Policia e Shtetit gjatë fundjavës 03 Shtator 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia  

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 71 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 22 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 8 persona për narkotikët.

Janë kapur 6 persona në kërkim

13 persona për veprën penale "Dhuna në familje" 
                          
11 persona për veprën penale "Vjedhja"

3 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

1 person për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik"

1 person për veprën penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë"

1 person për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës"

2 persona për veprën penale "Falsifikimi"

2 persona për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike"

1 person për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Janë sekuestruar:

1 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannbais Sativa.
3 armë zjarri,  2 krehra, 366 fishekë,
3 armë të ftohta (2 thika si dhe 1 dorezë metalike).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 168 persona.

Gjatë fundjavës është finalizuar:

1- Vlorë, finalizohet operacioni i koduar "Shëtitësit".
Operacion në kuadër të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Gjatë kontrolleve dhe shoqërimeve të personave të dyshuar për vjedhje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në datë 01.09.2018 në qytetin e Fierit ku në lagjen "1 Maj" Fier, dy shtetas i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll., 40 vjeçe.

2-Policia e Shtetit, finalizohet operacioni i përbashkët midis Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare dhe asaj Greke, i koduar "Butrinti"

Sekuestrohen 5 mjete lundruese
(2 nga pala jone, 3 nga pala greke)

Arrestohen në flagrancë 4 persona
(2 nga pala shqiptare, 2 nga pala greke)

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2