Lezhë - Operacion antidrogë " High speed" i ndjekur me metoda proaktive

Lezhë

Operacion antidrogë " High speed" i ndjekur me metoda proaktive lezhefoto07shtator 2018

Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike " Mariuanë", 2 shtetas në pranga


Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune hetimore në interval kohor 1 mujor ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar " High speed", ku si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- S. I, 22 vjeç, banues në Durrës

- S. C, 24 vjeç, banues në Durrës ( i dënuar më parë)

Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur " Rrethrrotullimi i Shëngjinit", me mjetin e tyre tip Audi , në të cilin kishin fshehur në pjesën e përparmë të mjetit, 8 pako me lëndë narkotike "Mariuanë", të cilat pas peshimit rezultuan 9 kg.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283/2-25 të Kodit Penal.

lezhefoto07shtator 2018 1

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30