç 10 e 8. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, në fshatin Bastar i Mesëm, shtetësia F.T., vjeçe 18, duke mbledhur bimë medicinale është rrëzuar nga shkëmbi, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin S.M., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën e "Dibrës", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip "BMW", iu gjet e bllokua një pajisje neutralizuese dhe një fishek arme gjahu, në kushtet e armës së ftohtë.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.07.2018, shtetësi A.D., vjeç 23, banues në Kamëz, kallëzon se në rrugën “Gegëria”, në banesë, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 11.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.L.,  vjeç 47, banues në Bathore Kamëz. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, gjatë natës, në Babrru, kanë vjedhur banesën e shtetasit, R.P., vjeç 52, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.V., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Llambi Bonata”, ka shkatërruar portën dhe ka hedhur inerte në pronën e përbashkët që ka me xhaxhain e tij, V.V., vjeç 59. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen H.D., vjeçe 34, banuese në Yzberisht, pasi dyshohet se në Yzberisht, ka kanosur me fjalë, shtetasen M.B., vjeçe 17. Punohet për shoqërimin e H.D. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh.B., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2018, në rrugën “Loni Ligori”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, është konstatuar se ushtrohej aktiviteti i lotarive sportive të pa lejuara. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.B., vjeç 52, banues në Kamëz, pasi në fshatin Bërxullë, dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të kushëririt të tij, L.T., vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Kavajë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Basti i Fundit”.
Arrestohet pronari i një pike llotoje për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.
Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- E. K., 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).
Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 4 kompjuterë lojërash fati
- 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë
- 45 fishekë model 56
- 15 fishekë model “Parabelium”
- 9 fishekë model 54
- një sasi në lekë dhe dollarë
- peshore elektronike
- 6 aparate celularë
- mjeti tip “Ford”
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 197, 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim, për shtetasin S.Sh., vjeç 57, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në ish fabrikën e tullave, ka shkatërruar murin me mjetin skrep. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.N., vjeç 53, banues në Kavajë, pasi në autostradën Rogozhinë– Kavajë, në vendin e quajtur Bishti Zhurit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin D.V., vjeç 67, banues në Shkozet Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Gosë, duke drejtuar mjetin kamion tip “Scania”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Man”, i ndaluar në korsinë e krahut të djathtë dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi E.E., vjeç 41, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 11.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtje së menjëhershme, për shtetasin M.Q., vjeç 55, pasi dyshohet se ish-bashkëshortja L.U., vjeçe 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin  F.F., vjeç 62, banues në fshatin Armadhë Manëz, pasi dyshohet se në fshatin Armadhë, me vetëgjyqësi, ka bllokuar me zhavorr  një  rrugicë  në lagjen "Qendër Armadhë". Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.I., vjeçe 40, banues në Durrës, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti  B.I., vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtje së menjëhershme, për shtetasen R.M., vjeçe 40, banues në Durrës, pasi dyshohet se ish bashkëshortja e burrit shtetasja M.K., vjeçe 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.B., vjeçe 53, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali J.B., vjeç 24, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 11.07.2018, shtetasi M.D., vjeç 85, banues në Krujë, kallëzon se në qytet, shtetasi G.D., vjeç 37, banues në Krujë, i ka prishur një mur rrethues të banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Më datë 11.07.2018, gjatë natës, në fshatin Larushk, në banesë shtetasit E.Z., vjeç 22, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.  

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin  R.H., vjeç 66, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se në Fushë Krujë, duke punuar në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi K.C., vjeç 50, banues në Kamëz, Tiranë. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.D., vjeç 30, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka kanosur me fjalë, shtetasin B.Z., vjeç 34, banues në Elbasan. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, gjatë natës, në lagjen “Haxhias”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.K., vjeç 32, banues në Elbasan, ku kanë marrë disa paketa cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, gjatë natës, në fshatin Thanë, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit N.L., vjeç 35, banues në këtë fshat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 11.07.2018, në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Dh.J., vjeç 26, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 7, nga kontrolli në mjetin tip “Porshe”, iu gjetën 2 thika, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,  për shtetasin R.M., vjeç 60, banues në fshatin Strelcë, Maliq, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, me mjetin tip “ Benz”, u kap duke transportuar  lëndë drusore,  pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin J.R., vjeç 15, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr.15, ka  goditur me sende të forta,  shtetasin  S.Y., vjeç 61, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.B., 52 vjeç dhe
B.B., 47 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në datë 10.07.2018, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 2 në Pogradec, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, pas një debati të çastit, dyshohet se kanë goditur me grushte e sende të forta shtetasin  F.B., 69 vjeç, banues në Pogradec, i cili u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për “Ngjarje aksidentale”, pasi në fshatin Golik-Pogradec, shtetasja M.K, 7 vjeçe, duke luajtur, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së saj. Aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec dhe punohet për kapjen e shtetasve L.Ll., dhe  E.Ç., vjeç 32 e 26, banues në Prrenjas, Librazhd, pasi dyshohet se në lagjen nr.3, kanë  goditur me grusht, shtetasin B.S., vjeç 27, banues në Pogradec. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin B.Xh., vjeç 32, banues në fshatin Drobonik, pasi dyshohet se më datë 10.07.2018, në qytet, nuk i është bindur urdhrit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2018, u referuan materialet pranë Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin K.K., vjeç 59, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “28 Nëntori’’, në ambientet e lokalit është gjetur një tavolinë pokeri dhe çipsa që shërbejnë për lojëra fati poker. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 11.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.A., vjeçe 29, pasi dyshohet se bashkëshorti B.A., vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 11.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.G., vjeç 69, banues në fshatin Hoxharë, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, në fshatin Darzezë, ka kanosur me armë gjahu, shtetasin F.C., vjeç 50, banues në këtë fshat. Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut, çifte me leje. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë:
Në vijim të informacionit të datës 10.07.2018, për heqjen e paligjshme të lirisë së shtetasit D.Gj., u ndalua shtetasi në kërkim A.B., 19 vjeç, banues në Divjakë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.Xh, 30 vjeç, i cili u identifikua si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje. Neni 110/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.07.2018, gjatë natës, në lagjen “Kushtrimi”, është vjedhur banesa e shtetasit A.H., vjeç 54, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, shtetasi A.R., vjeç 58, banues në Vlorë, kallëzon se djali, F.R., vjeç 31, është i sëmurë mendor e paraqet rrezikshmëri, prandaj kërkon shtrim të menjëhershëm në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Më datë 10.07.2018, gjatë natës, në lagjen “Kushtrimi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.H., vjeç 54, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.Z., vjeç 57, banuese në Selenicë, pasi dyshohet se më datë 10.07.2018, në fshatin Resulaj, ka goditur grusht, shtetasen H.Z., vjeçe 56. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin L.S., vjeç 49, banues në Vlorë,  pasi dyshohet se më datë 10.07.2018,  shtetasi M.D., vjeç 49, banues në Selenicë, kallëzon se  shtetasi L.S.,  ka punuar me makineritë e tij, për të nxjerrë rërë bituminoze në toka që janë prona të familjes së M.D. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.Sh., vjeçe 48, banuese në Vlorë, ndaj të cilës është ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike nga bashkëshorti i saj, shtetasi S.Sh., vjeç 48, banues në Vlorë. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin E.P., vjeç 55, banues në Ksamil, pasi dyshohet se më datë 09.07.2018, në Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Podajve”, në tokën e tij, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Informacion paraprak
Njoftohemi se më datë 12.07.2018, rreth orës 05:05, në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në një pemë në oborrin e Kishës është gjetur nga familjarët i varur, pa shenja jete, shtetasi F.R., 35 vjeç, banues në Mashkullorë.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëvarur.
Nga këqyrja paraprak e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Në vijim të komunikatës datë 25.06.2018, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja‘’, më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.GJ., vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin S.F., vjeç 44, banues në Përmet, pasi dyshohet se pranë banesës, ka ndërtuar  një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin N.D., vjeç 46, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se më datë 10.07.2018, në Këlcyrë, në lokalin e tij, ka goditur me grusht, shtetasin S.M., vjeç 63, banues në Këlcyrë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.07.2018, në qytet, në një lokal, shtetasi E.S., vjeç 31, banues në Lushnje, në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë pronarin e lokalit, shtetasin T.Ç., vjeç 59, banues në Lezhë. Materialet u  referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin D.M., vjeç 18, banues në Shullaz, bazuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasit A.Gj., dhe E.N., vjeç 23 e 21, banues në Laç, pasi dyshohet se në qytetin Laç, kanë goditur me grusht dhe kanosur, shtetasin B.D., vjeç 44, banues në Laç. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin R.K., vjeç 17, banues në fshatin Prosek, pasi dyshohet se më datë 10.07.2018, në fshatin Kumbull, u kap me një arme gjahu çifte, e cila ishte me leje në emër të xhaxhait, S.K., vjeç 50, banues në Prosek, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin B.R., vjeç 62, banues në Mamurras, Kurbin, pasi dyshohet se në fshatin Shebe, ka kanosur me fjalë, shtetasin P.R., vjeç 68. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 11.07.2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi L.M., vjeç 75, i cili është dërguar në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë dhe rreth orës 13:45 ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.N., vjeç 30, banues në fshatin Velipojë, pasi dyshohet se në fshatin Baks Rrjoll, Velipojë, në pronën e tij, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit F.B., G.M., dhe N.M., vjeç 39, 31 e 27, banues në fshatin Qerret, Kishë Arrë, Bashkia Vau i Dejës dhe në fshatin Berishë, Bashkia Fushë Arrëz, pasi këta shtetas dhe disa persona të tjerë dyshohet se kanë dëmtuar traun e postbllokut dhe thyer xhamat e vendrojës, në fshatin Koman, Bashkia Vau i Dejës, ku ndërtohet një hidrocentral. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin F.M., vjeç 28, banues në fshatin Oreshkë, pasi dyshohet se më datë 09.07.2018, ka goditur me grusht shtetasin e mitur E.M., vjeç 17, banues në Oreshkë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin H.K., vjeç 56, banues në fshatin Koçanë, pasi në organet e policisë ka bërë kallëzim të rremë. Neni 305 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin N.Z., vjeç 66, banues në fshatin Staravec, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka fyer shtetasen N.Z., vjeçe 42. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin Sh.P., vjeç 27, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se më datë 09.07.2018, pranë banesës, ka goditur me grusht, shtetasin D.H., vjeç 32. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 11.07.2018, në PKK Rinas, u depërtua nga Gjermania, shtetasi në kërkim Xh.S., vjeç 43, banues në Kukës, pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”. Neni 197 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 09.07.2018, në PKK Port, në dalje u kap dhe bllokua mjeti tip “BMW”, i cili më datë 11.07.2018, nga verifikimi rezulton i vjedhur në Gjermani. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 11.07.2018, në SPK Kapshticë, nga shërbimet e kufirit u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë,4 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Më datë 11.07.2018, në Kapshticë,  nga shërbimet e kufirit u kapën 11 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, po punohet për përcaktimin e procedurës, për kthim vullnetar në vendin nga kanë ardhur.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 11.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D., vjeç 35, banues në fshatin Hotesh, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasit G.R., A.P., dhe F.M., vjeç 38, 30 e 16, banues në Kamëz Tiranë; Muhur, Dibër dhe në Hotesh, Dibër, pasi në brezin jeshil të SPKM Bllatë, S.D., u kap duke u dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror shtetasve G.R., A.P., dhe F.M. Nenet 297 e 298 të Kodit Penal.

 

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5