Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.Xh., vjeç 69, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, B.L., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. Neni 136/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, Q.H., vjeç 24, banues në fshatin Çekrezë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Neni 189/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.C., vjeç 37, banues në Valias, Kamëz, pasi në rrugën “Skënderbe”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Ynxijang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.L., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.S., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi më datë 04.09.2018, në rrugën “Muhamed Deliu”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar shtetasin Ç.M., vjeç 41, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.M., vjeç 30, banues Kamenicë-Kosovë, pasi në PKK, Port-Durrës, ka tentuar të kaloi kufirin me dokumente të falsifikuara. Neni 189, 190 e 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin K.Y., vjeç 62, banues në Durrës, pasi në rrugën Plepa-Shkozet, te Mbikalimi i Serave, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues E.B., vjeç 37, banues në Tiranë, ku ka pasur vetëm dëme materiale. Shtetasi K.Y., ka vdekur më pas në spital dhe pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Elbasan
Nga Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
H.T., banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 404 steka cigare të markave të ndryshme pa pullën fiskale të Ministrisë së Financës.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë", parashikuar nga nenet 178 /2 e 179/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
D.H., 47 vjeç, banues në lagjen "Çlirimi" , Elbasan.
Pasi në lagjen "Shënkoll", duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin T.M., vjeç 65, banues në fshatin Pirg, për veprat penale parashikuar nga nenet 135 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B., vjeç 51, banues në fshatin Tomor i Vogël, pasi në Kuçovë, tek “Lapidari”, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës, shtetasin M.B., vjeç 69, banues në fshatin Çiflik, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.L., vjeç 57, banues në fshatin Syzes Ura Vajgurore, pasi në fshatin Poshnje, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha“ pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin K.Z., vjeç 69, banues në fshatin Otllak, pasi në Moravë u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda“ pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E.K., vjeç 22, banues në fshatin Tapi, pasi në Moravë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin “Yaning“ pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.R., vjeç 28, banues në fshatin Moravë, pasi në Moravë u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lançin“. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit K.Sh., dhe A.L., vjeç 35 e 25, banues në Patos, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga K.Sh., u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin H.S., vjeç 54, banues në fshatin Strum Rroskovec, për veprat penale parashikuar nga nenet 180 e 288 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.Rr., vjeç 47, banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër pasi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gllavë, gjatë kontrollit të territorit u gjetën të kultivuara bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin M.B., 59 vjeç, banues në Gjirokastër pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e përfaqësuar prej tij në bashkëpunim me AKU Gjirokastër, janë gjetur mallra ushqimore dhe industrial të llojeve të ndryshme pa etiketa në gjuhë shqipe dhe të padeklaruara në organet tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin Ll.N., vjeç 58, banues në  Laç, për veprën penale parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.P.,  vjeç 53, banues në Rraboshtë, Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, në Gryk-Zezë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H.,  vjeç 35, banues në Mishter, Mat, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, te mbikalimi i “Arbërisë’, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.F., vjeç 28, banues në fshatin Reci Ri, Shkodër, pasi në shëtitoren plazh, Velipojë, iu gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.F., vjeç 29, banues në fshatin Lumzi, Pukë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit Ç.D., dhe H.S., vjeç 33 e 23, banues në Tiranë e fshatin Kastriot Dibër, pasi në afërsi të PKK Morinë, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin B.Sh., vjeç 44, banues në Vojnik, Dibër, për veprën penale parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal. 

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Lushnje

Seksioni për krimet e rënda

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.D., 25 vjeç, banues në Lushnje, pasi pas një konflikti pronësie ka kanosur me armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve D.M., 60 vjeç dhe H.M., 48 vjeç por pa shkaktuar të lënduar. Nenet 76, 22, 278 e 199/a të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.B., vjeç 27, banues në Ksamil, për veprën penale parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur, E.K., vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.A., A.K., dhe B.K., vjeç 34, 25 e 68, banues në Tiranë, pasi shtetasit A.A., dhe A.K., për motive të dobëta kanë dëmtuar pronën e shtetasit B.K., ndërsa shtetasi B.K., iu ka shkaktuar dëmtime të lehta fizike shtetasve A. A., dhe A.K. Nenet 84, 90, 150, 25 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 03.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.D., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka goditur me sende të forta shtetasin L.D., vjeç 52, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, në rrugën ”Shefqet Musaraj”, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit A.M., vjeç 46, banues në Tiranë, ku është dëmtuar një pjesë e çatisë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F.Xh., dhe A.Ç., vjeç 33 e 50, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, kanë goditur me grushte njëri- tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatave, që bëjnë fjalë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”, më datë 04.09.2018, në PKK Rinas, u ndalua shtetasi në kërkim A.D., vjeç 31, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Nenet 143/2 e 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.P., vjeç 64, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Z.H., vjeç 81, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.H., vjeçe 71, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.B., vjeç 29, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, në rrugën e “Barrikadave”, është dëmtuar xhami i mjetit tip “Volksvagen Caddy”, pronë e një firme dhe në përdorim nga shtetasi O.D., vjeç 34, banues në Tiranë. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.09.2018, në rrugën “Egnatia”, punëtorët e një firme, gjatë punimeve në rrugë, kanë gjetur një granatë dhe dy pushkë të ndryshkura. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.D., vjeç 24, banues në Durrës, për veprat penale bazuar në nenet 278, 150 dhe 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait, S.D., vjeç 56, të cilit iu plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, në reaminacion ka vdekur shtetasi A.M., vjeç 49, banues në Berat. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur si pasojë e vetëkonsumimit të një lënde helmuese. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.P., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit D.Q., vjeç 25, banues në Tiranë.  Po punohet për kapjen e A.P. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasit Z.K., dhe E.R., vjeç 60 e 25, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta kanë fyer njëri- tjetrin.

Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 19.08.2018, më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.B., vjeç 46, banues në Kukës. Nenet 84, 275 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V., vjeç 46, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.K., vjeç 23, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 04.09.2018, në fshatin Yshek, pranë banesës është vetëvarur shtetasi M.S., vjeç 48. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Loni Ligori”, ka goditur me thikë shtetasin A.K., vjeç 43, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.Z., vjeçe 39, pasi bashkëshortit G.M., vjeç 40, sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet  do t'i kalojnë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.H., vjeç 27, banues në fshatin Malzi Kukës, për veprën penale parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.M., vjeç 36, banues në Kavajë, pasi në Kavajë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve Z.M., dhe A.M., vjeç 70 e 65, banues në Kavajë, të cilëve iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet do t'i kalojnë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, më datë 04.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim  D.A., vjeç 43, banues në fshatin Luz i Vogël. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, në banesë, shtetasja V.Ç., vjeçe 25, ka konsumuar fostoksinë, e cila rreth orës 23.35, ka ndërruar jetë në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 04.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.H., vjeçe 69, banuese në Durrës, pasi  nusja e djalit, shtetësia E.H., vjeçe 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë  18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.M., vjeç 61, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.I., vjeç 51, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.M., vjeçe 64, banuese në Durrës, pasi djali, shtetasi R.M., vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë  18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.R., vjeç 66, banues në Durrës, pasi në lagjen 14/1, u konstatua duke ndërtuar një mur, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.M., vjeç 60, banues në fshatin Rrushkull Durrës, pasi në fshatin Hamallaj, është kapur me mjetin tip “Ford Tranzit”,  duke transportuar  lëndë drusore, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin Gj.N., vjeç 58, banues në Thumanë, për veprën penale parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit  R.S., I.L., vjeç 54, 58, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit H.B., N.B., J.B., S.B., dhe Xh.K., Kryeplak i fshatit, vjeç 75, 47, 24, 25 e 51, banues në Rinas Krujë, për veprat penale parashikuar nga nenet 284, 25, 236 e 300 të Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në territorin e fshatit Shelqet, Rinas, Tapizë dhe Mazhë e Vogël, u konstatuan dhe asgjësuan bimë të dyshuara narkotike. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin I.B., vjeç 18, banues në fshatin Borizanë, pasi  në fshatin Borizanë, ka goditur me grushte shtetasin P.H., vjeç 44, banues në Fushë-Krujë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.L., vjeç 66, banues  në fshatin Sallmone,  pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.H., vjeç 43, banues në Gjakovë Kosovë, pasi më datë 17.08.2018 , me anë të mashtrimit, shtetasit A.Gj., vjeç 44, banues në Deçan Kosovë, i ka blerë një kamion dhe nuk i ka dhënë lekët. Mjeti u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale në fshatin Pjezë. Po punohet për kapjen e B.H. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.C., vjeç 21, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Qemal Stafa”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin S.Sh., vjeç 42, banues në Elbasan, për veprat penale bazuar në nenet 199/a e 200  të Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, shtetasi  A.L., vjeç 54, banues në Elbasan, është dëmtuar aksidentalisht dhe ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.09.2018, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Xh.K., 23 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”, Elbasan.
Pasi në fshatin Bradashen, ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur materiale në një firmë private. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale, "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin D.A., vjeç 17, banues në fshatin Gurshpat, për veprën penale parashikuar nga 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 04.09.2018, në fshatin Snosem, Njësia Administrative Kukur Gramsh, në banesën e shtetasit (burri i motrës), është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi F.T., 57 vjeç, banues në fshatin Dushk, Njësia Administrative Sult Gramsh, (i sëmurë mendor), i cili ka qenë për darkë në shtëpinë e motrës së tij. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasi F. T., gjatë natës ka shkaktuar aksidentalisht vatër zjarri në teshat e fjetjes dhe si pasojë e asfiksisë nga tymi i shkaktuar në dhomën e gjumit, ka gjetur vdekjen.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Korçë

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
E.K, 41 vjeç, banues në fshatin Kakuz-Gjirokastër, (i dënuar më parë për vjedhje).
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 140 datë 04.04.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 9 muaj burg për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Gjithashtu ky shtetas, dyshohet të jetë edhe autor i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj.B., 43 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 22.03.2018, në lagjen nr. 16 në Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Më datë 04.09.2018,  u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen A.H., vjeçe 55, banuese në Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Korçë
Zbardhet vjedhja e ndodhur në Katedralen e Korçës, ku në ambientet e brendshme të saj, u vodh një sasi lekësh nga arkat.
Policia arreston dy shtetas si autorë të dyshuar, të vjedhjes si dhe shpall në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtorin e tyre.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
J.C., 23 vjeç,(i dënuar më parë për "Vjedhje").
G.A., 42 vjeç, banues në Korçë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 26 vjeç, banues në Korçë.
Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, ku në Katedralen "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, u vodh nga arkat në brendësi të ambienteve të saj, një sasi lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 04.09.2018, në fshatin Vreshtas, në banesë, ka vdekur shtetasi H.M., vjeç 71. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga sëmundje kronike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen M.Gj., vjeçe 20, banuese në fshatin Goskovë, për veprën penale parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen F.M., banuese në fshatin Velçan, pasi në Velçan, u kap duke ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin V.Ç., vjeç 50, banues në fshatin Qereshnik, pasi në banesë, u kap duke ndërtuar çatinë e banesës pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit E.H., dhe A.K., vjeç 41 e 31, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori” janë konfliktuar me njëri- tjetrin, duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin H.V., vjeç 48, banues në Berat, pasi në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke ndërtuar çatinë e banesës pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për dëmtimin me biçikletë në fshatin Hingë, të shtetases M.C., më datë 04.09.2018, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim, pasi në datë 04.09.2018, shtetasi A.K., vjeç 38, banues në Sarandë, ka bërë kallëzim pasi pretendon se ish-bashkëshortja E.A., vjeçe 36, banuese në Kuçovë, nuk është kujdesur për djalin e tyre të mitur, të cilin ia ka dhënë gjykata në kujdestari.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen A.L., vjeçe  23, banuese në Sheq i Madh, për veprën penale parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u bë arrestimi i shtetasit F.K., 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 04.09.2018, gjatë natës, në spital është vjedhur një kompjuter laptop. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, në fshatin Qeret i Vjetër, në ullishtën në pronësi të shtetasit M.M., vjeç 59, banues në fshatin Qeret i Vjetër, ka rënë zjarr, ku si pasojë janë dëmtuar pjesërisht disa rrënjë ullinj. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 04.09.2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A.B., 26 vjeç, dhe E H., 30 vjeç, banues në Ngreçan, Ballsh, për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike. Neni 284/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Aranitas, u konstatuan dhe asgjësuan bimë të dyshuara narkotike. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen A.B., vjeçe 29, banues në Selenicë, për veprën penale parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.M., vjeçe 31, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti G.H., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin I.D., vjeç 28, banues në fshatin Rexhepaj, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes D.D., vjeçe 21. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, shtetasi G.G., vjeç 50, banues në Vlorë, administrator i një supermarketi, ka kallëzuar se më datë 02.09.2018, nëpërmjet kamerave, ka konstatuar se një klinet ka vjedhur disa artikuj ushqimor. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, nga veprimet hetimore më datë 04.09.2018, rezulton se shtetasi K.A., vjeç 38, banues në Tiranë, është autor i dyshuar i disa ngjarjeve. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë së Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Nenet 283 e 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 14.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasin A.G., vjeç 69, banues në Navarric Finiq, Sarandë, për veprën penale parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.A., vjeç 34, banues në Çukë, pasi në Çukë, ka plagosur me thikë shtetasin P.D., vjeç 51, banues në Çukë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Ç.H., vjeç 60, banues në Gjirokastër, për veprën penale parashikuar nga nenet 242 e 235 të Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin J.B., vjeç 30, banues në Gjirokastër, pasi më datë 03.09.2018, tek “Ura e Lumit”, nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.S., vjeçe 31, banuese në Gjirokastër, pasi ish-bashkëshorti, shtetasi S.K., vjeç 31, banues në Çorovodë, Skrapar, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669,  datë  18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 04.09.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.D., vjeç 46, banues në fshatin Tosk Martallos, Tepelenë, për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, gjithashtu ndaj tij u referuan dhe materialet për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.H., vjeç 37, banues në Memaliaj, për veprën penale parashikuar nga 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Xh.N., vjeç 69, banues në Tepelenë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin Xh.Ll., vjeç 67, banues në Tepelenë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin G.H., vjeç 29, banues në fshatin Sukë, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin F.M., vjeç 67, banues në Sukë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 04.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasin K.K., vjeç 53, banues në Balldrë, pasi babai, Gj.K., banues në Balldrë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës  së Shkallës së Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.M., vjeç 50, banues në Shkodër, pasi në rrugën rurale Ungrej–Kallmet, u kap duke transportuar me mjetin e tip “Ford” lëndë drusore pa dokumente përkatëse. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.P., vjeç 45, banues në Kodërmarlekaj, Lezhë, pasi në banesë në pronësi të tij, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.K., vjeç 61, banues në Shënkollë, pasi në banesë në pronësi të tij, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.Z., vjeç 74, banues në Kodërmarlekaj, Lezhë, pasi në banesë në pronësi të tij, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 04.09.2018, në fshatin Katund i Vjetër, Rrubik, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi K.P., vjeç 46, banues në Rrubik, i cili ndodhet në spitalin nën kujdesin e mjekeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Neni 99/22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 04.09.2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi Sh.H., vjeç 79, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M.Q., vjeç 71, banues në fshatin Grudë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.C., vjeç 48, banues në fshatin Kullaj, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin R.S., vjeç 64, banues në Tiranë, pasi në fshatin Valbonë, u konstatua se ka ndërtuar një shtëpi prej druri, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has

Më datë 04.09.2018, shtetasi K.L., vjeç 32, banues në fshatin Zahrisht, ka bërë kallëzim se shqetësohet nëpërmjet telefonit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Bulqizë
Godasin me sende të forta dy shtetas, si dhe dëmtojnë ambientet e një lokali, arrestohen në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi i shtetasve: 
Rr.R., 24  vjeç, banues në  Bulqizë
D.T., 20 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasit R.N., 40 vjeç, dhe A.M., 51 vjeç, banues në Bulqizë, duke u shkaktuar dëmtime të lehta.
Gjithashtu të arrestuarit kanë dëmtuar duke thyer xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit M.D., 54 vjeç.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Shkatërrim prone", kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga nenet 89, 25, 150 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Anglia, V.K., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në afërsi të PKK Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm, duke iu shmangur kontrollit kufitar. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 04.09.2018, në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, u kap shtetasi në kërkim A.A., 22 vjeç, banues në Bilisht, i cili më pas u la në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 04.09.2018, në hyrje të SPKM Morinë, u kap shtetasi në kërkim V.B., vjeç 46, banues në Kukës, për veprat penale parashikuar nga nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2