Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new 

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Tiranë
Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedentë kriminalë në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, si dhe për kapjen e personave në kërkim.
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes në doza të vogla i drogave të forta, si dhe një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Operacioni nga Forca e Posaçme e DVP Tiranë dhe Sektori Kundër Narkotikëve
Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri e municion luftarak.
Në këtë kuadër gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar 3 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
2 shtetas janë arrestuar dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndërsa shtetasi tjetër është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Konkretisht:
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- L. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë.
- R. R., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
- A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Kujtim Laro” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin, me drejtues shtetasin L. Ç., dhe pasagjer shtetasin R. R., është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjella me natriban.
Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve L. Ç., dhe R. R., janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak.
Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale:
- 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”
- Automjet
-1 shotgan
-1 armë gjahu
- 16 fishekë arme gjahu
- dylbi
- fishekë arme zjarri kalibër 7.62 mm
- 45 fishekë manovre
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e “Astirit” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- M. M., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve L. Ç., R. R., dhe A. D., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe i municionit e kryer në bashkëpunim“, dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 283/2 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin M. M., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit luftarak”, parashikuar nga 278 i Kodit Penal.

Seksioni për narkotikët

Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.L., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.Ll., S.B., dhe M.Z., vjeç 24, 20, 25 e 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, M.L., iu bllokua në cilësinë e provës materiale 88 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283 e 300 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.Ç., vjeç 40, banues në Berat, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me një tjetër mjet tip “Volksvagen”, me drejtuese F.D., vjeçe 38, banuese në Durrës, dhe ky mjet ka përplasur mjetin tip “Benz”, me drejtues A.K., vjeç 39, banues në Durrës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesit G.Ç., F.D., dhe pasagjerët në mjetin “Benz” A.D., dhe M.G., vjeç 32 e 31, banues në Durrës e Berat, të cilët morën mjekim në spital, ndërsa M.G., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në fshatin Yrshek, duke drejtuar pa leje drejtimin motorrin tip “Lifan”, ka humbur kontrollin, për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri S.Ç., vjeç 64, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K., vjeç 32, banues në fshatin Yrshek, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.K., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Passat”, ka aksidentuar shtetasin, M.M., vjeç 64, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, shtetësia E.D., vjeçe 37, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 02.09.2018, në rrugën e vjetër Marikaj-Vorë, është aksidentuar nga një mjet, e cila pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autori. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin V.Ç., vjeç 44, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga nenet 143/2 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K., vjeç 20, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Durrës-Tiranë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.F., vjeç 28, banues në Cërrik, pasi në Cërrik, tek stacioni i furgonave, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, në aksin rrugor Cërrik-Papërr, shtetasi H.M., vjeç, 68, banues në Cërrik, duke pedaluar me biçikletë, ka humbur kontrollin, duke rënë kanal, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Devoll
Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Sul-Devoll. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në një lokal në këtë fshat, këtij shtetasi iu gjetën në xhep e iu bllokuan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, si edhe 138 copë fara bimë të dyshuar Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin E.Y., vjeç 22, banues në fshatin Zdervaskë, Pogradec, pasi më datë 10.07.2018, për t'u pajisur me pasaportë biometrike, ka aplikuar me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Korçë
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E.B., 44 vjeç, banues në fshatin Hoçisht-Devoll. Pasi në lagjen nr 10 në Korçë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur. 
K.Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë. Pasi në fshatin Floq, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin po transportonte një sasi lënde drusore.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 291 e 205 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin J.T., vjeç 44, banues në Pogradec, pasi në Tushemisht, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin F.Ç., vjeç 79, banues në Buçimas, Pogradec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin P.B., vjeç 55, banues në fshatin Zhamë, Lushnje, për veprën penale parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.09.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për punonjësit e Bashkisë Himarë dhe Aluiznit, Vlorë, pasi gjatë viteve 1999, në fshatin Vuno, në Jalë, duke shpërdoruar detyrën, kanë legalizuar një ndërtim, në pronën e shtetases A.G., vjeçe 71, banuese në Vuno. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Vlorë
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
F.I., 27 vjeç, banues në Vlorë
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen "10 Korriku" duke drejtuar motomjetin tip "Yamaha", pa leje drejtimi përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin E.B., vjeç 63, banues në Tiranë, pasi në rrugën e Kombit, në Rubik, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen R.P., vjeçe 59, banues në fshatin Vaushkjezë, Mirditë, e cila  ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.C.,  vjeç 34, banues në fshatin Tale, pasi në superstradë, tek kryqëzimi i fshatit Rrilë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.F., vjeç 52, banues në Shkodër, pasi  në lagjen “Skënderbeg”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.C., vjeç 19, banues në Shkodër, pasi  në lagjen “Skënderbeg”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.Sh., vjeç 16, banues në fshatin Bleran, pasi në lagjen “Partizani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj., vjeç 25, banues në fshatin Kosturr, Has, pasi në aksin rrugor Krumë–Kukës, në vendin e quajtur “Myqhas”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 03.09.2018, në rrugën “Petronini Luarasi”, në mjetin tip “Fiat”, të shtetasit F.L., vjeç 37, banues në Tiranë, kanë vjedhur një telefon dhe disa dokumente. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, gjatë natës në fshatin Fikas, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.K., vjeç 52, banues në Tiranë, ku kanë marrë një pompë uji. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.M., vjeç 26, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, në rrugën “Bardhyl”, në mjetin tip “Benz” në lëvizje, të drejtuar nga shtetasi A.D., vjeç 22, banues në Krujë, ka rënë zjarr. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri është aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., vjeç 28, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A. M., vjeçe 59 dhe B. K., vjeçe 43, banues në Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, më datë 03.09.2018, u kap shtetasi në kërkim K.Gj., vjeç 19, banues në Tiranë. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.S., vjeç 49, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.Z., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, ka kanosur e goditur me grusht, shtetasin A.H., vjeç 21, banues në Tiranë. Po punohet për kapjen e E.Z. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 03.09.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.K., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, A.K., vjeçe 28, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2019, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K., vjeçe 28, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, M.K., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.F., vjeç 50, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 130/a e 277 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2019, shtetësia M.R., banuese Tiranë, kallëzon se më datë 31.08.2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi A.R., vjeç 45. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.V., vjeç 41, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 03.09.2019, u arrestua në flagrancë shtetasi N.I., vjeç, 62, banues në Elbasan, për veprat penale parashikuar nga nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin S.D., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi djali, shtetasi E.D., vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.P., vjeçe 33, banuese në Kamëz, pasi në banesë, bashkëshorti A.P., vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.K., vjeçe 43, banuese në Tiranë, pasi në banesë, bashkëshorti A.K., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2019, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.L., vjeçe 35, banuese në Kamëz, pasi ish-bashkëshorti G.K., vjeç 45, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.G., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petraq Leka”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.Gj., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tahxhedin Baholli”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.M., vjeç 51, banues në fshatin Pezë Helmës, pasi në Pezë Helmës, pranë banesë u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 03.09.2018, gjatë natës, në fshatin Picar, është vjedhur banesa e shtetasit G.P., vjeç 38. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin Gj.K., vjeç 18, banues në Durrës, pasi në autostradën Kavajë-Durrës, tek Mali i Robit, duke drejtuar mjetin tip “Audi A8”, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin E.B., vjeç 32, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar Gj.K., dhe pasagjerët në mjetin 'Volksvagen', shtetasit P.G., J.P., dhe M.D., vjeç 33, 28 e 30, banues në Tiranë, ku Gj.K., dhe P.G., ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, kurse J.P., dhe M.D., pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin V.Gj., vjeç 18, banues në Durrës, pasi më datë 02.09.2018, në Shkozet, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Range Rover”, gjithashtu ka shkelur vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”. Nenet 291/1 e 323/1 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.H., vjeçe 43, banues në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi S.H., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 03.09.2018,  në lagjen nr. 17/1, Durrës, është vjedhur  banesa në pronësi të shtetases M.Xh., vjeçe 39, banuese në Durrës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, në Sukth, aksidentalisht është rrëzuar në rrugë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, shtetasi E.B., vjeç 34, banues në Sukth. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, si ngjarje aksidentale.

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B.I., vjeçe 47, banuese në Durrës, pasi  bashkëshorti, shtetasi E.I., vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për ndërtim pa leje, më datë 03.09.2018, u konstatua se shtetasi N.Rr., vjeç 44, banues në fshatin Shkafane, ka rifilluar punimet pa leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 199/a i Kodit Penal.

Durrës
Ndërhyrja në kohë e Policisë së Durrësit kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër.
Sekuestrohet pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.B., 27 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi K.B., në lagjen Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• pistoleta tip çakmak;
• maskë kirurgjie;
• doreza;
•sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë", parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit Gj.N., dhe A.N., vjeç 58 e 24, banues në Bushnesh, pasi në Bushnesh, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Neni 277 i  Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin  L.V., vjeç 39, banues në  fshatin Derven, pasi në Derven, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M., vjeç 56, banues në fshatin Luz, pasi më datë 03.09.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E.M., vjeçe 30. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, shtetasi P.B., vjeç 56, banues në Thumanë, kallëzon se i kanë vjedhur motorin tip “JH” pa targë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 03.09.2018, në fshatin Metallë, në banesën e shtetasit A.B., vjeç 29, si pasojë  një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 03.09.2018, gjatë natës, në lagjen 5 Maji, është vjedhur dyqani i shtetasit H.F., vjeç 55, banues në Elbasan. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.R., vjeçe 39, banuese në Elbasan, pasi i kunati, shtetasi A.R., vjeç 32, banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin I.K., vjeç 33, banues në Elbasan, për veprën penale parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, u kap shtetasi në kërkim E.H., vjeç 36, banues në Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit I.F., dhe L.A., vjeç, 28 e 26, banues në Cërrik, pasi më datë 02.03.2018, në lagjen nr. 2, shtetasi I.F., ka kanosur dhe ka goditur me grusht shtetasin K.H., vjeç  31, banues në Cërrik, kurse L.A., nga kontrolli fizik, iu gjet dhe bllokua një thikë, pa leje. Nenet 84, 89 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 03.09.2018, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, në mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I.C., vjeç 26, banues në fshatin Kotodesh, në ecje, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga një defekt në impiantin  elektrik. Materialet  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.L., vjeçe 71, banuese në Korçë, pasi djali, shtetasi Xh.L., vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 03.09.2018, gjatë natës, në fshatin Shëngjergj, është vjedhur banesa e shtetasit A.B., vjeç 52. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.D., vjeç 72, banuese në Devoll, pasi djali A.D., vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.M., vjeçe 41, banuese në Pogradec, pasi bashkëshorti K.M., vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës  së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.Ç., vjeç 50, banues në fshatin Velçan, pasi në fshatin Velçan, në tokën e tij, u kap duke ndërtuar banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia M.Sh., vjeçe 43, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 03.09.2018, shtetasi F.B., vjeç 54, banues në Berat, ka bërë kallëzim se në ambientet e një qendre rehabilitimi nga persona të pa identifikuar, është dhunuar fizikisht djali, shtetasi A.B., vjeç 12. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin D.D., vjeç 37, banues në Berat, pasi në banesën e tij, u konstatua duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.Th., vjeçe 56, banuese në Berat, pasi e motra, shtetasja V.Th., vjeçe 60, banuese në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin J.V., vjeç 47, banues në Berat, për veprat penale bazuar në nenet 150 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin O.X., vjeç 30, banues në Berat, pasi në rrugën nacionale Sinjë–Berat, u kap me fugonin tip “Benz”, duke transportuar lëndë drusore pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Ç., vjeç 59, banues në Ura Vajgurore, pasi më datë 03.09.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases M.Ç., vjeçe 56. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 03.09.2018, në fshatin Marinëz, në vendin e punës, ku punonte si roje në ndërmarrjen e naftës, ka vdekur shtetasi J.B., vjeç 57, banues në fshatin Vidhishtë. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.H., vjeçe 29, banuese në Fier, pasi bashkëshorti, shtetasi B.H., vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2018, në lagjen “16 Prilli” Fier, është vetëhedhur nga dritarja e banesës në katin e tretë të pallatit ku jeton shtetasi A.K, 54 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lushnjë, për vlerësim, për shtetasin B.Q., vjeç 30, banues në fshatin Adriatik, pasi më datë 02.09.2018, në rrugën Çermë-Divjakë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar, shtetasen V.M., vjeçe 58, banuese në fshatin Çermë, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin M.M., vjeç 68, banues në Lushnje, pasi bashkëshortja, shtetësia V.M., vjeçe 64, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnje. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 03.09.2018, u referuan Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, dhe punohet për kapjen e shtetasit R.G., vjeç 38, banues në fshatin Gosë Kavajë, për veprën penale parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 03.09.2018, gjatë natës, në lagjen “5 Shkurti” , kanë vjedhur në magazinën e shtetasit R.A., vjeç 59, banues në Ballsh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin G.K., vjeç 45, banues në Vlorë, pasi ka kanosur shtetasin R.F., vjeç 57, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen K.J., vjeçe 24, banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin S.I., vjeç 56, banues në fshatin Rromës, për veprën penale parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Vlorë
Policia zbardh ngjarjen e djegies së qëllimshme të një automjeti në orët e para të mëngjesit të datës 03.09.2018 në Vlorë
Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.
Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas ngjarjes së djeshme ku më datë 03.09.2018, në orën 04:00, në lagjen "24 Maji" u përfshi nga flakët automjeti tip "Toyota" në pronësi të shtetasit S.S., menjëherë pas hetimeve të kryera u bë i mundur zbulimi, identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:
Sh. H., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin L.L., vjeç 71, banues në Borsh, pasi në fshatin Borsh, në banesë, ka ndërtuar një verandë pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, në Himarë, në vendin e quajtur “Hali”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe të mbjellë me pisha dhe shkurre. Nga veprimet e kryera  rezulton se zjarri ka qenë aksidental. Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin F.K., vjeç 41, banues në Delvinë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases N.K., vjeçe 28. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen S.R., vjeçe 72, banuese në Tatzat, për veprën penale parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 02.09.2018, në lagjen nr. 1, shtetases Y.S., vjeçe 32, banuese në Sarandë, i kanë vjedhur celularin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin Q.L., vjeç 68, banues në Libohovë, pasi më datën 28.08.2018, në banesë, djali, shtetasi K.L.,  vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin F.Ç., vjeç 63, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Nënë Tereza”, ka bërë lidhje të paligjshme në linjën elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.N., vjeç 53, banues në fshatin Barbullojë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin N.N., vjeç 60, banues në fshatin Markatomaj, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin A.R., vjeç 22, banues në Sanxhak, për veprën penale parashikuar në nenin 150 të Kodit Penal.

Kurbin
Në lidhje me një lajm të publikuar në median elektronike ku shtetasi J.Sh., me profesion gazetar, është kanosur gjatë kryerjes së detyrës si dhe i ka dërguar mesazh shefit të Komisariatit të Policisë Kurbin ku i ka kërkuar ndihmë dhe ky i fundit nuk i është përgjigjur, ju sqarojmë se:
Nga specialistët e Seksionit për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale në Komisariatin e Policisë Kurbin, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Ll.B., 53 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale " Kanosje për shkak të detyrës" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi më datë 03.09.2018, rreth orës 15:00, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Kurbin shtetasi J.Sh., i cili ka kallëzuar se rreth orës 07:00, ka shkuar për të pasqyruar ngjarjen e ndodhur në lokalin ku i është vendosur lëndë eksplozive, dhe është kërcënuar me armë zjarri nga pronari u lokalit, për moslejimin e filmimit të vendngjarjes.
Me marrjen e informacionit nga njoftimi i shtetasit J.Sh.,  tek Policia e Lezhës rreth orës 09:00, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin,  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke kryer të gjitha veprimet hetimore konform rregullave.
Nga kontrollet e ushtruara në ambientet në pronësi të shtetasit Ll.B., nuk është konstatuar asnjë armë zjarri apo send tjetër i kundraligjshëm.
Gjithashtu, në lidhje me sms-në e publikuar të dërguar nga shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin shtetasit J.Sh., sqarojmë se nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi mesazhi që shtetasi J.Sh. pretendon se i ka dërguar shefit të Komisariatit Kurbin ku i shpjegon ngjarjen dhe i kërkon ndihmë, nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk i është dërguar fare shefit të Komisariatit Kurbin, duke mos u vënë në dijeni ai se çfarë po ndodhte.
Policia e Kurbinit, është e gatshme në çdo kohë të trajtojë me seriozitet dhe transparencë të plotë çdo situatë të çdo shtetasi.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin,  për shtetasin N.D., vjeç 52, banues në Laç, pasi në fshatin Skuraj, tek lokali i tij, nga specialistët e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e N.D. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.B., vjeç 53, banues në fshatin Grudë e Re, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.E., vjeç 39, banues në fshatin Mali Kolaj, për veprën penale parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.M., vjeçe 21, banuese në Shkodër, pasi ish-bashkëjetuesi, shtetasi S.B., vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 03.09.2018, në fshatin Shegan, në vendin e quajtur pylli i Sheganit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan, bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 03.09.2018, shtetasi D.P., vjeç, 61,  banues në fshatin Lishan i Poshtëm, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajza dhe mbesa, shtetaset A.P., dhe Xh.Sh., vjeç 15 e 19. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin H.T., vjeç, 65, banues në fshatin Brest i Poshtëm, pasi pranë banesës, ka ndërtuar një mur pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 03.09 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Mat, për shtetasin Xh.Gj., vjeç 36, banues në Valikardhë, Bulqizë, pasi në Klos, u kap me kamionin tip “Benz”, duke transportuar lëndë drusore, pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal. 

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit N.M., N.M., dhe E.D., vjeç 23,  25 e 34, banues në Durrës, Dibër e Durrës, depërtuar nga Greqia, pasi më datë 01.09.2018, në afërsi PKK Qafë Botë, kanë kaluar në mënyrë të paligjshëm kufirin. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 04.09.2018, në SPKM Muriqan, u kap shtetasi A.Gj., vjeç 23, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim, për veprën penale parashikuar nga 100 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Kukës
Arrestohet një tjetër shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".
Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin e Belgjikës.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë në hyrje bënë ndalimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
- V.N., 31 vjeç, banues në fshatin Nebergjan, Kosovë.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Belgjikë.
Gjykata e Shkallës së Parë Bruges-Belgjikë, më datë 25.11.2016, e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Belg.
Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimi në shtetin belg, si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2