Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Gusht 2018

Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new
 
Departamenti i Policisë Kriminale
 
Drejtoritë Vendore të Policisë
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç. vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nga kontrolli në mjetin tip “Ford”, ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 2.57 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 1.76 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.   
 
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. S. vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar një sasi eurosh shtetases B. K. vjeçe 57, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh. vjeç 31, banues në Librazhd, pasi në P K K Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një dokument identifikimi i falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen K. S. vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar një shumë të hollash, shtetasit E. H. vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. N. vjeç 54, banues në Lushnjë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë letrash me vlerë, shtetasit B. D. vjeç 65, banues në Tiranë, duke i premtuar në këmbim një apartament banimi. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen K. S., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar një shumë në euro, shtetasit A. D. vjeç 44, banues në Tiranë. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.  
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L. vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D. vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, në rrugën e "Re", tek ura teknologjike, një drejtues mjeti i paidentifikuar, ka përplasur motorin tip “Yinxiang”, me drejtues shtetasin E. Sh., vjeç 39, banues në Tiranë ku për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motorit E. Sh. dhe pasagjerja e tij shtetasja A. Sh. vjeçe 29, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, tek rrethrrotullimi i "Saukut", shtetasi L. D. vjeç 28, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D. dhe pasagjerja, shtetasia D. Xh. vjeçe 23 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi E. P., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë, në spital. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K. D. vjeç 51, banues në Shëngjin, Lezhë,  në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. R. vjeç 48, banues në Mirditë, pasi në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin O. K. vjeç 33, banues në Kavajë, pasi në P K K Port, Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E. A. vjeç 41, banues në Vlorë,  pasi në P K K Port,  Durrës  ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K. I. vjeç 37, banues në Cërrik, Elbasan,  pasi në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. F. vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E. O., vjeç 37, banues në Sukth, Durrës, pasi në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. T. vjeç 41, banues në Dibër, pasi në P K K Port,  Durrës, ka përdorur një dokument makine të falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., vjeç 53, banues në Durrës, pasi bashkëshortja e tij, shtetasja M. H., vjeçe 47, është vetëvrarë në banesë me armën  e shërbimit të këtij shtetasi. Neni 99 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J. B. vjeç 34, banues në Durrës, pasi në në rrugën “Egnatia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Q. K. vjeç 60, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”. Neni  291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një mjet i pa identifikuar, i cili është ka aksidentuar këmbësoren A. V. vjeçe 59, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Krujë, për shtetasin Q. J. vjeç 73, banues në Shkodër, pasi në rrugën Bilaj, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M. vjeç 43, banues në Shkodër, ku për pasojë është aksidentuar pasagjerja Z. J. vjeçe 61, e cila pasi mori mjekim në spitalin e traumës Tiranë, u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sh. M. vjeç 46, banues në Durrës, pasi në Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”. Neni  291 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin N. N. vjeç 32, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka goditur  mjetin tip  “Ford" me drejtues shtetasin A. Gj. duke shkaktuar dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I. M. vjeç 32, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.1, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi  motoçikletën tip “Lonxia”. Neni  291 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin me iniciale  G. Zh. vjeç 17, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.6, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yingxiang”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin L. Ll. vjeç 18, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.6, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.  
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
Seksioni për narkotikët
 
Finalizohet  operacioni policor i koduar  "Muzgu".
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.
Sekuestrohet  505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Heroinë"
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpuntori i tij.Në sajë të organizimit  të punës policore, verifikimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë ligjore, duke përdorur metodat speciale të hetimit nga ana e  Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan,  është finalizuar operacioni policor i koduar “Muzgu”.
Në kuadër të këtij operacioni u  arrestuan në  flagrancë shtetasit:
• A. C., 49 vjeç , banues në  Berat.
• A. P., 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë. 
Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën . 
Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Cani, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale:
- 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Heroinë".
Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe   dy automjete  në pronësi të shtetasve të arrestuar.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në  qytetin e  Elbasanit.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e  bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan,  për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve"  e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2,  i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin  E.A, 27 vjeç, banues në Vashtëmi-Maliq, pasi në aksin rrugor Pogradec-Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka përplasur shtetasin P.P, 64 vjeç, banues në Vashtëmi i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Korçë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u  referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin D.Xh, 30 vjeç, banues në fshatin Zvezdë-Maliq, pasi në vëndin e quajtur “Qafa e Zvezdës”, ky shtetas duke drejtuar biçikletën me pasagjer në pjesën e pasme, shtetasin K.T, 26 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë rrëzuar duke marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, ku shtetasi K.T, ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi D.Xh, pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë.  Neni 290  i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.F, 30 vjeç, banues në fshatin Plug-Lushnjë, pasi në aksin rrugor Moglicë-Maliq, në afërsi të kantierit, duke drejtuar pa lejë drejtimi motorin tip“Loncin” pa targë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar duke marrë dëmtime i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe  291 të  Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E. D. vjeç 33, banues në fshatin Lapardha, Berat, pasi motori tip “Honda”, pa targë, dyshohet të jetë i vjedhur jashtë shtetit, Neni 141/a i Kodit Penal. 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A. K. vjeç 49, banues në fshatin Sqepur, Berat, pasi duke drejtuar mjetin “Tata”, me në lagjen “Çlirim”, te “Ura e Re”, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e një banese, duke dëmtuar shtetasit B. K., P. P., R. B., dhe J. A., vjeç 46, 68, 63 e 68, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Fier, për shtetasin G. Ç., vjeç 32, banues në Fier, pasi i ka vjedhur në banesë një sasi eurosh motrës së tij, shtetases A. Gj. vjeçe 29, banuese në Fier. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa fishekë dhe 4.3 gr, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1, 134 dhe 278/2 të Kodit Penal. 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Fier, për shtetasin M. D. vjeç 58, banues në Çeligrad Fier, pasi në aksin Rrugor Fier-Seman, duke drejtuar mjetin tip “Iveko”, është përplasur me mjetin tip “Lançia”, me drejtues shtetasin K. G. vjeç 27, banues në Fier, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi K. G. dhe pasagjeri i tij, shtetasi T. S. vjeç 47, banues në Fier, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, janë larguar për në banesë.  Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Vlorë, për shtetasin me iniciale K. M., vjeç 18, banues në fshatin Kuqan Elbasan, pasi në Divjakë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Pelikanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.  
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Vlorë, për shtetasin R. G. vjeç 18, banues në Lushnjë, pasi në  lagjen “Gafurr Muço”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.  
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Xh. H., vjeç 22, banues në fshatin Hoshtimë, Vlorë, pasi në PKK Vlorë, ka kaluar kufirin shtetërorë në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
 
Më datë 06.08.2018, rreth orës 22:00, në lagjen ''Pavarsia 3'',  janë dëgjuar 3  të shtëna me armë zjarri (pistolete), ku nga të shtënat paraprakisht  nuk ka rezultuar të ketë persona të dëmtuar. Si rezultat i reagimit në kohë të policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet  për kapjen e tyre. Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Informacion Paraprak.
 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M. vjeç 24, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në Vlorë, duke lëvizur me mjetin tip “Ford Fiesta”, ka aksidentuar shtetasin L. Sh. vjeç 55, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.
 
Më  datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., vjeç 51, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Skel-Sodë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Z., vjeç 41, pasi në Ksamil, në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”, është përplasur me mjetin tip “BMV”, me drejtues shtetasin E. H., vjeç 58, banues në Ksamil Sarandë. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A. B., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në fshatin Iliras, Memaliaj, duke drejtuar motorin tip “Honda”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasen M. Z., vjeçe 40, banues në Durrës, pasi në Kryqëzim të Patokut, Kurbin, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” ka aksidentuar këmbësoren D. Ll., vjeçe 41, banues në Delbnisht, Kurbin, e cila  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Në vijim të komunikatës u ekzekutua urdhri Prokurorisë Shkodër, për ndryshimin e masës nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për shtetasin I. C., vjeç 21, banues në Shkodër. Nenet 298 e 283 të Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për  shtetasin e mitur me iniciale O.L., vjeç 15, banues në Peshkopi, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin D. Q. vjeç 42, banues në Maqëllarë,  Dibër, pasi në PKK, Bllatë, u kap me mjetin tip “Kamionçinë”, duke transportuar disa bagëti, pa dokumentacionin përkatës. Nenet 174 e 178 të  Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H. R. vjeç 38, banues në Pocest, Dibër, pasi në Maqellarë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin F. M. vjeç 21, banues në Majtarë, Dibër, pasi në Peshkopi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin tip “Jinghong”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T. vjeç 39, banues në Peshkopi pasi në Peshkopi, u kap duke drejtuar gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Departamenti i Sigurisë Publike
 
Rrethet  Gjyqësore
 
Komisariatet e Policisë
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. Sh., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hafiz Sabri Koçi”, në mjetet e një firme ka tentuar të vjedhë karburant. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan mjeti tip ”Renault” dhe disa bidonë. Punohet për kapjen e A. Sh. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B. Sh., vjeç 78, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Visha”, ka thyer me mjete të forta xhamin e fadromit të një kompanie. Neni 150 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen P. Z. vjeçe 29, banuese në Tiranë. Neni 124/b/2 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen A. S., vjeçe 52, banuese në Tiranë, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, shtetasin E. V., vjeç 29, banues në Tiranë. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen T. K., vjeçe 41, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti shtetasi A. K., vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes T. K., vjeçe 41, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 6.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin me iniciale D. D., vjeç 15, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Budi”, në banesën e shtetasit S. T., vjeç 28, banues në Tiranë, ka vjedhur një lap-top dhe një varëse. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 6.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A. A., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses E. I. vjeçe 22, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, shtetasja E. Xh., vjeçe 45, banuese në Tiranë, kallëzon se e shqetëson me thirrje telefonike një numër i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E. I., vjeçe 22, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëjetuesi A.  A. vjeç 31,  banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., vjeç 24, banues në Tiranë. Nenet 134 dhe 121/a/2 të Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, tek ish fusha e Aviacionit, në banesë, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi F. J., vjeç 82, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E. Sh., vjeç 30, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, duke drejtuar një mjet pa targë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti. Neni 242 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L. L., vjeç 22, banues në Fushë Krujë, pasi në bulevardin ‘’Zogu i Parë‘’, nga kontrolli në mjetin tip ‘’Benz’’ ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, gjatë natës, në rrugën “Reshit Çollaku”, është vjedhur banesa e shtetasit A. B., vjeç 48. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Sh. M., vjeçe 34, banuese në Tiranë, pasi në Kodër Kamëz, në banesë, bashkëshorti A. M., vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin V. N., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin D. C., vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, shtetasi A. H., vjeç 35, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshortja E. H.,vjeçe 31, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.   
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. B., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, pasi ka ushtruar vetëgjyqësi. Punohet për kapjen e A. B. Neni 277 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R. R., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Metush Lilo”, ka goditur shtetasen e mitur me iniciale A. SH., vjeçe 13, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
 
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit B. T. dhe G. T.,  vjeç 40 e 53, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u ndalua shtetasi D. M., vjeç 64, banues në Kukës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 6.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale E. M.,  dhe I. M., vjeç 15 e 15, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Bulevardi Blu”, në dyqan i kanë vjedhur telefonin, shtetasit G. S., vjeç 30, banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 06.08.2018, shtetasi K. L., vjeç 55, banues në Kombinat, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza A. L., vjeçe 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për identifikimin e plotë të shtetasve A. K. dhe K. S., vjeç 51 e 46, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, në ambientet e dyqanit të shtetasit S. Xh., vjeç 57, banues në Tiranë, kanë vjedhur disa vegla pune. Neni 134/2 i Kodit Penal.  
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E. I., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, J. I., vjeçe 25, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin A. S., vjeç 51, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Sharrdushk, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar këmbësoren K. K., vjeçe 78, banuese në Sharrdushk, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin V. C., vjeç 48, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj  bashkëshortes E. C., vjeç 48, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasit D. M., dhe I. K., vjeç 50 e 52, banues në Kavajë, pasi kanë goditur me njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, shtetasi Rr. D., vjeç 24, banues në fshatin Ballaj, kallëzon se  është goditur me mjete të forta nga një person i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin R. H., vjeç 64, banues në Rrogozhinë, pasi ka kanosur me armë gjahu, shtetasin I. H., vjeç 52, banues në Rrogozhinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Sh. M., vjeçe 87, banuese në Durrës, pasi nusja e djalit M. M., vjeçe 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin V. T., vjeç 31, banues në Durrës, pasi në një lokal ushtronte aktivitet pa lejen përkatëse mjedisore. Neni 274 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, gjatë natës, në lagjen nr.5, është vjedhur lokali në pronësi të shtetasit M. B., vjeç 54, banues në Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë–padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme,  për shtetasen A. K., vjeçe 44, banuese në Katund Sukth, pasi bashkëshorti B. K., vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së  Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 06.08.2018, gjatë natës, në lagjen nr.13, Durrës, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur navigatorin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. C., vjeç 36. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Krujë 
 
Më datë 06.08.2018, në Fushë–Krujë, shtetasi B. B., vjeç 58, duke vendosur një kabull në oborrin e banesës, aksidentalisht  është rrëzuar nga shkallët dhe  ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë, për vlerësim. 
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Krujë, për shtetasin A. L., vjeç 39, banues në Fushë-Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit H. L., vjeç 76. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Elbasan 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen N. M., vjeçe 46, banuese në Elbasan, pasi ndërmjet  mashtrimit ka tërhequr pensionin e djalit të shtetasit F. M., vjeç 51, banues në Elbasan. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, gjatë natës, në fshatin Bradashesh, shtetasit A. Ç., vjeç 58, banues në Tiranë,  i kanë vjedhur mjetit tip “Volvo”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin S. V., vjeç 61, banues në fshatin Pajun, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushërirës së tij, shtetases E. V., vjeçe 42. Neni 130/a i Kodit Penal. 
 
Më datë  06.08.2018, në urgjencën e spitalit Rajonal Elbasan, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, 40 persona të cilët kanë konsumuar ushqim në dasma të zhvilluara në një lokal në qytetin e Elbasanit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak. 
 
Komisariati i Policisë Librazhd
 
Më datë 06.08.2018, në fshatin Rrajcë-Skënderbe, shtetasi L. B., vjeç 54, aksidentalisht është dëmtuar nga brirët e kafshës së tij dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  Materialet u referuan  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen R. Ç., vjeçe 44, banuese në Librazhd. Nenet 119 e 274 të Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Më datë 06.08.2018, gjatë natës, në lagjen nr 4, në një godinë, janë vjedhur tre tuba bakri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve . Neni 134 i Kodit Penal   
 
Më datë 06.08.2018, ka bërë kallëzim shtetasja I.K, 53 vjeçe, banuese në Korçë (rezidente në Greqi), se në banesën në pronësi të saj në lagjen nr 18, i kanë vjedhur disa orendi shtëpiake.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin T.L, 30 vjeç, banues në Gjonomadh, pasi në afërsi të fshatit Shipskë, është konstatuar një mjet tip “Benz” me dy kafshë ngarkese dhe një motorsekë, të cilat dyshohet se janë përdorur nga ky shtetas,  si dhe 6 m3 lëndë drusore të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 205 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Pogradec
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja B.U, 28 vjeçe, banuese në Pogradec, bazuar në nenet 134 e 113 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Berat
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin K. Xh., vjeç 64, banues në Berat, pasi në lagjen “30 vjetori”, në banesën e tij, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a  i  Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Fier 
 
Më datë 06.08.2018, në Spitalin e Fierit, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët, i vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi F. H., vjeç 35, banues në fshatin Buzmmadh, i cili më pas ndërroi jetë në spital. Informacion paraprak.
 
Më datë 06.08.2018, shtetasi I. K., vjeç 44, banues në fshatin Cakran, është goditur me sende të forta nga shtetasi E. Sh., ku për pasojë ka pësuar dëmtime në krah dhe në trup.  Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe shoqërimin e shtetasit E. Sh. Informacion paraprak.
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin G. K., vjeç 48, banues në fshatin Fitore, pasi në banesën e shtetasit A. K., vjeç 46, dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E. C., vjeçe 65 banuese në  Vlorë, pasi djali, shtetasi A. C., vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K. Gj., vjeçe 57 banues në Vlorë, pasi nusja e djalit A. Ç., vjeçe 33, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 06.08.2018, shtetasi L. K., vjeç 57, banues në Vlorë, kallëzon se, në fshatin Romës, persona të paidentifikuar i kanë rrëzuar dhe dëmtuar një shtylle elektrike të tensionit të mesëm në pronësi të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen A. A., vjeçe 32, banuese në Lushnjë. Neni 124 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen Th. K., vjeçe 50, banuese në Vlorë. Neni 124 i Kodit Penal..
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D. R., vjeçe 34, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti D. R., vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj në mënyrë të vazhdueshme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A. Ç., vjeçe 33, banuese në Vlorë, pasi bashkëjetuesi L. Gj., vjeç 35, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A. A., vjeçe 28, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti L. A., vjeç 36, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj në mënyrë të vazhdueshme. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 06.08.2018, shtetasi R. L., vjeç 52, banues në Vlorë, kallëzon se gjatë natës, në lagjen “Hajro Çakërri”, i kanë vënë zjarrin automjetit të tij tip “Honda”, i cili është djegur në pjesën e përparme.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit me iniciale F. Z., dhe G. V., vjeç 15 e 14, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Isa Boletini”, u kapën, me një armë sportive pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së të menjëhershme, për shtetasen L. A., vjeçe 49, banuese Vlorë, pasi ndaj  saj, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike bashkëshorti N. A., vjeç 53, banues në Vlorë.  Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë  Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin I. K., vjeç 58, banues në Vlorë, pasi ka kanosur shtetasin Y. A., vjeç 64, banues në Vlorë. Nenet 277 e 84 të Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. V., vjeç 57, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji Ftohtë”, pranë ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen M. Sh., vjeçe 31, banuese në Vlorë, pasi nuk lejon të shohë fëmijët e tij, shtetasin F. Ll., vjeç 44, banues në Vlorë. Nenet 127 dhe 321 të Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin me iniciale A.L. vjeç 16, pasi në lagjen nr.4, Port, Sarandë, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaxho“, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij, shtetasi me iniciale M. B. vjeç 16, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, në fshatin Mesopotam Bashkia Finiq, shtetasi F. S. vjeç 22, duke drejtuar motoçikletën ka dalë nga rruga ku për pasojë, është dëmtuar pasagjeri i tij, shtetasi B. M., vjeç 22, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Informacion paraprak. 
 
Më datë 06.08.2018,  në Ishulli i Gurtë, rrezikoheshin të mbyteshin shtetasit e huaj F. S.  R. P. M. E.  M. C. dhe M. Z. vjeç 21, 22, 22, 22 dhe 21, të cilëve u erdhi në ndihmë mjeti lundrues i PKK, Port Sarandë.
 
 
Komisariati i Policisë Delvinë
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A Ll., vjeç 45, banues ne Delvinë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes J. Ll., vjeçe 35. Neni 130/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.08.2018, shtetasi A. B., vjeç 79, banues në fshatin Vergo, kallëzon në banesë i kanë marrë një pompë uji vaditëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Sarandë
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. S., vjeç 47, pasi në lagjen nr.4, ka goditur me mjet prerës, shtetasin B. V., banues në  Sarandë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Gjirokastër
 
Më datë 04.08.2018, në fshatin Nokovë, shtetasit A. P., vjeç 45, i kanë vjedhur banesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A. K., vjeç 34, banues në fshatin Lazarat, në bulevardin e lagjes “18 Shtatori”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të paraqitur dokumentacionin e automjetit të cilin e kishte parkuar gabim. Neni 242 i  Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L. T., vjeçe 47, banuese në Gjirokastër, pasi bashkëshorti H. T., vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  
 
Komisariati i Policisë Tepelenë
 
Më datë 06.08.2018, në fshatin Kamçisht, gjatë kontrollit të territorit u gjetën dhe u asgjësuan  disa bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Neni 284 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
Më datë 06.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, F. L.,  vjeç 39, banues në fshatin Manati, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Neni  121/a i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin E. P.,  vjeç 39, banues në Shënkoll, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka kanosur me fjalë shtetasin  E. M.,  vjeç 42, banues në Lezhë. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A. B., vjeçe 29, banuese në Lezhë, pasi bashkëshorti J. A.j, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin L. N., vjeç 49, banues në Lezhë, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë në shtratin e lumit Mat, duke ngarkuar zhavorr me ekskavatorin e tij , pa leje të organeve kompetente. Nenet 199 e 134 të Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin A. Gj., vjeç 31, banues në Adriatik, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë në shtratin e lumit Mat, duke ngarkuar zhavorr me ekskavatorin e tij pa leje të organeve kompetente. Nenet 199 e 134 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 05.08.2018, në lagjen “Tre Herojt”, në banesën e shtetases B. Rr., vjeçe 36, ka rënë zjarr, ku ka patur vetëm dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal. 
 
Më datë 05.08.2018, në lagjen “Skënderbeg”, kanë vjedhur farmacinë e shtetasit J. N., vjeç 31, banues Shkodër. Punohet për identifikimin dhe  kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin H. C., vjeçe 75, banuese në fshatin Golem, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit P. D., vjeç 43, banues në Shkodër, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit T. M., vjeç 72. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 05.08.2018, në Velipojë , shtetases S. G. vjeçe 40, i kanë vjedhur mjetin tip “Golf”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018,  në fshatin Thethë, në vendin e quajtur “Ujëvara”, shtetasja B. O. vjeçe 54,  e cila kishte shkuar për turizëm në këtë pikë turistike, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth ku për pasojë ka marrë fraktura në këmbë, dhe pasi ju dha ndihma e parë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
 
 
Komisariati i Policisë Vau Dejës
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen L. P., vjeçe 49, banuese në Laç Vau Dejës, pasi në banesë, ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar disa tableta paracetamol. Neni 99 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, në qytet Vau Dejës, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi E. Gj., vjeç 37, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.   
 
Komisariati i Policisë Pukë 
 
Më datë 06.08.2018, shtetasi Xh. I., vjeç 65, banues në fshatin Dedaj, kallëzon se i është dëmtuar me mjete të forta një pllake përkujtimore që i përket, vëllait të tij, shtetasit R. I. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A. P., vjeçe 19, banuese në fshatin Boriç, pasi babai F. P., vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Komisariati i Policisë Mat
 
Më datë 06.08.2018u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për shtetasin K. K., vjeç 42,  banues në  Burrel, pasi ka goditur shtetasin E. D.,  vjeç 53, banues në fshatin Karic. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, shtetasi S. L., vjeç 60, banues në Gurrë e Madhe, kallëzon se në vendin e quajtur, “Shullani i Madh”,  janë djegur katër mullarë me jonxhe, ku zjarri mund të jetë shkaktuar aksidentalisht nga hedhja e pa kujdesshme e sendeve të ndezshme nga kalimtarët. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për ngjarje aksidentale.
 
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin
 
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
 
Më datë 06.08.2018, në PKK, Rinas, u ekstradua nga Shqipëria, për në Zvicër, nëpërmjet Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi maqedonas në kërkim ndërkombëtar A. A., vjeç 48, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat”, i cili iu dorëzua oficerëve zviceranë.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës 
Më datë 06.08.2018, në P K K Port, Durrës, u kap shtetasi M. V., vjeç 31, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin S. H., vjeç  61 pasi mjeti i tij  tip “Volksvagen”, rezultoi i vjedhur jashtë shtetit. Neni 141/a i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, mjeti tip ”Volksvagen”, në përdorim nga shtetasi S. H., vjeç  61, pas kontrollit të ushtruar rezultoi i vjedhur jashtë shtetit. Punohet për sqarimin e ngjarjes. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Kukës. 
 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2