Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new
 
Departamenti i Policisë Kriminale 
 
Drejtoritë Vendore të  Policisë
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen K.S, vjeçe 21, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Sotir Caca”, nga kontrolli, i’u gjet dhe bllokua një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Seksioni për korrupsionin
 
Tiranë
Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga "Arrest në shtëpi", në  “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim D.Xh, vjeç 47, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar).
D.Xh është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal.
 
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “George W. Bush”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Daimler Chrysler”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I.V, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në Shkozë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë rrugore. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Durrës, për shtetasin E.B, vjeç 27, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin  tip “Porche”, ka aksidentuar shtetasen H.Ç, vjeçe 62, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Elbasan 
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë dy shtetas për veprën penale, "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
I.C, vjeç 59,  banues në fshatin Valas, Elbasan.
Pasi në lagjen nr.3 Cërrik, ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 
A.N, vjeç 39,  banues në  lagjen “Vullnetari”,  Elbasan.
Pasi në rrugën “Mehmet Karadaku” Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë rrugore  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasit T.T dhe K.H, vjeç 25 dhe 47, banues në Berat, pasi në rrugën Berat- Poliçan, në Uznovë, duke drejtuar mjetet tip “Peugeot” dhe “Renault”, janë përplasur me njëri-tjetrin, për pasojë u dëmtua pasagjerja shtetasja E.H, vjeçe 42, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.    
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin L.V, vjeç 33, banues në fshatin Lofkend, Mallakastër, pasi në rrugën Fier-Ballsh, në fshatin Lalar, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Xh.O, vjeç 27, banues në Vlorë. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen M.M, vjeçe 56, banuese në Vlorë. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B.S, vjeç 32, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Arianiti”, është konstatuar duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 48, banues në fshatin Dushkarak,  pasi në rrugën  “Perlat Rexhepi”, u  kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Kodër, Tepelenë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje si dhe lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Nenet 280 e 283/1 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit 
 
Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 01.09.2018,  rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh,  tek hidrovori i  fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri  shtetasi A. V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile”,Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku  kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjërë dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e  autorit/ëve. 
Ndërkohë shërbimet  e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone 
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë  në vendngjarje  po punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit .
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin I.K, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
 
 
III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.Sh, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në Farkë për veprën penale të parashikuar nga neni  90 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin V.L, vjeç 51, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga 84 i Kodit Penal.
 
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K.Gj, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se drejtonte pa leje drejtimi mjetin dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar. Po punohet për kapjen e tij. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 31, banues në Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet  143 e 134 të Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M.Sh, vjeçe 58, banuese në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
Më datë 01.09.2018, u ndalua shtetasi V.L, vjeç 49, banues në Tiranë,  pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershm për shtetasen E.L, vjeçe  42, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti i saj shtetasi V.L, vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 01.09.2018, shtetasit L.Sh, vjeç 26, banues në Tiranë, i kanë dëmtuar xhamin e mjetit tip “Nissan”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.I, vjeç 24, banues në Tiranë, pas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij shtetases  M.I, vjeçe 30, banuese në Tiranë, dhe fëmijëve të saj tw mitur. Neni 130/ a i Kodit Penal.
 
Informacion paraprak.
Më datë 01.09.2018, është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, në repartin e Toksikologjisë, shtetasja D.D, vjeçe 57, e cila kishte pirë një sasi medikamentesh, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjete të forta, shtetasin R.H, vjeç 66, banues në Tiranë. Neni 130/a/ 1 i Kodot Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.Sh, për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.B, vjeçe 69, banuese në Tiranë, pasi nusja e djalit të saj shtetasja J.C, vjeçe 26, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.I, vjeç 39, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 84 e 280 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.R, për veprën penale të parashikuar nga neni neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 48, banues në Mëzes Fushë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases P.B, vjeçe 44, dhe fëmijëve të tij, të cilëve i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit M.T dhe P.H, vjeç 33 dhe 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Konferenca e Pezës’’, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.Sh, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi në fshatin Mazrek, në stacionin e pompave të ujit,  dyshohet se ka vjedhur kabullin elektrik. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, në banesë, është vetëvarur shtetasja D.B, vjeçe 38, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.S, vjeç 21, banues në Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
 
Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.D, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen V.Sh, vjeçe 53, banuese në Fushë-Mëzes, pasi ka ushtruar vetëgjyqësi,  ndaj shtetases A.Sh, vjeçe 24. Nenet 277 e 150 të Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, është vetëhedhur nga dritarja e nje autobusi shtetasi A.Ll, vjeç 29,  ku dhe ka pësuar dëmtime të lehta. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit S.M dhe L.M, vjeç 49 dhe 63, banues në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrin. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vorë
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 39, banues në Vorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.M, vjeçe 36, të cilës ju plotësua dhe kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës së datës 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim E.M, vjeç 39, banues në Vorë, për veprën penale parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
Më datë 01.09.2018, në banesë, ka ndërruar jetë e mitura S.K, vjeçe 1, banuese në Lushnjë. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e IML-së Tiranë, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë.
 
Më datë 01.09.2018, në spital, ka vdekur shtetasja D.S, vjeçe 57, banuese në Kavajë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur si pasojë e konsumimit të pesticideve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin I.M, vjeç 50, banues në Kavajë, pasi ka goditur me grusht shtetasin Ç.S, vjeç 48, banues në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.09.2018, është vjedhur banesa e shtetasit E.T, vjeç 53, banues në Rrogozhinë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Më datë 01.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.K, banuese në Durrës, pasi vjehrri i saj shtetasi H.K, vjeç 69,   banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 01.09.2018, në lagjen nr. 18, shtetasi R.T, vjeç 58, kallëzon se i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh, vjeç 27, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 8, ka vjedhur në grazhdin e shtetasit Xh.Xh, vjeç 58.
 
Më datë 01.09.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin H.Ll, vjeç 58 , banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17/1, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen  E.E, vjeçe 21, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj shtetasi D.Sh, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 01.09.2018, gjatë natës në fshatin Radë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K.S, vjeç 61, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit, ka qenë një defekt elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
 
Më datë 01.09.2018, shtetasja Xh.T, vjeçe 21, banuese në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa vëllai D.T, vjeç 19, banues në Durrës. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës. 
 
Më datë 01.09.2018, shtetasi R.K, vjeç 50, banues në Kosovë, kallëzon se në lagjen nr. 13, Durrës, i kanë vjedhur çantën me sende dhe dokumenta personale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Krujë 
 
Më datë 01.09.2018, gjatë natës në fshatin Gramëz, shtetasi S.G, vjeç 50, kallëzon se i kanë vjedhur disa krerë bagëti të imta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin V.Gj, vjeç 51, banues në fshatin Derven, për veprën penale të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Shijak 
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 39, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Elbasan 
 
Më datë 01.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen B.Z, vjeçe 71, pasi nipi saj shtetasi V.P, vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 01.09.2018, në Spitalin Kirurgjik Elbasan, është dërguar e vdekur pa shenja dhune, shtetasja A.Xh, vjeçe 73, banuese në fshatin Qerret. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.
 
Informacion paraprak
Më datë 02.09.2018, në orën 04:00, në Spitalin Kirurgjik Elbasan, është dërguar i vdekur pa shenja dhune, shtetasi i mitur I.L, vjeç 10, banues në Elbasan, i cili vuante që prej moshës 1 vjeç nga zemra.
 
Komisariati i Policisë Cërrik
 
Informacion paraprak 
Në lagjen  nr.1,  Cërrik , rreth orës 06.40 minuta,  shtetasi A. N., 51 vjeç,  deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë,  në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë. 
Menjëherë në vendgjarje ka shkuar  grupi hetimor  ku po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
 
Komisariati i Policisë Peqin
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin N.D, vjeç 57, banues në fshatin Hasmashaj, ka kanosur me fjalë, shtetasin A.S, vjeç 27, banues në fshatin Shelcan, Elbasan. Neni 84 i Kodit Penal. 
 
 
Komisariati i Policisë Librazhd
 
Librazhd 
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi:A.Ç, vjeç 41,  banues në Prrenjas.Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij  shtetases E.Ç, vjeçe 73. Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.M, për veprën penale të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Maliq
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin M.M, për veprën penale të parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018,  në fshatin Gurisht, në një ambient jashtë banesës së shtetasit M.Ç, vjeç 32, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë. 
 
Komisariati i Policisë Devoll
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.U,  banues në Devoll, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases A.Xh. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Berat
 
Më datë 01.09.2018, gjatë natës, në lagjen “Barrikada”, në vendin e quajtur “Burdullias”, është dhunuar varri i shtetasit E.B, vjeç 29. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 118 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin P.H, vjeç 62, banues në Ura Vajgurore për veprat penale të parashikuara nga nenet 84 e 275 të Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, në Çorovodë, shtetasi M.K, vjeç 37, kallëzon se i kanë vjedhur baterinë e mjetit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.D, vjeç 21, banues në Kuçovë, pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, e cila ka caktuar masën e sigurisë personale ’’Arrest në shtëpi’’, duke u larguar nga vendi qendrimit. Neni 323 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Fier 
 
Më datë 01.09.2018, shtetasi Q.N, vjeç 70, banues në fshatin Dukas, kallëzon se i kanë vjedhur mjetin bujqësor frezë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.09.2018, shtetasja V.Ll, vjeçe 40, banuese në Fier, kallëzon se në lagjen “1 Maji” , i kanë vjedhur çantën me sende personale dhe dokumentet e identifikimit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.
 
Informacion paraprak.
Më datë 01.09.2018, në orën 13:45, në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, është sjellë nga familjarët shtetasi G.B, vjeç 34, banues në fshatin Dermenas, i cili ndërroi jetë në spital pasi dyshohet se ka pirë fotoksinë. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komisariati i Policisë Lushnje  
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit U.T dhe A.T, vjeç 36 dhe 47, banues në fshatin Barbullinjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte shtetasin A.B, vjeç 28, banues në fshatin Barbullinjë. Nenet 89 e  25 te Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Divjakë
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin K.S, vjeç 40, banues në fshatin Hallëvxhias, për veprën penale të parashikuar nga neni  199/a i Kodit Penal. 
 
Në vijim të komunikatës datë 30.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin Xh.S, vjeç 54, banues në Kavajë, për veprën penale të parashikuar nga neni  199/b i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
Më datë 01.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.L dhe S.A, vjeç 40 dhe 30, banues në Vlorë, për veprën penale të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.K, vjeçe 35, banues  ne Vlorë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi G.K, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, date 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 01.09.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.A, P.B dhe Q.B, banues në fshatin Bolenë, për veprën penale të parashikuar nga neni 284 e 25 të Kodit Penal.
 
Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, u gjetën dhe u bllokuan 160 fishekë, model 56. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 02.09.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë, Sarandë, pasi gjatë orëve të para të mëngjedsit, në fshatin Vllahat Delvinë është vjedhur kasa fiskale e karburantit në pronësi të shtetasit E.K., vjeç 50, banues në Vllahat Delvinë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Sarandë
 
Më datë 1.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin S.A, vjeç 23, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, shtetasja A.M, vjeçe 62, banuese në Tiranë , kallëzon se  i kanë vjedhur banesën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Tepelenë
 
Më datë 01.09.2018, shtetasi G.S, vjeç 75, banues në Tepelenë, në gjendje depresioni, është hedhur nga ura në lumin Vjosë, por menjëherë është shpëtuar nga shërbimet e policisë dhe pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 34, banues në Torovicë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.K, vjeçe 30. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit M.Gj, N.N dhe Gj.K, pasi në Shëngjin-Lezhë, gjatë kontrollit të ushtruar nga OSHEE, në banesat e shtetasve M.Gj dhe N.N u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Shtetasi Gj.K, lexues i matësve elektrik, duke shpërdoruar detyrën, nuk kishte kontrolluar këto lidhje në bokset e godinës. Nenet 137/1 e 248 të Kodit Penal.
 
Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen M.P, vjeçe 45 , banuese në Markatomaj, pasi bashkëshorti B.P, vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës  së Shkallës Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.K, vjeç 57, banues në Milot, pasi në banesë ka ushtrur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.K, vjeçe 46. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 01.09.2018, në banesë, shtetasi i  F.Rr, vjeç 11, banues në Mamurras duke luajtur është dëmtuar nga rënia e portës, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, si ngjarje aksidentale.
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasit V.K dhe M.M, vjeç 63 dhe 64, banues në Milot, për veprat penale parashikuar nga nenet 272 dhe 200 të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.L, vjeç 53, banues në fshatin Guri i Zi, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Kukës
 
Më datë 01.09.2018, , në fshatin Malqene, kanë dëmtuar kabllin që furnizon me energji elektrike fshatin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 156 i Kodit Penal.
 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30