Shijak - Goditet një tjetër rast armëmbajtjeje pa leje duke u finalizuar me sukses operacioni i koduar "Smith 2".

Shijak

Goditet një tjetër rast armëmbajtjeje pa leje duke u finalizuar me sukses operacioni i koduar "Smith 2". shijak10.09.2018

Policia e Shijakut arreston një 42 -vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri "pistoletë" me vete, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjendet edhe një automatik me silenciator.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar shërbimet duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Smith 2", në kuadër të kapjes së personave që disponojnë armë zjarri, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• A. P, 42 vjeç, banues në Shijak.

Këtij shtetasi në vendin e quajtur Koxhas / Kodër, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri tip pistoletë “SMITH & WESSON” , me mulli me 5 fishekë kalibri 38 mm (gjatë kontrollit fizik);

• një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë (gjatë kontrollit në banesë).

Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 dhe 4 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2