Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new

 Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni i përbashkët midis Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, i koduar "Butrinti"
Sekuestrohen 5 mjete lundruese.
Arrestohen në flagrancë 4 persona.
Policia e Shtetit mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për persona që vidhnin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit "Pavllo", shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin e një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin "Highfield", në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:
F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin "Evinrude", pa dokumentacion.
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë shqiptarë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):
K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
- Gomone "Highfield", motor "Mërkuri" me 9HP.
- Varkë plastike "Evinrude" 25 HP.
Ndërsa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Vjedhje" parashikuar nga nenet 141/a/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.D., dhe E.M., vjeç 17 e 17, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bedri Karapici”, nga kontrolli fizik A.D., iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, kurse E.M., nuk ka treguar. Nenet 283 e 300 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja S.P., vjeçe 26, banuese në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 183 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Fadil Rada”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.V., vjeç  59,  banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin  tip “Volksvagen”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Sektori për trafiqet e narkotikët

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.Ç., vjeç 29, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Krujë, për shtetasit F.Xh., dhe E.H., vjeç 47 e  55, banues në  Mukaj dhe  Larushk, Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tapizë, F.Xh., duke drejtuar pa leje drejtimi motorin “Dayng” pa targë, është përplasur me mjetin kamionçinë, tip “Benz”, me drejtues E.H., si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit shtetasi F.Xh., dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 51, banues  në  Shijak, pasi më datë 02.09.2018, në Durrës, në rrugën ”Pavarësia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.E., vjeç, 51, banues në fshatin Gjocaj, Peqin, me leje drejtimi, pasi më datë 02.09.2018, në Peqin, te “Kthesa e Kuqajve”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dajang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Xh., vjeç 34, banues në fshatin Broshkë, Elbasan, pasi më datë 02.09.2018, në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në fshatin Papër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin  tip “Hunday”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit B.Sh., dhe K.H., vjeç 62 e 22, banues në Kuçovë e fshatin Gajdë, pasi në segmentin rrugor Berat-Poshnje, shtetasi B.Sh., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me motoçikletën tip “Suzuki” pa targa, drejtuar pa leje drejtimi, nga shtetasi K.H., i cili ka pësuar frakturë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Vlorë
Finalizohet operacioni i koduar "Shëtitësit".
Operacion në kuadër të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Gjatë kontrolleve dhe shoqërimeve të personave të dyshuar për vjedhje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në datë 01.09.2018 në qytetin e Fierit ku në lagjen "1 Maj" Fier, dy shtetas i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll., 40 vjeçe.
Nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë:
- 659.000 lekë të reja,
- 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll.
Veprimet proceduriale të mëtejshme në lidhje me personat e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit K.B., 13 vjeç dhe R.L., 14 vjeç, të dy banues në Vlorë, do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Seksioni për narkotikët

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, për shtetasin V.B., vjeç 39, banues në Fier, për veprën penale parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.N., vjeç 32, banues në fshatin Balldre i Ri, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan’ . Neni 291 i Kodit Penal.
                         
Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.D., vjeç 51, banues në fshatin Vele e Vendit, pasi në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxing” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj., vjeç 30, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Laç-Lezhë, u kap nga në duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxing”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Sh., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në superstradën Laç-Fushë Milot, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin F.T., vjeç 60, banues në Mat, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., vjeç 25, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.I., vjeç 23, banues në Kosovë, pasi në rrugën e Kombit, në Reps, Mirditë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren, P.Gj., vjeçe 65, banuese në Domgjon, Mirditë, e cila  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Më datë 02.09.2018, në Velipojë, ka vdekur shtetësia S.M., 54 vjeçe, e cila është dërguar nga familjarët në spital dhe rezultoi se, vdekja ka qenë natyrale, nga Infarkti.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.J., vjeç 49, banues në Vau i Dejës, pasi në segmentin rrugor Lezhë-Shkodër, vendi i quajtur Beltoj, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin H.D., vjeç 64, banues në Burrel, pasi te “Ura e Matit”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Shineray”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Pogradec

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasin V.S., vjeç 38, banues në Maqedoni, pasi më datë 01.09.2018, në PKK Qafë Thanë, nga kontrolli në metin tip “KIA”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ekonomik e financiar

Më datë 02.09.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasit L.I., dhe Xh.Ç., vjeç 46 e 38, banues në Pogradec e fshatin Vërdovë, pasi më datë 01.09.2018, në aksin rrugor Pogradec –Korçë, u kap me kamionin tip “Benz”, duke transportuar lëndë drusore me dokumente të falsifikuara. Nenet 180 e 186 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02.09.2018, shtetasja A.Ç., vjeçe 34, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza e mitur B.Ç., vjeçe 14. Kjo shtetase është kthyer në banesë më datë 03.09.2018 dhe ka deklaruar së është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.Xh., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, F.Xh., vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 02.09.2018, në rrugën “Shefqet Musaraj”, ka rënë zjarr në çatinë e magazinës së shtetasit A.M., vjeç 54, banues në Tiranë, ku është djegur një copë kompesate. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.H., G.M., dhe A.H., vjeç 25, 24 dhe 30, pasi në datë 02.09.2018, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë rendit. Nenet 242 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën “Azem Galica”, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindur.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen J.S., vjeçe 28, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Ç., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, ka goditur me grushte shtetasin J.R., vjeç 71, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, në lokalin në pronësi të shtetasit J.K., vjeç 31, banues në Tiranë, po kryheshin punime të brendshme dhe ishte bërë një ndërhyrje në një dritare të lokalit. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.Sh., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në fshatin Lanabregas, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.H., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mahmut Allushi”, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses, M.K., vjeçe 30. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.L., vjeçe 22, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti S.L., vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.L., vjeç 34, banues në fshatin Verri. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.K., vjeç  26, banues në Tiranë, pasi në banesë në rrugën “Muhamet Deliu”, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, gjatë natës, në rrugën “Çelo Ibra”, kanë vjedhur magazinën e shtetasit A.H., vjeç 53, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa vegla pune. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, shtetasi I.B., vjeç 37, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se në bulevardin “Zhan D’ark”, një person i panjohur, me anë të mashtrimit, i ka marrë 7.000 lek. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.S., vjeç 55, banues në Bathore, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi më datë 02.09.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, F.S., vjeçe 48. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.S., vjeçe 48, banuese në Bathore, pasi bashkëshorti, S.S., vjeç 55, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.Sh., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi më datë 01.09.2018, ka goditur me grushte shtetasin J.Gj., vjeç 63, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasit I.B., Xh.B. dhe A.P., vjeç 59, 20 e 29, banues në fshatin Qerret e Gjirokastër, pasi në plazhin e Golemit, kanë goditur me grushte njëri -tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, në Rrogozhinë, në lagjen nr. 1, në oborrin e banesës, duke punuar, është rrëzuar shtetasja A.Rr., vjeçe 37, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.09.2018, në fshatin Luz i Vogël, aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë e mitura N.Z., vjeçe 16, banues në fshatin Luz i Vogël, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02.09.2018,  gjatë natës, në lagjen nr. 18, parkuar para banesës, shtetasit E.Sh., vjeç 26, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u plotësua  kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.R., vjeç 65, banues në Durrës, pasi djali, E.R., vjeç  36, banues  në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.09.2018, u plotësua  kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.Q., vjeç 36, banues në fshatin Kullë, pasi ish bashkëshortja, L.U., vjeçe 46, banuese  në Kullë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.09.2018, shtetasi I.G., vjeç 54, banues në Prishtinë, Kosovë, ka bërë kallëzim se, më datë 01.09.2018, në lagjen 13, tek Shkëmbi i Kavajës, është larguar nga hoteli ku ishte me pushime dhe nuk është kthyer shoku i tij,  shtetasi S.R., vjeç 59, banues në Prishtinë, Kosovë. Rreth orës 21:15, u bë e mundur gjetja në sektor “Rinia”, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.T., vjeç 53, banues në fshatin Maskuri, pasi në Pjezgë, u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 02.09.2018, në banesë ka vdekur shtetasja e mitur, I.L., vjeçe 9. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për vdekje natyrale.

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen T.T., vjeçe 55, banuese në Elbasan, pasi bashkëshorti, shtetasi H.T., vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet iu kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit A.A., F.D., dhe S.M., vjeç 32, 33 e 27, banues në fshatin Deshiran-Belsh, pasi më datë 01.09.2018, në fshatin Dëshiran, në lokal, kanë goditur me grushte shtetasit A.Gj., dhe Xh.Gj., vjeçe 37 e 25, banues në fshatin Kajan-Belsh. Neni 89 e 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen A.B., vjeçe 46, për veprën penale parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen B.K., vjeçe 59, banuese në Prrenjas, pasi djali, shtetasi L.K., vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen M.M., vjeçe 53, banuese në Korçë, pasi në banesë, u kap duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.09.2018, u kap shtetasi E.B., vjeç 24, banues në fshatin Bulgarec Korçë, si i dyshuar i kësaj ngjarje. Neni 134/1 i Kodit Penal. 

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.S., vjeç 54, banues në fshatin Dishnicë, pasi në Dishnicë, në lokalin në pronësi të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kompjuter së bashku me aksesorët, që shërbenin për lotari sportive, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Korçë
Më datë 03.09.2018, gjatë natës, në lagjen nr 3 në Korçë, në Katerdralen “Ringjallja e Krishtit”, një person i cili dyshohet se ka hyrë në Kishë si besimtar, pasi ka pritur largimin e njerëzve të tjerë duke u fshehur, ka marrë një sasi lekësh (e cila mendohet të ketë qenë e vogël) nga arkat, në të cilat besimtarët hedhin vlera monetare.
Nga veprimet e kryera në vendngjarje, dyshohet se ky shtetas pasi ka marrë sasinë e lekëve, është larguar nga dera kryesore e Kishës, duke e hapur atë nga brenda. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë bazuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Maliq
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: G.M., 26 vjeç dhe O.G., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Popçisht-Maliq, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Ç.A., vjeçe 32 dhe djalin e mitur L.M., vjeç 8, banues në Devoll, pasi në banesë, bashkëshorti, shtetasi E.A., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006“, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 02.09.2018, në fshatin Vërdovë, shtetasi A.B., vjeç 45, aksidentalisht ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 02.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.C., vjeç 44, banues në fshatin Starje, pasi më datë 01.09.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.C., vjeçe 38. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Fier
Informacion paraprak
Në datën 02.09.2018, rreth orës 15:30, në lagjen “16 Prilli”, në magazinën me kafe në pronësi të shtetasit H.O., ka rënë zjarr.
Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin Z.P., vjeç 60, banuese në fshatin Shtyllas, pasi djali i tij, shtetasi D.P., vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 02.09.2019,  në fshatin Murizë, ka rënë zjarr në vendgrumbullimin e plehrave si dhe është djegur një pjesë e gardhit të shtetasit A.Ç., vjeç 55, banues në fshatin Murizë. Matrialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 02.09.2018, gjatë natës, në fshatin Çermë, pranë banesës, shtetasit V.T., vjeç 32, i kanë vjedhur motorin tip “Niponia” pa targë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen K.S., vjeçe 44, banuese në fshatin Çermë e Sipërme, pasi  bashkëjetuesi R.S., vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për të miturin A.F., vjeç 16, banues në fshatin Çermë Sektor, për veprën penale parashikuar nga neni89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.S., vjeç 74, banues në fshatin Damës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases Sh.S., vjeçe 66. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 02.09.2018, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, është tentuar të vidhet banesa e shtetases K.M., vjeçe 47. Po punohet për identifikimin e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen e L.L.,  vjeçe 22, banuese në Vlorë, pasi bashkëjetuesi, A.P.,  vjeç 40, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.S., vjeçe 24, banuese në Vlorë, pasi bashkëjetuesi, A.S., vjeç 43, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 03.09.2018, rreth orës 01:50, në lagjen "Pavarësia" Vlorë, në automjetin tip 'Benz', në pronësi të shtetasit R.A ka rënë zjarr. Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental.
Gjithashtu po më datë 03.09.2018, rreth orës 04:00, në lagjen "24 Maji" Vlorë është përfshirë nga flakët automjeti tip "Toyota", në pronësi të shtetasit S.S. Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë janë shoqëruar 6 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Gj.P., vjeç 56, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Skënderbeg”, u kap duke  ndërtuar një mur betoni, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.Sh., vjeç 64, banues në Dajç, pasi ka bërë kallëzim shtetasi N.P., vjeç 66, banues në Dajç, Lezhë, se i ka zaptuar një ngastër tokë e cila është në pronësi të tij. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02.09.2018, në fshatin Dobrac, te Livadhet, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz” pa targë, i cili rezulton në emër të shtetasit S.L., vjeç 58, banues në Shkodër. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 02.09.2018, gjatë natës, në Laç, pranë banesës, shtetasit M.P., vjeç 26, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Shtetasja H.F., vjeçe 55, banuese në Fushë Gjorm, kallëzon se në kioskën e saj, ka konstatuar derën e jashtme të hapur, ka rezultuar se nuk ka sende të vjedhura apo dëmtuara. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.

Kurbin
Më datë 03.09.2018, rreth orës 02:00, në lagjen Nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit "Bar-Kafe" në pronësi të shtetasit Ll.B., ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale "Shkatërrim prone me eksploziv" parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 01.09.2018, në fshatin Gracë, Njësia Margegaj, është shfaqur një vatër zjarr, ku është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi alpine. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe identifikimin e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin Z.B., vjeç 27, banues në fshatin Gajrep, pasi me vetëgjyqësi, i ka bllokuar me automjet rrugën për t'u futur në banesë, shtetasit E.B., vjeç 36, banues në fshatin Gajrep. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin R.R.,  vjeç 51, banues në fshatin Arras, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Dibër
Për motive pronësie ushtrojnë dhunë fizike ndaj vëllait
Arrestohen nga policia (babë e bir)
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë, i shtetasve:
E.C., 25 vjeç, Xh.C., 56 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, Dibër (babë e bir)
Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Ushtelenxë, shtetasi Xh.C., në bashkëpunim me djalin e tij E.C., për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij shtetasit A.C., 43 vjeç.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Dhuna në familje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 130/a, pika 3 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Bulqizë
Godet me grushte për shkak të detyrës Administratorin e Ujësjellësit në bashkinë Bulqizë
Arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  u arrestua në flagrancë shtetasi:
B.D., 33 vjeç, banues në Bulqizë, pasi  në lagjen”Minatori”, në Bulqizë, për shkak të detyrës ka goditur me grushte shtetasin N.M., 30 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë, Administrator i ujësjellësit i Bashkisë Bulqizë).
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprën penale  "Goditjet për shkak të detyrës" parashikuar nga neni  237  i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Kapshticë
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për "Trafik të lëndëve narkotike".
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijën e dytë gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve S.Ch., 26 vjeç, banues në Katerinë-Greqi dhe A.E., 27 vjeç, banues në Bulqizë, (rezident në Katerinë-Greqi), të cilët udhëtonin me mjetin tip “Volkswagen”, rezultoi se: Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit grek, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Kukës
Arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin italian.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë në hyrje bënë ndalimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
- B.B., 54 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Italia.
Gjykata e Apelit/Milano, ka lëshuar ndaj tij urdhër “Arrestin” ndërkombëtar, më datë 17.12.2004, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe neneve 73, 74 të Dekretit Nr.309/90.
Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimi në shtetin Italian si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2