Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new
 
Departamenti i Policisë Kriminale
 
Drejtoritë Vendore të Policisë
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. D., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi ka trafikuar mjetin tip “Volvo”. Neni 141/a i Kodit Penal.
 
Seksioni i kërkimit
 
Më datë 07.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, I. K., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprat penale ''Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “Largim i burgosurit nga vendi vuajtjes së qendrimit”. Nenet 242 e 323 të Kodit Penal.   
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N. U., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues A. K., vjeç 33, banues në Krujë, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja E. K., vjeçe 29, banuese në Krujë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O. M., banues në Tiranë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt",  parashikuar nga neni  291 i Kodit Penal.  
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
Sektori i SHÇBA
 
SHÇBA arreston punonjësin e Policisë Gjyqësore pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”
Pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), arrestoi punonjësin e policisë A. Z., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Gramsh.
Arrestimi u bë për shkak se dyshohet se i ka kërkuar dhe i ka marrë një qytetari, 50 mijë lekë, duke ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte. Ngjarja në fjalë, sipas denoncimit të qytetarit, ka ndodhur në ambientet e komisariatit. Shtetasi ka deklaruar se pas presionit për arrestim, ai ka pranuar të paguajë shumën. 
Pas verifikimeve të videos së publikuar, oficeri i Policisë Gjyqësore, A. Z., është vënë nën arrest nga SHÇBA dhe ndaj tij është ngritur akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media apo nga qytetarë dhe i nxit ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë.
 
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin L. P., vjeç 48, banues në fshatin Këmishtaj, për veprën penale të parashikuar nga nenet 141/a e 190 të Kodit Penal. 
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë 
 
Sektori për trafiqet e narkotikët
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin E. A., vjeç 42, banues në Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal. 
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë  bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:D. Sh., 37 vjeç, banues në Korçë. 
Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: Th.Th, 64 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë administrator i një firme tregëtimi lëndësh drusore). Pasi në fshatin Floq-Korçë, shtetasi D. Sh. u kap duke drejtuar mjetin kamion tip "Benz", në të cilin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8m3 dru zjarri, me fatura të dyshuara si të falsifikuara, sasi të cilën dyshohet se e ka blerë tek firma e shtetasit Th.Th, pa dokumentacionin tatimor. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Fshehja e të ardhurave" parashikuar nga nenet 186 dhe 180 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin J. L., vjeç 21, banues në Çorovodë, për veprën penale të parashikuar nga neni 180/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasen Gj. N., vjeçe 56, banuese në Berat, për veprën penale të parashikuar nga neni 180/a i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., vjeç 29, banues në Berat, pasi tek ‘’Ish Kombinati”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë,  për shtetasin me iniciale K. Sh., vjeç 17, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Ish Kombinati”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piagio”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin L. P., vjeç 48, banues në fshatin Këmishtaj, për veprën penale të parashikuar nga nenet 141/a e 190 të Kodit Penal. 
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Z. G., vjeç 59, banues në fshatin Andon Poçi, , për veprat penale të parashikuara nga nenet Nenet 180 dhe 288/a të Kodit Penal.
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
 
Zbardhet vrasja me armë zjarri e 43-vjeçarit nga fshati Rabie, arrestohen autorët.
Strukturat per Hetimin e Krimit ne Drejtorine Vendore te Policise Gjirokaster, pas hetimeve te panderprera të kryera sapo kane marre njoftimin per ngjarjen dhe veprimeve proceduriale, në bashkepunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër egzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:
- H. M., 59 vjeç, banues në Sarandë:
- D. M., 20 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, diten e djeshme rreth ores 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.
Nga teresia e veprimeve dyshohet se dy autoret e kane vrare shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.  
Materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer ne bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P. Ll., vjeç 55, banues në fshatin Barbullojë, , për veprën penale të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., vjeç 55, banues në fshatin Shenkollë, pasi në qytet u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A. K., vjeç 35, banues në Shkodër, pasi  tek rreth rrotullimi i “Rusit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., vjeç 20, banues në Shkodër, pasi  tek rrethrrotullimi i Kirasit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Aprila” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin H. F., vjeç 40, banues në fshatin Vranisht Has, pasi rreth orës 15:30, në në vendin e quajtur “Plani i Pates”, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, të drejtuar nga shtetasi T. K., vjeç 65, banues në Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën fëmija i mitur M. F., vjeçe 15, (vajza e shtetasit H. F.,) dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi H. F., dhe bashkëshortja me fëmijët, shtetasit S. F., S. F., A. F., I. F., 40, 18, 14 e 4 vjeç, banues në fshatin Vranisht. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin S. H., vjeç 44, banues në Tiranë,  pasi në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi D. C., vjeç 30,  banues në Bulqizë, ku për pasojë është dëmtuar pasagjeri, A. M., vjeç 16, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal. 
 
Komisariatet e Policisë
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. A., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit publik. Neni 236 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. N., vjeç 48, banues në Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I. F., vjeç 59, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.
 
Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I. Xh., vjeç 52, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 05.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit I. A., vjeç 45, banues në Tiranë. Nenet 150 e 278 të Kodit Penal. 
 
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E. A., vjeçe 36, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e E. A. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Më datë 07.09.2018, në spital, ka ndërruar jetë shtetasi F. J., vjeç 44, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
 
Më datë 07.09.2018,  shtetaset V. A., dhe F. D., vjeçe 50 e 16, banuese në Tiranë, kallëzojnë se janë konfliktuar me njëra tjetrën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
 
Më datë 07.09.2018, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Deliu”, shtetasit V. Ç., vjeç 40, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z. L., vjeçe 48, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, H. L., vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F. T., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dajtit”, në  ambiente e lokalit, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. S., vjeç 41, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin D. L., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cerova ”, në  banesë, u kap duke kryer punime pa leje.
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H. Rr., vjeç 56, banues në Bathore, pasi në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Punohet për kapjen e H. Rr. Neni 199/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, shtetasi A. V., vjeç 65, banues në Tiranë, kallëzon se duke qenë në lëvizje  i kanë vjedhur  nga xhepi një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. K., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën Zall Mner- Frutikulturë Kamzë, i ka vjedhur portofolin shtetases L. R., vjeçe 51, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e R. K. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 07.09.2018, në rrugën “Thoma Goxhaj”, kanë vjedhur banesën e shtetasit M. C., vjeç 47. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. K., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. B., vjeç 23, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga nenet 84, 90 dhe 275 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit G. A., A. Sh., dhe A. Sh., vjeç 19, 28 e 35, banues në Tiranë, pasi kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Z., vjeç 64. Punohet për kapjen e tyre. Neni 134/2 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
Më datë 07.09.2018, shtetasi P. D., vjeç 59, banues në Rrogozhinë, kallëzon se në rrugën Rrogozhinë-Çermë, punimet me eskavator rrezikojnë dëmtimin e shinave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë, për vlerësim.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim, për shtetasin R.  D., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Merhore” u kap duke kryer punime pa leje. 
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N. Sh., vjeçe 22, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi F. M., vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë  18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për  shtetasin A.  C., vjeç 55, banues në Durrës, pasi në  lagjen nr. 17/1, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin G. T., vjeç 68, banues në Durrës, pasi  djali, shtetasi R. T., vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë  18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A. B., vjeçe 43, banues në Durrës, pasi  kunati, shtetasi I. B., vjeç 50, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë  18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V. P., vjeçe 31, banuese në Durrës, pasi  bashkëjetuesi, shtetasi  B. A., vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë  18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për shtetasit V. Gj., H. Gj., dhe F. L., vjeç 24, 76 e 26, banues në fshatin Hamallaj, Shkafane e Hamallaj, pasi në Shkafane, në lokal, ushtronin aktivitet të lotarive sportive pa leje. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 kompjuter dhe 2 televizorë. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.  B., vjeç 67, banues në fshatin Rrushkull, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A. T., vjeç 21, banues në Durrës, pasi në  lagjen nr. 14, ka tentuar të vjedhë skrap në një magazinë. Neni 134 e 22 i Kodit Penal.
 
Më datë 08.09.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi K. R., vjeç 27, banues Durrës, për veprën penale të parashikuar nga nenet 110/2 e 121/a/2  të  Kodit Penal.
 
Më datë  08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin E. L., vjeç 20, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 6, ka goditur me sende të forta, shtetasin B. K., vjeç 31, banues në Durrës. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Krujë 
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V. P., vjeçe 48, banuese në fshatin Miliskaj, pasi bashkëshorti, shtetasi Z. P., vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 07.09.2018, në zonë të pyllëzuar  në territorin e Njësisë Administrative Cudhi,  gjatë kontrollit të territorit u gjetën dhe u asgjësuan bimë narkotike të llojit Canabis sativa. Punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim për shtetasit A. L., dhe D. Z., vjeç 45 e 49, banues në fshatin Luz e Larushk, pasi  shtetësia D. B., vjeçe 40, banuese në Fushë Krujë, kallëzon se ndihet e kanosur nga kushërinjtë e saj. 
 
Komisariati i Policisë Shijak 
 
Goditet një tjetër rast armëmbajtjeje pa leje duke u finalizuar me sukses operacioni i koduar "Smith 2".
Policia e Shijakut arreston një 42 -vjeçar,  i cili qarkullonte me armë zjarri "pistoletë" me  vete, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjendet edhe një automatik me silenciator.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar shërbimet duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Smith 2", në kuadër të kapjes së personave që disponojnë armë zjarri, me qëllim rritjen e  sigurisë së qytetarëve.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
A. P., 42 vjeç, banues në Shijak.
Këtij shtetasi në vëndin e quajtur Koxhas / Kodër, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
një armë zjarri tip pistoletë “SMITH & ËESSON” , me mulli me 5 fishekë kalibri 38 mm (gjatë kontrollit fizik);
një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë (gjatë kontrollit në banesë).
Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.
Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 dhe 4 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, në fshatin Sallmone, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V.  D.,  vjeç 51, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit është një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim. 
 
Komisariati i Policisë Elbasan 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A. D., vjeç 41, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 242 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. V., vjeç 53, banues në fshatin Godolesh, për veprën penale të parashikuar nga neni 90  i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Gramsh
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin P. Ç., vjeç 41, banues në fshatin Bizhdan, pasi në fshatin Cingar, i ka dëmtuar disa rrënjë ullinj shtetasit B. Z., vjeç 32, banues në fshatin Cingar. Neni 150  i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për shtetasen M.  C., vjeçe 73, banues në Korçë, për veprën penale të parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit G.  Z., vjeç 32, për veprat penale të parashikuar nga nenet 103/1, 22 dhe 112 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M. S., vjeçe 39, banuese në Korçë, pasi bashkëshorti, A. S., vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë  së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Komisariati i Policisë Maliq
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen J. L., vjeçe 40, banuese në fshatin Orman, pasi bashkëshorti, shtetasi L. L., vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë  së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Komisariati i Policisë Pogradec
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin K. A., vjeç 47, banues në fshatin Vërri, për veprën penale të parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasin E. H., vjeç 28, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, shtetases F. H., vjeçe 49, banuese në Pogradec, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe  neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorin pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasin E. K., vjeç 31, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, në lokal, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan  dy kompjuterë. Neni 197 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, në aksin rrugor Pogradec-Lin, është vjedhur kabulli i ndriçimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen S. A., vjeçe 33, pasi në mjetin “Opel” ju gjetën 0.84 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Ersekë
 
Më datë 07.09.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., vjeç 42, banues në fshatin Gjirokare, për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Berat
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dhe punohet për kapjen e shtetases A. Sh., vjeçe 29, banuese në Berat, për veprën penale të parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
 
Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., vjeç 24, banues në Berat, pasi ka vjedhur në lokalin e shtetases F. E., vjeçe 47, banuese në Berat. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., vjeç 52, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, K. T., vjeçe 46. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.   
 
Komisariati i Policisë Fier 
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen J.  B., vjeçe 23, banuese në Fier, pasi vëllai, shtetasi J. B., vjeç 33, banues në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  
 
Më datë 07.09.2018, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, shtetasit B. Sh., vjeç 63, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-B. C., 60 vjeç, banues në Patos.
Ndalimi i shtetasit B.C., u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, ka urdhëruar ndalimin e tij si autor të dyshuar për veprën penale "Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim" parashikuar nga Neni 324/a/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B. K., vjeç 62, banues në fshatin Vajkan, pasi në Vajkan, u kap duke vjedhur në tokën e shtetasit F. M., vjeç 36. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A. Z., vjeç 25, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi motra, A. Z., e  vjeçe 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
K.B, 28 vjeç; E.J, 37 vjeç; P.R, 46 vjeç; dhe I.J, 45 vjeç, banues në Bocovë, Fier.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në Zonën e Mbrojtur Pyjore "Pishë Poro", u kapën duke prerë lëndë drusore pishë.
Materialet i Kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prerje e paligjshme e pyjeve" parashikuar Neni 205 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Lushnjë  
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim, për shtetasen A. S., vjeçe 41, banuese në Lushnjë, pasi në për shkak të detyrës, ka fyer shtetasen B. Dh., vjeçe 44, banuese në Fier. 
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
Më datë 06.09.2018, në lagjen “Lef Sallata“, pranë banesës, shtetases E. H., vjeçe 35, banuese në Vlorë, i kane vjedhur automjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin K. Sh., vjeç 19, banues në Ardenicë, Lushnjë, për veprën penale të parashikuar nga 124 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin F. R., vjeç 31, banues në Vlorë, për veprën penale të parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit A. Ç., P. Ç., E. N., dhe N. N., vjeç 56, 53, 31 dhe 66, banues në Vlorë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Neni 130/a  i  Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin në kërkim L. H., vjeç 24, banues në fshatin Llakatund, pasi shtetasi M. P., vjeç 20, banues në Vlorë, kallëzon se ky shtetas i ka vjedhur telefonin. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin minoren A. B., vjeç 14, banues në  Vlorë, pasi në rrugën “Trasballkanike”, ka plagosur me mjet mprehës, shtetasin M. H., vjeç 17, banues në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M. B., vjeç 46, banues në fshatin Peshkëpi, pasi Prokuroria e Apelit Durrës, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Lirim me kusht”, në dënimin me 2 vjet e 17 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/ 2 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E. Ll., vjeç 28, banues në fshatin Kotë, për veprën penale të parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
 
Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Rr., vjeç 52, banues në fshatin Tragjas, për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Himarë 
 
Më datë 07.09.2018, në Ksamil është konstatuar një objekt i ndërtuar pa leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 199/a i Kodit Penal.  
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin V. P., vjeç 54, banues në Ksamil, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.  Neni 199/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. F., vjeç 43,  banues në Berat,  pasi në malin Pagane ka ndezur  vatra zjarri për të djegur kullotën e shtetasit  Xh. D., vjeç 46, banues në Konispol. Neni 151 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Gjirokastër
 
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit Th. P., ky shtetas u kthye në banesë dhe deklaron se është larguar me dëshirën e tij. 
 
Komisariati i Policisë Tepelenë
 
Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin G. K., vjeç 41, banuese në Tepelenë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj, babait, L. K., vjeç 69. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për shtetasin E.S. vjeç 26,  banues në Lezhë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në Shëngjin, në mjetin që drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua, një armë pistoletë imituese, me mbishkrimin ‘EKOL-Special 99”. Nenet 280 dhe 274 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për vlerësim pasi në Shëngjin në lokalin e shtetasit G. M., vjeç 34, u konstatuan ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike.
 
Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T. D., vjeç 57, banues në Zejmen, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHE-së, u konstatua lidhje e jashtëligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për vlerësim, pasi shtetasi I. H., vjeç 73, duke u larë në det tek “Rëra e Hedhur”, ka humbur ndjenjat dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin Ll. Sh.,  vjeç 56, banues në fshatin Fushë  Milot, pasi ka ushtruar vetëgjyqësi ndaj shtetasit S. V., vjeç 53. Neni 200 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin V. K., vjeç 42, banues në Mamurras, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N. P., vjeç 22, banues në Shkodër, pasi ka goditur shtetasin M. M., vjeç 39, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin R. M., vjeç 50, banues në Shkodër, pasi  ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Në  zonë të pyllëzuar në fshatin Kir, u gjetën dhe u asgjësuan disa bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër. Neni 284 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit G. Ç., dhe E. Z., vjeç 40 e 30, banues në fshatin Farret e Fanjë, Prrenjas, pasi në bashkëpunim kanë vjedhur në banesën e shtetases Y. C., vjeçe 52. Punohet për kapjen e tyre. Neni 134/2 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Gj. Sh., vjeç 61, banues në Shkodër, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin C. B., vjeç 61, banues në fshatin Golem, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Vau Dejës
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F. Gj., vjeç 72, banues në fshatin Mnel, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen P. P., vjeçe 79, banues në lagjen Kapedani, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
 
Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. K., vjeç 42 , banues në fshatin Gruemirë, për veprën penale të parashikuar nga nenet 121/a e 274 të Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin T. D. vjeç 60, banues në fshatin Bogiq, pasi  në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.  
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B. D., vjeç 56, banues në fshatin Bogiq, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Kukës
 
Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., pasi  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Dibër
 
Falë reagimit të menjëhershëm të policisë kapet dhe shoqërohet në ambjentet e policisë autori i dyshuar  i cili  si pasojë e një konflikti të çastit plagosi me mjete të ftohta një shtetas
Policia e Dibrës ka marrë informacion se rreth ores 03.00, të datës së sotme, në një lokal në fshatin Sohodoll po ndodhte një konflikt.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se  në lokalin e shtetasit  B.C,  në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C,  49 vjeç, dhe B.B,  40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se  konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit)  ndërmjet dy shtetasve.
Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të  Strukturave të  DVP Dibër,  është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.
Vijon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes së  sipërpërmendur.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasit R. D., dhe D. F., vjeç 58 e 16, banues në Peshkopi, pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin M. H.,  vjeç 17, banues në Peshkopi. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Bulqizë
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin A. T., vjeç 61, banues në fshatin Vajkal, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin R. K., vjeç 20, banues në fshatin Shupenzë, pasi nuk i është bindur urdhrit punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për ndalim. Neni 242 i Kodit Penal. 
 
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tirane, për shtetasin M. B., vjeç 30, banues në Elbasan, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F. C., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi  ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. Q., vjeç 39, banues në Dibër, pasi  ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. K., vjeç 23, banues në Berat, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
 
Më datë 07.09.2018, në SPKM Pustec, u kap shtetasi S. M., vjeç 34, banues në fshatin  Velç,Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Neni 141/a i Kodit Penal.
 

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2