Policia e Shtetit, finalizohet operacioni i përbashkët midis Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare dhe asaj Greke, i koduar "Butrinti"

Policia e Shtetit3 shtator 2018 1

Finalizohet operacioni i përbashkët midis Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, i koduar "Butrinti"

Sekuestrohen 5 mjete lundruese.

Arrestohen në flagrancë 4 persona.

Policia e Shtetit mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për persona që vidhnin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit "Pavllo", shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin e një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin "Highfield", në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:

F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin "Evinrude", pa dokumentacion.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë shqiptarë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):

K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
- Gomone "Highfield", motor "Mërkuri" me 9HP.
- Varkë plastike "Evinrude" 25 HP.

Ndërsa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Vjedhje" parashikuar nga nenet 141/a/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.

3 shtator 2018 2

3 shtator 2018 3

3 shtator 2018 1

3 shtator 2018 4

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30