Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 04 Shtator 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

4 persona për Narkotikët

1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

4 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje"

2 persona për veprën penale "Vjedhja"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr".
 

Gjithashtu janë sekuestruar:

2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, 

3 armë zjarri, 61 fishekë,  

1 armë e ftohtë (1 thikë).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 59 persona.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30