Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Sektori për trafiqet e narkotikët

Më datë 31.08.2018, në P K K Rinas, u ekstradua nga Italia dhe u dorëzua në D P Burgjeve, shtetasi italian në kërkim ndërkombëtar, M.L, vjeç 35, banues në Romë, Itali, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Neni 141/a/2 i Kodit Penal.

Seksioni për narkotikët

Më datë 31.08.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit S.L dhe V.K, vjeç 22 dhe 30, banues në Pukë e Ferizaj. Nenet 283/2, 247 dhe 301 të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasitXh.K dhe E.D, vjeç 22 dhe 19, banues në Tiranë, pasi nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Nenet 283 e 300 të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 23, banues në Tiranë, pëe veprën penale bazuar në neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 31.08.2018, shtetasi G.A, vjeç 35, banues në Tiranë, kallëzon se, punonjësit e një zyre avokatie, kanë falsifikuar dokumentet në një proces civil. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.N, vjeç 27, banues në Krujë, pasi u kap duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 31.08.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.Sh, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin F.M, vjeç 24 , banues në Kombinat, pasi në Unazën e Madhe, pranë “Farit”, duke drejtuar motorin tip “Lifan”, është përplasur me bordurën e rrugës, për pasojë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen P.M, vjeçe 19, banuese në Tiranë, pasi tek sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasit këmbësor K.M dhe K.R, vjeç 19 dhe 20, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 51 , banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”. Neni291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.G, vjeç 38, banues në Durrës, pasi rezulton se në zonën e Hanit të Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 31.08.2018, u arrestua në flagrance shtetasi A.Z, vjeç 34, banues në Çeçeni, pasi në P K K Port, për të shkuar në Itali, ka përdorur një kartë identiteti rumune, të falsifikuar. Nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin autobus tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.08.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi F.C, vjeç 56, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin A.A, vjeç 38, banues në Bilisht, pasi në rrugën Bilisht-Korçë, në mjetin tip “Benz” fugon, transportonte pasagjerë pa bileta. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 41, banues në Korçë, pasi në “Qafë Plloçë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan shtetasit: B.J, 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Fier - Vlorë, në vëndin e quajtur “Q.T.U.” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Benz" ka goditur mjetin tip "Ford" me drejtues shtetasin E.V, 30 vjeç, banues në Patos. Pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por menjëherë pas largimit është konstatuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Nenet 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 46, banues në fshatin Imshtë Lushnjë, pasi në Divjakë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët

Më datë 31.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.V, vjeç 62, banues në Xhyherinë, për veprat penale bazuar në nenet 284 e 283/1 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit M.M, A.V dhe A.M,banues në Tiranë, pasi në P K K Kakavijë, kishin tentuar të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen N.B, vjeçe 35,  pasi në P K K Kakavijë, nga kontrolli, mjeti tip “Toyota”, rezultoi i vjedhur, i cili u bllokua. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.N, vjeç 30, banues në Laç, pasi në Ishull-Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen” është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.Z, vjeç 19, banues në fshatin Tresh, për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.J dhe A.J, vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen B.S, vjeç 26, banuese në Mamurras, Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Milot, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeret V.S e B.S, vjeç 54 dhe 17, banuese në Mamurras, Kurbin, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B.T, vjeç 28, banuese në fshatin Bushat për veprën penale të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen N.M(Z), vjeçe 25, banuese në fshatin Melgushë, për veprën penale të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, dhe po punohet për kapjen e shtetasve shtetasit L.Sh dhe A.Sh, vjeç 44 dhe 30, banues në fshatin Tomin, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerëse, shtetasin J.B, vjeç 30, banues në fshatin Deshat, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tyre. Nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin N.V, vjeç 66, banues në  Maqedoni, pasi në rrugën Bulqizë-Tiranë, tek “Varrezat” duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, M.V, N.B e M.B, vjeç 43, 69 e 70, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesa. Neni 290/1 i Kodit Penal.

IV. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.R, vjeç 41, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen G.M, vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi babai i saj shtetasi Q.M, vjeç 51 , banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 31.08.2018, në rrugën “Mentor Xhemali”, është djegur mjeti tip “Volksvagen”, i parkuar në rrugë, në pronësi të shtetasit R.K, vjeç 37, banues në Tiranë. Po Punohet për përcaktimin e rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë..

Komisariati i Policisë Nr. 3 

Më datë 31.08.2018, në spital, ka vdekur shtetasi N.G, vjeç 56, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur si pasojë e vetëhelmimit me pesticide. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 31.08.2018, shtetasi F.H, vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se në Laprak, i ka humbur telefoni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.B, vjeç 29, banuese në Tiranë për veprën penale parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasinA.K, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit“, nga kontrolli fizik, ju gjet dhe bllokua një thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së datës 22.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen në kërkim E.L, vjeç 42 , banuese në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L.M, K.M, G.L dhe D.M, vjeç 28, 29, 28 dhe 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Lord Bajron”, janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, duke prishur qetësinë publike. Nenet 90, 25 dhe 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 31.08.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, është dëmtuar dera e një marketi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I.A, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi tek spitali “Nënë Tereza”, ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit dhe punonjësit të policisë private. Nenet 235 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K.R, vjeç 52 , banues në Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasinD.H, vjeç 27 për veprën penale të parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, arrestua në flagrancë shtetasi Y.F, vjeç 31 , banues në Tiranë , pasi në fshatin Bastar Muriz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “TATA” pa targë, ku nga kontrolli i’u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke, me 6 fishekë dhe një thikë. Nenet 279, 280 dhe 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.U, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi babai i saj shtetasi A.U, vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.B, vjeç 65, banuese në Kamzë, pasi bashkëjetuesi i saj shtetasi A.S, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 44, banues në Kamëz, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases L.B, vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.I, vjeç 44 , banuese në Kamëz, pasi kunata e saj shtetasia V.I, vjeç 32 banuese në Kamëz, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2019, u arrestua në flagrancë shtetasi S.G, vjeç 42 , banues në Kamëz, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortessë tij shtetases S.G, vjeç 41. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.V, vjeç 25, banuese në Tirsnë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi P.V, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Mbi ndryshimin e urdhërit të mbrojtjes Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.G, vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi S.G, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike dhe  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.V, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi bashkëshortii saj S.V, vjeç 46, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më darë 31.08.2018, shtetasi D.R, vjeç 53, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën ” Themistokli Germeni”, i kanë vjedhur mjetin tip ”Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodi Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.B, vjeç 68, banues në Kombinat. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.K, vjeç 62 , banuese në fshatin Marqinet, pasi nusja e djalit, D.K,vjeç 25, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasinSh.K, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi tek “Ura e Limuthit”, u kap duke kryer punime pa leje drejtimi. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 31.08.2018, shtetasia M.V, vjeç 43, banuese në fshatin Momel, kallëzon se më datë 29.08.2018, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke, ku janë djegur disa pemë frutore. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka qënë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Në vijim të komunikatës së datës 13.08.2018, e cila bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit N.K, më datë 31.08.2018, ështëgjetur dhe dorzuar familjarëve. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në vijim të komunikatës 29.08.2018, e cila bën fjalë për urdhërin e mbrotjes të dhënë nga Gjykata për shtetasen D.Xh, vjeç 33, banuese në Kavajë, më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për bashkëshortin e saj D.Xh, vjeç 37. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, shtetasja V.R, vjeç 73, banuese në Kavajë, kallëzon se në lagjen nr. 2, shtetasi O.K, vjeç 49, banues në Kavajë, i ka zaptuar tokën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen Sh.B, vjeçe 65, banuese në Kavajë, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin K.Gj, vjeç 60, banues në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Informacion Paraprak

Më datë 31.08.2018, rreth orës 21:00, në Gosë të Kavajës, shtetasi Sh. M., rreth 56 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorr, pa targë është përplasur me një tabelë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndëruar jetë. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Në vijim të komunikatës 06.07.2018, që bën fjalë për veprat penale  “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, më datë 31.08.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, F.T, vjeç 34, banues në Kavajë.Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 31.08.201, në plazhin e Golemi, në det, ka pësuar infrakt dhe ka vdekur shtetasja M.D, vjeçe 72, banuese në Prishtinë, Kosovë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit Gj.K, I.C dhe G.C, vjeç 32, 22 dhe 21, banues  në Durrës, pasi shtetasi Gj.K ka ka goditur me sende të forta shtetasin A.K, vjeç 29, banues në Durrës, kurse shtetasit I.C dhe G.C, kanë hyrë me forcë në banesën e Gj.K, duke kanosur me fjalë pjesëtarët  e familjes . Nenet 89, 112 dhe 84/2 të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen N.T, vjeç 35, banuese në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit E.J, vjeç 26, banues në Durrës. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, gjatë natës, shtetasit D.Z, vjeç 42, banues në Durrës, në anijen e peshkimit i kanë vjedhur një pompë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e  autorëve. Neni 134  i  Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen J.H, vjeç 45, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj shtetasi G.H, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, shtetasi R.T, vjeç 62, banues në Durrës, kallëzon se kanë tentuar ti vjedhin banesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22  të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen N.Ll, vjeç 63 banues në Vardardhë, pasi është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i  Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.K, vjeç 35, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj shtetasi D.K, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.N, vjeç 45, banues në Durrës, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, në lagjen nr. 14/1, shtetasja Sh.K, vjeç 49, banuese në Durrës, kallëzon se i kanë vjedhur dyqanin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V.M, vjeç 70, banuese  në  Durrës, pasi dhëndëri i tij shtetasi K.M, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sh.B, vjeç 42, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 17/1, ka vjedhur në banesën e shtetasit Z.M, vjeç 57. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.P, vjeç 65, banues në Durrës, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka kanosur shtetasen E.Q, vjeç 66, banuese në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.T, vjeç 40, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesii saj shtetasi A.M, vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.09.2018, në lagjen nr. 4, shtetasi O.M, vjeç 21, banues në Durrës, kallëzon se i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për shtetasin L. L. 49 vjeç, banues në Durrës, ndihmës/mje, pasi ndaj tij ka bërë kallzim shtetasi A. D. 51 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se nuk ka bërë mjekim të kujdesshëm ndaj motrës së tij shtetases E. D. 56 vjeçe, banuese në Durrës e e cila ka gjetur vdekjen më datë 27.08.2018. Neni 96 i Kodit Penal

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K.M, vjeç 42 banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë  fizike e psikollogjike ndaj vjehrrit të tij shtetasit V.M, vjeç 70, banues në Durrës.Neni 130/a/1  i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë, për shtetasin H. K, vjeç 33, banues në fshatin Verion, pasi është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasit Gj.D, D.D, M.D dhe R.D, vjeç 53, 43 , 16 dhe 14, banues  në fshatin Barkanesh, pasi i afërmi i tyre shtetasi A.D, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës  së Shkallës së parë Krujë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit M.L dhe A.L, vjeç 55 dhe 43, banues në Larushk, pasi në fshatin Larushk, kanë pushtuar një sipërfaqe tokë pronë e shtetasit H.L, vjeç 76 banues në Larushk. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 30.08.2018, në fshatin Sallmone, Shijak, ka rënë zjarr në pikën e servisit të mjeteve në pronësi të shtetasit E.Xh, vjeç 32, ku ka pasur dëme materiale. Nga veprimet rezultoi se zjarri ka qenë aksidental. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin J.Q, vjeç 60, banues në fshatin Shushicë, pasi në fshatin Shelcan, i ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit L.B, vjeç 54, banues në fshatin Shelcan. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan,për shtetasen S.T, vjeç 44, banuese në Elbasan, pasi punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Cërrik: Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis midis 2 vëllezërve, ku mund të përdorej edhe arma e zjarrit.

Arrestohet në flagrancë nga Policia, njëri nga vëllezërit, i cili në momentin që ka mbritur Policia ka hedhur armën e zjarrit jashtë banesës.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• T. H., 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik.

Shtetasi T. H., kur ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese

dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 278/2,3 e 279/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.Ç, vjeç 34, banues në Librazhd, pasi kunati i tij shtetasi Y.B, vjeç 28, banues në fshatin Floq, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, në fshatin Rrajcë, Fushë, në oborrin e banesës, shtetasin e mitur E.A, vjeç 4, duke lozur e ka zënë porta e hekurit, e cila ka dalë nga shinat. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë

Në vijim të informacionit datë 25.08.2018 , u kap shtetasi në kërkim, F.O, vjeç 51, i cili do ndiqet në gjendje të lirë bazuar në nenin 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin O.P, vjeç 38, banues në Korçë, pasi tek “Ura e Floqit”, u kap me mjetin tip “Benz” duke transportuar dru zjarri pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018,  në lagjen nr. 8, shtetases E.B, vjeç 37, banuese në Shkodër, i kanë vjedhur telefoni tip “Samsung J5”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 31.08.2018, gjatë natës, në fshatin Zvirinë, në banesën e shtetasit Ll.T, vjeç 75, kanë marrë disa bizhuteri si dhe në kishën e Shën Thanasi ku kanë marrë 5000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.Sh, vjeç 29, banuese në Bilisht, pasi bashkëshorti i saj shtetasi P.Sh, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin V.K, vjeç 56, banues në fshatin Vranisht, pasi në fshatin Vranisht u kap duke bërë punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, gjatë natës, në fshatin Përparimaj, në rezervuar, shtetasit Y.O, vjeç 58, i kanë vjedhur rrjetat e peshkimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin S.Gj, vjeç 48, banues në Bilisht, pasi ka goditur me grusht, shtetasen E.A, vjeç 30, banuese në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 31.08.2018,u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.R, vjeç 14, banuese në Korçë, pasi nëna e saj M.R, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.A, vjeç 35, banuese në Librazhd, pasi bashkëjetuesi i saj shtetasi E.H, vjeç 29, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Shkallë  së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin E.H, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases A.A, vjeç 35, banuese në Librazhd. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 31.08.2018, në banesën e shtetasit Sh.S, vjeç 65, banues në Berat, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin L.B, vjeç 62, banues në fshatin Velabisht, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë  padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin A.K, vjeç 5, banuese në Kuçovë, pasi dyshohet se gjyshi i tij shtetasi E.A, vjeç 65, banues në Kuçovë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 31.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen D.C, vjeç 42 banuese në Fier, pasi bashkëshorti i saj shtetasi A.C, vjeç 49, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Fier Informacion paraprak

Në datë 01.09.2018, shtetasi A.P, 23 vjeç, banues në Baltëz, kallëzon se rreth orës 04:00, në aksin rrugor Hamil-Sulaj, në afërsi të fshatit Sulaj, ka qënë duke lëvizur me një mjet tip "Opel" të marrë me qera ku 1 person i paidentifikuar ka tentuar ta vjedhë nën kërcënimin e armës.  Grupi hetimor po kqyr vendin e ngjarjes si dhe  po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe  kapjen e autorit  Nenet 140 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin F.V, vjeç 46, banues në Divjakë, për veprën penale parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasit A.B vjeç 35 dhe J.B, vjeç 32 banues në Divjakë, për veprat penale të parashikuar nga nenet 89 e  25 të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin D.G, vjeç 25, banues në Divjakë, pë veprat penale të parashikuara nga nenet 143 e 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin P.Sh, për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, shtetasi A.H, vjeç35, banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se për arsye pronësie, është kanosur nga shtetasi E.V, vjeç35, banues në fshatin Treblovë. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së datës 26.08.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin T.V, vjeç43, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës të datës 18.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin G.M, vjeç 36, banues në Vlorë bazuar në nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, shtetasja A.P, vjeç76, banuese në Vlorë, në Plazhin e Vjetër, në det ka pësuar gjendje të fikti, u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Sarandë për shtetasen V.V, vjeçe 44, banuese në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj shtetases Sh.V, vjeçe 98,  banuese në Delvinë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin B.Sh, vjeç 62, banues në Delvinë, pasi në lagjen “Sinan Ballaci”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin H.B, vjeç61, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Lefter Talo”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.K, vjeç 9, banuese në Sarandë, e cila pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Shëngjin - Lezhë 

Vjedh tek kasaforta e  lokalit të kushëririt të tij një shumë të konsiderueshme monetare, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori. 

I sekuestrohen edhe paratë e vjedhura të cilat i kishte fshehur në një kosh mbeturinash

Më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe  Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasit : M. L., 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij,  shumën monetare prej 7.265 Euro, 120 Paund, 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale. Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale " Vjedhja" parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 31.08.2018, u referuan materiale t në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E.K, vjeç 55, banues në fshatin Oblikë, pasi në banesë punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Sh.Ç, vjeç 51, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 31.08.2018, shtetasi N.Z, vjeç55, banues në fshatin Fshati i  Ri, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vëllai, P.Z, vjeç44. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisëpranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasen D.T,vjeçe 40, pasi ka kanosur shtetasen N.N, vjeçe52. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin E.K, vjeç31, banues në fshatin Trepçë, pasi, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit M.M,vjeç 30. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Mat, për shtetasin M.B, vjeç78, banues në fshatin Kurqel, pasi shtetasit R.S, vjeç38, banues në Burrel, i ka pushtuar në sipërfaqe toke. Neni 200 i Kodit Penal.

V. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin A.D, vjeç33, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në dalje,  ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 84000 dollarë dhe 3500 euro, të pa deklaruara në doganë.Neni 179/ai Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, në SPK Rinas, u referuan materialet në Prokuror pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.E,vjeç31, banues në Lushnje, i deportuar nga Norvegjia, pasi më datë 17.07.2017, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në afërsi të PKK Morinë. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2018, u  ekstradua nga Italia në Shqipëri dhe ju dorëzua D P Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, M.L,vjeç 35, banues në Itali, pasi Gjykata Shqiptare, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”. Neni 141/a/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë

Më datë 31.08.2018, në PKK Port,  në dalje të RSH-së, u kap shtetasja në kërkim F.L, vjeç37, banuese në Vlorë për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Veprimet e metejshme do të kryen nga KPV Vlorë.   

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 31.08.2018, në afërsi të Mullirit Kakavijë, shërbimet e policisë kufitare kanë kapur 5 shtetas iraken, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave u vendos me urdhër largimi me ekzekutim vullnetarë.

Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen N.B, vjeçe35, banuese në Londër, Angli, pasi në P K K Kakavijë, nga kontrolli në sistem, mjeti tip “Toyota”, rezultoi i vjedhur, i cili u bllokua. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 31.08.2018, në P K K Morinë, në hyrje, u kap shtetasja në kërkim, E.L, vjeç42, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal. Veprimet do kryhen nga K P V Nr. 3, Tiranë.

 

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2