Elbasan: Finalizohet operacioni policor i koduar "Muzgu". Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Elbasanelb1
 
Finalizohet  operacioni policor i koduar  "Muzgu".
 
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.
 
Sekuestrohet  505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Heroinë"
 
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpuntori i tij.
 
Në sajë të organizimit  të punës policore, verifikimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë ligjore, duke përdorur metodat speciale të hetimit nga ana e  Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan,  është finalizuar operacioni policor i koduar “Muzgu”.
 
Në kuadër të këtij operacioni u  arrestuan në  flagrancë shtetasit:
 
• A. C., 49 vjeç , banues në  Berat.
 
• A. P., 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë. 
 
Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën . 
 
Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit A. Ci, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale:
 
 - 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Heroinë".
 
Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe   dy automjete  në pronësi të shtetasve të arrestuar.
 
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në  qytetin e  Elbasanit.
 
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e  bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. 
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan,  për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve"  e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2,  i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2