Durrës - Ndërhyrja në kohë e Policisë së Durrësit kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Durrës

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Durrësit kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër. (për video klikoni mbi link) marketidurres 9.04.2018 2

Sekuestrohet pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: • K. B 27 vjeç, banues në Durrës.

K.B në lagjen Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: • pistoleta tip çakmak; • maskë kirurgjie; • doreza; •sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja). Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë", parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.

 

marketidurres409.2018

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2