Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Gusht 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. Y., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 0.4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B. K., vjeç 36, banues në Gramsh, pasi rezulton se ka kaluar në mënyrë të paligjshme në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, Pogradec. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M. H., vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 30.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. L., vjeç 32, banues në Barru, pasi në rrugën e “Dibrës”, ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale disa celularë të markave të ndryshme. Nenet 178, 180 e 149/a  të Kodit Penal.

Më datë 30.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit kosovar E. S., vjeç 29, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi në euro shtetases E. M., vjeçe 26, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 30.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin P. M., vjeç 52, banues në Tiranë. Nenet 143, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit V. H., dhe R. H., vjeç 56 e 75, banues në Tiranë. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin P. Xh., vjeç 69, banues në Tiranë. Nenet 143,170 e 180 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së datës 27.07.2018, e cila bënë fjalë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”, u ndalua me inciativë shtetasja K. S., vjeçe 46, banuese në Tiranë.  Nenet 143 dhe 180 të Kodit Penal.  

Më datë 31.07.2018, u ndalua me iniciativë shtetasi A. A., vjeç 48, banues në Tiranë. Nenet 143 dhe 180 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E. K., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Katër Dëshmorët”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar biçiklisten A. N., vjeçe 68, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, shtetasja G. G., vjeçe 40, banuse në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Elbasanit”, duke kaluar në vijat e bardha, një mjet tip “Benz“, e ka goditur dhe më pas është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., vjeç, 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘‘Muzakët“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip ‘‘Honda“. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin E. Ç., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘‘Luigj Gurakuqi“, duke drejtuar mjetin tip  ‘“Skoda” ka aksidentuar biçiklitistin Xh. L., vjeç 51, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin F. J., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘‘Vangjel Capo“, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M. B., vjeç 5, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.07.2018, rreth orës 11:30, u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., vjeç 56, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Vullnetari”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonçin” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,për shtetasin A. C., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Më datë 31.07.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. K., dhe M. Ll, vjeç 42 e 26, banues në Korçë, pasi në lagjen Nr. 2, Korçë, iu gjetën e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa si dhe u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për moskallëzim krimi, për shtetasin O. G., vjeç 31, banues në Korçë,. Nenet 283 dhe 300 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen A. V., vjeçe 40, banuese në Korçë, pasi në rrugën “Sotir Gurra”, Korçë, duke drejtuar mjeti tip “Ford” është përplasur me mjetin tip “Opel Astra” që drejtohej nga shtetasi M. Sh., vjeç 27, banues në Korçë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ka patur vetëm dëme materiale. Neni 273 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin G. H., vjeç 37, banues në fshatin Zharrëz, Patos, pasi në lagjen “1 Maji“ duke drejtuar mjetin tip “Benz“ka aksidentuar biçiklistin, R. H., vjeç 13, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, si dhe është dëmtuar lehtë shtetasi G. M., vjeç 14, pasagjer në biçikletë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, në aksin rrugor Fier-Ballsh, shtetasi A. R., vjeç 40, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz“ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi  dhe pasagjeri, shtetasi Xh. H., vjeç 63, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, të cilët pas mjekimit për në spital u larguan në banesë. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin I. P., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka vjedhur një shumë në euro, shtetasit G. M., vjeç 31, banues në Angli. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen B. H., vjeçe 58, banuese në Vlorë. Neni 145 i  Kodit Penal.

Më datë 30.07.2018, shtetasi P. D., vjeç 58, banues në Vlorë, i punësuar pranë një pike karburanti ka bërë kallëzim se shtetasi E. M., vjeç 24, banues në Tiranë, ka furnizuar me karburant automjetin duke bërë pagesën me një kartëmonedhë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 183 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin V. K., vjeç 68, banues në Sarandë,  pasi në rrugën “Idris Alidhima”, Sarandë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Daimler Chrysler. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për narkotikët

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Kultivimi i narkotikëve”, u arrestuan në flagrancë shtetasit V. M.,dhe A. M., vjeç 31 e 30, banues në fshatin Veliqot Tepelenë dhe Venezuelë.Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Nenet 283/a dhe 284 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 31.07.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin U. P., vjeç 38, banues në Kamëz Tiranë. Nenet 180 dhe 143/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.07.2018, rreth orës 14:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., vjeç 20, banues në Rrëshen Mirditë, pasi në rrugën Perlat Rrëshen, u kap duke drejtuar ciklomotorin tip “Yinxiang” pa targë dhe pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin P. B., vjeç 54, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, pasi në rrugën “Lezhë-Shëngjin”, duke drejtuar autobusin është përplasur me një biçikletë ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i biçikletës  D. L., vjeç 76, banues në Ishull Shëngjin, i cili  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin S. S., vjeç 43, banues në fshatin Baks i Ri, pasi në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen H. M., vjeçe 48, banuese në Shkodër, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë, pa probleme për shëndetin. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin S. D., vjeç 61, banues në fshatin Borje. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 31.07.2018, në rrugën “Emin Harizaj”, është rrëzuar në oborrin e  banesës dhe më pas ka ndëruar jetë në spital, shtetasi K. Xh., vjeç 62, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale nga ataku kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M. S., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka kanosur shtetasen M. G., vjeçe 44, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të kumunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Të prishjes së rendit dhe qetësisëpublike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuestisë dhe sportive”, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin K. K., vjeç 31, banues në Tiranë. Nenet 274 dhe 280 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin P. M., vjeç 67, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ka kanosur shtetasin A. K., vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 31.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., vjeç21, banues në Laç, pasi ky shtetas në rrugën “Shefqet Musaraj”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. R., vjeç37, dhe gjatë konfliktit ka ndërhyrë edhe një shtetas tjetër, i njohur prej shtetasit E. B., për të cilin po punohet nga shërbimet e Policisë për identifikim dhe kapjen e tij. Nenet 300 e 301 të Kodit Penal.

Më datë 30.07.2018, gjatë natës, në rrugën “Medar Shtylla”, në dy dyqane është vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M. N., vjeçe 21, banuese në Tiranë, pasi në zonën e “21 Dhjetorit”në një dyqan kozmetike ka vjedhur disa parfume. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, në rrugën “Çesk Zadeja” ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës shtetasia Z. A., vjeçe 63, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndëruar jetë në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për ngjarje aksidentale.

Më datë 31.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. A., vjeç53, banues në Tiranë, pasi në banesë, në rrugën “Mentor Xhemali”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes S. A., vjeçe43, banuese në Tiranë, , të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme. Materialet u referuan Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 31.07.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit D. C., e A. Ç., vjeç 43  e 45, banues në  Shkozë e Paskuqan, pasi në rrugën “Demir Progri” për motive të dobëta, janë konfliktuar duke u goditur me grushta me shtetasit A. N., e V. N., vjeç43 e 43, banues në Dajt e Sharrë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen N. Q., vjeçe 61, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza” i ka dëmtuar orenditë shtëpiake dhe suvanë e banesës, shtetasit H. M., vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M. V., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘‘Siri Kodra“, dyshohet se i ka vjedhur telefonin e markës ‘‘Samsung S3“,shtetasit S. B., vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 31.07.2018, në rrugën “Nikolla Zoraqi”, në banesë është vetëvarur shtetasi M. S., vjeç 80. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 30.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Sh. A., vjeç 47, banuas në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Capo”, në subjektin e tij, punonjësit e UKT-së, kanë konstatuar lidhje të dyfishtë të rrjetit të ujësjellësit. Neni 159/a të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M. Ç., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi bashkëshortja M. Ç., vjeçe 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen V. A., vjeçe 56, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike shtetases A. H., vjeçe 30, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M. M., vjeçe 47, banuese në Fier, pasi në rrugën ‘‘Xhanfize Keko“, ka tentuar të vjedhi një kuti make-up, në një dyqan. Nenet 134 dhe 22 të  Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M. C., vjeçe 38, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “ Muhamet Deliu“, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit M. C., vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin e mitur G. B., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandria”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.3 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen F. S., vjeçe 42, banuese në Kamëz, pasi bashkëjetuesi i saj, shtetasi M. Gj., vjeç 52, banues në Kamëz, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligjit nr. 9669 datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Xh. Rr., vjeç 61, banues në fshatin Kallmet, Kamëz, pasi në fshatin Kallmet, në banesë, u konstatua duke bërë punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, shtetasi A. D., vjeç 47, banues në Kamëz, kallëzon se në rrugën “Velipoja”, në banesë, i kanë vjedhur motorrin tip “Xinxiang”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E. V., vjeç 28, banues në Kamëz, pasi në Paskuqan 2, dyshohet se ka vjedhur disa karta e disa bizhuteri në banesën e shtetasit B. Gj., vjeç 35,  banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin O. K., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Panajot Pano”, në një hapësirë publike, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Nenet 199/a dhe 200 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasen P. P., vjeçe 30, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Jegeni”, ka kanosur shtetasen L. P., vjeçe 50, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur S. D., dhe K. R., vjeç 11 e 11, banues në Vorë, pasi në rrugën ‘‘Unaza“, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një kancelari kanë vjedhur një sasi lekësh. Nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor“ dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, u ndalua shtetasi F. P., vjeç 56, banues në Korçë, me arsim 12 klasë. Nenet 290/2 dhe 273 të K.P.

Më datë 31.07.2018, në Golem, shtetasit E. Ç., vjeç 31, banues në Tiranë, në zyrën e tij i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Sh. M., vjeçe 51, banuese në lagjen nr.15 Durrës, pasi bashkëshorti i saj shtetasi B. M., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I. K., vjeç 72, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka vjedhur një sasi lekësh, shtetasit M. Gj., vjeç 57, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 30.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin T. N., vjeç 50, banues në Durrës, pasi djali, shtetasi A. N., vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen e. Xh., vjeçe 28, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi F. Xh., vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M. B., vjeçe 37, banuese në Luz Krujë, pasi bashkëshorti i saj, shtetasi G. B., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin L. L., vjeç 76, banues në fshatin Rrubjekë Shijak, pasi në fshatin Rrubjekë, ka goditur me mjete të forta, shtetasin T. L., vjeç 72, banues në Vorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 31.07.2018, shtetasia M. B., vjeçe 31, banuese në fshatin Rrajcë Fush, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa motra e saj shtetasia F. H., vjeçe 33. Punohet për gjetjen e saj.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Sh. Sh., vjeçe 34 , banuese në fshatin Pishkash, pasi bashkëshorti, shtetasi P. Sh., vjeç38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 20.12.2006. “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin T. O., vjeç 34, banues në fshatin Skroskë, pasi në fshatin Skroskë, ka goditur me grushte e sende të forta, shtetasin K. Ç., vjeç 50, banues në fshatin Skroskë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.K., vjeç 27, banues në fshatin Letëm, pasi nëpërmjet telefonit, ka fyer shtetasen E. K., vjeçe 20, banuese në Laç. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 31.07.2018 në fshatin Cëruj , në banesë shtetasia E. K., vjeçe 40, në gjendje depresioni ka prerë me thikë damarët e dorës së djathtë, dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 e 22 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, në fshatin Skëndërbegas, ka rënë zjarr dhe është djegur një kasolle me barë të thatë në pronësi të shtetasit M. G., vjeç 61, banues në fshatin Skëndërbegas. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Nenet 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 31.07.2018, gjatë natës, në fshatin Boboshticë, Korçë, është vjedhur banesa e shtetasit Dh. J., vjeç 53, banues në Boboshticë, (rezident në Greqi), ku janë marrë disa orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, gjatë natës, në fshatin Porodinë, shtetasit J. D., vjeç 51, i kanë vjedhur në në tokën në pronësi të tij rreth 100 m tubo plastike për ujitje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin N. V., vjeç 46, banues në Korçë, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasin N. S., vjeç 16, banues në Korçë. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin E. T., vjeç 39, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndaj nënës së tij, shtetases L. T., vjeçe 65, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin B. D., vjeç 33, banues në Maliq, me arsim 8 klasë, pasi në fshatin Libonik, për motive të dobëta ka goditur, shtetasin  G. K., vjeç 41, banues në fshatin Libonik. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 31.07.2018, gjatë natës në fshatin Tren, në një mjet eskavator tip “Volvo” janë vjedhur disa pajisje të tij, si dhe një sasi karburanti, naftë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 31.07.2018, në fshatin Gurras, shtetasit M. C., vjeç 52, banues në Gurras, i kanë vjedhur në pronën e tij 3 koshere bletësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 31.07.2018, në ambientet e IEVP 313, Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin në kërkim A. P, 56 vjeç, banues në Poshnje, Berat, i dënuar me 13 vite heqie lirie, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79 gërma dh, 25 të Kodit Penal.

Ky shtetas u kap nga Inteprol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinen me qellim ekstradimi ne vendin tone

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.Dh, 27 vjeç, banues në Fier pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit Ll.V, 67 vjeç, banues në Fier. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin E.D, 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së një tubo të linjës së ujit të pijshëm që furnizon disa banesa të fshatit Darzezë. Nenet 134 dhe 159 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit P.P, 39 vjeç, banues në Topojë, Fier pasi dyshohet se në fshatin Darzezë, Fier, i ka vjedhur me dhunë portofolin shtetasit T.M, 46 vjeç. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 25.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje,për shtetasin G. M., vjeç 35, banues në Lushnjë, pasi në lokalin në pronësi të tij ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 2 makineta elektronike si ato të lojrave të fatit. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 31.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim D.H, 21 vjeç, banues në Ballsh, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 3 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Vjedhje”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

U rrezikuan për tu mbytur 2 shtetas në plazhin e Divjakës, shpëtohen falë ndërhyrjes së shpejtë të rojës së kullës dhe punonjësve të policisë . Në plazhin e Divjakës, shtetasja B.T, 26 vjeçe, dhe shtetasi F.T, 17 vjeç, të dy banues në Bulqizë, të cilët kishin ardhur për të pushuar, kur kanë hyrë në det kanë rrezikuar të mbyten. Menjëherë në ndihmë të tyre është futur në det dhe i ka nxjerë roja i kullës Nr.1 dhe punonjësit e policisë të cilët patrullojnë në breg me biçikleta, të cilët ju kanë dhënë ndihmën e parë duke i dërguar për në spital me makinën private të një punonjësi policie kufitare. Aktualisht të dy shtetasit ndodhen në Spitalin e Lushnjës nën mbikqyrjen e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia e Divjakës është e angazhuar në shërbim të pushuesve, duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare ku ka pushues dhe fton ata të telefonojnë për cdo problem në numrin e telefonit 112 duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe professional.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen B. Ç., vjeçe 30, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi E. R., vjeç 31,  ka ushtruar dhunë  psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.07.2018, shtetësia E. Q., vjeçe 52, banuese në Vlorë, kallëzon se një person i ka vjedhur portofolin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen A. M., vjeçe 46, banuese në Vlorë, pasi djali, shtetasi R.M., vjeç 23,  ka ushtruar dhunë  psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim në ngarkim të për shtetases E. D., vjeçe 63, banuese në Vlorë.Neni 96 i Kodit Penal .

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N. M., vjeç 21, banues në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, pasi ka derdhur ujëra të zeza, në përroin e Shashicës pranë “Ujit të Ftohtë”. Neni 203 i Kodit Penal.

Më datë 30.07.2018, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Vlorë, shtetasi N. I., vjeç 42, banues në lagjen “ Isa Boletini” i cili ka bërë kallëzim se në pronën tij, në lagjen “15 Tetori”, OSHEE Vlorë, ka ndërhyrë pa dijeninë e tij dhe ka bërë një pusetë, në të cilën ka vendosur një shtyllë betoni. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E. C., vjeçe 65, banuese në  lagjen “Kushtrimi’’ Vlorë, pasi djali i saj shtetasi A. C., vjeç 39 , ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë.Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në  marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim, pasi shtetasi A. M., vjeç 41, banues në Vlorë, kallzon se i kanë dëmtuar shkallët e eskavatorit.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Q. M., vjeç 35, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, pasi nuk i ka ndaluar shenjës së ndalimit të dhënë nga patrulla e policisë, në lagjen “Hajro Çakërri” dhe mbas ndjekjes ka braktisur automjetin dhe është larguar, punohet për kapjen e tij. Neni 242 i i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R. H., vjeç 30, banues në fshatin Armen Vlorë, pasi shtetasi B. P., vjeç 68, banues në fshatin Armen, ka bërë kallëzim se i ka ndërruar armën e gjahut. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 30.07.2018, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, në një shkollë 9- vjeçare janë marrë disa pajisje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin në kërkim S. K., vjeç 33, banues në fshatin Velçë, pwr veprwn penale tw "Kultivimit tw bimwve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin T. P., vjeç 68, banues në  fshatin Vajzë, pasi kushëriri i tij, L. P., i vjeç 76, banues në fshatin Vajzë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., vjeç 17, banues në Vlorë. Neni 101/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen A. K., vjeç 62, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi në fshatin Oshtimë, në banesë, specialistët e OSHEE kanë konstatuar ndërhyrje në matësin elektrik. Neni 137  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N. Sh., vjeç 32, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi A. Sh., vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Th. T., vjeç 67, banuese në Vlorë. Neni 150 Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, shtetasi A. S, vjeç 46, banues në Vlorë, kallëzon persona të pa identifikuar, i kanë vjedhur automjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A. Z., vjeç 45, banues në fshatin Finiq, pasi ka kanosur  me fjalë, shtetasin A. Xh., vjeç 39, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.  

Më datë 30.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen K. Gj., vjeçe 43, banuese në Ksamil, pasi përpara banesës, u kap duke ndërtuara dy kollona  me material betoni pa leje. Neni 199/a/1  i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë Sarandë, pasi shtetasi I. V., vjeç 78, banues në lagjen nr.4 Sarandë, me arsim 6 klas, ka bërë kallëzim se e ka goditur me grusht, një person i pa njohur. Punohet për identifikimin e autorit. Neni 90 i  Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit pasi shtetases E. K., vjeçe 30, banuese në Sarandë, i kanë vjedhur çantën e dorës. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen N. Sh., vjeçe 58, banuese në Sarandë, pasi është futur dhe ka qëndruar pa pëlqimin e tij, në banesën e shtetasit G. N., vjeç 46, banues në Fier.  Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin L. C., , vjeç 33, banues në Sarandë, pasi ka kanosur shtetasin turk A. G., vjeç 31, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Në vijim të komunikatës që ben fjalë për largimin nga banesa të shtetasit S. K., vjeç 28, ky shtetas është gjetur në Tepelenë dhe kthyer në banesë pa probleme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin N. B., vjeç 40, banues në Lezhë, pasi nuk i jepte lekët e qerasë shtetasit T. Sh., vjeç 66, banues në Gjirokastër. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, në fshatin Vanistër, Dropull, në kasollen e stanit të tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri, automatik, shtetasi I. B., vjeç 62, banues në Gjirokastër. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 31.07.2018, në fshatin Turan, gjatë kontrollit të territorit u gjetën dhe u asgjësuan 53 fidanw bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, në vendin e quajtur “Blloku i Osmanajve”, gjatë kontrollit të territorit u gjetën dhe u asgjësuan 291 fidanw bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 31.07.2018, u ndaluashtetasi A. A., vjeç 27,banues në fshatin Kreshovëpwr veprat penale "Kultivim tw bimwve narkotike" dhe Armwmbajtje pa leje".

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen M. Ll., vjeçe 60, banuese në Fushë-Milot, pasi nusja e djalit të saj, shtetasja J. Ll., vjeçe 31, banuese në Fushë-Milot Kurbin, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës  së Shkallës Parë Kurbin, Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin R. V., vjeç 19, banues në Rrëshen, pasi  në fshatin Perlat, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një armë e gjahu. Neni 280 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen M. N., vjeçe 58, banuese në fshatin Bleran, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen M. B., vjeçe 46, banuese në fshatin Bleran, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

 Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin A. H., vjeç 34, banues në fshatin Bardhaj, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Gj. Sh., vjeç 75, banues në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit I.T., vjeç 58, banues në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme tëenergjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin V. H., vjeç 56, banues në fshatin Golem, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F. K., vjeç 70, banues në fshatin Naraç, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin N. P., vjeç 70, banues në fshatin Hajmel, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 31.07.2018, u referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi, në fshatin Topojan, Kukës, shtetasi S. D., vjeç 36, banues në fshatin Kodër Lume, Kukës, është rrëzuar nga kali dhe dëmtuar në pjesën e brinjëve, pas marrjes së mjekimit në spitalin Rajonal Kukës, është transportuar për në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Më datë 31.07.2018, u referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi në lagjen nr.7 Kukës, i mituri O..M, vjeç 2, banues në lagjen nr.7, duke luajtur në parmakun e dritares së banesës në katin e dytë, është rrëzuar duke rënë në tokë, e dëmtuar në pjesën e kokës, pas marrjes së mjekimit të parë në spitalin Rajonal Kukës, është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiran.

Me datë 31.06.2018,  në lagjen nr. 1, persona të panjohur, kanë dëmtuar me mjete të forta xhamat e automjetit tip “Seat”, të shtetasit I. N., vjeç  40, banues në Kukës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Neni 150 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. H., vjeç 19, banues në Pobreg Kukës, pasi  në afërsi të “Radio-Kukësit”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, për kontrollin e dokumenteve. Neni 242 e 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, për shtetasin M. B., vjeç 26, banues Okshtun, pasi në fshatin Okshtun, ka kanosur shtetasen S. B., vjeçe 61, banuese në Tiranë.Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin H. R., vjeç 78, banues në Burrel, pasi ka thyer xhamin e derës së sallës pritjes, së zyrës së rregjistrimt të pasurive të paluajtshme. Neni 150 i Kodit Penal.

IV. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 31.07.2018, nga Interpol Tirana, u ekstradua nga Greqia, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, L. K., vjeç 40, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Neni 125 i Kodit Penal.       

                                             

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 31.07.2018, në S P K M Morinë, u kap shtetasi K. D., vjeç 25, banues në Berat, i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Kuçovë, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2