Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Gusht 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë  së  Shtetit01drejtoria new
 
Depertamenti i Policisë  Kriminale
 
Drejtoritë  Vendore të  Policisë 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Sh. M., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në“Jordan Misja”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang” ka dalë nga rruga, ku për pasojë është aksidentuar, dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi te ish stacioni i Trenit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
 Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dajtit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat Punto”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. L., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi ka kaluar kufirin shtetërorë në 
mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penl.
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin L. R., vjeç 28, banues në Kurbin, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin M. G. , vjeç 31, banues në Itali, pasi në PKK, Port, Durrës, gjatë kontrollit të dokumentacionit, në mjetin e tij iu gjet një dokument i falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin F. A., vjeç 28, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës, pasi  në rrugën Aleksandër Goga, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i  Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A. G., vjeç 38, banues në Fllakë, Durrës, pasi në rrugën “Vëllazërimi”, u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin M. D., vjeç 60, banues në Durrës, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kymco”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin E. H., vjeç 42, banues në Durrës, pasi në rrugën “Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Piaxho”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës  Parë Durrës, për  shtetasin G.SH, vjeç 15, banues në fshatin Sallmone, Shijak, pasi në lagje “Popullore”, Shijak, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip  “Dajang”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës  Parë Durrës, për  shtetasin F. M., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 6, Durrës u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi motoçikletën tip “Jamaha”. Neni 291  i  Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës  Parë Durrës, për  shtetasin I. D., vjeç 20, banues në Durrës, pasi në rrugën “Hysen Kërtusha”, u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i  Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës  parë Durrës, për  shtetasin Xh. M., vjeç 58, banues në Qerret Durrës, pasi në Fllakë, duke drejtuar motorin tip “ Lifan”, pa  leje drejtimi, ka dalë nga rruga, ku për pasojë është aksidentuar ai, dhe  bashkëshortja e tij, D. M., vjeçe 57, banues në Qerret, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekëve. Neni 290 e 291 të Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin A. Ll., vjeç 45, banues në Mamuras-Kurbin, pasi në Fushë Krujë, duke drejtuar motorin tip “Dajang ”,, ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar dhe pas mjekimit  në spital u largua në banesë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. V., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në lagjen Nr 17/1, Durrës u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasin K. H., vjeç 45, pasi në Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
 Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. V, vjeç 21, banues në fshatin Selitë, Cërrik, pasi në fshatin Mollas, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin  tip “Skygo”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin J. S., vjeç 34, banues në fshatin Mengël, Elbasan, pasi në fshatin Xibrakë, Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri P. H., vjeç 27, banues në Xibrakë, i cili pasi mori mjekim në spitalin kirurgjik Elbasan, u largua në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., vjeç 38, banues në Korçë, pasi tek “Kryqëzimi i Voskopojës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin D. D.,vjeç  31, banues në Tiranë , pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në lagjen “Çlirim”, ka aksidentuar shtetasin E. V., vjeç 9, banues në Berat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
 Më datë 04.08.2018, në aksin rrugor “Tepelen-Levan”, në Kashisht, shtetasi, Ç. M. vjeç 31, banues në Tiran, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka dalë nga rruga ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja I. I., vjeçe 25, banuese në Tiranë  e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., vjeç 24, banues në Barbullojë, Lezhë, pasi në rrugën Rrilë-Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T. M., vjeç 53,banues në Barbulloje, pasi në rrugën Tale-Shenkoll, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi M. V., vjeç 25, banues në Pllanë, Lezhë, ku për pasojë është dëmtuar T. M., si dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Neni 291 e 242 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
 Në vijim të komunikatës  që bënë fjalë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, u identifikua kufoma e cila i përket shtetasit Rr. S., vjeç  75, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Neni 290/2 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
 
Seksioni për narkotikët
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për  shtetasin E. D., banues në Lladomericë, Bulqizë, pasi në PKK, Bllatë ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
 
Tentoi të vrasë me thikë një shtetas
Kapet dhe arretohet brenda 24 orëve,  autori i dyshuar i ngjarjes
Me datë 03.08.2018, ora 23:00, në fshatin Bllatë, njësia Administrative Maqellarë, në ambjentet e një lokali, shtetasi R. D., 41 vjeç,  banues në fshatin Bllatë,  ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë në pjesën e qafës shtetasin  E.K, 30 vjeç, banues në Bllatë,  i cili ndodhet në spital jashtë rezikut për jetën. 
Shtetasi R. Dida, pas ngjarjes është larguar duke përfituar nga errësira, ku falë një  pune të mirëorganizuar rreth orës 19.00, të datës së sotme ( 04.08.2018),   u arrit të kapet dhe arrestohet pranë fshatit Luzni, Dibër.
Nga veprimet  hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën  penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 78 e 22 të Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Dibër
Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve në rrugë
Arrestohen dy drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
I arrestuari i parë drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l, një  autobuz  me 30 punëtorë. Automjeti jashtë kushteve teknike. I arrestuari i dytë drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l, një  mjet furgon, jashtë kushteve teknike. Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër, në zbatim të Planit të masave për parandalimin e aksidente rrugore, si rezultat i kontrolleve të shtuar për këtë qëllim në aksin rrugor  Qafë-Bualli _ Peshkopi, kanë konstatuar shtetasit : E. K., 49 vjeç, banues në Ostren të Madh Bulqizë,  duke drejtuar  në gjendje të dehur në masën 0.89mg/l, një autobuz me 30 punëtor. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike dhe pa u paisur me  leje drejtimi.
K.  Gj., 50 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin furgon në gjendje të dehur në  masën 0.88 mg/l. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".  Kontrollet do vijojnë në të gjithë Qarkun me qëllimin e vetëm respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
 
Departamenti për Sigurinë  Publike
 
Rrethet Gjyqë sore
 
Komisariatet e Policisë 
 
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Gj. Gj., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhavit Demneri”, ka kanosur me fjalë, shtetasin V. T., vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Xh. B., vjec 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Nazmi Frakulla”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
1. Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. S., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ju gjet e bllokua 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
 Më datë 04.08.2018, u arrestua shtetasi I. L., vjeç 23, banues në Tiranë, i dënuar më parë pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, i ka vjedhur disa orendi shtë piake, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës R. M., vjeçe 62, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Nenet 130/a e 134 të Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G. D., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Bogdanëve”, në një market ka vjedhur disa produkte ushqimore dhe disa artikuj kozmetik. Neni 134/3 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, shtetasi N. D., vjeç 65 banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Reshit Petrela”, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, shtetasi J. P., vjeç 31, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën ”Siri Kodra”, pranë ish Uzinës "Dinamo", në dyqan, një person nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, motrës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Më datë 04.08.2018, gjatë natës, në rrugën ”Ibrahim Brahja”, është vjedhur banesa e shtetasit N. Xh., vjeç 33, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, në rrugën “Demir Zyko”, është vjedhur banesën e shtetasit A. Sh., vjeç 60. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetases R. Q., vjeçe 47, ka rënë zjarr, ku ka patur vetëm dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B. Gj., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, G. Gj., vjeçe 25, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’, u arrestua në flagrancë, shtetasi B. Gj., vjeç 32, banues në Tiranë Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 18.11.2018, shtetasi L. H., vjeç 37, banues në Paskuqan 1, kallëzon se i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, shtetasi B. T., l vjeç 40, banues në Tiranë, kallëzon se në Zall-Herë, shtetasi G. T., vjeç 53, banues në Bathore, duke drejtuar mjetin kamion tip “Benz” me lëndë drusore, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë pyjore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 04.08.2018, u ndalua me iniciativë, shtetasi Sh. B., vjeç 64, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, D. B., vjeçe 62. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M. H., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi në Kombinat, ka thyer xhamin e derës të dhomës së Urgjencës së Poliklinikës. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vorë
 
 Më datë 04.08.2018, shtetasi E. P., vjeç 39, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e mitur me iniciale E. P, vjeçe 17, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
 Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. D., vjeç 43, banues në Rrogozhinë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin L. H., vjeç 24, banues në Peqin, pasi në aksin rrugor Rrogozhinë–Peqin, F. D., duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”  është përplasur me motorrçikletën tip “Lifan” me drejtues L. H., ku për pasojë janë dëmtuar L. H.,  dhe pasagjeri M. H., vjeç 25, banues në Peqin, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjeti tip “Benz” dhe motorrçikleta tip “Lifan”. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
 
 Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi Xh. V., vjeç 64, banues në Kavajë, pasi tek sheshi Qëndror, Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, shtetasi D. K., vjeç 24, banues në Kuçovë, kallëzon se, në plazhin e Spilles, i kanë dëmtuar mjetin tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, në spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi R. T., l vjeç 63. Paraprakisht dyshohet nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për vlerësim.
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Më datë 04.08.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. A., dhe A. A., vjeç 25 e 32, banues në Durrës, pasi në Shkozet, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit M. T., dhe shtetaseve Xh. T.,  dhe M. T., vjeç 45, 21 e 49. Nenet 130/a/3 e 25 të Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, shtetasja Gj. D., vjeçe 39, banuese Durrës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza, shtetasja S. D., vjeçe 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë  Gjykatës  Shkallës  Parë Durrës, për shtetasin  D. C., vjeç 60, banues Durrës, pasi në lagjen nr. 12, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
 Më datë 04.08.2018, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, për shtetasin L. Xh., vjeç 52, pasi në lagjen nr. 13, banesën e tij, ka ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.
 
Më datë 04.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., vjeç 30, banues në Durrës, pasi në banesë, dyshohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë  bashkëshorten E.N, 28 vjeçe, e  cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën ku pas marrjes së ndihmës mjeksore  është larguar nga spitali, duke iu shmangur hetimeve. Punohet për gjetjen e pistoletës. Nenet 130/a, 300, 301 e  278/2 të Kodit Penal. 
 
 Më datë 05.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim J. N., vjeç 31, banues në Durrës,  pasi Gjykata e Shkallës Parë  Durrës, ka dhënë  masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale  “Heqje  e paligjshme e lirisë”. Neni 110/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E. M., vjeç 25, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, Plazh, ka vjedhur në një lokal. Neni 134 i Kodit Penal.
 
 
Komisariati i Policisë Krujë
 
 Më datë 04.08.2018, shtetasi P. D., vjeç 58, banues në Tiranë, kallëzon se  në valixhen e marrë në aeroport i mungonin  një palë syze. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134  i  Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, shtetasja A. S., vjeçe 22, banuese në Shkodër, kallëzon se në Rinas, ka konstatuar se i ka humbur një byzylyk floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë, për vlerësim.
 
 Më datë 04.08.2018, u referua materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin J. N., vjeç 31, banues në Durrës, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin R. S., vjeç 24, banues në Bubq-Krujë. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Elbasan 
 
Më datë 04.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.N, vjec52, banuese në Elbasan, pasi kunati P.N, vjec52, banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Komisariati i Policisë Librazhd
 
Më datë 04.08.2018, në fshatin Qukës Shkumbin, në rrugë, ka vdekur shtetasi S.O, vjec 63, banues në fshatin Qukës Shkumbin. Nga veprimet e kryera, rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.  Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Elbasan, për vlerësim. 
 
Më datë 04.08 2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin Sh.B, vjec 57, banues në fshatin Fanjë, pasi në fshatin Fanjë, ka dëmtuar disa matës uji. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Me datë 05.08.2018, në fshatin Rrajcë Fushë, Përrenjas, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit N.Ç, vjec 56, ku ka vetëm dëme materiale. Parapraksiht dyshohet për shkaqe aksidentale. Punohet për sqarimin e rrethanave të  ngjarjes. Informacion paraprak.
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Më datë 04.08.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, vjec 22, banues në Pogradec, pasi në Pogradec, te “Enkelana”, iu gjet e bllokua 1.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018,u arrestuan në flagrancë shtetasit K.Xh dhe A.XH, vjec29 e 38, banues në Lavdar, pasi në  “Lagjen e Lavdarakëve”, kanë goditur me sende të forta shtetasin D.P, vjec 35, banues në Korçë. Neni 89 e 25 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Maliq
 
Më datë 04.08.2018,në Maliq, në banesë, ka vdekur shtetasi R.M, vjec 58. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për vdekje natyrale.
 
Komisariati i Policisë Pogradec
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për  shtetasin E.D, vjec 21, banues në Rëmenj, pasi në lagjen nr. 1 Pogradec, ka goditur me mjete të forta shtetasin G. B. P, vjec 18, banues ne Verdove. Neni 89 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Berat
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin R.K, vjec 82, banues në Berat,pasinë banesë, u kap duke ndërtuar çatinë, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal. 
 
Më datë 04.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen B.M, vjece73, banuese në fshatin Moravë, pasi në Moravë, në banesë, është dhunuar psikologjikisht nga nusja e djalit, J.M, vjece 30, banuese në Moravë. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 04.08.2018, rrugës për në Spitalin Rajonal Berat, ka vdekur shtetasi L.D, vjec 59, banues në Ura Vajgurore. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pare Berat. 
 
Komisariati i Policisë Kuçovë
 
Më datë 04.08.2018, në vijim komunikatë sqë bën fjalë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje të armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, më u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës  Parë Berat, për shtetasin në kërkim E.H, vjec 29, banues në Perondi. Nenet 89, 279 e 84 të Kodit Penal. 
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasit R.S, M.S dhe E.S, vjec 60, 51 e 30, banor në fshatit Zdravë, pasinë  banesë , janë konfliktuar menjeri tjetrin. Neni 130/a/1 Kodit Penal .
 
Komisariati i Policisë Fier
 
Më  datë 04.08.2018, në Darzëzë, Fier, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi S.S,vjec 36, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, ka konstatuar se ka rënë zjarr, në pjesën e motorit, si pasojë mjeti ka pësuar dëmtime. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në motor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për ngjarje aksidentale. 
 
Komisariati i Policisë Lushnjë
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin B.Sh, vjec 28, banues në lagjen “18 Tetori”, pasi në lagjen “18 Tetori” Lushnjë, ka goditur me mjete të forta, shtetasin K.R, vjec 21, banues në Lushnjë. Neni 89 i Kodit Penal. 
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasve A.K, I.K dhe S.K, vjec 44, 47 e 25, banues në fshatin Gradishtë, pasi në fshatin Kolonjë, kanë goditur me sende të  forta shtetasit F.K dhe A.K, vjec 45 e 40, banues në Kolonjë. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Divjakë
 
Më datë 04.08.2018,u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së  menjëhershme për shtetasen J.Gj, vjece 52, banuese në fshatin Xeng Divjak, pasi në banesë vjehrri N.GJ, vjec 82, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Komisariati i Policisë Vlorë
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen L.M, vjec44, banuese në Vlorë, pasinë lagjen “Pavarësia”, duke kryer riparime, në banesën e saj, ka dëmtuar një pjesë të tavanit të banesës së shtetasit N.M , vjec 84, banues në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal. 
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.H, vjec 46, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Isa Boletini”, në banesë, ka dhunuar fizikisht nënën e tij V.H, vjec 63, banuese Vlorë. Neni 130/a i Kodit Penal. 
 
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Th.C, vjec 84, banues në  Vlorë, pasi në fshatin Lapardha, ka goditur me sende të forta shtetasin S.C, vjec 67, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pë r shtetasin në kërkim F.I, vjec 27, banues në Vlorë , pasi në lagjen “Kushtrimi”, ka goditur me mjete të  forta shtetasin K.Gj, vjec 27, banues në  Vlorë . Nenin 89 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Himarë
 
Më datë 04.08.2018, shtetasi A.A, vjec 60, banues në fshatin Dhërmi, kallëzon se më datë 03.08.2018, persona të pa identifikuar, i kanë vjedhur banesën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. 
 
Komisariati i Policisë Sarandë
 
Më datë 04.08.2018, u plotësua-kërkesë padia  për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen F.M, vjec 30 , banues në Sarandë, pasi ish bashkëshorti A.Ç, vjec 33, banues në Stjar Delvinë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin K.C, vjec 39, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr.3, duke drejtuar motorin tip “Sonik“, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë janë dëmtuar K. C., dhe bashkëshortja L.C, vjec 38, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 e 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin J.M, vjec 25, banues në Himarë, Vlorë,  pasi në aksin rrugor Borsh–Shkallë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur mjetin e parkuar tip “Man” për pasojë, janë dëmtuar J. M., dhe pasagjerët L.S., I.Q.,dhe K.M., vjec 29, 22 e 27, banues në Delvinë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Më datë  04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen A.V., vjec 24, banues në fshatin Mursi, pasi në lagjen nr. 1 Sarandë, ka goditur me grushte shtetasin I.M., vjec 60, banuese në Gjashtë. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit A.P., K.Gj., R.P., V.T.,dhe A.T, vjec 50, 20, 20, 23 dhe 29, banues në Lezhë, pasi në Shëngjin, kanë goditur njëri-tjetrin. Nenet 89 e 274 të Kodit Penal
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin G.Gj., vjec 27, banues në Shëngjin Lezhë, pasi në Shengjin, është konfliktuar me shtetasen L.Gj., vjece 40. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
Më datë 04.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim D.Gj., vjec 42, banues në Maratomaj, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Ndërtim i paligjshëm”.
 
 
 
Më datë 04.08.2018, në Shëngjin, në banesën, ku qëndronte si pushues, ka ndërruar jetë shtetasi R. K., vjeç 83, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin Ll.Sh., vjec56, banues në Fushë-Milot Kurbin, pasi ka ushtruar  vetëgjyqësi ndaj shtetasit S.V., vjec 53, banues në Fushë-Milot.Neni  277 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 04.08.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi V.K, vjec 25, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, pasi në  lagjen Vasil Shanto, gjatë kontrollit në mjetin e tij “Benz”,iu gjet e u bllokua një thikë, pa leje. Neni 279 Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Vau Dejës
 
Më datë 04.08.2018,gjatë natës, në fshatin Mjedë, është vjedhur dyqani në përdorim të shtetasit Sh.D., vjec 27, banues në fshatin Mjedë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 e 25 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, gjatë natës, në qytetin Vau Dejës, shtetasit L.Ll., vjec 47, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Pukë
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin F.GJ., vjec 47, banues në Fushë Arrës, pasinëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin N.N., vjec 59, banues në Fushë Arrës. Neni 275 i Kodit Penal. 
 
V. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
 
Më datë 04.08.2018, në P.KK, Kakavijë, janë kapur 4 shtetasit të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin shtetërorë të R. Sh., në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas në përfundim të procedurave përkatëse do të kthehen në vendet e tyre të orgjinës.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2