Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Gusht 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new                                              

Departamenti i Policisë Kriminale

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, nga kontrolli fizik i’u gjet dhe bllokua 3.1 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 02.08.2018, u ndalua shtetasi G. K., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. F., vjeç 34, banues në Korçë, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V. N., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën e ‘’Kavajës’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., vjeç 33, banues në Tiranë pasi në rrugën “Agush Gjegjevici”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Piaggio” pa targë, ka humbur kontrollin, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh. B., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja (e ëma) D. B., vjeçe 49, banuese në Tiranë, , e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi më në bulevardin “Zhan Dark”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., vjeç 41, banues në Tiranë pasi në në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. T., vjeç 22, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 5, nga kontrollit personal ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale, 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Mariuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin K. D., vjeç 47, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit nga Policia e Portit Durrës, në mjetin e tij iu gjet një dokument i falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Më datë 02.08.2018, u  arrestua në flagrancë shtetasi B. Xh., vjeç 36, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 16, ka plagosur me thikë, shtetasin S. Dh., vjeç 52, banues në Durrës, i cili aktualish në spital nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u bllokua thika. Nenet 78, 22 e 279 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin O. N., vjeç 32, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piagio”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R. F., vjeç 57, banues fshatin Rrashbull, pasi në lagjen nr. 14, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”. Neni  291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R. Xh., vjeç 59, banues lagja Nr.14 Durrës, pasi në lagjen nr. 14, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni  291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin L. M., vjeç 57, banues fshatin Arapaj, pasi në lagjen nr. 4, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin F. Z., vjeç 61, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, duke drejtuar mjetin  tip “Benz” është përplasur me kamionin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi E. B., vjeç 56, banues në Krujë, ku për pasojë është dëmtuar pasagjeri i mjetit kamion, shtetasi K. Z., vjeç  51, banues në fshatin Shënavlash, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasen A. B., vjeçe 21, pasi në lagjen nr. 12, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” ka aksidentuar shtetasin Xh. T., vjeç 65, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F. F., vjeç 21, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 4, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Nipponja”. Neni  291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S. S., vjeç 33, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 4, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni  291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan,  për shtetasin M. B., vjeç 41, banues në Tepelenë, pasi në ambientet e burgut, ju gjet e bllokuar me cilësinë e provës materiale 12.3 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 283 e 324/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,për shtetasin L. T., vjeç 51, banues në Vorë, pasi me anë të mashtrimit, i ka vjedhur një sasi lekësh shtetasit H. R., vjeç 68, banues në Belsh. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., vjeç 27, banues në Elbasan, pasi në fshatin Mengël, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” është përplasur me murin anësor të rrugës, ku kapatur vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B. X., vjeç 29, banues në Qyrkan Cërrik, pasi në rrugën e fshatit, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri shtetasi N. X., vjeç 18, banues në Qyrkan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.Q, 33 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 3 (tre) doza me lendë të dyshuar si narkotike të llojit Heroinë, 3 aparate celulare dhe një  peshore e vogël elektronike. Neni 283 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.08.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi M.GJ, 65 vjeç, banues në fshatin Baban-Devoll,  pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec,  u kap duke drejtuar në gjendje të dehur,  mjetin tip “Renault”.Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M. T., vjeç 39, banues në fshatin Lapardha, pasi në rrugën dytësore Laprdha- Lumas, , duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan” pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri K. H. vjeçe 91, banues në fshatin Lapardha, të cilët pasi u mjekun në spital, u larguan në banesa. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.08.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A. L., vjeç 34, banues në Rasfik, Mirditë, pasi në Rubik, duke drejtuar  mjetin “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasin P. B., vjeç 81, banues në Rubik, i cili  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., vjeç 34, banues në Skuraj, Kurbin, pasi në aksin rrugorë Lezhë-Milot, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M. D., vjeç 29, banues në fshatin Hot i Ri, pasi në rrugën e fshatit Dragoç, u kap me kamionin tip “Benz” duke transportuar. lëndë drusore pa dokumentacion. Nenet 205 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B. Ç., vjeç 68, banues në Shkodër, pasi më datë 02.08.2018, rreth orës 21:25, në rrugën nacionale Shkodër-Koplik, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, një shtetas. Punohet për identifikimin e viktimës. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A. D., vjeç 28, banues në Has, pasi në rrugën e Kombit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin D. N., vjeç 32, banues në fshatin Peraj, pasi nga kontrolli fizik ju gjet një dokument identiteti me të dhënat të rreme. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasin I.R, 31 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Shpërdorim detyre", parashikuar nga Neni 248 i K.P.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë shtetasit :

J. K., 26 vjeç, lindur në Dibër, dhe banues në Tiranë, pasi pranë fshatit Vojnikë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, me targa AA 819 SN, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin   I.B, 77 vjeç, i cili ka qenë duke ecur në këmbë buzë rrugës kryesore.

E. P., 26 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në fshatin Grezhdan, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, me targa AA 898 AX, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.I, 49 vjeç, banues në fshatin Grezhdan, i cili ka humbur jetën në spital.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Rreth orës 10.30, Policia e Bulqizës ka marrë informacion se në zonën e Krastës një automjet ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.

Menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku paraprakisht kanë konstatuar se shtetasi M.B, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në një humnerë.

Nga ky aksident rrugor  ka humbur jetën shtetasi A.L, rreth 60 vjeç, që ishte  pasagjer në automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit po transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e shkqeve të aksidentit.. Informacion paraprak,

.IV. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

V. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit B. B. dhe K. H., vjeç 47 e 65, banues në Mullet, pasi në banesë, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Sh. C., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në fshatin Gurrë e Madhe, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S. Ç., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në fshatin Mullet, në shtratin e lumit “Erzen”, u kap duke hedhur mbeturina. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S. O., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi tek “Pazari i Ri”, ka goditur me grusht shtetasen L. M., vjeçe 55, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit me iniciale A. B. dhe G. H., vjeç 17 e 18, banues në Tiranë, pasi tek Pedonalia, kanë goditur me grusht, shtetasit me iniciale D.P. dhe F.L. vjeç 17 e 17, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 02.08.2018, në rrugën “Emil Egrandë”, është vjedhur banesa e shtetasit S. Xh. vjeç 28, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Nikolla Tupe”, dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 38 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H. P., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Medar Shtylla”, i ka vjedhur nga garazhi biçikletën shtetasit G. Sh., vjeç 37, banues në Tiranë. Gjithashtu në rrugët “Tish Dajia” dhe “Mujo Ulqinaku”, ka vjedhur biçikletat e shtetasve E. K. dhe O. M., vjeç 35 e 44, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit P. L., vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 121/a  i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, shtetasja S. Xh., vjeçe 74, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Kavajës”, një djalë i ka marrë nga qafa varësen e floririt. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin B. A., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në fshatin Lanabragas, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin B. N., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi djali E. N., vjeç 29, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.08.2018, në spital, ka vdekur shtetasi Sh. F., vjeç 44, banues në Tiranë, paraprakisht dyshohet për shkaqe naryrale. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. V., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në Paskuqan nr.2, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B. Gj., vjeç 35. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2018, në rrugën ‘’Donald Trump’’, persona të paidentifikuar kanë vjedhur motorin tip “Dayton”, në pronësi të shtetasit E. Sh., vjeç 27, banues në Kamëz. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. A., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tropoja”, Kamëz, në banesë, ka goditur shtetasin G. B., vjeç 39,. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, shtetasi K. T., vjeç 44,  banues në Paskuqan 2, kallëzon se në banesë i kanë vjedhur disa orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., vjeç 26, banues në Kamzë. Neni 108/a i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, shtetasi L. Sh., vjeç 49, banues në fshatin Bathore, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetësia A. Sh., vjeçe 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 02.08.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. Ç., vjeç 38, banues në fshatin Bathore, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Finalizohet operacioni policor i koduar “BAZA”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për, zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve me armë të bizneseve apo banesave, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

- R. A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

- dy armë sportive.

- municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N. S., vjeçe 23, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi M. P., vjeç 23, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin me iniciale F.K, vjeç 16, banues në Kavajë pasi në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Scuter”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, rreth orës 12:31, në fshatin Spille, mjeti tip motorr, me drejtues shtetasin E. A., 17 vjeç dhe pasagjere shtetasen, Dh. B., 12 vjeçe, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit, shtetasi E. A., ka ndërruar jetë në Spital, ndërsa pasagjerja, shtetasja Dh. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z. Y., vjeçe 65, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, R. Y., vjeç 68, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.08.2018, shtetasi E.A., vjeç 24,banues në Tiranë, i arrestuar nga Komisriati i Policisë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”, nga veprimet e kryera rezulton autor edhe i 19 vjedhjeve të tjera të ndodhura në juridiksioni e Komisariatit të Policisë Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, në lagjen nr. 1, ka rënë aksidentalisht nga shkallët e pallatit dhe ka gjetur vdekjen, shtetasi M. M., vjeç 67. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. Q., vjeç 30, banues në Lushnjë, pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A. P., vjeçe 26, banuese në Durrës. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, në fshatin Fushë Gjuricë, në banesën e shtetasit P. T., vjeç 53, nga rrjedhja e bombolës së gazit, ka rënë zjarr, ka ka patur vetëm dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Durrës, si ngjarje aksidentale.

Më datë 02.08.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm,  për shtetasen E. K., vjeçe 41, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi A. K., vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasen M. S., vjeçe 50, banuese në Fushë Krujë, pasi në Fushë Krujë, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasen F. S., vjeçe 48, banuese në Fushë Krujë, pasi në Fushë Krujë, ka penguar punonjësit e policisë për të verifikuar një ndërtim pa leje. Neni 301 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 02.08.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D. T., vjeçe 20, banuese në Gjepalaj, pasi bashkëshorti  D. H., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 02.08.2018, në fshatin, Shtrazë është konstatuar vjedhja e pompës së ujit të një shkolle. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 02.08.2018, gjatë natës, në lagjen “Beqir Dardha”, në një agjenci janë marrë një sasi lekëh dhe dy televizorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F. D., vjeç 49, banues në fshatin Shinavlash, ka kanosur me fjalë shtetasin B. D., vjeç 44, banues në Shinavlash. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan , për shtetasin I. B., vjeç 56, banues në Gramsh, pasi në fshatin Zavalinë, u kap me kamionin tip “Benz” duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 02.08.2018, shtetasja M. B., vjeçe 23, banuese në Belsh, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa bashkëshorti B. B., vjeç 29. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E. D., vjeç 18, banues në fshatin Dorëz, pasi ka goditur me sende të forta, shtetasin A. K., vjeç 18, banues në Librazhd. Neni 89 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën  fjalë për vjedhjen e një çante dore të shtetasit A. Ç., u arrestua në flagrancë shtetasi H. G., vjeç 52, banues në fshatin Goriçan, Ura Vajgurore. Me cilësinë e provës materiale u bllokua çanta me sendet e vjedhura. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen D. Ç., vjeçe 45, banuese në fshatin Dragostunjë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit, shtetasit E. Ç., vjeç 12. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan,për shtetasin K. T., vjeç 45, banues në fshatin Gjomne Elbasan, pasi në fshatin Gjergjovinë, u kap kamion  tip “Benz, duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan,  për shtetasin A. Ç., vjeç 32, banues në Gramsh, pasi ka goditur me grusht, shtetasin H. Ll., vjeç 63, banues në Gramsh. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 02.08.2018, në lagjen nr 15, në një banesë të braktisur në pronësi të shtetasit E.F, 44 vjeç, nga persona ende të pa identifikuar janë dëmtuar matësi i energjisë elektrike dhe pjesa anësore e dritares.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Q.K, 67 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet  se motra e saj A.K, 44 vjeçe, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 02.08.2018, gjatë natës, në Bilisht, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit K.G, 53 vjeç, ku janë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 02.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V. B., vjeçe 44, banuese në Berat, pasi bashkëshorti, V. B., vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,“Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin N. S., vjeç 53, banues në Berat, pasi ka ushtruar vetëgjyqësi ndaj komshies, Sh. S., vjeçe 52, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit. Nenet 242 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 02.08.2018, në spital, është dërguar nga familjarët, pa jetë shtetasi E. C., vjeç 71, banues në Kuçovë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më date 02.08.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin S.A. 62 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se më datë 01.08.2018 për motive të dobëta ka kanosur shtetasin F.M, 50 vjeç. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2018, në Spitalin e Lushnjes ka shkuar shtetasi A.H, 51 vjeç, banues në fshatin Çermë Divjakë, i cili para dy ditësh është rrëzuar në afërsi të banesës, pasi ka qënë i dehur dhe ka mbetur i dëmtuar në kokë. Pasi ka marë ndihmën e parë mjeksore në Spitalin e Lushnjes, është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për ngjarjen aksidentale.

Komisariati i Policisë Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar ''Portofoli''.

Arrestohet 43 vjeçari nga Tirana, autor i disa vjedhje portofolash në Vlorë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin e koduar ''Portofoli'', në të cilin kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të një seri vjedhje portofolash të ndodhura në qytetin e Vlorës.

U arrestua shtetasi:

R.B., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është autor i vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 30.07.2018, ka vjedhur portofolin e shtetases E.Q.

Më datë 26.06.2018, në ambientet e ambulancës i ka vjedhur portofolin shtetasit F.Sh.

Më datë 09.10.2017, në lagjen ''Osman Haxhiu'', ka vjedhur portofolin e shtetases G.D.

Më datë 02.10.2017, në lagjen ''Isa Boletini'', ka vjedhur një portofol të shtetasit A.N., dhe një tjetër të shtetasit M.B.

Më datë 15.08.2017, në lagjen Hajro Çakërri, ka vjedhur portofolin e shtetases M.B.

Më datë 31.07.2017, në urbanin e linjës Skelë-Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetasit L.M.

Më datë 20.06.2017, në ambientet e ZVRPP Vlorë, ka vjedhur portofolin e shtetasit B.Ç.

Më datë 30.05.2017, tek zyrat e ZVRPP, Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetases B.B.

Shtetasi Roland.B., është shtetas me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F. R., vjeç 31, banues ne Vlorë. Neni 121/a  i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A. D., vjeç 67, banues në fshatin Mavrovë, pasi pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal..

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., vjeç 48, banues në Vlorë , pasi në lagjen “24 Maji”, ka ushtruar dhunë ndaj ish bashkëshortes dhe vajzës, shtetaseve E. P. dhe Z. M., vjeçe 47 e 16, banuese në Vlorë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Th. S., vjeç 59 banues në Dhërmi, pasi pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet, në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen Xh. T., vjeçe 26, banuese në Sarandë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, gjatë natës, në fshatin Metoq, në magazinën e shtetasi A. I., vjeç 62, banues në fshatin Gjashtë, kanë vjedhur dis dëngje me jonxhë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen K. Gj., 43, banuese në Ksamil, pasi para  banesës, ka ndërtuar dy kollona betoni pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, në Himarë, kanë vjedhur banesën e shtetasit Y. M., vjeç 52, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë01.08.2018, në Sarandë, në plazh janë ndotur ujërat e detit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë.Neni 203 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, në Ksamil,  shtetasi D. V.,  vjeç  43,  banues në Burrel, duke u hedhur nga trapolinua aksidentalisht është  dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë.

Më datë 02.08.2018,shtetasi D. L., banues në Burrel, në Ksamil, është hedhur në det nga një lartësi dhe aksidentalisht ka pësuar dëmtim në qafë, aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë  shtetasi K. I., vjeç 29, banues në Gjirokastër, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit M. I., vjeç 59. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. D., vjeç 28, banues në fshatin Kalivaç, për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike parashikuar nganeni 284 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Xh. C., vjeç 73, banues në fshatin Xhafaj, për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike parashikuar nganeni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 02.08.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P. P., vjeç 46, banues në fshatin Tresh, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen  e Petritit. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit A. H., M. A. dhe G. A., vjeç 42, 20 e 52, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 02.08.2018,shtetësia D. Ç., vjeçe 67, banuese në Laç, kallëzon se i është larguar nga banesa djali, A. Ç., vjeç 30,. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin K. M., vjeç 49, banues në Fushë Kuqe, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02.08.2018, në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka vdekur shtetasi M. H., vjeç 73, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.

Më datë 02.08.2018, në fshatin Bardhaj, pranë banesës, nga pakujdesia ka rënë nën tensionin e energjisë elektrik dhe ka gjetur vdekjen shtetasi F. B., vjeç 51. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 02.08.2018, ora 12:50, në fshatin Beltojë, shtetasi G. M., vjeç 44, banues në fshatin Gril, ka rënë aksidentalisht nga karroceria e mjetit të tij. Aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pukë, për shtetasin A. Sh., vjeç 24, banues në fshatin Aprripe, pasi në fshatin Aprripe Guri, në liqenin e Fierzës, ka dëmtuar me mjete prerëse një mjet lundrues, pronë e një Reparti. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 02.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V. C., vjeç 31, banues në Koplik, pasi ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës, shtetasin L. B., vjeç 57, banues në fshati Bajzë, me detyrë punonjës i rendit publik. Nenet 237 e 238 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin K. R., vjeç 52, banues në fshatin Grizhë, pasi ka kanosur shtetasin R. B., vjeç 56, banues në fshatin Grizhë. Neni 311 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P. B., vjeç 37, banues në fshatin Lohe, pasi ka kanosur shtetasin N. V., vjeç 27, banues në Reç. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit E. B. dhe B. J., vjeç 41 e 17, banues në fshatin Topojan e Lojme, pasi në në fshatin Orgjost, kanë kanosur, e goditur njëri -tjetrin. Nenet 90, 84, e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin M. M., vjeç 71, banues në fshatin Shëngjergj, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi I. B., vjeç 54, banues në fshatin Bujan. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 02.08.2018,u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për ngjarje aksidentale, për shtetasin A. H., vjeç 32, banues në Bulqizë, i cili duke punuar, aksidentalisht ka dëmtuar lehtë këmbën me një gur. Ky shtetas pas mjekimit në spital u largua për në banesë.

VI. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Më datë 02.08.2018, në D V K M, Tiranë, u kapën  4 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin e R.Sh., në mëmyrë të paligjshme. Këta shtetas në përfundim të kryerjes së procedurave përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të orgjinës.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 02.08.2018, u ekstradua nga Italia dhe iu dorëzua Drejtorisë Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim, V. P., vjeç 24, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim“. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin M. F., vjeç 34, pasi në dalje në P K K Qafë Thanë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2018, në P K K Rinas, u kap shtetasi në kërkim, G. K., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 02.08.2018, në qytet Bilisht, janë kapur 5 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin e R.Sh., në mëmyrë të paligjshme.Këta shtetas në përfundim të kryerjes së procedurave përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të orgjinës.

Më datë 02.08.2018, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, u kap shtetasi L.N, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e cila do të ndjekë veprimet e mëtejshme të rastit..

Më datë 03.08.2018, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, është shoqëruar shtetasi J.L, 23 vjeç, banues në Valias-Kamëz, pasi për këtë të fundit në datë 27.07.2018, ka bërë kallëzim babai i tij i cili ka deklaruar se J.L ishte larguar nga banesa e tij, pa lënë adresë.Veprimet e mëtejshme të rastit i ndjek Komisariati i Policisë  nr 5 në Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 02.08.2018, në S P K M Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim, E. H., vjeç 29,  banues në Berat. Nenet 89 e 279 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4