Vlorë, finalizohet operacioni i koduar "THE TRUCK"

Vlorëdrejtoria-e-policise-vlore

Finalizohet operacioni i koduar "THE TRUCK"

Kapet i kërkuari nga policia, shtetasi:

A.R., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 06.09.2018, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve Policore të Specializuara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim si autorë i dyshuar në lidhje me ngjarjen e mëposhtme:

Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit A.R. masën e sigurisë "Arrest me burg".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve", kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2