Korçë, zbardhet vjedhja e ndodhur në Katedralen e Korçës, ku në ambientet e brendshme të saj, u vodh një sasi lekësh nga arkat.

KorçëDVP KORce New

Zbardhet vjedhja e ndodhur në Katedralen e Korçës, ku në ambientet e brendshme të saj, u vodh një sasi lekësh nga arkat.

Policia arreston dy shtetas si autorë të dyshuar, të vjedhjes si dhe shpall në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtorin e tyre.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

J.C., 23 vjeç,(i dënuar më parë për "Vjedhje").

G.A., 42 vjeç, banues në Korçë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 26 vjeç, banues në Korçë.

Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, ku në Katedralen "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, u vodh nga arkat në brendësi të ambienteve të saj, një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30