Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Gusht 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new
 
Departamenti i Policisë Kriminale       
                                  
Drejtoritë Vendore të Policisë
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 07.08.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasin I. H., vjeç 36, banues në Tiranë, për masën e sigurisë “Arrest me burg", për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.   
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. Ç., vjeç 41, banues në Durrës, pasi në P K K Kapshticë, dyshohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Gj. M., vjeç 26, banues në Mirditë, pasi në P K K Bllatë, dyshohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
Seksioni për asetet kriminale
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Gj. B., vjeç 37, banues në Fier, pasi në P K K Rinas, ju gjetën dhe bllokuan një sasi në euro dhe  dollarë. Neni 179/a i Kodit Penal.  
 
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. K., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në P K K Rinas, u kap me një dokument identifikimi të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. C., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në P K K Rinas, u kap me një dokument identifikimi të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen G. P., vjeçe 44, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Siri Kodra”, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasen V. L., vjeçe 58, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. D., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Beslidhja”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. D., vjeç 10, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në në rrugën “Tish Daija”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin  tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. D., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi tek rrethrrotullimi i "Saukut", duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë është aksidentuar me pasojë vdekje pasagjeri E. P., vjeç 28, banues në Tiranë dhe është dëmtuar shtetësia D. Xh., vjeçe 23, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L. K., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” ka aksidentuar shtetasin A. Ç., vjeç 15, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është largur në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R. A., vjeç 25, pasi në P K K Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. L., vjeç 38, banues në Kavajë, pasi në P K K Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 08.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, E. B., vjeç 33, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. Neni 293/b/1 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., vjeç 51, banues në fshatin Qerret, pasi në rrugën Fllakë-Qerret, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar  shtetasin (këmbësor) H. H., vjeç 82, banues në Katundi i Ri, i cili ndëroi jetë në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin I. K., vjeç 60, banues në Durrës, pasi në rrugën “Aleksandër Goga”, u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi, motoçikletën tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më  datë 07.08.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. T., vjeç 27, banues në Durrës, pasi në rrugën “Aleksandër Goga”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin e mitur M. Z., vjeç 5, banues në Durrës, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F. Xh., vjeç 47, banues në fshatin Rubjek, pasi në Gjirin e Lalzit, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motorin tip “Lifan”, është përplasur me bordurën e rrugës, për pasojë është dëmtuar vet dhe pasagjeri, shtetasi F. Xh., vjeç 14, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, dhe punohet për kapjen e shtetasit M. M., vjeç 32, banues në Elbasan, me detyrë administrator lokali, pasi në urgjencën e spitalit, kanë shkuar për mjekim me helmim, 36 shtetas të cilët kanë qenë në dasmë në lokalin që ky shtetas administronte. Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar disa ushqime të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme. Nenet 288 e 180 të Kodit Penal. 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., vjeç 39, banues në Cerrik, pasi në lagjen Nr.3, Cerrik, u kap duke drejtuar  në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë 
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 07.08.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. R., dhe Th. L., vjeç 27 e 27, pasi në P K K Qafë Thanë, nga kontrolli në mjetin tip “Renge Rover” iu bllokuan me cilësinë e provës materiale 4.2 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. G., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen E. G., vjeç 45 e 48, banues në Buçimas, Pogradec, pasi nga kontrolli në banesë, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 132.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/2 i Kodit Penal.  
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 08.08.2018,  u arrestua në flagrancë shtetësia A. M., vjeçe 29, banuese në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Th. F., vjeç 22, banues në Korçë, ku ka pasur dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., vjeç 47, banues në Roskovec, pasi në rrugën nacionale, në fshatin Zharrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin E. D., vjeç 48, banues në këtë fshat. Neni 290/3 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A. H., vjeç 45, banues në Vlorë, pasi ka falsifikuar të dhënat personale në një dokument zyrtar. Neni 189 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., vjeç 47, banues në Drenovicë, Berat, pasi në lagjen “Punëtore”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Opel”, të drejtuar nga shtetasi A. H., vjeç 48, banues në Gjirokastër, ku ka pasur vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. P.,  vjeç 47, banues në Fanë, Mirditë, pasi tek kryqëzimi i Shënkollit, duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Benz”me është përplasur me mjetin tip “Land Rover”, të drejtuar nga shtetasi D. Q.,  vjeç 21, banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin S. K., vjeç 34, banues në fshatin Ura Shtrenjtë, pasi në rrugën e Postribës, u kap me mjetin kamion  tip “Ifa” duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Nenet 180 e 205 të Kodit Penal. 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Q. N., vjeç 57, banues në fshatin Drisht, pasi në rrugën e Postribës, u kap me mjetin kamion  tip “Ifa” duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Nenet 180 e 205 të Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin S. H., vjeç 61, pasi, nga verifikimi në P K K Morinë rezultoi se mjeti tip “Volksvagen”në përdorim nga ky shtetas ka rezultuar në kërkim nga një shtet i huaj. Neni 141/a i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
 
Seksioni për hetimin e narkotikëve 
 
Më datë 07.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A. Ç., vjeç 47, banues në Peshkopi, pasi Gjykata e Shkallës Parë Dibër, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin G. H., vjeç 48, banues në fshatin Fushë-Bulqizë, pasi  në Bulqizë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
IV. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
Në vijim të komunikatës së datës 06.08.2018, e u ndalua me iniciativë shtetasi S. H., vjeç 55, banues në Tiranë. Nenet 134, 22 e 25 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen B. K., vjeçe 31, banues në Tiranë. Neni 124/b/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. S., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mustafa Matohiti”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, shtetasi H. H., vjeç 63, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Agush Gjergjevica”, pranë banesës, i kanë vjedhur pasqyrën e mjetit tip “Volksvagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal. 
 
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. R., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi ka goditur shtetasin F. B., vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Y. Gj., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, nuk përmbush detyrimet që ka ndaj fëmijëve. Neni 321 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit M. D., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit E. K., vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. M., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, në rrugën e “Kavajës”, tek stacioni i autobuzave Kombinat –Kinostudjo, duke zbritur nga autobusi, ka rënë pa ndjenja shtetasi Z. A., vjeç 59, banues në Tiranë, i cili pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Z. I., vjeç 69, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Reshit Çollaku”, ka kanosur shtetasen L. H., vjeçe 57, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases D. Sh., vjeçe 27, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, i ka vjedhur mjetin tip “Citroen”, shtetasit S. S., vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen I. M., vjeçe 28, pasi bashkëshorti A. M., vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhjen e mbetur në tenativë të mjetit tip “Skoda” u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim M. V., vjeç 31, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A. Q., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me një muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. K., vjeç 41, pasi në rrugën “Siri Kodra”, në banesën e shtetases Dh. G., vjeçe 34, dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri. Punohet për kapjen e E. K. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin N. D., vjeç 47, banues në Kamzë, pasi ka pushtuar tokën e shtetasit N. D., vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. K., vjeç 23, banues në Insitut Bujqësor, pasi nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen L. B., vjeçe 47, banuese në Kamzë. Neni 275 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., vjeç  56, banues në Tiranë, pasi në në Valias, në bashkëpunim, kanë vjedhur motorin tip “Yinxiang” të shtetasit B. H., vjeç 42, banues në Kamzë. Nga veprimet e kryera rezulton autor i 3 vjedhjeve të tjera. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Xh. A., vjeç 61, banues në fshatin Vishnjë, pasi në banesë, punonjësit e UKT-së, kanë konstatuar ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. R., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hazbi Serani”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.   
 
Komisariati i Policisë Vorë
 
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për largimin nga banesa, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësia E. P., vjeçe 17, banuese në fshatin Marqinet, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M. E., vjeç 58, banues në Vorë, pasi nëpërmjet mashtrimit, nuk ka bërë lekujdimin e shumës së blerjes të mjetit në pronësi të shtetasit A. Gj., vjeç 39 banues në Vorë. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin N. P., vjeç 58, banues në fshatin Marqinet, pasi në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. V., vjeç 53, banues në Vorë, pasi në fshatin Marikaj, ka goditur me shtetasin G. K., vjeç 48, banues në Vorë. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme për shtetasin Shp. T., vjeç 54, banuese në Rrogozhinë, pasi në Zhabjak, në banesë, djali i tij, shtetasi A. T., vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 07.08.2018, ora 08:30, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme për shtetasen E. P., vjeçe 21, banuese në Rrogozhinë, pasi në lagjen nr. 2, në banesë, vëllai i saj, shtetasi A. V., vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin S. M., vjeç 35, banues në Peqin. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., vjeç 18, banues në fshatin Bago, pasi në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonxia”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. Gj., vjeç 28, banues në fshatin Gjoç, pasi në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “YX110”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin e mitur me iniciale S. Xh., vjeç 17, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Aprila” . Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A. A., vjeç 42, banues në fshatin Kryemëdhenj, pasi në Golem, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin S. M., vjeç 25, banues në Kavajë. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, në Golem, shtetasi Dh. S., vjeç 53, banues në Tiranë, ka penguar punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për vlerësim.
 
Më datë 07.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R. H., vjeçe 34, banuese në  Kavajë, pasi bashkëshorti, shtetasi A. H., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin L. K., vjeç 28, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, duke drejtuar mjetin tip “Nisan, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin S. H., vjeç 42, banues në Rrogozhinë, pasi në Rrogozhinë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, M. H., vjeçe 31, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, u kap shtetasi në kërkim, G. Gj., vjeç 34, banues në Durrës. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.02018, u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen R. Gj., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, Dh. K., vjeç 40, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.
 
Më  datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit R. B., O. J., K. S., dhe E. M., vjeç 51, 22, 21 e 23, banues në Durrës, me pasi në lagjen nr. 14/2, kanë prerë disa pemë dekorative dhe  kanë dëmtuar disa tabela të sinjalistikës rrugore. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, gjatë natës, në Katund Sukth, kanë vjedhur dyqanin e shtetases L. L., vjeçe 44. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E. B., vjeç 38, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, ka goditur me sende të forta, shtetasin M. M., vjeç 33. Nenet 112 e 89 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, shtetasi M. B., vjeç 44, banues në Durrës, kallëzon se në lagjen nr. 12, kanë tentuar të vjedhin  banesën e shtetasit A.B, emigrant në Itali, duke dëmtuar fishekun e bravës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Krujë 
 
Më datë 07.08.2018, shtetasja R. M., vjeçe 18, banuese në  fshatin Ranxë, në mënyrë  aksidentale, ka konsumuar herbicide dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokuroriosë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin L. V., vjeç 46, banues në Krujë, pasi në lagjen  “Kastrioti”, i ka zptuar tokën, shtetasit A. P., vjeç 24, banues në Krujë. Neni 200 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin B. Ç., vjeç 27, banues në Krujë, pasi në lagjen nr. 1, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Shijak 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin D. Sh., vjeç 26, banues në Shijak, pasi në Shijak, në punishten e prodhimit të mobilieve dhe profileve të aluminit, shkakton ndotje mjedisore dhe akustike.
 
Më datë 07.08.2018, shtetasia L. Gj., vjeçe 55, banuese në Shijak, kallëzon se në banesë i kanë vjedhur një armë gjahu. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Elbasan 
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G. F., vjeç 44, banues në Elbasan, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E. F.,  vjeçe 40. Neni 130/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin D. K., vjeç 56, banues në fshatin Tregan, pasi në Tregan, ka kanosur me fjalë shtetasin H. Ç., vjeç 60, banues në fshatin Tregan. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N. L., vjeçe 49, banuese në Elbasan, pasi bashkëshorti, shtetasi F. N., vjeç 59, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për  shtetasin S. S., vjeç 52, banues në Elbasan, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait, shtetasit A. S., vjeç 48. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K. H., vjeç 21,  banues në Elbasan, pasi në  lagjen “Shënkoll”,  ka  goditur   me grusht, shtetasin D. H., vjeç 28, banues në fshatin Balëz. Neni 89 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E. S., vjeç 32, banues në fshatin Bradashesh, pasi në fshatin Bradashesh, ka  goditur   me grusht, shtetasin M. T., vjeç 24, banues në fshatin Bradashesh. Neni 89 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Peqin
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin A. E., vjeç 22, banues në fshatin Karinë, pasi ka  goditur shtetasin A. N., vjeç 23, banues në fshatin Karinë. Neni 89 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Librazhd
 
Më datë 07.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Z. B., vjeçe 58, banuese në Dragostunjë, pasi ish bashkëshorti, A.  K., vjeç 56, banues në fshatin Dragostunjë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.  “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen B. D., vjeçe 62, banuese në Librazhd, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit të saj, shtetasit Ferdinand Shefki Doda, vjeç 15.08.1977, banues në Librazhd, me arsim 8 klasë. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Më datë 07.08.2018,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E. Z., vjeç 45, banues në Korçë, pasi i vëllai, Dh. Z., vjeç 51, , banues në Korçë, i papunë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 07.08.2018, gjatë natës, në fshatin Polenë, shtetasit R. S., vjeç 58, si pasojë e një shkëndije elektrike, i ka rënë zjarr në hangar, ku për pasojë i janë djegur disa bagëti dhe disa dengje me bazë ushqimore për bagëtitë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit  Dh. Z.,  dhe E. Z., vjeç 41 e 45, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 2, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri tjetrit. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin S. Sh., vjeç 58, banues në fshatin Boboshticë, pasi në fshatin Mborje, u kap duke ndërtuar një mur ndarës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Maliq
 
Më datë 07.08.2018,  në vendin e quajtur “Gropa e Madhe” në fshatin Qënckë, shtetasi K. Q., vjeç 66, duke kullotur bagëtitë, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi humnere, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin M. T., vjeç 26, banues në Maliq, pasi në fshatin Lozhan, në banesë , ka goditur shtetasin N. R., vjeç 71, banues në Durrës. Nenet  89 e 112 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Pogradec
 
Më datë 07.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Dh. O., vjeçe 16, banuese në Pogradec, pasi e ëma, shtetasia I. O., vjeçe 41, ka ushtruar dhune psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë  së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen I. O., vjeçe 41, banuese në Pogradec, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës Dh. O., vjeçe 16. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Ersekë
 
Më datë 07.08.2018,  shtetasi D. Z., vjeç 62, banues në fshatin Taç, duke shtrirë një kabull interneti, aksidentalisht është prekur nga mjeti tip “Benz” me drejtues K.A., vjeç 39, banues në Leskovik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje.
 
Komisariati i Policisë Fier 
 
Më datë 07.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen J. K., vjeçe 31, banuese në Fier, pasi bashkëshorti A. K., vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 07.08.2018, në spital ka ndërruar jetë shtetasi F. Y., vjeç 34, banues në fshatin Buzmadh, i cili kish pirë fotoksinë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.
 
Më datë 07.08.2018, gjatë natës, në fshatin Portëz është vjedhur banesa e shtetasit I. M., vjeç 43. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Divjakë
 
Më datë 05.08.2018, shtetasi N. K., vjeç 61, banues në fshatin Xeng, mirëmbajtës kishe, ka bërë kallëzim se i kanë prishur derën e Kishës, si dhe i kanë marrë disa sende. Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, shtetasi D. A., vjeç 51, banues në Divjakë, ka bërë kallëzim se shtetasi G. B., vjeç 29, banues në Durrës, ndërmjet mashtrimit i ka marrë për disa orë mjetin tip “Benz” dhe një aparat telefonik dhe nuk ia kthyer më. Punohet për kapjen e G. B. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. Neni 143 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Mallakastër
 
Më datë 06.08.2018, u arrestua për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", shtetasi R. L,  banues në fshatin Varibop. Neni 284 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
Më datë 07.08.2018, është vjedhur banesa e shtetasit K. D., vjeç 34. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Punohet për identifikimin e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen D. Z., vjeçe 19, banuese në lagjen “24 Maji”, pasi në lokalin e saj ka patur muzikë tepër të lartë. Neni 274 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, në lagjen “10 Korriku”, është vjedhur kasetofoni i mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. R., vjeç 49. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F. S., vjeçe 30, banuese në  Vlorë, pasi vjehrra e motrës, shtetasja R. Sh., vjeçe 56, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës Rrethit Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin A. Ç., vjeç 48, banues në fshatin Garbian, pasi në banesë, nga specialistët e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, në lagjen “Pavarësia”, shtetasit S. K., vjeç 28, i kanë thyer xhamin e mjetit tip "Benz". Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F. Ç., vjeçe 52, banues në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi P. Ç., vjeç 63, ka ushtruar dhunë psikologjike. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Benz”, ky mjet u gjet në lagjen "15 Tetori" dhe ju dorëzua pronarit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", shtetasi A. J., banues në fshatin Lapardha. Neni 284 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, shtetasia B. Z., vjeçe 70, banuese në Vlorë, kallëzon se në lagjen “Hajro Çakërri, në banesë i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., vjeç 37, banues në Vlorë, pasi në lagjen “1 Maji”, në dyqan, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 14 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 08.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. R., vjeç 41, banues në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku”, ka goditur me sende të forta, shtetasin A. Sh., vjeç 46, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Himarë 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen M. P., vjeçe 41, banuese në Lukovë, pasi ka goditur me sende të forta shtetaset E. Sh., dhe L. L., vjeçe 46 e 27, banuese Lukovë e Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Sarandë
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasin A. K., vjeç 44, banues në Zminec, Finiq, pasi iu gjet e bllokua një armë gjahu pa leje. Neni 284 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës të Parë Sarandë, për shtetasin F. S., vjeç 22, pasi në vendin e quajtur “Mesopotam” duke drejtuar motorrin tip “Kymco“, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është rrëzuar, ku si pasojë ka ngelur i dëmtuar pasagjeri, shtetasi B. M., vjeç 22, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkalles së Parë Sarandë, për shtetasin S. M., dhe G. B., vjeç 57 e 46 , banues në Sarandë. Nenet 275 e 90 të Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, gjatë natës, në fshatin Mursi, shtetases M. M., vjeçe 48, banuese në fshatin Pilur, i kanë vjedhur disa tavolina dhe karrige plastike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M. T., vjeç 79, banues në Sarandë, pasi nusja e djalit, shtetasia L. T., vjeçe 34, banuese në Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin S. M., vjeç 31, banues në Ksamil, pasi në Ksamil, në lokal e tij, ka lejuar muzikë me volum të lartë, duke shqetësuar qytetarët. Neni 274 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin E. D., vjeç 28, banues në Sarandë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit A. K., vjeç 43, banues në fshatin Gjashtë. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Gjirokastër
 
Më datë 07.08.2018, në  fshatin Nokovë, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit V. Ç., vjeç 70. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
Më datë 07.08.2018, në fshatin Malecaj, në banesë, nga pakujdesia, është vetëhelmuar me herbicide shtetasi S. Z., vjeç 33, i cili mori mjekim në spital dhe u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim. 
 
Më datë 07.08.2018, u arrestua për veprën penale te "Kultivimit të lëndëve narkotike", shtetasi M. L., vjeç 47, banues në Manati. Neni 284 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M. P., vjeç 17, banues në Shëngjin, pasi në Shëngjin, ka kanosur me fjalë shtetasin L. M., vjeç 28. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin M. D.,  vjeç 21, banues në Laç, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin  F. K., vjeç 30, banues në Laç. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largim nga banesa të shtetasit A. Ç., vjeç 30, banues në Laç, ky shtetas është kthyer në banesë dhe deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës Parë Kurbin. 
 
Komisariati i Policisë Mirditë 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasit L. K., dhe G. C., vjeç 46 e 46, banues në Prosek, pasi në rrugën e kombit, u kapën duke transportuar lëndë drusore me mjetin e tyre, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin P. P., vjeç 62, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasen S. M., vjeçe 74, banuese në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e OSHEE, kanë konstatuar vjedhje ë energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin M. C., vjeç 53, banues në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, shtetasi G. L., vjeç 39, banues në Sauk Tiranë, kallëzon se  i është larguar nga banesa nipi, shtetasi B. P., vjeç 37, banues në fshatin Vuksanaj. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.
 
Komisariati i Policisë Kukës
 
Më datë 07.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B. H., vjeç 20, banues në fshatin Shëmri, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kukës  ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Nenet 236/2 e 151 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Tropojë
 
      Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin e mitur me iniciale  A. D., vjeç 17, banues në fshatin Berishë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhit, shtetasit S. D., vjeç 43, banues në Tropojë. Neni 130/a i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. G., vjeç 44, banues në fshatin Peshk, pasi në Lenë, me kamionin tip “Benz” u kap duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkateës. Neni 205 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Mat
 
Më datë 07.08.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., vjeç 41, banues në fshatin Burrel, pasi ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një pajisje metalike e një peshoreje kamionësh, e vjedhur në Repartin Ushtarak, në Burrel. Neni 134/1 i Kodit Penal.
 
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
 
Drejtoritë Vendore të Kufirit
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
 
Më datë 07.08.2018, nga K.K.M Rinas u shoqërua në D.V.P Tiranë, shtetasi Sh. G., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dokument identiteti i dyshuar i falsifikuar. Nenet 186 e 189 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, nga K.K.M Rinas, u shoqërua në D.V.P Tiranë, shtetasi M. K., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dokument identiteti i dyshuar i falsifikuar. Nenet 186 e 189 të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në ngarkim të shtetasit E. Ç., vjeç 41, banues në Durrës, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, në P.K.K Rinas, u kap shtetasi në kërkim A. Q., vjeç 42, banues në Tirane, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në ngarkim të shtetasit Gj. M., vjeç 25, banues në Mirditë, pasi në afërsi të PKK Bllatë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
 
Më datë 07.08.2018,  në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Glinës”, janë kapur 4 shtetas të huaj të cilët kanë kaluar kufirin shtetërorë të R.Sh., në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas në përfundim të procedurave përkatëse do të dërgohen në vendin e tyre të orgjinës.
 
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
 
Më datë 07.08.2018, në S.P.K. Morinë, u kap shtetasi në kërkim Sh. V., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 1 vit e 1 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/ a i Kodit Penal.  
 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4