Vlorë, finalizohet operacioni i koduar "Shëtitësit"

Vlorëdrejtoria-e-policise-vlore

Finalizohet operacioni i koduar "Shëtitësit".

Operacion në kuadër të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Gjatë kontrolleve dhe shoqërimeve të personave të dyshuar për vjedhje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në datë 01.09.2018 në qytetin e Fierit ku në lagjen "1 Maj" Fier, dy shtetas i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll., 40 vjeçe.

Nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë:

- 659.000 lekë të reja,
- 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll.

Veprimet proceduriale të mëtejshme në lidhje me personat e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit K.B., 13 vjeç dhe R.L., 14 vjeç, të dy banues në Vlorë, do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2