Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Krimnale

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. B., vjeç 31, pasi iu gjet 0.4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Zh., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në Yzberisht, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 0.4 gr lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe 0.7 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “George Ë Bush”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat“ i ka afruar bashkë me lejen e qarkullimit një kartëmonedhë me prerje 2.000 lekë, punonjësit të policisë rrugore, shtetasit J. Ç., vjeç 21, banues në Tiranë, për të mos i vendosur masë administrative. Neni 244 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hamdi Sina”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L. T., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasen D. N., vjeçe 59, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen G. H., vjeçe 39, banuese në Tiranë, pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” është përplasur me mjetin tip “Peugote” me drejtuese A. I., vjeçe 39, banuese në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar A. I., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhenfize Keko” u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. H., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar nën efektin e alkolit mjetin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen V. P., vjeçe 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibres”, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me motorin tip “Suzuki” me drejtues M. I., vjeç 23, banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar M. I., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B. Sh., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi tek rrethrrotullimi “Sauk-Teg”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me biçiklisten, shtetasen Xh. P., vjeçe 23, banuese në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar Xh. P., e cila u shoqërua për në spital nga B. Sh. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit L. N., dhe K. H., vjeç 45 e 33, banues në Tiranë, pasi në kryqezimin e rrugës “Asim Vokshi” me rrugën “Panorama”, L. N., duke drejtuar mjetin është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi K. H., ku për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjetin që drejtohej nga shtetasi L.N, konkretisht shtetasit S. N., M. Ç., dhe S. Ç., vjeç 11, 70 dhe 67, banues në Tiranë, të cilët ndodhën në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin V. D., vjeç 28, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., vjeç 38, banues në Durrës, pasi në fshatin Karpan, Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q. I., vjeç 75, banues në Metallaj, Shijak, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E. T., vjeç 34 banues në Gramsh, pasi në unazën e qytetit Gramsh, duke drejtuar motorin tip “Honda” ka aksidentuar shtetasen E. B., vjeçe 72, banuese në Gramsh, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin M. H., vjeç 57, banues në fshatin Bishqem Peqin, pasi në fshatin Bishqem, duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën, është rrëzuar dhe ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin K. T., vjeç 40 banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, te mbikalimi Pishkashit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën dhe si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja, shtetasja E. Ç., vjeçe 18 banuese në Pogradec, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit M. G., dhe N. S., vjeç 29 e 25, pasi në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Momël, M. G., duke drejtuar mjetin tip “Dacia” ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbyur dhe si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja, shtetasja J. C., vjeçe 45, e cila pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar për në banesë. Ndërsa N. S., ka përplasur mjetin ku si pasojë është dëmtuar shtetasja A. P., e cila ndodhet në spitalin e traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. Gj., vjeç 33, banues në fshatin Menkulas, Devoll, pasi në aksin rrugorë Miras-Bilisht, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford” .Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B. K., vjeç 54, banues në fshatin Ferras, Divjakë, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Nisan” me targa të cilat i përkasin një tjetër mjeti. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., vjeç 23, banues në fshatin Biçakaj Lushnjë, pasi në aksin rrugor Fiershegan–Pushini i Shoferit, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Z., L. Z., dhe S. J., vjeç 28, 39 e 26, banues në fshatin Biçakaj, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, në fshatin Hoxharë, shtetasja I. V., vjeçe 12, banues në Hoxharë, duke luajtur me biçikletë është rrëzuar e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin N. S., vjeç 27 banues në fshatin Belsh, Elbasan, pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Neni 297 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. A., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan Dark”, i ka prerë një pemë shtetasit B. K., vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen J. D., vjeçe 26, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin B. M., vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. H., vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J. T., vjeç 42 banues në Tiranë, pasi në rrugën "Muhamet Gjollesha", ka kanosur me fjalë shtetasin A. S., vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. S., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur në një market. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M. Sh., vjrçe 53, banuese në Tiranë, pasi në banesë, djali O. L., vjeç 27 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B. B., vjeç 36 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohët për kapjen e shtetasit F. B., vjeç 61, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, është konstatuar shkelja e Lejes Zhvillimore e Ndretimit për ndërtimin një pallati. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. C., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses G. Gj., vjeçe 28, banuesë në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. C., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi u kap nga punonjësit e policisë bashkiake, duke zaptuar parkimin e rrugës ‘‘Emin Duraku’’. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E. R., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frederik Shiroka”, ka goditur shtetasin A. K., vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. B., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në hyrje të autostradës “Tiranë-Elbasan’’, me mjetin tip “Smart” është përplasur me trafik-ndarësin, dhe është larguar duke lënë mjetin në vendin e ngjarjes.. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 08.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen S. H., vjeçe 45 banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, shtetasi Q. H., vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 08.09.2018, ka ndëruar jetë shtetasi E. Y., vjeç 35, banues në Cërrik, i cili vuante dënimin në IEVP Fushë Krujë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K. K., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin H. C., vjeç 65, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gaqo Tashko”, nën efektin e alkoolit, ka goditur me mjete prerëse shtetasin A. I., vjeç 34, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, është larguar për në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 08.09.2018, shtetasi A. L., vjeç 34, banues në Valias të Ri, kallëzon se tek rrethrrotullimi në Kamëz, është kanosur nga një shtetas i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprën penale ”Vjedhja” në bashkëpunim”, u ndaluan shtetasit G. A., A. Sh., dhe A. Sh., vjeç 19, 28 e 33, banues në Tiranë. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S. K., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Topiaj“, ka goditur shtetasin E. G., vjeç 55, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 08.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V. K., vjeç 58, banues në fshatin Spille, pasi djemtë, M. K., dhe A. K., vjeç 32 e 30, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit U. K., vjeç 69, banues në Durrës, për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, në lagjen nr. 17, Durrës, është vjedhur banesa në pronësi të shtetasit A. Z., vjeç 31, banues në lagjen 17. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit B. T., A. D., dhe H. D., vjeç 45, 48, e 73, banues në Krujë, për veprën penale "Ndotja e ajrit". Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin Xh. T., vjeç 53, banuese në Fushë Krujë, pasi vëllai, shtetasi G. T., vjeç 50, banues në Fushë Krujë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë, për shtetasin M. B., vjeç 37, banues në Krujë,  për veprën penale "Ndotja e ajrit". Neni 201 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G. M., vjeç 43 banues në fshatin Kusarth, pask ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatit, shtetasit A. L., vjeç 52. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, është vjedhur kioska e shtetasit Sh. A., vjeç 65. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E. K., vjeç 56, banues në Elbasan, pasi ka kanosur me fjalë, shtetasin A. Xh., vjeç 44, banues në Elbasan. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, shtetasi R. T., vjeç 21, banues në Elbasan aksidentalisht është dëmtuar në ashensor. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Ç., vjeç 38 banues në Librazhd, pasi i ka vjedhur celularin shtetasit A. C., 21 vjeç, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin F. A., vjeç 19, banues në fshatin Lozhan, pasi u kap me mjetin tip “Benz” duke transportuar dru zjarri, pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, në fshatin Drenove, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit E. C., vjeç 35. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen P. T., vjeçe 58, banuese në Vithkuq, pasi bashkëshorti Ll. T., vjeç 64 , ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Korçë . Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetsain Ll. T., vjeç 64, banues në Vithkuq, pasi bashkëshortja, P. T., vjeçe 58, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Korçë . Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.09.2018 në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Sh, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, i cili ka deklaruar se për shkak të detyrës, për një çështje pronash që ka shqyrtuar në vitin 2016, është kanosur me fjalë në qytetin e Korçës, nga shtetasit M.H, 66 vjeç, banues në Korçë dhe E.M, 65 vjeç, banues në Porodinë-Korçë. Shtetasit e mësipërm janë shoqëruar në Komisariat, ku janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe në konsultim me Prokuroren e çështjes u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, për shtetasit A. Sh., dhe Xh. Sh., vjeç 22 e 21, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë thyer me sende të forta një xham në lokalin në pronësi të shtetasit L. L., vjeç 49. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., vjeç 24, banues në fshatin Orman, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, E. R., vjeçe 43. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin B. Ç., vjeç 39, banues në fshatin Rakickë, pasi për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. B., vjeç 65, banues në fshatin Koritë, Maliq, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, i ka vjedhur biçikletën shtetasit J. B., vjeç 61. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin B. K., vjeç 23, banues në Ersekë, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases M. Sh., vjeçe 55, banuese në Ersekë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P. T., vjeç 34 banues në Arëz, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait, shtetasit L. T., vjeçe 68 dhe nënës, shtetases B. T., vjeçe 65, banuese në Arëz. Materjalet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 08.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen T. B., vjeçe 42 banuese në fshatin Petovë, pasi kunata, shtetësia Z. B., vjeçe 38 banuese Petovë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 08.09.2018, në lagjen “15 Tetori”, në banesë është gjetur e vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasja L. Gj., vjeçe 63. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin M. D., vjeç 17, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ka goditur shtetasin K. H., vjeç 16 banues në Lushnjë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit H. Ll., dhe G. S., vjeç 43 e 46, banues në fshatin Çerëm e Germenj, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm".

Komisariati i Policisë Vlorë

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhjen e një mjeti, ky mjet u gjet i parkuar në lagjen “4 Heronjtë”. Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në lagjen “28 Nëntori”, është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. Rr., vjeç 27, banues në Vlorë. Po punohet për dokumentimin e ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 10.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin V. P., vjeç 54, banues në Ksamil, pasi vëllai, shtetasi I. Z.,vjeç 59, banues në Ksamil, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin B. Gj., vjeç 41, banues në fshatin Çiflig Konispol, pasi ka rrethuar me rrjetë teli një pjesë toke që i përket shtetases N. Zh., vjeçe 65, banuese në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 08.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., vjeç 30, banues në Milot për veprën penale të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 08.09.2018, rrugës për në spital ka vdekur shtetasi E. V., vjeç 74, banues në Gjakovë, Kosovë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për vdekje natyrale.

Më datë 08.09.2018, në Shenkollë, është konstatuar i vjedhur lokali në pronësi të shtetases T. P., vjeçe 53, banuese në Shenkollë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi shtetasi S.S, 37 vjeç, banues në Blinisht, ka kallëzuar se në fshatin Blinisht Lezhë, te mjeti i tij   i cili ka qenë jashtë funksionit prej disa kohësh dhe i parkuar afër rrugës kryesore, ka konstatuar dëmtime, si ato të shkaktuara nga armët e zjarrit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 08.09.2018, në Shëngjin, tek Rëra e Hedhur, shtetasi I. P., vjeç 38, banues në Kosovë, duke peshkuar në det, ka humbur ekuilibrin dhe është rrezuar në ujë, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 08.09.2018, në Spitalin e Traumës Tiranë, ka gjetur vdekjen shtetasi J. B., vjeç 69, banues në Vinjollë i cili më datë 31.08.2018, është rrezuar tek shkallët e brendshme të banesës dhe është dërguar në spital. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin G. L., vjeç 24 banues në Shkodër, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin N. Z., vjeç 41 banues në fshatin Juban, pasi ka djegur me zjarr kavaletën e sanës në pronësi të shtetasit B. Z., vjeç 48 banues në fshatin Juban. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A. V., vjeç 36, banues në Shkodër, pasi në Koplik, ka goditur me sende të forta shtetasin B. Sh., vjeç 46, banues në Malësi të Madhe. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës dhe po punohet për kapjen e shtetasit F. C., vjeç 20, banues në Kukës për veprën penale të parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 08.09.2018, në rrugën e fshatit Pocest, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit S. K., vjeç 42, banues në Maqëllarë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Peshkopi, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 08.09.2018, në fshatin Kurdari, Klos, ka rënë zjarr në kasollen e shtetasit M. Ç., vjeç 42, ku është djegur baza ushqimore. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një mase në telat e energjisë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për ngjarje aksidentale.

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 08.09.2018, në PKK Rinas, u kap shtetasi I. A., vjeç 45, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Nr. 3, Tiranë, për veprat penale “'Shkatërrimi i pronës”' dhe “'Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 150 e 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 08.09.2018, në Bilisht, shërbimet e policisë kufitare Kapshticë, kanë kapur 5 shtetas të huaj, që kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme të cilët u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Me datë 08.09.2018, u referuan materialet për shtetasin P. P., vjeç 39, banues në Shkodër, i cili ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër. U shoqërua në DPV Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30