Policia e Tiranës godet një tjetër rast të shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta, si dhe një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Tiranë

Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedentë kriminalë (për video klikoni mbi link) droge tirane 9.04.2018

në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes në doza të vogla i drogave të forta, si dhe një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Forca e Posaçme e DVP Tiranë dhe Sektori Kundër Narkotikëve

Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri e municion luftarak.

Në këtë kuadër gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar 3 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

2 shtetas janë arrestuar dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndërsa shtetasi tjetër është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Konkretisht:

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- L. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë.

- R. R., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

- A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Kujtim Laro” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin, me drejtues shtetasin L. Ç., dhe pasagjer shtetasin R. R., është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjella me natriban.

Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve L. Ç., dhe R. R., janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale:

- 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”
- Automjet
-1 shotgan
-1 armë gjahu
- 16 fishekë arme gjahu
- dylbi
- fishekë arme zjarri kalibër 7.62 mm
- 45 fishekë manovre

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e “Astirit” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- M. M., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve L. Ç., R. R., dhe A. D., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe i municionit e kryer në bashkëpunim“, dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 283/2 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin M. M., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit luftarak”, parashikuar nga 278 i Kodit Penal.

WhatsApp Image 2018-09-04 at 08.17.05

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30