Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.T., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka përplasur shtetasin S.K., vjeç 31, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësorin I.D., vjeç 53, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.M., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hasan Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar këmbësoren T.P., vjeçe 66, banues në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.B., vjeç 28, banues në Vlorë, pasi në rrugën “29 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz”, me drejtues N.Gj., vjeç 57, banues në Tiranë dhe për pasojë është dëmtuar N.Gj., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.H., vjeç 31, banues në Fushë Krujë, pasi në rrugën Tiranë –Durrës, në Yrshek, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz”, me drejtues Z.T., vjeç 25, banues në Tiranë, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz”, shtetasit R.S., dhe M.B., banues në Durrës dhe Fushë Krujë, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi më datë 06.09.2018, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi më datë 06.09.2018, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin S.S., vjeç 24, banues në fshatin Arrameras, Krujë, pasi në rrugën Fushë Krujë Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motoçikletë tip “Honda”, pa targë, me drejtues R.D., vjeç 52, banues në Tapizë, nga përplasja, është dëmtuar pasagjerja e motoçikletës shtetasja S.D., vjeçe 49, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T., vjeç 29, banues në Durrës, pasi më datë 06.09.2018, në lagjen nr.15, Durrës, në rrugën urbane dytësore, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Elbasan
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet një person i shpallur në kërkim kombëtar.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:
• E.L., 30 vjeç, banues në lagjen "Kongresi" Elbasan.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dërguar urdhrin mbi ekzekutimin e vendimit penal Nr.22/6 dt.12.01.2016 të Gjykatës së shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale, "Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.
Gjithashtu po për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.120 dt.12.02.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila e ka dënuar me 1(një)vit burgim për veprat penale, "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", "Largim nga vendi i aksidentit", parashikuar nga nenet 290/3 e 273 të Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin L.M., vjeç 54, banues në Librazhd  Katund, Librazhd, pasi në fshatin Librazhd  Katund, duke drejtuar mjetin tip “Suzuki”, ka dalë nga rruga, si pasoi është aksidentuar pasagjeri, I.Q., vjeç 75, banues në fshatin Librazhd Katund, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal. 

Më datë 06.09.2018, nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
T.P., 40 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "Vullnetari" Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Qafë Thanë
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në vijim të punës për të parandaluar, evidentuar dhe goditur rastet e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në doza të vogla, kanë konstatuar dy raste si rezultat i të cilave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve belg dhe procedimi penal në gjendje të lirë i një shtetasi australian konkretisht:
H.Gh., 22 vjeç, Q.R., 20 vjeç dhe R.K, 22 vjeç, të tre banues në Belgjikë
Pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjetën e sekuestruan 8(tetë) doza me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.P, 23 vjeç, banues në Australi, i cili udhëtonte me një autobus të linjës Tiranë-Gostivar pasi nga kontrolli trupor iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Korçë
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:
E.Gj., 31 vjeç, banues në Korçë.
Si edhe filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F., 32 vjeç dhe K.G., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.
Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H., 36 vjeçe, banuese në Librazhd.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen B.B., vjeçe 40, banuese në Bathore Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin F.S., vjeç 23, banues në Kamëz Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

 Berat
Nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve për veprën penale, "Drejtimi i automjetit në mënyrë të pa rregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
•F.B., 37 vjeç, banues në fshatin Velabisht, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92% mg/l.
•D.T., 25 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.L., vjeç 25, banues në fshatin Fratar, Mallakastër, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Poçem, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një tjetër mjet tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin S.B., vjeç 56, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët V.L., dhe E.L., vjeç 59, e 56, banues në fshatin fshatin Klos, Mallakastër, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët
Vlorë
Finalizohet operacioni i koduar "THE TRUCK"
Kapet i kërkuari nga policia, shtetasi:
A.R., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 06.09.2018, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve Policore të Specializuara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim si autorë i dyshuar në lidhje me ngjarjen e mëposhtme:
Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit A.R. masën e sigurisë "Arrest me burg".
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve", kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D.F., vjeç 48, banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.M., vjeç 27, banues në fshatin Dëllënjë, Vlorë, pasi në rrugën Vlorë-Ura e Mifolit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 06.09.2018, u ndalua shtetasi E.Q., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër. Neni 174 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Memaliaj
Informacion paraprak
Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M., 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autor-it/ëve.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për shtetasin N.Gj., vjeç 21, banues në fshatin Shopel, Pukë, pasi në fshatin Kaftallë, Pukë, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Piaggio”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar dhe pas mjekimit në spital, u largua për në banesë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët
Lezhë
Operacion antidrogë " High speed" i ndjekur me metoda proaktive 
Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike " Mariuanë", 2 shtetas në pranga
Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune hetimore në interval kohor 1 mujor ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar " High speed", ku si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- S. I, 22 vjeç, banues në Durrës
- S. C, 24 vjeç, banues në Durrës ( i dënuar më parë)
Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur " Rrethrrotullimi i Shëngjinit", me mjetin e tyre tip 'Audi' , në të cilin kishin fshehur në pjesën e përparmë të mjetit, 8 pako me lëndë narkotike "Marijuanë", të cilat pas peshimit rezultuan 9 kg.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283/2-25 të Kodit Penal.
Më datë 06.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ll., vjeç 30, banues në Milot, Kurbin, pasi në Milot, gjatë kontrollit në një lokal, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Lezhë
Pas një ndjekje të pandërprerë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kohë rekord arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D., ndodhur në Shënkoll më datë 05.09.2018.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëorganizuar operacionale, në ndjekje të pandërprerë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- P.Ll., 33 vjeç, banues në Tale - Lezhë (ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje". 
- D.N., alias Z.B., 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin - Lezhë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D., 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll më datë 05.09.2018.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 39, banues në Rraboshtë, Lezhë, pasi në qytet, Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, çiklomotorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në Dajç, Lezhë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin kamionçinë “Kia”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Më datë 06.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Gj., vjeç 26, banues në Balldrë, Lezhë, pasi në qytet Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 06.09.2018, shtetasi D.B., vjeç 31, banues në Shkodër, kallëzon se shqetësohet në rrjete sociale. Materialet iu përcollën Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M.D., vjeç 17, banues në fshatin Guri Zi Shkodër, pasi në rrugën “Sarreq”, Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Hundaj”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.O., vjeç 24, banues në fshatin Nangë, Kukës, pasi në Kukës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Pogradec

Seksioni për krimet e rënda

Pogradec
Plagos me mjet të fortë një shtetas, policia falë reagimit të shpejtë të saj kap dhe ndalon në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes.
Më datë 06.09.2018, në një lokal në lagjen nr. 2 Pogradec, shtetasi B.C., 60 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin I.K., 29 vjeç, banues në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Falë reagimit të shpejtë të forcave policore, brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe mjeti me të cilin dyshohet se plagosi shtetasin I.K.
Ky i fundit është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
B.C., (i cili është person me precedentë të mëparshëm penalë) ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku po kryhen edhe veprimet e mëtejshme proceduriale.
Materialet hetimore të rastit do t'i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Komisariati Policisë Kurbin

Seksioni për krimet e rënda

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M., vjeç 49, banues në Kurbin, pasi në Mamurras, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin I.P. vjeç 27, banues në Mamurras, Kurbin. Nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.M., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kodra e Diellit”, në një subjekt privat kryente punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.H., vjeçe 24, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, A.H., vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.B., banuese në Tiranë, pasi djali, D.B., vjeç 53, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.09.2018, shtetësia A.K., vjeçe 45, banuese në Tiranë, kallëzon se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj, Xh.K., vjeçe 22, banuese në Tiranë. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.D., vjeç 35, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.M., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases M.Z., vjeçe 39, banuese në Tiranë, të cilës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë, shtetasin F.B., vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.B., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka goditur me grusht, shtetasit V.Ç., dhe R.E., vjeç 64  dhe 36, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.V., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në banesë, u kap duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 07.09.2018, është dërguar nga familjarët pa shenja jete në QSUT, Tiranë, shtetasi F.J., vjeç 44, banues në Linzë, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë nga një arrest kardiak. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 06.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi më datë 02.09.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, L.K., vjeçe 43, e cila ka qenë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 130/a/1 e 321 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vepren penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, u ndalua shtetasi në kërkim A.S., vjeç 19, si dhe u referuan materialet në ngarkim të shtetasve B.L., vjeç 42 ( i arrestuar më parë ), dhe Q. K., vjeç 44. Nga veprimet e kryera rezulton se shtetasi A.S., është dhe autori i katër vjedhjeve të tjera. Nenet 134/2 i Kodit Penal për shtetasit A.S., dhe B.L., dhe neni 287/b i Kodit Penal për shtetasin Q. K.

Më datë 06.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.P., vjeç 46, banues në Babrru, Kamëz, pasi ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke fyer e kanosur babain e tij, T.P., vjeç 81, banues në Babrru, Kamëz. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Q.T., vjeç 67, banues në Tiranë, pasi në fshatin Vaqarr, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.C., vjeç 32, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.R., vjeç 24, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 06.09.2018, gjatë natës në Vorë është vjedhur në një market. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit G.Sh., dhe S.Sh., vjeç 45 dhe 28, banues në Tiranë, pasi më datë 06.09.2018, në rrugën nacionale Vorë-Fushë Krujë, pranë “Urës së vjetër”, në Vorë, kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 06.09.2018, gjatë natës, në lagjen nr.17, është vjedhur banesa e shtetasit R.T., vjeç  28, banues Durrës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë  06.09.2018, në lagjen nr.18, në banesë, është gjetur e vdekur shtetasja  S.K. Nga veprimet rezultoi se, vdekja ka qenë natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për vlerësim.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.D., vjeç 58, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 11, ka goditur me grusht, shtetasin J.Ç., vjeç 64, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, gjatë natës, tek Shkëmbi i Kavajës, është vjedhur lokali në pronësi të shtetasit I.K., vjeç 28, banues në Durrës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.B., vjeç 59, banues në Shënavlash, pasi më datë 05.09.208, ka goditur me grusht, shtetasin A.M., vjeç 45, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë–padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.J., vjeçe 30, banuese në fshatin Shënavlash, pasi bashkëshorti D.J., vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë  18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 06.09.2018, shtetasja F.K., vjeçe 50, banuese në Krujë, ka bërë kallëzim se, shtetasi R.D., vjeç 14, banues në Krujë, i ka goditur me grusht djalin R.D., vjeç 14, banues në Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Më datë 05.09.2018, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonë të pyllëzuar në fshatrat Ranzë, Nojë, Bruzë, Zallë e Cudhi Zallë, u evidentuan të kultivuara bimë narkotike të cilat u asgjësuan. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin L.H., vjeç 40, banues në fshatin Dritaj Prrenjas, pasi më datë 06.09.2018, në fshatin Katjel Prrenjas, u kap me mjetin tip “Benz”, kamion, të ngarkuar me lëndë drusore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Gramsh
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua shtetasi: B.Xh., 56 vjeç, banues në fshatin Kërpicë, Gramsh, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.Xh., 36 vjeç, banues në fshatin Kërpicë, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 284 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 06.09.2018, gjatë natës, në fshatin Moravë, është vjedhur banesa e shtetasit N.K., vjeç 55, banues në Moravë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 9, një person i paidentifikuar ka thyer me gur xhamat e një prej zyrave të një institucioni. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.Dh., vjeçe 53, banuese në Korçë, pasi bashkëshorti V.Dh., vjeç 56, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë  së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.09.2018, në lagjen nr.7, në një banesë të pabanuar, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M.F., vjeç  34, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbidozës së përdorimit të lëndëve narkotike. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Korçë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 06.09.2018, u ndaluan shtetasit R.Sh, R.B., e L.B., dhe punohet për kapjen e shtetasve D.H., e M.T., vjeç 14, 18, 18, 15 dhe 14, banues në Korçë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin M.Sh., vjeç 63, banues në Maliq, pasi në banesë, u kap duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 06.09.2018,  në spitalin Bilisht, është dërguar nga familjarët i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi F.K., vjeç 60, banues në Bitinckë. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale pasi vuante nga sëmundje kardiovaskulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për vlerësim.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin K.K., vjeç 42, banues në Bilisht, pasi më datë 06.09.2018, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses B.M., vjeçe 35, banuese në Bilisht. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A., vjeç 19, banues në Bilisht, për veprat penale parashikuar nga nenet 134 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasen R.D., vjeçe 56, banuese në Pogradec, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin me qira, u kap duke ushtruar aktivitet pa dokumentacionin përkatës. Neni 170/ç të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin Sh.B., vjeç 62, banues në Velçan, pasi në Velçan, në tokën e tij, u kap duke ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 06.09.2018, në fshatin Psar, në oborrin e banesës, shtetasja H.K., banuese në fshatin Psar, është rrëzuar, ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 06.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M., vjeç 61, banues në Çiflik, Ura Vajgurore, për veprën penale parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.S., vjeçe 27, banuese në Kuçovë, pasi në banesë, është dhunuar psikologjikisht e fizikisht, nga bashkëshorti A.S., vjeç 32, banues në Kuçovë. Materialet i kalojnë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin H.M., vjeç 58, banues në Vokopolë, Poliçan, për veprën penale parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.Xh., vjeçe 71, banuese në Fier, pasi nusja e djalit S.Xh., vjeçe 37, banuese në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.Xh., vjeçe 37, banuese në Fier, pasi vjehrri A.Xh., vjeç 71, banues në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  07.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.Z., dhe S.Z., vjeç 57 e 62, banues në Libofshë, për veprat penale parashikuar nga nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 06.09.2018, gjatë natës, në kasollen pranë banesës, shtetasit K.Xh., vjeç 26, i kanë vjedhur një bagëti të trashë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, në fshatin Drenga, është djegur banesa e shtetasit F.Xh., vjeç 70, banues në Drenga, ku janë djegur një pjesë e pajisjeve të kuzhinës, zjarri mendohet nga një shkëndijë elektrike. Materialet u kaluan në Prokurorinë  Pranë Gjykatës Shkallës Parë Lushnje, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë

Vlorë
Finalizohet nga policia operacioni i koduar "FAST"
Kapet dhe arrestohet në flagrancë një person i cili qarkullonte nëpër qytet me armë zjarri.
Arrestohet shtetasi: I.B., 49 vjeç, banues në Vlorë.
Në vijim të luftës kundër kriminalitetit për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në mënyrë të organizuar kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtij personi i cili qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet.
Nga kontrolli fizik që iu bë, u gjet dhe sekuestrua në çantën personale të tij:
- 1 armë zjarri Pistoletë tip TT model 54
- 1 krehër i mbushur me 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm
Nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është person me precedent penal për të njëjtën vepër penale (armëmbajtje pa leje) si dhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018, shtetasi M.K., vjeç 45, banues në Vlorë, kallëzon se ka konstatuar vjedhjen e banesës së tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, gjatë natës, është vjedhur garazhi i shtetasit S.Ll., vjeç 66, banues në Vlorë, ku kanë marrë disa vegla pune. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, shtetasja K.Gj., vjeçe 15, banuese në Vlorë, është vetëdëmtuar me një mjet prerës dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.Ç., vjeçe 35, banuese në Vlorë, pasi në banesë ish-bashkëshorti Sh.M., vjeç 40, banues në Vlorë, e ka kanosur dhe goditur me grusht, ish-bashkëshorten. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O.B., vjeçe 33, banuese në Vlorë, pasi shtetasja S.M., vjeçe 49, banuese në Vlorë (me probleme mendore), e ka goditur paditësen dhe i ka marrë djalin tre vjeçar duke pretenduar se është i saji. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.M., vjeç 66, banues në Himarë, për veprën penale parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 07.09.2018, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F.Ç., 58 vjeç, është gjetur i pajetë në tokë.
Nga hetimet e kryera si dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se shtetasi F.Ç., aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).
Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit B.B., dhe G.O., vjeç 38 e 21, banues në Delvinë e në Sarandë, pasi në Qafë Gjashtë, në rrugën “Skënderbeu”, B.B., duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi G.O., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë pasagjeret në mjetin tip “Benz”, shtetasit A.M., dhe M.B., vjeç 46 e 20, banues në Delvinë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet  273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin V.M., vjeç 66, banues në Sarandë, pasi më datë 03.09.2018, i ka dëmtuar murin rrethues të banesës, shtetasit Z.Ç., vjeç 59, banues në Sarandë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, shtetasi E.P., vjeç 24, banues në Sarandë, kallëzon se në lagjen nr.3, i kanë dëmtuar portën e banesës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.J., vjeç 74, banues në Pllanë, pasi në banesë, nga kontrolli i ushtruar nga grupi i punës së OSHEE-së, Lezhë, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për të miturin K.N., vjeç 13, banues në Lezhë, pasi më datë 05.09.2018, në Shëngjin, ka vjedhur një biçikletë, të shtetasit B.P., vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 06.09.2018, në banesë, shtetasja M.M., vjeçe 36, banues në Laç, i ka marrë flakë bombola e gazit duke e dëmtuar në fytyrë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit R.L., B.D., dhe E.D., vjeç 41, 47 dhe 40, banues në Malaj, për veprat penale parashikuar nga nenet 277 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasen M.Gj., vjeçe 44, banuese në fshatin Rreja e Velës, Mirditë për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.M., vjeç 31, banues në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018 në lagjen “Naim Gjylbegu”, duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij, nga pakujdesia është rrëzuar nga lartësia, shtetasi I.H., vjeç 12, banues në Shkodër, për pasojë ka pësuar dëmtime të lehta, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë dhe punohet për kapjen e shtetasit H.Y., vjeç 40, banues në Shkodër, për veprën penale parashikuar në nenin 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin H.S., vjeç 49, banues në fshatin Valbonë, pasi në Valbonë, në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin D.S., vjeç 66, banues në fshatin Valbonë, pasi në Valbonë, në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin Y.L., vjeç 32, banues në fshatin Staravec, pasi në Staravec, në tokën e tij, ka ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 07.09.2018 , u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasen L.L., vjeçe 47, banuese në fshatin Gjoricë, për veprën penale parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, në banesë, është rrëzuar e dëmtuar, shtetësi O.L., vjeç 4, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.

Bulqizë
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
D.T., 29 vjeç
I.Gj., 24 vjeç
I.Gj., 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
F.T., 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit).
E.D., 21 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallëzimin nga Policia  shtetasen H.K.,  pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallëzim se në orët e mbrëmjes në  banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T., dhe E.D., ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë,  dhe më pas  janë larguar sëbashku me shtetasen M.K.,15 vjeçe.
Nga deklarimet e shtetases H.K., (nëna e saj),  dyshohet se vajza M.K., ka patur lidhje me shtetasin F.T.
Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, për veprat penale "Përkrahje e autorit të krimit", "Kanosja për të mos kallëzuar", kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 302, 311, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale  “Heqje e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, "Kanosja", parashikuar nga nenet 110, 278, 121/ a , 84, të Kodit Penal në ngarkim të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krocë, për shtetasin F.S., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në PKK Kapshticë, për veprën penale parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen B.B., vjeçe 40, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30