Kukës, arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

KukësPolicia Kufitare.svg

Arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin Italian.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë në hyrje bënë ndalimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
- B. B, 54 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Italia.

Gjykata e Apelit/Milano, ka lëshuar ndaj tij urdhër “Arrestin” ndërkombëtar, më datë 17.12.2004, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe neneve 73, 74 të Dekretit Nr.309/90.

Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimi në shtetin Italian si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2