Kapshticë - Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për "Trafik të lëndëve narkotike".

Kapshticë

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për "Trafik të lëndëve narkotike".

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.kapshtice3.09.2018

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijën e dytë gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve S. Ch, 26 vjeç, banues në Katerinë-Greqi dhe A. E, 27 vjeç, banues në Bulqizë, (rezident në Katerinë-Greqi), të cilët udhëtonin me një mjet tip “Volkswagen” rezultoi se:

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit grek, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2