Vlorë, Policia zbardh ngjarjen e djegies së qëllimshme të një automjeti në orët e para të mëngjesit të datës 03.09.2018 në Vlorë

Vlorë

Policia zbardh ngjarjen e djegies së qëllimshme të një automjeti në orët e para të mëngjesit të datës 03.09.2018 në VlorëVlore Drejtoria Qarkut

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas ngjarjes së djeshme ku më datë 03.09.2018, në orën 04:00, në lagjen "24 Maji" u përfshi nga flakët automjeti tip "Toyota" në pronësi të shtetasit S.S., menjëherë pas hetimeve të kryera u bë i mundur zbulimi, identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:

- Sh. H., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Arkiva

Shkurt 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 1 2 3