Policia e Shtetit gjatë fundjavës 10 Shtator 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 66 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 21 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 5 persona për narkotikët.

Janë kapur 13 persona në kërkim

3 persona për “Krime ndaj personit”

3 persona për veprën penale "Dhuna në familje"

7 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Moskallëzim krimi"

1 person për veprën penale "Kallëzimi i rremë"

1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

1 person për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”

1 person për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

1 person për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike"

1 person për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"

1 person për veprën penale "Falsifikimi"

1 person për veprën penale “Përndjekja”

1 person për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”

1 person për veprën penale “Vepra të turpshme”

1 person për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”

2 persona për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Janë sekuestruar:
0.4 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannbais Sativa.
2 armë zjarri, 1 krehra, 5 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 178 persona.

Gjatë fundjavës është finalizuar:
1-Shijak, operacioni i koduar "Smith 2". Goditet një tjetër rast armëmbajtjeje pa leje.
Policia e Shijakut arreston një 42 -vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri "pistoletë" me vete, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjendet edhe një automatik me silenciator.

2- Vlorë, në kuadër të operacionit "JAD 2018", kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Moskallëzimi i krimit".

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30