Shëngjin - Lezhë, vjedh tek kasaforta e lokalit të kushëririt të tij një shumë të konsiderueshme monetare, arrestohet në flagrancë autori.

Shëngjin - Lezhë
Vjedh tek kasaforta e lokalit të kushëririt të tij një shumë të konsiderueshme monetare, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori. (për video kliko mbi link) shengjin lezhe 3.shtator2018
I sekuestrohen edhe paratë e vjedhura të cilat i kishte fshehur në një kosh mbeturinash

Më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit : - M. L, 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej - 7.265 Euro - 120 Paund - 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale " Vjedhja" parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2