Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon 179 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme

Tiranë

Me fillimin e muajit Shtator, rritet ndjeshëm si numri i mjeteve në qarkullim ashtu edhe lëvizjet e tyre, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion, veçanërisht pranë tregjeve industriale f8619a4c-ec00-4d48-8a1b-235ea27b7aaadhe institucioneve arsimore, por ajo që mbetet më shqetësuese është “nxitimi pa motiv” për të shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke krijuar një mjedis të pasigurt për veten dhe të tjerët.

Rrugorët e kryeqytetit përgjatë 48 orëve të fundit janë orientuar në drejtim të verifikimit të shkeljeve që kanë të bëjnë me mosrespektimin e sinjalizimit rrugor të ndritshëm dhe atij vertikal, parakalimet e gabuara në afërsi të kryqëzimeve, si dhe parkimet e gabuara brenda komplekseve dhe blloqeve të banimit, të cilat janë një shqetësim i përditshëm për banorët.

Në funksion të kontrollevetë lartpërmendura janë evidentuar dhe ndëshkuar 179 drejtues mjetesh, nga të cilët:

45 për shkelje të sinjalizimit të semaforit

60 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar

74 mjete për parkim të gabuar, kryesisht në trotuar dhe në vendkalim këmbësorësh.

Gjithashtu përgjatë verifikimeve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 8 drejtues mjetesh nga të cilët, 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, Policia Rrugore ju këshillon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë përdorimit të mjetit.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2