Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new 

Departamenti i Policisë Kriminale 


1.“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjesëtarë të grupeve kriminale në Shkodër. 
Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, zhvilluar këto hetime në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë.
Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminalë si dhe mbledhjen e të dhënave në rrugë operative me qëllim evidentimin sa më të plotë dhe sa më të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregtare, të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale.
Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim.
Të arrestuar janë:
• I.R. (B), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
• E.P., 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• A.B., 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• E.B., 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.
Konkretisht janë sekuestruar:
• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);
• 6 mjete të blinduara;
• rreth 800 fishekë;
• 1 armë e ftohtë
• 10.500 euro;
• 3 makina lojërash fati;
• njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;
• telefona celularë dhe karta telefonike;
• 2 veshje antiplumb.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse procedurale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.
Ne dëshirojmë të falënderojmë shumë përzemërsisht qytetarët e Shkodrës për mbështetjen që na japin çdo ditë në ushtrimin e detyrës sonë të vështirë dhe veçanërisht për qetësinë dhe mbështetjen që na dhanë gjatë këtij operacioni.
Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

2.“Forca e Ligjit” në veprim sekuestrohen 5 mln euro asete të një grupi kriminal, me aktivitet në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke realizuar operacionin policor “Vazhdimi”
Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:
• A.N., alias (D.G., A.N., M.P., M.Gj., D.Gj.,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;
• J.D. (B.), vjeç 35, lindur dhe banues në Lezhë.
Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.
Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës.
Menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.
Pas kryerjes së veprimeve paraprake nga Departamenti i Policisë Kriminale, materiali procedurial u referua nga Policia e Shtetit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë dhe u regjistrua procedimi penal nr.85, viti 2018, për veprat penale të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“, në ngarkim të shtetasve A.N., dhe J.D.(B).
Nga kryerja e veprimeve hetimore u ngritën dyshime të arsyeshme se këta shtetas, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vetë dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve.
Konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.
Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, janë zhvilluar disa takime të përbashkëta operacionale me përfaqësues të Zyrës Rajonale të DEA Athinë, DEA Madrid, autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, në kuadër të shkëmbimit në kohë reale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, oficeret e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kanë kryer veprime intensive proceduriale, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe pajisje speciale për grumbullimin e provave materiale.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në terren, u siguruan prova të pa kontestueshme dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve A.N., J.D.(B.) dhe familjarëve të tyre.
Sot, oficerët e Task Forcës Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranë:
• 3 bankave të nivelit të dytë, të disa llogarive bankare me një sasi të konsiderueshme eurosh.
• Kuotat dhe aksionet e 1 shoqërie tregtare me aktivitet në fushën e ndërtimit.
• 1 Njësie banimi në pallat
• 8 apartamente, me një sipërfaqe ndërtimi 905 metro katror.
• 2 njësi tregtare (dyqane) me një sipërfaqe prej 280.4 metro katrore.
• 4 garazhe në total sipërfaqe 60 metro katror.
• 3 automjete të tipeve dhe llojeve të ndryshme.
Shuma e aseteve të sekuestruara në kuadër të operacionit, e përllogaritur me çmimin e tregut, kap vlerën prej 5 milion Eurosh.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Renda dhe agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe spanjolle, po vijojnë veprimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal si dhe për pasuri të tjera, të luajtshme apo të paluajtshme, llogari bankare, të dyshuara me prejardhje kriminale në shtete të ndryshme ku është zhvilluar ky aktivitet kriminal.
“Forca e Ligjit” është një veprimtari e cila nuk zhvillohet si reflektim spontan i ngjarjeve të caktuara. “Forca e Ligjit” është një veprimtari e cila karakterizohet nga organizmi profesional, programimi dhe serioziteti në veprimin ligjor, duke synuar kështu evidentimin qartë dhe me prova të veprimtarisë kriminale të kujtdo të përfshirë në këtë veprimtari.
“Forca e Ligjit” në veprim është faza vijuese operacionale e ndërmarrë nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria për goditjen e grupeve kriminale, me aktivitet brenda dhe jashtë vendit, të skeduara që prej fundvitit të kaluar nga autoritetet ligjzbatuese.
Ne i sigurojmë qytetarët e gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta, duke goditur me ashpërsinë e Forcës së Ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.
Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.M., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Lord Bajroni”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Gj., vjeç 20, banues në Tepelenë, për veprën penale parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.D., vjeçe 38, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 183/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 05.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.D., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Arbrit”, u kap duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M., vjeç 69, banues në Tiranë, pasi në bulevardin  “Dëshmoret e Kombit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz ML”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Barrikadave”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Changzhou”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M., vjeç 69, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kristo Flloqi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Sektori për trafiqet e narkotikët

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin H.B., vjeç 27, banues në Kosovë, pasi në PKK Port, ka tentuar të kalojë me dokumente të një shtetasi tjetër. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen S.S., vjeçe 17, banuese në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.G., vjeç 56, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.09.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 22, banues në Durrës, pasi më datë 05.09.2018, në rrugën “Miqësia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi mjetin “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.M., vjeç 31, banues në Fier, pasi në lagjen “Kastrioti”, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin K.B., vjeç 19, banues në Fier, i për pasojë është aksidentuar, pasagjerja në mjetin 'Alfa Romeo', shtetasja D.M., vjeçe 54, banuese në fshatin Levan, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor:
A.S., 24 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar motorin tip 'Yamaha ', pa targa, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.
M.B., 25 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip "Fiat", pa leje drejtimi përkatës. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Më datë 05.09.2018, në IEVP Lezhë, nga kontrolli i ushtruar, u gjetën e bllokuan 13.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve P.Ll., dhe D.N.( alias Z.B.), vjeç 33 e 39, banues në fshatin Tale dhe Ishull Shëngjin, pasi në Shënkoll, tek “Ura e Prekanit”, dyshohet se në bashkëpunim, kanë plagosur me armë zjarri, shtetasin M.D., vjeç 33, banues Tale, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 78, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit kompjuterik

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen R.N., vjeçe 17, banuese në fshatin Juban, për veprën penale parashikuar nga neni 293/b i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin S.D., vjeç 61, banues në Bogiq, Malësi e Madhe, pasi në Shtoi i Ri, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin D.K., vjeç 40, banues në Konispol, i depërtuar, në PKK Qafë Botë, pasi më datë 03.09.2018, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Kurbin

Seksioni për krimet e rënda

Më datë 06.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.Xh., dhe Xh.Xh., vjeç 15 e 43, banues në Fushë Mamurras, pasi më datë 05.09.2018, në Fushë Mamurras, pas një konflikti të çastit A.Xh., ka vrarë me thikë shtetasin e mitur A.S., vjeç 14, banues në Fushë Mamurras, kurse Xh.Xh., në banesë iu bllokuan 60 fishekë. Nenet 79 e 278/2 të Kodit Penal.

Kurbin 
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në  Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka  ndërruar jetë. 
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. 
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 05.09.2018, në rrugën “Mihal Grameno”, është dëmtuar me sende të forta, mjeti tip “Toyota”, i shtetasit B.B., vjeç 28, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, në rrugën “Hasan Sufani”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E.B., vjeç 28. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, në Sauk, në banesë aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar, shtetasja e mitur A.E., vjeçe 12, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 05.09.2018, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E.H., vjeç 37. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit V.S., dhe B.Ç., vjeç 57 e 52, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Pitarka”, kanë goditur me grusht njëri- tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen B.Z., vjeçe 53, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, ka kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.R., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi duke hapur derën e një mjeti ka përplasur drejtuesin e një biçiklete, shtetasin G.K., vjeç 57, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 91 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018.2018, tek ish- Fusha e Aviacionit gjatë gërmimit për hapjen e themeleve për pallat, manovratori i vinçit, shtetasi R.P., vjeç 60, banues në Tiranë, ka gjetur një predhë luftarake që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore dhe më datë 11.09.2018, u kryen veprimet dhe u sekuestrua në prezencë të ekspertëve xhenier të Ministrisë së Mbrojtjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin A.Rr., vjeç 55, banues në Tiranë. Po punohet për kapjen e tij. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, gjatë natës, shtetasit L.S., vjeç 23, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz“ pa targë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetasit A.B., më datë 06.09.2018, në banesë, u bë e mundur gjetja sendeve të marra. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.Ç., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘‘Sami Frashri“, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 05.09.2018, u arrestua shtetasi F.S., vjeç 35, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugët “Bardhyl” dhe “Sulo Bej Ceparti”, iu ka vjedhur biçikletat shtetasve A.Y., vjeç 55 dhe S. F., vjeç 48. Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.Th., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëjetuesi, shtetasi S.T., vjeç 37, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 19.08.2018, më datë 05.09.2018, u kap shtetasi në kërkim A.Gj., vjeç 25, banues në Tiranë. Nenet 89 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.S., vjeçe 27, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, në rrugën “Dibrës”, kanë dëmtuar banesën e shtetases D.G., vjeçe 56. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 112 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e biçikletës të shtetasit D.Q., më datë 06.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.P., vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 05.09.2018, në Kamëz, para banesës, shtetasit S.P., vjeç 44, i është djegur mjeti tip “Volksvagen”. Po punohet për sqarimin e rrethanave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.N., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën 'Skënderbeu', i ka vjedhur portofolin, shtetasit A.S., vjeç 59, banues në Tiranë. Po punohet për kapjen e E.N. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.K., vjeçe 35, banuese në Tiranë, pasi më datë 04.09.2018, në banesë, bashkëshorti H.K., vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.F., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Besim Alla”, nuk i është bindur urdhrit për ndalimin e mjetit tip ‘‘Fiat“, por ka kundërshtuar dhe penguar në kryerjen e detyrës, punonjësin e policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit e mitur J.P., dhe R.P., vjeç 17 e 17, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 05.09.2018, rreth orës 14:10, në Fushë Mëzez, shtetasi A. Z., 38 vjeç, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetit, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit, A.G., vjeç 27, banues fshatin Levan, bazuar në veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 25 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.Sh., vjeçe 24, banuese në Tiranë, pasi ish-vjehrra, V.Sh., vjeçe 53, banuese në Tiranë, ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 05.09.2018, gjatë natës, në Rrogozhinë, kanë vjedhur lokalin e shtetasit F.Rr., vjeç 39, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin F.Sh., vjeç 53, banues në Rrogozhinë, pasi në aksin rrugor  Rrogozhinë–Peqin, duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, është përplasur me mjetin tip “Audi A3”, me drejtues D.K.,  vjeç 37, për pasojë është dëmtuar pasagjerët E.K., vjeç 30, të miturit me iniciale D.K., dhe T.K., vjeç 11 e 8, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.Gj., vjeç 34, banues në Durrës, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen T.Xh., vjeçe 39, banuese në Durrës. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K., vjeç 39, banues Katund i Ri, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes, shtetases M.D., vjeçe 43, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës. Nenet 130/a  e  321 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.B., vjeç 36, banues në Durrës, pasi nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës, për dorëzimin e fëmijës, ish-bashkëshortes, E.Gj., vjeçe 36, banuese në Durrës. Neni 321  i Kodit Penal.

Më datë  05.09.2018, në lagjen nr. 17,  në banesë është  gjetur i vdekur shtetasi A.K., vjeç 47. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.E., vjeç 39, banues në Durrës, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës,  për urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.E., vjeçe 40. Neni 321  i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin J.D., vjeç 42, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 05.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj., vjeç 49, banues në fshatin Derven, për veprën penale parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Krujë
Informacion paraprak
Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip 'Benz', i cili drejtohej nga shtetasi B.H.
Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.K., vjeçe 44, banuese në Shijak, pasi bashkëshorti, shtetasi B.K., vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatë e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë  18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, dhe punohet për kapjen e shtetases H.M., vjeçe 32, banuese në Xhafzotaj, për veprën penale bazuar në nenin 127 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.K., vjeç 47, banues në fshatin Bilalas, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.K., vjeçe 44. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 05.09.2018, gjatë natës, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, është vjedhur kioska e shtetasit P.S., vjeç 58. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018 gjatë natës, në lagjen “Dyli-Haxhire”, pranë banesës, shtetasit A.S., vjeç 63, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, është vjedhur dyqani i shtetasit A.I., vjeç 44. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Ç.K., vjeç 32, banues në fshatin Seferan, për veprën penale parashikuar nga neni 112/1  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Gj.S., vjeç 48, banues në fshatin Grabovë, për veprën penale parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 05.09.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 1, para banesës, shtetasit A.D., vjeç 43, i kanë vjedhur biçikletën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore shtetasja M.Sh., vjeçe 15, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.  Nenet 99  e 22 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin M.J., vjeç 28, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, ka goditur me grusht, shtetasin E.S., vjeç 31, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.B., vjeçe 39, banuese në Korçë, pasi bashkëshorti, shtetasi N.B., vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,  për shtetasin N.B., vjeç 43, banues në Korçë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases D.B., vjeçe 39. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.J., vjeç 22, banues në fshatin Voskop, pasi në fshatin Gjenomadh, u kap me mjetin tip “Mitsubish”, duke transportuar lëndë drusore pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.B., vjeçe 52, banuese në Pogradec, pasi në banesë, vëllai, shtetasi A.B., vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë  së Parë Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin J.O., vjeç 41, banues në fshatin Mesiçkë, pasi gjatë natës, ka vjedhur në banesën e shtetasit Dh.K., vjeç 42. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 05.09.2018, gjatë natës, në fshatin Otllak, shtetasit E.C., vjeç 38, banues në fshatin Lapardha, i kanë vjedhur targën e mjetit tip “Audi A6”. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, shtetasi R.Gj., vjeç 49, banuese në Ura Vajgurore, kallëzon se i kanë vjedhur dyqanin 'Bar Cafe'. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Poliçan
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 
E.S., 30 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, Poliçan.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Lybeshë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur në trup, me mjet prerës (thikë), shtetasin L.Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, jashtë rrezikut për jetën. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen D.l., vjeçe 60, banuese në Fier, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së djalit, shtetases A.L., vjeçe 23. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin M.N., vjeç 21, banues në fshatin Ruzhdie, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe njerkut, shtetasve D.D., dhe R.D., vjeç 50e 60. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.L., vjeç 29, banues në Roskovec, për veprën penale parashikuar nga neni 101/1i Kodit Penal.

Fier
Qarkullon me armë zjarri pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet nga policia.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- B.B., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "8 Shkurti" Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pa leje, 1 krehër dhe 5 fishekë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', parashikuar nga Neni 278/5 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin R.Ll., vjeç 40, banues në fshatin Panahor, pasi në këtë fshat, ka kanosur me fjalë për jetën shtetasin F.N., vjeç 24, banues në Panahor. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 05.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim  O.K., vjeç 25, banues në Lushnje, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin G.H., vjeç 36, banues në Vlorë, pasi më datë 04.09.2018, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes S.H., vjeçe 31. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim, pasi më datë 04.09.2018,  në fshatin Akërni, është djegur aksidentalisht mjeti tip zetor tip “Urliman”, pa targë, në pronësi të shtetasit R.H., vjeç 17, banues në fshatin Akërni.

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja‘’, më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit L.B., S.K., dhe I.A., vjeç 37, 31 e 40, banues në  Vlorë. Nenet 134 e 278/b të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.D., vjeç 37, banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.Z., vjeç 24, banues fshatin Resulaj, për veprat penale parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 14.08.2018, gjatë natës, shtetasit Th.Sh., vjeç 56, banues në fshatin Xarë, i kanë marrë motorin tip “Toatsu”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen Z.M., vjeçe, 65 banuese në fshatin Pandalejmon, për veprën penale parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin Sh.I., vjeç 50, banues në fshatin Gjashtë, pasi në fshatin Metoq, tek “Ura e Gajdarit”, ka goditur me sende të forta, shtetasin P.N., vjeç 58, banues në Sarandë. Punohet për kapjen e Sh.I. Neni 89  i Kodit Penal.

Sarandë
Policia arreston në flagrancë shtetasin:
A.M., 57 vjeç, banues në fshatin Xarë, Sarandë.
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi i cili dyshohet se ka kaluar kontrabandë nga shteti grek në fshatin Mursi të Sarandës nëpërmjet kufirit të gjelbër, 121 (njëqind e njëzet e një) krerë bagëti të imta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kontrabandë me mallra të licencuara" parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Gjirokastër 
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:
A.H., 57 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 47 vjeçare si dhe djalit te tij 12 vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 130/a dhe 124/b  të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin D.L., vjeç 51, banues në Memaliaj, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.


Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasit M.H., dhe djalit A.H, vjeç 47 e 12, banues në Gjirokastër, pasi bashkëshorti, shtetasi A.H., vjeç 57 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit K.C., dhe A.K., vjeç 59 e 33,  banues në fshatin Gllavë, për veprën penale parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin I.S., vjeç 67, banues në Lezhë, pasi në banesë, nga grupi i punës së OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasen H.B., vjeçe 58, banues në Lezhë, pasi në banesë, nga grupi i punës së OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin E.B., vjeç 26, banues në Lezhë, pasi në banesë, nga grupi i punës së OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, në fshatin Gajush, ka rënë nga lartësia shtetasi G.T., vjeç 44, banues në fshatin Zejmen, i cili pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen A.Gj., vjeçe 30, banuese në Lezhë, pasi bashkëshorti, shtetasi G.Gj., vjeç 32, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin K.P., vjeç  26, banues në Lezhë, pasi më datë 05.09.2018, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë . Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit O.K. vjeç 21, banues në Lezhë, sepse dyshohet se më datë 05.09.2018, rreth orës 19:40, në Ishull-Shëngjin në Lezhë, ka plagosur me armë zjarri nga pakujdesia shtetasin Gj.F., vjeç 18, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 91 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.Sh., vjeçe 18, banuese në Shkodër, pasi babai O.Sh., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetases A.M., më datë 05.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.B., vjeç 40, banues ne fshatin Sanxhak, Krujë, i cili është i arrestuar në burgun Lezhë për një vjedhje tjetër dhe për armëmbajtje pa leje. Nenit 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.Gj., vjeçe 25, banuese në Shkodër, pasi bashkëshorti, shtetasi P.N., vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe punohet për kapjen e shtetasit B.D., për veprën penale parashikuar nga nenet 284 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.M., vjeç 26, banues në Kukës, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës",  parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar dhe goditur me grushte shefin e rendit. 

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 05.09.2018, në minierë, shtetasi L.V., vjeç 48, banues në fshatin Okshatinë, duke ecur, aksidentalisht është rrëzuar, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.R., vjeç 20, banues në Tiranë, depërtuar nga Franca, pasi më datë 23.08.2018, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.R., vjeç 22, banues në Kukës, depërtuar nga Franca, pasi më datë 26.08.2018, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Suedia, G.H., vjeç 25, banues në Memaliaj, Tepelenë, pasi më datë 16.12.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Franca, G.E., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi më datë 06.03.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 05.09.2018, në PKK Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim E.Q., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Neni 174 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2