Kukës, arrestohet një tjetër shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

KukësPolicia Kufitare.svg

Arrestohet një tjetër shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin e Belgjikës.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë në hyrje bënë ndalimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

- V.N., 31 vjeç, banues në fshatin Nebergjan, Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Belgjikë.

Gjykata e Shkallës së Parë Bruges-Belgjikë, më datë 25.11.2016, e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Belg.

Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimi në shtetin belg, si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2