Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Gusht 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new
                                                       
Departamenti  i Policisë Kriminale
 
Drejtoritë Vendore të Policisë
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Seksioni për narkotikët
 
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zallmneri” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5.
Goditet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.
Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zallmneri”, arrestuan në flagrancë shtetasit :
- Xh. L., 47 vjeç, banues në Tiranë.
- I. S., 34 vjeç, banues në Tiranë.
- E. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.
- B. L., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :
- B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas në rrugën “Teuta”, në Kamëz, u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (E. L. dhe B. L., vëllezër), në bagazhin e një automjeti  tip “Golf”.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
- 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
- automjet tip “Golf”.
- 3 aparate celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin G. Gj., vjeç 33, banues në Vorë, pasi pranë P K K Kakavijë, dyshohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshëm kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. G., vjeç 37, banues në Tiranë. Nenet 290 e 273 të  Kodit Penal. 
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen H. K., vjeç 20, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e ‘‘Durrësit“, duke drejtuar mjetin tip ‘‘Benz“është përplasur me motorrin tip ‘‘Honda“ me drejtues M. K., vjeç 26, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. B., vjeçe 47, banuese në Durrës, pasi tek “Ura e Gjolës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”me pasagjere shtetasen F. K., vjeçe 44, banuese në fshatin Bupq Krujë, është përplasur me mjetin tip ”Lançia”, me drejtues E. M., vjeç 23, banues në Rubik, ku për pasojë janë dëmtuar V. B. dhe F. K.,  të cilat pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Xh. H. dhe A. A., vjeç 38  e 46, banues në Tiranë, pasi në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me pasagjer shtetasit A. Z. dhe A. N. vjeç 60 e 52, banues në Durrës e Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues Xh. H., i cili ka goditur mjetin tip “Audi” me drejtues L. G., vjeç 34, ku për pasojë janë dëmtuar A. A., Xh. H dhe A. Z, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. T., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, duke drejtuar mjetin tip  “Volksvagen” ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin M. B., vjeç 51, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Finalizohet me sukses operacioni i koduar 
"Argjendaria " .
Operacioni me metoda speciale të hetimit.
Vihet në pranga autori nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës  autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie  në bulevard kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë  në bulevard më datë 18.04.2018.
Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar" Argjendaria", operacion i ndjekur me metoda speciale ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin: 
• R. H.,  22 vjeç, banues në Tiranë.
Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest me burg" të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit R. H., i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë " në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.
 
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K. Sh., vjeç 32, banues në Elbasan, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin L. Xh., vjeç 26, banues në Tiranë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm.Neni 297 i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. D., vjeç 34, banues në Durrës, pasi kap me një dokument  të dyshuar të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës  së Parë Durrës, për  shtetasin M. E., vjeç 23, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 1, u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë  shtetasi V. B., vjeç, 50, banues në  Kavajë, pasi në lagjen nr. 1, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin  tip “Nisan”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë  shtetasi E. K., vjeç, 56, banues në  Tiranë, me arsim të lartë, pasi në rrugën Shijak-Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin  tip “Kia”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G. M., vjeç 44, banues në Elbasan, pasi ka falsifikuar disa dokumenta. Neni 190 i Kodit Penal.
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G. Ç., vjeç 49, banues në Elbasan, pasi pasi ka falsifikuar disa dokumenta. Neni 190 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., vjeç 22, banues në Peqin, pasi në fshatin Balldrem, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin S. S., vjeç 54, banues në Balldren, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë 
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për shtetasit P.Dh, dhe shtetasen V.Dh, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë falsifikuar disa dokumente pronësie.  Neni 186 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. B., vjeç 68, banues në Pilur, Devoll, pasi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Miras, Korçë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot ”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., vjeç 34, banues në fshatin Otllak, Berat, pasi në Otllak, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tipi “Reno”, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin B. B., vjeç 30, banues në fshatin Roshnik, duke shkaktuar dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës  së Parë Berat. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E .K., vjeç 16, banues në fshatin Zhupan, pasi në Zhupan, nga kontrolli fizik, ju bllokua me cilësinë e provës materiale, 1.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E. R., vjeç 22, banues në Fier, pasi në fshatin Zhupan, nga kontrolli fizik, ju bllokua me cilësinë e provës materiale, 1.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 02.08.2018, në autostradë, në vendin e quajtur “Ura e Nasit”, shtetasi M. V. vjeç 27, banues në fshatin Kamçisht, Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” të drejtuar nga shtetësia M. H., vjeçe 44, banuese Tiranë, e cila ka dalë jashtë rruge dhe është goditur nga mjeti tip “Peugeot”, e drejtuar nga shtetasi F. P., vjeç 30, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjerja Dh. V., vjeç 52, banuese në fshatin Kamçisht, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.  
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë  Gjykatës së  Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Gj. N., vjeç 41, banues në  fshatin Stajk, Shkodër,  pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F. Th., vjeç 22, banues në fshatin Fushëkuqe, Laç, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit F. K., vjeç 48, banues në  Vlorë. Neni 143 i  Kodit Penal. 
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
 
Seksioni për trafiqet e narkotikët
 
Memaliaj
Operacion Policor i koduar "Vjosa", sekuestrohet një arsenal armësh si dhe një sasi lënde narkotike
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  kultivimit, trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të trafikimit të armëve të zjarrit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë  të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar "Vjosa".
Si rezultat, në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj, në një zonë mes shkurresh e pemësh,   në afërsi të shtratit të  lumit Vjosa janë konstatuar të fshehur  dhe të mbyllur me celësa  dy furgona të bardhë të markës 'Mercedes Benz' me targa të falsifikuara. 
Gjatë kontrollit grupi hetimor konstatoi se në brendësi të furgonave kishte pako me lëndë narkotike dhe armë zjarri dhe konkretisht:
• 16 armë zjarri (1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu). 
• 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa (prodhuar më herët, një pjesë e ngurtësuar drejt dekompozimit)
Si rezultat i presionit të kontrollit të ushtruar javët e fundit në atë territor nga shërbimet e Policisë për evidentimin e  personave që mund të mbajnë armë e lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj, personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll me qëllim shmangies së kontrollit.
Operacioni ndiqet me metoda speciale dhe për këtë arsye nuk mund të jepen të dhëna të tjera.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”   dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit“ dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë” parashikuar nga nenet 283/1, 278 dhe 280  të Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Q. H., vjeç 70, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. H., vjeç 63, banues në  fshatin Toç, Memaliaj, se me anë të mashtrimit, i ka marrë marrë njësasi lekësh në këmbim të një sipërfaqe toke në këtë fshat, pa dokumentacion ligjor. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
 
Njësia e Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot Morinë
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M.,  vjeç 52, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, pasi në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Skuraj, duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen O. B., vjeçe 32 banuese në Tiranë,ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta shtetësia L. B., vjeçe 57, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip “Benz” e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290/1 të  Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E. M., vjeç 30, banues në fshatin Alijaj, Malësie e Madhe, pasi në orën në rrugën Shkodër- Lezhë, në fshatin Melgushë, duke drejtuar mjetin tip “BMW” është përplasur me motorin tip “Gumeni” të drejtuar nga shtetasi A. T., vjeç 24, banues në Shkodër, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin Xh. Ç., vjeç 61, banues në fshatin Viçidol. Nenet 186 e 248 të  Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasen F. L., vjeçe 49, banuese në Kukës, pasi shtetasi R. D., vjeç 66, banues në fshatin Golaj, ka bërë kallëzim se kjo shtetase ka falsifikuar kontratave të numrave telefonik. Neni 186 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit V. V. dhe Y. D., vjeç 56 e 47, banues në Kukës. Neni 248 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., vjeç 17, banues në Burrel, pasi më në aksin rrugor Batër-Bulqizë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Land Rover” me ka aksidentuar me vdekje shtetasin A. L., vjeç 63, banues në Burrel. Nenet 290 e 291 të  Kodit Penal.
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin R. D., vjeç 41, banues në fshatin Bllatë, pasi në Bllatë, ka goditur me thikë, shtetasin  E. K., vjeç 30, banues në Bllatë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 78 e 22 të  Kodit Penal. 
 
IV. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
 
V. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D. B., vjeç 18, banues në Lezhë, pasi ka kanosur shtetasin K. K., vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. Gj., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi tek Liqeni i Thatë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes, shtetases G. Gj., vjeçe 24, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Punohet për kapjen e Florjanit. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kosovarëve”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1.7 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. B., vjeçe 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, shqetëson banorët, duke lejuar muzikë me tone të larta. Neni 274 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N. K., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Perlat Rrexhepi”, i ka dëmtuar orën e dorës shtetasit G. L., vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
Më datë 03.08.2018, shtetasi Z. Sa, vjeç  38, banues në Tiranë, kallëzon se tek rruga e Spitalit Ushtarak, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.   
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. Ç., vjeçe 51, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Çameria”, ka kanosur me fjalë shtetasen V. G., vjeçe 62, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal..
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për identifikimin e plotë e kapjen e shtetasit M. V., vjeç 31, pasi në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në mjetin tip “Skoda” në përdorim të shtetasit H. B., vjeç 37, banues në Tiranë. Nenet 134/1 e 22 të  Kodit Penal. 
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M. V., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, ku ka vjedhur brenda tij disa paisje pune elektronike. Nenet 150 dhe 134 të  Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S. B., vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka goditur me grusht, shtetasen E. H., vjeçe 57, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S. V., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, në rrugën “Aleksandër Moisiu“,është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është prerë në pjesën e gjoksit me xham, shtetasi K. Ç., vjeç 43, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje akisdentale.
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F. T., vjeçe 43, banuese në Tiranë, pasi djali A. T., vjeç 16, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Në vijim të komunikatës me që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases A. Sh., iu gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S. B. dhe E. Sh., vjeç 21 e 21, banues në Tiranë, pasi në Fushë Mëzëz u kapën duke dëmtuar disa pemë dekorative. Neni 150 i Kodit Penal. 
 
Më datë 03.08.2018, shtetasi M. M., vjeç 71, banues në Tiranë, kallëzon se gjatë natës, në rrugën “Astrit Losha”, në mjetin tip “Volksvagen” i kanë vjedhur targën e parë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, u ndalua shtetasi në kërkim, F. M., vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H. Ç., vjeç 83, banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke punuar për izolimin e një tarrace, ka rënë nga lartësia, punëtori, shtetasi E. H., vjeç 29, banues në Tiranë, i cili vdiq në spital. Neni 289 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin në kërkim V. Sh., vjeç 36, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Nenet 84 dhe 278/a të  Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. D., vjeç 53, banues në Kavajë, pasi në rrugën kryesore nga fshati Greth drejt Plazhit të Spillesë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kinlon” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., vjeç 65, banues në Kavajë, pasi në rrugën kryesore nga Kalaja drejt Qendrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonçin” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë për shtetasin A. Sh., vjeç 53, banues në Kavajë, pasi tek mbikalimi Kollçakëve, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip ‘‘Yingxiang“, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K. Z., vjeçe 38, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti G. Z., vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin N. N., vjeç 33, banues Kavajë, pasi në P.K.K Durrës, gjatë kontrollit në mjetin tip “Volksvagen” iu gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sasi eurosh dhe disa bizhuteri të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë vjedhur në Itali. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 03.08.2018, ora 09:00, në tragetin e linjës Bari-Durrës, ka gjetur vdekjen shtetasi I. K., vjeç 58, banues në Marikaj, Tiranë. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga ataku kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrë, për vlërsim.
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm,  për shtetasen G. K., vjeç 28, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi K. K., vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 03.08.2018, në lagjen nr. 14, në banesë, shtetasi K. B., vjeç 49, u kap duke bërë punime pa leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrë, për vlërsim.   
 
Më datë 03.08.2018, , në Portoromane, shtetasi E. P., vjeç 17, banues në Durrës, duke u hedhur nga lartësia në det, aksidentalisht është dëmtuar në kokë, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrë,  për vlërsim.
 
Komisariati i Policisë Shijak 
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L. M., vjeç 53, banuese në Sarandë, pasi, shtetasi G. A., (nipi) vjeç 21, banues në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G. A., vjeç 21, banues në Shijak. Nenet 84 e 130/a të  Kodit Penal.
 
 
Komisariati i Policisë Elbasan 
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin R. G., vjeç 77, banues në fshatin Shushicë, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Xh.  S., vjeç 55, banues në Elbasan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G. Sh., 32, banues në fshatin Gjinar, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin M.  Sh., vjeç  61. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Sh. H., vjeç 25, banues në fshatin Labinot Mal, në këtë fshat, në lokal, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 2 kompjuterë dhe 2 printerë, pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal. 
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin O. B., vjeç 29 , banues në Fier, në rrugën “Qemal Stafa”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor, shtetasin M. C., vjeç 47, kur ka i vendosur masë administrative mjetit tip “Benz”.  Neni 236 i Kodit Penal..
 
Komisariati i Policisë Cërrik
 
Më datë 03.08.2018 shtetasi K. H., vjeç 36, banues në Belsh, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja A. H., vjeçe 31. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan.  
 
Komisariati i Policisë Librazhd
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. L., vjeç 56, banues në Përrenjas, pasi prej një viti, me pretendimin se janë pronë e Bashkisë Përrenjas, shfrytëzon në mënyrë të padrejtë, disa kontenier, që shërbejnë për grumbullimin e mbeturinave, në pronësi të shtetasit A. I., vjeç 57, banues në Durrës. Neni 277 i Kodit Penal. 
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen R. Q., vjeçe 28, banuese në Librazhd, pasi në qytet, ka goditur dhe fyer shtetasen V. M., vjeçe 30, banuese në Librazhd. Nenet 89 e 119 të  Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Gramsh
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja K. T., vjeçe 57, banuese në Gramsh pasi në Gramsh, ka përndjekur bashkëshortin, shtetasin I. T., vjeç 55. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 121/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.  P., ., vjeçe 30, banuese në Korçë, pasi ish bashkëshorti, D. P., vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 03.08.2018  u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A. P., vjeç 56, banues në Korçë, pasi në lagjen Nr. 15, në “Euro Market”, ka vjedhur një pako djathë. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua  kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V. M., vjeçe 49, banuese në Korçë, pasi djali, shtetasi D. P., vjeç 25, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për shtetasin R.K, 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një xham në pavionin e Pediatrisë Korçë. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Devoll
 
Më datë 03.08.2018,  në banesën e shtetasit E. P., vjeç 21, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake të  katit të dytë të banesës. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për vlerësim.
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Ç. A., vjeçe 32, banuese në Bitinckë, pasi bashkëshorti, E. A., vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Komisariati i Policisë Kuçovë
 
Më datë 03.08.2018, në fshatin Tapi, shtetasi M. K., vjeç 63, banues në Tapi, duke ecur me biçikletë ka humbur kontrollin, duke rënë në një kanal, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.  
 
Komisariati i Policisë Fier 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasen Xh. M., vjeçe 23, banuese në Fier, pasi në fshatin Dermenas, në banesën e shtetases M.Ç., vjeçe 24, ka vjedhur një unazë floriri. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Divjakë
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M. T., vjeçe 26, banuese në fshatin Babunjë, pasi bashkëshorti, shtetasi B.  T., vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
Në vijim të komunikatës datë 28.07.2018, që bën fjalë për kanosjen e shtetasit A. B., u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D. H., vjeç 31, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.  
 
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E. R., vjeç 18, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, gjatë kontrollit fizik i është gjetur rreth 2 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. H., vjeç 20, banues në Vlorë, pasi në lagjen “1 Maj” ka kundërshtuar dhe gjatë shoqërimit ka ushtruar dhunë fizike mbi punonjësit e policisë. Neni236/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin J. B., vjeç 35, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji Ftohtë”, te gjirin Jonufrës, me vetëgjyqësi, ka hequr një bllok betoni nga toka e shtetasit S. H., vjeç 63, banues në Vlorë. Neni 277 i Kodit Penal..
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E. C., vjeçe 29, banues në Babicë, pasi bashkëshorti, shtetasi B. C., vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhjen e disa sendeve personale të shtetasit U. Y., u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin L. B., vjeç 21, banues në Vlorë. Në afërsi të hotel “Bologna”, u gjetën e bllokuan sendet e vjedhura. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, gjatë natës, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit A. A., vjeç 69, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 04.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V. H., vjeçe 46, banuese në Vlorë, pasi djali, shtetasi A. H., vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Komisariati i Policisë Sarandë
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen A. K., vjeçe 61, banuese në Konispol, pasi në fshatin Mursi, Konispol, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases V. L., vjeçe 68, banuese në fshatin Mursi. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen A. V., vjeç 29, pasi ka goditur me grusht shtetasen  A. S., vjeç 18. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Gjirokastër
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin L. D., vjeç 31, banues ne Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja, shtetasja M. D., vjeçe 28, e pajisur me urdhër mbrojtje, se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj, duke shkelur edhe Vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Neni 321 i Kodit Penal.
 
Më datë  03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin D. H., vjeç 44, banues në Gjirokastër,  pasi nga shërbimet e Taks-Forcë, të OSHEE, Tiranë, në lokalin e tij, u konstatua prishje e vulave të aparatit matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M. T. vjeçe 28, banuese në Laç, pasi ish kunati, shtetasi N. T., vjeç 34, banues në Fushëkuqe, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 03.08.2018, në Fushë Milot, në dyqanin e fruta perimeve, shtetasit A. P., vjeç 26, dy persona i kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak. 
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 03.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim D. N., vjeç 32, banues në fshatin Peraj, Tropojë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 8 vite e katër muaj burgim për veprën penale të “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim”. Neni 139/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen R. L., vjeçe 57, banuese në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar dëmtime të vulave të matësit të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N. Sh., vjeç 60, banues në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar dëmtime të vulave të matësit të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen K. K., vjeçe 44, banuese në fshatin Grudë e Re, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M. M., vjeç 52, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.  
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin S. R., vjeç 28, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi tek spitali, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit policisë rendit, për të ndaluar mjetin tip “Volksvagen”. Neni 242 i Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin L. M., vjeç 62, banues në fshatin Gril, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kukës
 
 Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës për shtetasit H. Sh., S. Sh. dhe E. Sh, vjeç 26, 17 dhe 15, banues në fshatin Fshat, pasi më datë kanë goditur shtetasin J. M., vjeç 21. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit R. O., vjeç 73 , banues në fshatin Surroj, pasi në këtë fshat, ka kanosur me mjete  të forta, shtetasit H. V. dhe M. V, vjeç 45 e 16, banues në Surroj. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Tropojë
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin A. H., vjeç 60, banues në fshatin Dojan, pasi në Dojan, po ndërton  një banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mat
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për shtetasin G. A., vjeç 59, banues në fshatin Lis, pasi në Lis, në kundërshtim me vendim e Gjykatës Shkallës Parë Mat, ka futur bagëtinë në tokën e shtetasit K. T., vjeç 56, banues në Burrel. Neni 321/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin O. K., vjeç 53, banues në Burrel, pasi djali i tij, shtetasi O. K., vjeç 22, banues në Burrel, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Mat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
VI. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
 
Më datë 03.08.2018, u shoqërua në D.V.P Tiranë, për veprime të mëtejshme, shtetasi G. Gj., vjeç 33, banues në Vorë, Tiranë, pasi ka kaluar kufirin, në dalje nga R.SH, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
 
Më datë 03.08.2018, nga S P K M Port, u transferua në D V P Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi K. Sh., vjeç 32, banues në Elbasan, pasi ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, nga S P K M Port, u transferua në D V P Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi L.  Xh., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë 
 
Më datë 03.08.2018, në P.K.K, Port Vlorë, është kapur shtetasi F. Th., vjeç 22, banues Fushë-Kuqe, Kurbin, i cili ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, nga S P K M Port, u transferua në D V P Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi Gj. N., vjeç 41, banues në Shkodër, pasi ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
 
Më datë 03.08.2018, në P K K Morinë, u bë ekstradimi nga Shqipëria në Kosovë dhe iu dorëzua autoriteteve të Policisë së Kosovës, shtetasi E. Sh., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, ka lëshuar urdhër “Arrest me burg”,  për veprën penale “Trafikim të personave e kryer në bashkëpunim”. Neni 139/1 e 23 të  Kodit Penal të Kosovës.  
 
 
 
 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2