Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Gusht 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new 
 
Departamenti i Policisë Kriminale
 
Drejtoritë Vendore të Policisë
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. L., vjeç 31, banues në Kamzë, pasi në P K K Murriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të pa ligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I. I., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në P K K Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të pa ligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.  
 
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
 
Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. Xh., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi u kap duke tregëtuar telefona celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa telefona. Nenet 178 e 149/a  të Kodit Penal.
 
Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E. H., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi u kap duke tregtuar telefona celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa telefona. Nenet 178 e 149/a  të Kodit Penal. 
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Y. L., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Kama” ka aksidentuar shtetasin H. S., vjeç 70, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, L. G., vjeç 28, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me një muaj burg për veprën penale ‘’Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. K., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” me pasagjer shtetasin R. M., vjeç 19, banues në Tiranë, është përplasur me mjetet tip “Benz” me me drejtues shtetasit V. L., dhe N. Rr., vjeç 52 e 56, banues në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291  të Kodit Penal. 
 
Më datë 02.08.2018, ora 02:00, u arrestua në flagrancë shtetasi F. D., vjeç 20, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, pasi në rrugën “ 5 Maji”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Malaguti”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Z., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E. H., vjeç 39, banues në Itali, pasi mjeti tip “Alfo Romeo” rezulton i vjedhur në Itali. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti. Neni 141 /a i Kodit Penal. 
 
Seksioni kundër korrupsionit
 
Më datë 31.07.2018, shtetasi N.P. 62 vjeç,  banues në Durrës ka bërë kallëzim pasi punonjës të ZRPP kanë bërë mbivendosje në një pronë. Neni 248 i Kodit Penal. 
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen E. M., vjeçe 42, banuese në Durrës, pasi nuk ka paguar për punën e bërë,  shtetasen E. L., vjeçe 30, banuese në Durrës. Nenet 143, 180 e 181  të Kodit Penal. 
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
 
Më datë 01.08.2018  ka bërë kallzim shtetësja Iraniane S.M. 38 vjeçe,  e cila sqaron se ka ardhur në Shqipëri, disponon leje qëndrimi  dhe nuk do të takohet me babain e saj, i cili ka ardhur nga Irani dhe jeton në Tiranë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës,  për vlerësimin e elementeve të veprës penale  dhe për ndjekje të mëtejshme.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 02.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., vjeç 23, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Ibrahim Dinçi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin  tip “Benz ”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë 
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.08.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve K.K, 28 vjeç banues në Pirg; D.P, 62 vjeç, banues në Elbasan, (të dy me detyrë inspektorë pranë Drejtorisë së AKU-së në Korçë) si edhe ndaj shtetasit A.H, 47 vjeç, banues në Korçë.
Procedimi ndaj dy inspektorëve filloi pasi, dyshohet se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontrollin e nevojshëm, në një magazinë në lagjen nr 9 në Korçë, në pronësi të shtetasit A.H., përsa i përket afatit të vlefshmërisë të produkteve që ky subjekt tregëtonte, si edhe kushteve higjeno-sanitare të saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e këtij të fundit, iu konstatuan një sasi pijesh të ndryshme, për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A. H., vjeç 47, banues në Korçë, pasi në lagjen nr 2 Pogradec, në dyqanin e tij, iu gjetën e sekuestruan një sasi pijesh energjike, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasin P.G, 54 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr 2 Pogradec, në dyqanin e tij, iu gjetën e sekuestruan një sasi pijesh energjike, pa faturë tatimore.Neni 180 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit L.A, 71 vjeç, banues në Stropan-Devoll dhe Xh.S, 21 vjeç, banues në Kuç-Devoll, pasi në aksin rrugor Bilisht-Baban, shtetasi Xh.S, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka goditur mjetin motor tip “Loncin” pa targa, me drejtues shtetasin L.A, ku për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit, i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u  referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë  për shtetasinM.B, 26 vjeç, banues në fshatin Radokal i Poshtëm-Pogradec, pasi në fshatin Vithkuq Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, ka aksidentuar shtetasenV.Sh, 81 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen E. M., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Poçem, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesja dhe pasagjerja, e bija shtetasja A.M, vjeçe 18, të cilat pas mjekimit në spital, u larguan për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., vjeç 50, banues në fshatin Fier Shegan, pasi në Savrë, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Nisan” është përplasur me mjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin R. B., vjeç 52, banues në Lushnjë. Neni 291 i Kodit Penal. 
Në datën 01.08 2018, rreth orës 21:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibob, një mjet ende i paidentifikuar, ka goditur këmbësorin shtetasin A.D, 75 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Shtetasi A.D ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Informacion paraprak
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
Sektori për trafiqet e narkotikët
 
Më datë 01.08.2018, ora 15:30, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., vjeç 32, banues në fshatin Grabian, pasi në banesë, ju gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 220 gr. lëndë narkotike e llojit Hashash, 25 gr. lëndën narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu pa leje. Nenet 283/1 e 280  të Kodit Penal. 
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Gj. Sh., vjeç 48,  banues në Vlorë,  pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi  lekësh, shtetasit H. Xh., vjeç 49, banues në Vlorë. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 01.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.  D., vjeç 52, banues në fshatin Barbullojë, pasi në aksin rrugorë Rrilë-Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V. M., vjeç 53, banues në fshatin Krajen, pasi në aksin rrugorë Blinisht -Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. A., vjeç 51, banues në Mamurras, Kurbin, pasi në aksin rrugor Shkopet-Skuraj, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
 
IV. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
 
Komisariati Policisë Sarandë
 
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasit M. H., dhe A. R., vjeç 23 e 29, banues në Kosovë, pasi në Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar nga Patrulla “Shigjeta”, ju gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 1.2 gr, lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal. 
 
V. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
Policia e Tiranës , operacion për parandalimin  e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Parandalohen dy raste të vjedhjes së magazinave dhe banesave ku janë arrestuar në flagrancë autorët.
Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh (15 vjedhje), të tjera të ndodhura më parë , ku dyshohet se janë autorë , shtetasit e arrestuar.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisatiati i Policisë Nr. 6.
Arrestohen në total 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
-A. M., 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje “).
- O. S., 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).
- A. J., 20 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).
Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëpunëtori tjetër, shtetasi :
- F. M., 30 vjeç,  i banues në Durrës ( i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në autostradën “Tiranë - Durrës”, kanë vjedhur magazinat e një kompanie në pronësi të shtetasit E. T.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autor edhe të 4 vjedhjeve të mëposhtme :
- Vjedhjes së ndodhur më datë 17.06.2018, ku në rrugën “Llazi Miho”, është vjedhur një motorr në pronësi të shtetasit V. K.
- Vjedhjes së ndodhur më datë 24.06.2018, ku në rrugën “Tre Dëshmorët”, është vjedhur banesa e shtetasit F. B.
- Vjedhjse së ndodhur më datë 29.06.2018, ku në rrugën “Konferenca e Pezës”, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit S. Ç.
- Vjedhjes së ndodhur më datë 20.06.2018, ku në rrugën “Aleksandri i Madhi”, ku është vjedhur kabulli i energjisë elektrike.
Gjithashtu nga shërbimet e Policisë të Komisriatit Nr.2, u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Vjedhjes të mbetur në tentativë”, shtetasi :
- E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas në rrugën “Sali Butka”, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases S. M.
Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të mëposhtme :
- Vjedhjes së ndodhur më datë 02.04.2018, ku në rrugën “Grigor Heba “ është vjedhur banesa e shtetasit B. S.
-Vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën “Abdyl Frashëri” shtetasit O. B. i është vjedhur zyra.
- Vjedhja së ndodhur më datë 14.04.2018, ku shtetasit E. F., është tentuar ti vidhet mjeti.
- Vjedhjes së banesës së shtetasit A. B., më datë 15.04.2018
- Vjedhjes të dyqanit në pronësi të shtetasi R. V., të ndodhur më datë 22.04.2018.
-Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash.
-Vjedhjes së banesës së shtetasit D. A., të ndodhur më datë 01.05.2018.
-Vjedhjes së banesës së shtetasit E. H., të ndodhur në datë 09.05.2018.
- Vjedhjes së banesës së shtetasit V. N., të ndodhur në datë 29.05.2018.
- Vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit B. S., të ndodhur në datë 12.06.2018.
-Vjedhjes së banesës së shtetasit K. K. të ndodhur në datë 17.06.2018.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin L. T., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi ish bashkëshortja, shtetasja E. K., vjeç 34, me ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S. Sh., vjeç 58, banues në Tiranë,   pasi në rrugën “Emine Harizaj”, në oborrin e banesës, po kryente punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G. D., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, ka goditur shtetasen A. N., vjeçe 32, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, në rrugën ‘’Dora Distria’’, në dy kazanë të mbeturinave aksidentalisht ka rënë zjarr, ku për pasojë një mjet i parkuar në pronësi të shtetasit B. V., vjeç 27, banues në Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për ngjarje aksidentale.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E. S., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha”, ka goditur me grusht dhe i ka dëmtuar mjetin tip “Fiat” shtetasit E. B., vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 89 dhe 150  të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. Ç., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes L. K., vjeçe 30, banuese në Tiranë, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. K., vjeç 19, banues në Paskuqan, pasi në rrugën ‘’Jordan Misja ‘’, ka plagosur me thikë, shtetasin S. B., vjeç 23, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e shtetasit R. K. Nenet 76, 22 dhe 279  të Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen H. G., vjeçe 62, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Pasha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të birit, A. G., vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen K. R., vjeç 55, banuese në Tiranë, pasi djali, shtetasi R. R., vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Më datë 01.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. C., vjeç 63, banues në Tiranë, pasi në në rrugën “Selaudin Zorba”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, M. C., vjeçe 55, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Neni 130/a i Kodit Penal dhe Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I. D., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Niko Avrami”, ka goditur shtetasin F. O., vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O. M., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur shtetasen A. Xh., vjeçe 18, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Tiranë, për shtetasin Sh. M., vjeç 64, banues në Tiranë, pasi në Laknas, me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të hyjë në banesë, (kunatën) shtetasen D.  M., vjeçe 77. Neni 277 i Kodit Penal. 
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, u ndalua shtetasi në kërkim, N. K., vjeç 45, banues në Kamzë. Neni 130/a i Kodit Penal.  
 
 Më datë 01.08.2018, u ekzekutua Vendimi Penal i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dënuar me dy vjet burg, shtetasin M. Gj., vjeç 33, banues në Laknas, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili aktualisht vuan dënimin në I E V P Rrogozhinë, për një vepër tjetër penale (Vjedhja). Neni 143/1 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 31.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen G. K., vjeçe 28, banuese në Tiranë, pasi tek Kthesa e Kamzës, në banesë, bashkëshorti K. K., vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 01.08.2018, shtetasja E. H., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur, me iniciale E..H, vjeçe 14. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. H., vjeç 27, banues në Fier, pasi shtetasja M. H., vjeçe 19, banuese në Tiranë, kallëzon se ky shtetas e ka goditur si dhe më pas nëpërmjet telefonit, ka ofenduar motrën e kësaj shtetaseje. Nenet 89 dhe 275  të Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M. M., vjeçe 68, banuese në Tiranë, pasi djali, shtetasi Q. M., vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen G. Xh., vjeçe 48, banuese në Rrogozhinë, pasi në Rrogozhinë, i ka zaptuar tokën, të cilën e ka me çertifiktaë pronësie, shtetasit N. P., vjeç 63, banues në Sarandë. Neni 200 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.0.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Rr., 52, banues në Lushnjë, pasi në rrugën dytësore Gosë- Rrogozhinë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E. L., vjeçe 35, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti E. L., vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”. 
 
Më datë 01.08.2018, në lagjen nr.7, në  banesën e saj, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja Z. Z., vjeçe 65, banuese në Durrës, e cila dyshohet të ketë ndëruar jetë për shkaqe natyrale.Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vlerësim. 
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A. Q., vjeçe 56, banuese në fshatin Shkallnur, pasi kunati, shtetasi A.  H., vjeç 49, banues në Durrës,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S. Gj., vjeçe 43, banuese në fshatin Gjepale, pasi bashkëshorti, shtetasi A. Gj., vjeç 47 , ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen M. Zh., vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi në fshatin Hamallaj, në grykëderdhjes të ujëmbledhësit (Hidrovorit), u kap duke hedhur mbeturinat në det. Neni 203 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen N. O., vjeçe 28, banuese në Durrës, pasi kunata, shtetësia E. B., vjeç 24, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. 
 
Më datë 01.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., vjeç 18, banues në Durrës, pasi i ka vjedhur portofolin shtetasit R. Ç., vjeç 52, banues në Durrës. Neni 134/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, në Durrës, shtetasi B. I., vjeç 58, banues në Peshkopi, kur është futur për tu larë në det, ka humbur ndjenjat dhe për pasojë ka rrezikuar të mbytet. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
 
Më datë 01.08.2018, rreth orës 11:20, në lagjen Nr.5 Durrës ka rënë zjarr në banesën e shtetases M.Sh. 82 vjeçe, e cila është asfiksuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A.Sh. 62 vjeç  i ka ofruar ndihmë shtetases M.Sh. për të dalë nga banesa dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S. T., vjeçe 71, banuese në Durrës, pasi nusja e djalit, shtetasja E. C., vjeçe 45, banues në Durrës, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në mardhëniet familjare”. 
 
Komisariati i Policisë Krujë 
 
Më datë 01.08.2018, në fshatin Bruz Zall, nga kontrolli i i ushtruar në një zonë toke të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan 81 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, shtetasi D. V., vjeç 45, banues në fshatin Bilaj, ka bllokuar rrugën e lagjes, duke ndaluar të hyjë në pronën e tij shtetasin P. A., vjeç 71, banues në fshatin Bilaj. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Krujë, për vlerësim.
 
Komisariati i Policisë Shijak 
 
Më datë 01.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja V. D., vjeçe 40, banuese në fshatin Xhafzotaj, pasi në Shijak, ka plagosur me thikë, shtetasin A. Z., vjeç 18, banues në Shijak, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 88 e 279/b  të Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin F. R., vjeç 75, banues në fshatin Bilalas, pasi në fshatin Bilalas, duke prerë një pemë aksidentalisht është dëmtuar në barkë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuam materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin K. Ç., vjeç 61, banues në lagjen Kodër, pasi në banesë, aksidentalisht është rrëzuar dhe ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën.
 
Komisariati i Policisë Librazhd
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen R. R., vjeçe 44, banues në Librazhd, pasi ka fyer punonjësen e postës shtetasen E. S., vjeçe 34, banuese në Librazhd, si dhe gjatë shoqërimit, nuk i është bindur punonjësve të policisë. Nenet 242 dhe 119  të Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, shtetasi A. Ç., vjeç 34, banues në fshatin Togëz, ka bërë kallëzim se në një lokal në Librazhd, ka harruar një çantë dore, të cilën nuk e ka gjetur më pas. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Gramsh
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin R. Xh., vjeç 32, banues në Gramsh, pasi në fshatin Grabov e Poshtëme, duke bërë gërmime, ka dëmtuar tokën e shtetasit Q. Xh., vjeç 52, banues në fshatin Lenie. Neni 199 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Më datë 31.07.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., vjeç 41, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, djalit të tyre të mitur si dhe ndaj kunatit (vëllait të gruas), shtetasve V. P., vjeçe 37, D.P., vjeç 6 dhe D. B., vjeç 13, banues në Panarit, Korçë. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
 Komisariati i Policisë Maliq
 
Më datë 01.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Sh.Q, 30 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, me shkresë nr 4792 datë 26.07.2018, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Devoll
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen G.Xh, 29 vjeçe, banuese në fshatin Bitinckë-Devoll, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti i saj shtetasi O.M, 33 vjeç, banues në Pogradec, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  
 
 
Komisariati i Policisë Pogradec
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.M, 39 vjeç, banues nëfshatin Vërdovë-Pogradec, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, me mjetin tip “IFA”, pa targa, ky shtetas u kap duke transportuar 14 m sterë dru zjarri, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për shtetasin A.M, 67 vjeç, banues nëfshatin Rëmenj -Pogradec, pasi në këtë fshat, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin K.Sh, 19 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.Neni 90 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Berat
 
Më datë 01.08.2018, u ndalua shtetasi K. P.,  vjeç 62, banues në Berat. Neni 108/a i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin K. H., vjeç 27, banues në Berat, pasi në lagjen “Kushtrim”, në një mjedis, ushtronte aktivitetin e pa lejuar të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 3 kompjuterë. Neni 197 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M. G., vjeçe 74, banuese në Berat, pasi në banesë, djali F. S., vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P. F., vjeç  49, banues në lagjen “Kushtrim”, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin R. C., vjeç 46, banues në lagjen “Kushtrim”. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Fier 
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit G.M, 36 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" pasi u kap me një armë zjarri tip pistoletë dhe 19 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 278/1 i Kodit Penal. 
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S.Dh, 35 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 06.06.2018, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Organizimi i lojrave të pa lejuara” parashikuar nga Neni 197 e 25 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, në fshatin Darzezë,  në gabinën e tij të plazhit, është gjetur i vdekur shtetasi Sh.M, 70 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim.
 
Komisariati i Policisë Lushnjë  
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës Parë Lushnje për shtetasin M.D, 32 vjeç, banues në Dushk pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin në administrim të tij, në lagjen “Kongresi”, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kompjutera që shërbejnë për lojra fati të paliçensuara. Neni 197 e 198 të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Divjakë
 
Më datë 01.08.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasin G.Gj, 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.Ç, 25 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit S. C., vjeç 67, banues në Vlorës, pasi në fshatin Lapardha, ka goditur me sende të forta, shtetasin Th. C., vjeç 84, banues në Vlorës. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin S. A., vjeç 36, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një dhi në pronësi të shtetasit E. M., vjeç 42, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.  
 
Më datë 01.08.2018, ora 12:30, u arrestua në flagrancë shtetasi L. V., vjeç 42, banues në fshatin Trevllazër, pasi në banesë, ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht bashkëshorten, A. V., vjeçe 32. Neni 130/a/4 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B.  B., vjeç 63, banues në Vlorë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh shtetasit M. K., vjeç 74, banues në Vlorë. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, shtetasit  U. Y., vjeç 34,  në plazh, i kanë vjedhur një çantë krahu. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për  shtetasin K. L., vjeç 37, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin J. B., vjeç 33, banues në Vlorë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë duke hyrë në banesën e nënës, shtetases Z. B., vjeç 62. Neni 321 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F. J., vjeç 31, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Kushtrimi”, ka plagosur me thikë, shtetasin B. J., 48, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e F. J. Neni 88 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin P. Gj., vjeç 63, banues në Vlorë, pasi vëllai, shtetasi K. L., vjeç 59, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
Më datë 01.08.2018, në lagjen “1 Maji”, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetases M. K., vjeçe 46, banuese në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasen F. M., vjeçe 17, banuese në Vlorë, pasi nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen F. R., vjeçe 24, banuese në Vlorë. Neni 275 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F. I., vjeç 27, pasi në lagjen “10 Korriku”, ka goditur me grushte shtetasin K. Gj., vjeç 27. Punohet për  kapjen e F.I. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Delvinë
 
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, u ndalua shtetasi në kërkim policor O. M., vjeç 29, banues në Sarandë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 183 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, gjatë natës, në fshatin Rusan, në pronën e shtetases A. Ç., vjeçe 42, janë prerë dias rrënjë hardhie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Sarandë
 
Më datë  01.08.2018, ora 07:00, u arrestuan në flagrancë për shtetasit E. D., dhe I.  D., vjeç 36 e 39, banues në Sarandë, pasi në fshatin Çukë, kanë tentuar ti vjedhin televizorin plazma, të të shtetasit të mitur me iniciale R. K., vjeç 14. Neni 134/2 dhe 22  të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Gjirokastër
 
Në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në periferi të lagjes “Manalat” një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Punohet për sqarimin dhe saktësimin e informacionit dhe identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 274 e 278  të Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u ndalua shtetasit R. Sh., vjeç 54, banues në Gjirokastër, pasi ka përndjekur, shtetasin B. Xh., vjeç 66, banues në  Gjirokastër. Neni 121/a i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen E. R., vjeçe 42, banuese në Gjirokastër. Neni 119 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin J.S., vjeç 63, banues në Greqi, pasi nëpërmjet telefonit ka shqetësuar shtetasen H. S., vjeçe 48, banuese në Gjirokastër. Neni 275 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Z. J., vjeç 56, banues në Lezhë, pasi në fshatin Ungrej, me fugonin tip “Benz, është kapur duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin D. Z., vjeç 32, banues në Lezhë, pasi në fshatin Ungrej, me fugonin tip “Benz” është kapur duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion.  Neni 205 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.08.2018, rreth orës 01:00, është marrë njoftim se në banesën e shtetasit A.H. banues në Zejmen, (aktualisht emigrant), është vendosur dhe ka shpërthyer një lëndë e dyshuar eksplozive.Për pasojë ka vetëm dëme materiale pasi në banesë nuk ka qenë asnjë person. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Informacion paraprak.  
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
Më datë 31.07.2018, në Laç, si pasojë e një shkendije elektrike në motorr, është djegur mjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit M. F., vjeç 46, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim, për ngjarje aksidentale.
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S. P., vjeçe 73, banuese në Shkodër, pasi djali, shtetasi G.  P., vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A. D., vjeçe 50, banuese në Shkodër, pasi bashkëshorti, shtetasi G. D., vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 01.08.2018, në lagjen “Skenderbeg”, në sheshpushimin e katit pestë të një pallati ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, shtetasi R. M., vjeç 76, banues në fshatin Guci e Re.. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasen S. H., vjeçe 53, banuese në Shkodër, pasi në dyqanin e saj, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vau Dejës
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M. M., vjeç 54, banues në fshatin Stajka, , pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Zef M., vjeç 57, banues në fshatin Stajka, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin V. N., vjeç 56, banues në fshatin Stajka, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin G. N., vjeç 48, banues në fshatin Stajka, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.   
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M. H., vjeç 68, banues në Shkodër, pasi në Velipojë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte hotelin në pronësi të tij. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
 
Më datë 01.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A. K., vjeçe 25, banuese në fshatin Boriç i Vogël, pasi bashkëshorti, shtetasi E. K., vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 01.08.2018, gjatë natës, në fshatin Omaraj, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Xh. R., vjeç 34. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22  të Kodit Penal. 
 
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P. R., vjeç 44, banues në fshatin Gjormë, pasi në fshatin Gjormë, ka kanosur me armë gjahu, çifte, shtetasin A. B., vjeç 28, banues në fshatin Gjorm. Me cilësinë e provës materiale iu bllokua arma e gjahut. Nenet 280 e 84  të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Kukës
 
Më datë 01.08.72018, në fshatin Mustaf, si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur banesa e pa banuar e shtetasit A. R., vjeç 59, banues në Laknas, Tiranë. Materialet u referuan  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.
 
Komisariati i Policisë Dibër
 
Më datë 31.07.2018, në qytet, në një çerdhe , ka rënë zjarr, ku është djegur një tapet.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mat
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Mat, për shtetasin E. Ll., vjeç 30, banues në Burrel, pasi ka goditur me grusht shtetasin R.  A., vjeç 18, banues në Burrel. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
VI. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
 
Më datë 01.08.2018, në bregdetin e në Sarandës, është konstatuar ndotje nga vajra. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 203 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
 
Më datë 01.08.2018, nga shërbimet e kufirit në Bajzë e në Muriqan, janë kapur 8 shtetas të huaj të cilët kanë kaluar kufirin e R. Sh., në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas pas përfundimit të proceduarve përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të orgjinës. 
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
 
Më datë 01.08.2018në  SPKM, Morinë, u kap shtetasi kosovar në kërkim L. G., vjeç 28 banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 25 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.   

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4