Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Gusht 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new
 
Departamenti i Policisë Kriminale
 
Drejtoritë Vendore të Policisë                                              
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M T., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në në rrugën “Selim Brahja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Piaggio”. Neni 291 i Kodit Penal.  
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasen L. M., vjeçe 42, banues në Fushë-Krujë, pasi në fshatin Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar biçiklistin K. A., vjeç 31, banues në Kamzë, Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Ushtarak nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
  
Më datë 05.08.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi I. G., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në në rrugën ”Gjiri i Lalëzit-Maminas” , është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., vjeç 21, banues në fshatin Dishnicë, pasi në Dishnicë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Hyndai” është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi Gj. M., vjeç 64, banues në Korçë, të cilit i ka shkaktuar vetëm dëm material, dhe nuk ka qëndruar në vendngjarje, por është larguar. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A. N., vjeç 45, banues në Bilisht, pasi në Bilisht, duke drejtuar mjetin tip “Nisan“është përplasur me mjetin tip “Ford“në pronësi të shtetases Xh. F., vjeçe 27, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Neni 273 i Kodit Penal.  
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
 
I gjenden në banesë 30 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe 1 armë gjahu pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Narkotilëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. B., 18 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matriale një sasi prej 30 dozash lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe një armë gjahu pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga Nenet 283/1 e 280 të Kodit Penal.
 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.B, 58 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Gorre, Lushnje duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
Sektori për trafiqet e narkotikët
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N. Gj., vjeç 26, banues në fshatin Ungej, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin P. M., vjeç 26, banues në Shkodër, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. G. dhe K. H., vjeç 20 e 20, banues në Fier, pasi në lagjen nr. 1, Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar, ju gjetën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.25 gr lëndë narkotike dyshuar e llojit Kokainë, 24 gr  lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal. 
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K. B., vjeç 29, banues në Himarë, pasi në fshatin Dhërmi, gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe disa tableta me lëndë të papërcaktuar. Neni 283/1 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
 
Seksioni për narkotikët
 
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën narkotike.
Në vijim të masave të marra nga ana e Policisë Kufitare për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, qënieve njerëzore, si dhe mallrave kontrabandë, veprimtari kjo që mund të zhvillohet duke përfituar edhe nga fluksi në rritje i turistëve dhe shtetasëve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit dhe vijnë për pushime në Shqipëri, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një tentativë për trafik të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë automjetin “Toyota Rav”, që drejtohej nga shtetasi S. H., 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi.
Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në gomën rezervë kishte të fshehura disa pako të mbështjella me letër natriban të cilat dyshohet se janë të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Menjëherë është njoftuar grupi Hetimor, ku kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithësej, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. G., vjeç 22, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, në vendin e quajtur kryqëzimi i rrugës nr. 2, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtuese shtetasen A. K., vjeçe 23, kur për pasojë ka mbetur i dëmtuar pasagjeri në mjetin tip “Benz” shtetasi A. Ll. ,vjeç 21, banues në Pukë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 290/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin D. B., vjeç 29, banues në Malësi e Madhe, pasi në aksin rrugor “Razem-Dedaj”, duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Dayang” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Porshe” me drejtues shtetasin G. M., vjeç 32, banues në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i Ciklomotorit, D. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., vjeç 38, banues në Tregtan, Has, pasi në vendin e quajtur “Tobël”, në aksin rrugor Kukës- Krumë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volksvagen” dhe gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë. Nenet 291 e 244 të Kodit Penal. 
 
 
Departamenti për Sigurinë Publike
 
Komisariatet e Policisë
 
Rrethet Gjyqësore
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
Më datë 05.08.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. A. dhe B. A. vjeç 23 e 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ethem Haxhademi”, gjatë kontrollit fizik, ju gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 5 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen L. K., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin G. H. vjeç 53, banues në Tiranë. Nenet 90 dhe 84 të Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 3.2 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. D., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi tek Liqeni Artificial, ka goditur shtetasin R. K., vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. Z., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, i ka vjedhur shtetasit E. M. vjeç 29, banues në Laç. Neni 134/1 i Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G. Xh., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Robert  Shvarc”, u kap duke vjedhur në banesën e administruar nga shtetasi Gj. B., vjeç 41, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. R., vjeç 27, banues në Durrës, i dënuar më parë pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, ka goditur shtetasin J. S., vjeç 31, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F. N., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, gjatë kontrollit të mjetit ju gjet e bllokua, një pajisje ndriçimi, fenelin, si ato të policisë. Neni 247 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B. G., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kosovarëve”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 3.0 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
Më datë 05.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme për shtetasen D. T., vjeçe 48, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti B. M., vjeç 54, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit të mitur E.H. pasi në Laprakë, përballë me anë të mashtrimit, ka vjedhur disa paketa në dyqanin e shtetases A. H. vjeçe 52, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. K., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë kontrollit fizik, ju gjet e bllokua, një portofol si ato të policisë. Neni 246 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit I. L., vjeç 47, banues në Paskuqan, pasi në rrugën “Llazar Shapatini”, nëpërmjet mashtrimit i ka vjedhur materiale ndërtimi shtetasit H. K., vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. P., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi ka përvetësuar nga një shtetas tjetër, biçikletën e vjedhur të shtetasit E. T., vjeç 27, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 283 të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen Xh. O., vjeçe  66, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. 
 
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B., vjeç 24. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorëve. Neni 284 i Kodit Penal.   
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 05.08.2018, në rrugën “Astrit Losha”, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës shtetasi A. Ç., vjeç 58, i cili ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. D., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Besim Alla‘’, ka goditur me sende të forta, shtetasin N. Sh., vjeç 52, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e tij. Neni   90 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, në rrugën “3 Dëshmoret”, shtetasit të mitur E. G., vjeç 13, banues në Tiranë, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.
 
Më datë 05.08.2018, shtetasi G. S., vjeç 30, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Qelqit”, në mjetin tip “Rover” i kanë vjedhur një telefon tip “Samsung” dhe portofolin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R. P., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “BMV” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore, shtetasit E. B., vjeç 26, banues në Tiranë, për shoqërimin e mjetit në pikën e bllokimit, i cili ka rezultuar me gjoba të papaguara. Neni 242 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit D. C. dhe B. M. vjeç 54 e 36, banues në Tiranë. Nenet 89, 84, 275 dhe 121/a të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vorë
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R. T., vjeç 36, banues në fshatin Sharg, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës, shtetases M. T. vjeçe 25, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit P. M. dhe Xh. M. Vjeç 46 e 22, banues në fshatin Sharg, pasi në fshatin Sharg, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin R. T. vjeç 36, banues në fshatin Sharg. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprën penale ‘‘Vjedhja“,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin G. Rr., vjeç 38, banues në Golem. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti lundrues gomone. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, shtetësia E. S., vjeçe 28, banuese në Elbasan, kallëzon se në Golem, në i kanë marrë telefonin tip “Samsung”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës,  për  shtetasin  Sh. K., vjeç 51, banues  në Durrës, pasi në fshatin Manëz, gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, iu gjetën  dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi drush të prera, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.  
 
Më datë 05.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e  urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L. I. vjeçe 53, banuese në fshatin Qerret, pasi bashkëshorti, shtetasi V. I. vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 05.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e  urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen R. G., vjeçe 28, banuese  në Durrës, pasi vëllai, shtetasi S. G., vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  
 
Më datë 05.08.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi F. Sh. 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit A.E. 29 vjeç , banues në Durrës, të cilin e ka goditur dhe më vijim i ka vjedhur me dhunë një sasi parash shtetases H.M. 44 vjeçe. Nenet 139, 88 të Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, në banesë, është vetëhelmuar me  fostoksinë shtetasi Y. M., vjeç 33, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokuroriosë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme shtetasin F. K., vjeç 77 ,banuese në Durrës, pasi bashkëshortja, shtetasja M. K., vjeçe 57, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F. Xh., vjeç 31, banues në fshatin Shkallnur, pasi duke punuar me një mjet gërmues në tokën e tij, ka dëmtuar një kabull të energjisë elektrike që furnizonte lagjen 13. Neni 156 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. L., vjeç 75, banues në Durrës, pasi në banesë, po ndërtonte një avlli me blloqe betoni pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 21, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, duke drejtuar mjetin, tip “Volksvagen”, ka aksidentuar këmbësorin e mitur me iniciale L.R, vjeç 17, i cili ndodhet në spital,  jashtë rrezikut. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Krujë 
 
Më datë 05.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e  urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V. E., vjeçe 32, banuese  në fshatin Borizanë, pasi bashkëshorti, shtetasi A. E., vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike, e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë,  për vlerësim, për shtetasin Gj. F., vjeç 58, banues në Fushë-Krujë, pasi në lagjen Magaze, për motive pronësie është konfliktuar me shtetasin S. B., vjeç 70, banues në lagjen Magaze.
 
Më datë 05.08.2018, në fshatin Bilaj, është vjedhur banesa e shtetases M. B. vjeçe 42. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Elbasan 
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., vjeç 49, banues në Elbasan, pasi në në lagjen “Kongresi”, në një dyqan ka vjedhur disa rroba. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. Ç., vjeç 57, banues në Elbasan, pasi në banesë, u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetases Zh. Q., vjeçe 35, banuese në Elbasan, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi J. Q., vjeç 42, se kjo shtetase ka nxjerrë jashtë Shqipërisë pa pëlqimin e tij, dy fëmijët e tyre të mitur . Neni 127 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N. C., vjeçe  29, banuese në fshatin Valas , pasi bashkëshorti, shtetasi G. C., vjeç  35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. T., vjeç 42, banues në fshatin Fush-Bull, pasi në fshatin Fush-Bull, ka prerë disa drurë pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Librazhd
 
Më datë 05.08.2018 në fshatin Rrajcë, në banesën e shtetasit N. Ç., vjeç 56, ka rënë zjarr, ku është djegur banesa dhe orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.  
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Më datë 05.08.2018, në lagjen nr 6, ka bërë ulje të detyruar helikopteri i një shoqërie private, me drejtues pilotin A. L., vjeç 48, banues në Tiranë, i cili ishte marrë me qira për një gëzim familjar nga shtetasi G. H., vjeç 34, pasagjer. Nga veprimet hetimore rezultoi se helikopteri është nisur nga aeroporti i Rinasit, për në Korçë dhe gjatë fluturimit, si shkak i një rrotullimi ka rënë helika e vogël dhe për pasojë është kryer ulja e menjëhershme e tij duke shkaktuar vetëm dëme materiale të mjetit. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.
 
Komisariati i Policisë Devoll
 
Më datë 05.08.2018, në fshatin Zagradec, në banesë ka ndërruar jetë shtetasi F. H., vjeç 54. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për vdekje natyrale.  
 
Komisariati i Policisë Pogradec
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin P. I., vjeç 58 , banues në Tiranë, pasi në fshatin Memlisht, ka shkatërruar një mur në pronën e shtetasit Gj. I., vjeç 65, banues në Pogradec. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A. Xh., vjeç 40, banues në fshatin Vërdovë, pasi në lagjen Nr. 3, ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., vjeç 44, banues në lagjen Nr. 5,. Neni 89 i Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Ersekë
 
Më datë 05.08.2018, gjatë natës, në qytet, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases V. J., vjeçe 58. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Pena.  
 
Komisariati i Policisë Skrapar
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N. T., vjeç 44, banues në fshatin Çerenisht, pasi i ka vjedhur motoçikletën tip “Dayang”, shtetasit B. D., vjeç 25, banues në fshatin Çerenisht. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Lushnjë  
 
Më datë 05.08.2018, në fshatin Qerret i Ri, në parcelën e shtetasit E. D., vjeç 42, ka rënë zjarr, ku ka patur dëme të pakta. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim. 
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasin R. Ç., vjeç 64, banues ne fshatin Krutje e Poshtme, pasi në fshatin Krutje, duke djegur kashtën e grurit në tokën e tij, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur disa hektarë tokë në pronësi të shtetasit Sh. K., vjeç 51. Neni 161 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mallakastër
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit A. B. dhe A. B., vjeç 23 43, banues në fshatin Drenovë, pasi në fshatin Drenovë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. H., vjeç 22, banues në fshatin Drenovë, i cili ka pësuar dëmtime të lehta. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
Lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve me precedentë penale dhe ata të cilët posedojnë armë zjarri pa leje kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit: S.K., 17 vjeç, banues në Vlorë.  Ky shtetas u kap nga shërbimet policore në lagjen ''Pavarsia 2'', duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë, pa leje. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
 
Më datë 04.08.2018, në lagjen “Bashkimi“, është tentuar të vidhet banesa e shtetases D. K., vjeçe 53, banuese në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë  Gjykatës së  Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin T. K., vjeç 15, banues në Vlorë, në lagjen “24 maji”, dyshohet se ka vjedhur një kabull elektrik, në fabrikën në pronësi të shtetasit E. N., vjeç 45. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., vjeç 34, banues në Vlorë, pasi në banesë, ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases N.  Sh., vjeçe 32. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u kap shtetasi në kërkim S. Q., vjeç  60, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së vjeç Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Neni 300 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, në lagjen “Pavarsia 3”, është  tentuar të vidhet banesa e shtetasit A. Ç vjeç 35. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, është djegur pjesërisht, automjeti tip “Honda” në pronësi të shtetasit R.  L., vjeç 52. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.
 
Më datë 05.08.2018, në Sarandë, në Plazhin e Ri, shtetasi K. C., vjeç 35, duke u hedhur nga një trampolinë aksidentalisht është dëmtuar dhe aktualsiht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për vlerësim. 
 
Më datë 05.08.2018, shtetasi E. A., vjeç 36, banues në Vlorë, kallëzon se te plazhi i Zvërnecit, i kanë vjedhur dy çanta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., vjeç 50, banues në Kukës, pasi në portin e peshkimit “Lagjia nr. 4”, Sarandë, duke furnizuar me karburant mjetin autobot ka derdhur karburant duke ndotur detin. Neni 203 i Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Himarë 
 
Më datë 05.08.2018, shtetasit M. Sh., vjeç 18, banues në fshatin Gjipe, është  tentuar t’i vidhet banesa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë,  për shtetasin D. M., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi ka marrë me qera një mjeti tip “BMË” të cilin nuk e ka kthyer në kohë. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Gjirokastër
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin M. N., vjeç 21, banues në Gjirokastër, në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur shtetasin K. G., vjeç 36, banues në fshatin Picar. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, në lagjen ”Zinxhira”, është tentuar të vidhet zyra e shtetasit  Sh. F., vjeç 65, banues në Gjirokastër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.   
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin P. P., vjeç 46, banues në Tresh. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasin R. N., vjeç 72, banues në Lezhë, pasi djali, A. N., vjeç 32, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. R. vjeç 25, banues në Laç, pasi në superstradën Lezhë-Tiranë, ka goditur me sende të forta shtetasit E.  D. dhe  A.  D.,  vjeç 27 dhe 49. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, në plazhin “Rana e Hedhun”, Shëngjin, shtetasi Z. M., vjeç  35, banues në Tiranë, duke gjuajtur peshk me një pushkë peshkimi, aksidentalisht i është ngulur në qafë shtiza e pushkës duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.
 
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
Më datë 05.08.2018, në Patok, në servisin e shtetasit S. M., vjeç 30, ka rënë zjarr ku për pasojë është djegur mjeti tip “Benz”. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i rënies së zjarrit është një shkëndijë elektrike në këtë mjet. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, si ngjarje aksidentale.
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen L. O., vjeçe 25, banuese në fshatin Vukatan, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrit, shtetasit S. O., vjeç 74. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, në fshatin Pulaj, shtetasit P. V., vjeç 45, banues në fshatin Gril, Malësi e Madhe, i kanë vjedhur motorin tip “Xing”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vau Dejës
 
Më datë 05.08.2018, gjatë natës, në fshatin Paçram, shtetasit N. T., vjeç 54, i kanë vjedhur një viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Kukës
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin Z. B., vjeç 54, banues në fshatin Shëmri, pasi ka bërë njoftim të rremë në organet e Rendit. Neni 272 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe po punohert për kapjen e shtetasit për shtetasin D. K., vjeç 23, banues në fshatin Fshat. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Tropojë
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Tropojë për shtetasit L. T. dhe A. H., vjeç 42 e 45, banues në fshatin Viçidol e Kojel. Nenet  300 e 248 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Has
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit e miturit V.J. M.J. dhe V.J. vjeçe 16, 14 e 12, banues në fshatin Gajrep, pasi në fshatin Letaj, në bashkëpunim, kanë vjedhur një orë muri dhe një mikrofon. Nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.
 
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
 
Më datë 05.08.2018,  D.V.K.M Tiranë, u kap 1 shtetas i huaj, i cili ka kaluar kufirin shtetëror  në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave përkatëse ky shtetas do të dergohet në vendin e tij të orgjinës.
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
 
Më datë 05.08.2018, në PKK Rinas, gjatë kontrollit, shtetasit L. Xh., vjeç 31, banues në Librazhd, iu gjet e bllokua një dokument i dyshuar i falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës 
 
Më datë 05.08.2018, u kap shtetësia M. M., vjeçe 20, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa. Iu dërgua D P V Tiranë për veprime të mëtejshme. 
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
 
Më datë  05.08.2018,  nga shërbimet e DVP Gjirokastër, u kapën 2 shtetas të huaj të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror  në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave përkatëse këta shtetas do të dergohen në vendin e tyre të orgjinës.
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
 
Më datë 06.08.2018, në  afërsi të PKK Bllatë, u kap shtetasi D. Q. vjeç 42, banues në Maqellarë, pasi në mjetin tip kamioçinë po transportonte disa bagëti pa dokumentacionin përkatës. 
 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4