Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 06 Shtator 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 28 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 7 drejtues mjetesh.

4 persona për Narkotikët

5 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

4 persona në kërkim

3 persona për "Krime ndaj personit"

1 person për veprën penale "Vjedhja"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Marrëdhënie seksuale"

1 person për veprën penale "Kontrabanda".
 

Gjithashtu janë sekuestruar:

3 armë zjarri, 1 krehër, 65 fishekë
1 armë e ftohtë (1 thikë).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 64 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar:

1-Vlorë, operacioni i koduar "FAST".
Kapet dhe arrestohet në flagrancë një person i cili qarkullonte nëpër qytet me armë zjarri.

2-“Forca e Ligjit” në veprim sekuestrohen 5 mln euro asete të një grupi kriminal, me aktivitet në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke realizuar operacionin policor “Vazhdimi”
Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:
• A.N., alias (D.G., A.N., M.P., M.Gj., D.Gj.,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;
• J.D. (B.), vjeç 35, lindur dhe banues në Lezhë.
Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.
Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës.
Menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30