Lezhë, pas një ndjekje të pandërprerë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kohë rekord arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D., ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme.

Lezhë 
 
Pas një ndjekje të pandërprerë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kohë rekord arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D., lezhendodhur në Shënkoll ditën e djeshme. 
 
 
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëorganizuar operacionale, në ndjekje të pandërprerë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: 
 
- P. Ll., 33 vjeç, banues në Tale - Lezhë (ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje".  
 
- D. N. alias Z. B, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin - Lezhë. 
 
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme. 
 
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2