Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Shtator 2018


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 09.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Arben Broci”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Xh.L., dhe B.M., vjeç 19 e 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, u kapën duke drejtuar pa leje drejtimi, motorët tip “Piaggo”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, shtetasi M.L., vjeç 52, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Ferit Xhajko” tek Ura e Paskuqanit, një mjet i ka goditur në këmbë djalin S.L., vjeç 15, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 17, banues në Kosovë, pasi më datë 08.09.2018, në PKK Port, Durrës, është paraqitur me një pasaportë, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.C., vjeç 51, banues ë Tiranë, pasi në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës, shtetasin A.K., vjeç 69, banues në Shijak, i cili ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit A.B., dhe P.M., vjeç 59 e 34, banues në Korçë dhe Devoll, pasi në qytetin e Korçës, shtetasi A.B., duke drejtuar motorin tip “Amadeos”, ka përplasur në pjesën e pasme, mjetin tip “Audi”, të drejtuar nga shtetasi  P.M., i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Q.H., vjeç 65, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi në aksin rrugor Bilisht-Miras, në vendin e quajtur “Dubravë, duke drejtuar mjetin tip ”Nissan”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka marrë lëndime të lehta drejtuesi i mjetit si dhe shtetasja F.H., vjeçe 59, banuese në Cangonj, pasagjere në këtë mjet, të cilët pas mjekimit të marrë në spital, janë larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.K., vjeç 34, banues në Korçë, pasi më datë 09.09.2018, në lagjen nr.7, Korçë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin  tip “Mazda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Devoll
Në vijim të informacionit paraprak datë 09.09.2018, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A. A., 22 vjeç, banues në fshatin Cangonj-Devoll.
Pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasit K.M., 19 vjeç dhe E.D., 21 vjeç, pasagjerë në mjet, banues në fshatin Cangonj. Ky i fundit u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.T., vjeç 53, banues në Berat, pasi në Poshnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Hyndai”, me drejtues shtetasin J.P., vjeç 21, banues në fshatin Dyshnik, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit J.P., i cili u dërgua në Spitalin e Traumës, si dhe M.T., dhe M.P., 19 e 31 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim, për shtetasin V.J., vjeç 56, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Fiershegan duke drejtuar mjetin kamion tip “Volvo”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi N.M., vjeç 38, për pasojë është dëmtuar drejtues V.J., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
D.H., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, pasi në vendin e quajtur "Q.T.U" Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip ‘Fiat” në gjendje të dehur.
E.N., 25 vjeç, banues në Patos, pasi në lagjen "Naftëtari" Patos është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar motorçikletën "Yamaha” i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët

Vlorë
Në kuadër të operacionit "JAD 2018", kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetasit e mëposhtëm:
B.D., 25 vjeç, banues në fshatin Poçem, Mallakastër.
L.L., 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.
B.D., 24 vjeç, banues në fshatin Poçem, Mallakastër.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, më datë 09.09.2018, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve B.D., dhe L.L., si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin tip "Range Rover", u gjet dhe u sekuestrua një sasi materiali bimor e dyshuar si Cannabis Sativa.
Ngjarje për të cilën u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B.D., si i dyshuar për veprën penale "Moskallëzim krimi".
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga nenet 283/2, 25 dhe 300 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Informacion paraprak.
Më datë 09.09.2018, rreth orës 20:00, në fshatin Novoselë, Vlorë, shtetasit A.B., dhe E.N., vjeç 28 e 30, banues në Fier e Vlorë, duke drejtuar mjetet, janë përplasur për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin H.H., vjeç 60, banues në Gjorme, Kurbin, për veprën penale parashikuar nga neni 288/a i Kodit Penal, pasi nga kontrolli i ushtruar nga AKU Lezhë në subjektin “Tregtim mishi”, në Laç, iu bllokua një sasi mishi pa certifikate shëndetësore. Nga AKU, u gjobit dhe iu pezullua aktiviteti.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M., vjeç 43, banues në Rubik, Mirditë, pasi në Milot, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Piagio”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Më datë 09.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.N., vjeç 22, banues në Mabë, Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në Balldre, u kap nga duke drejtuar pa leje drejtimi, çiklomotorin tip “Dayang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 09.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasja Gj.L., vjeçe 43 dhe G.L., vjeç 41, banues në Shkodër, pasi tek vendi i quajtur “5 Heronjtë”, u kapën me mjetin tip “Benz”, duke transportonin 5 shtetas të huaj pakestinez për në Malin e Zi , me destinacion vendet e BE. Neni 298/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.P., vjeç 39, banues në fshatin Bardhaj, pasi më datë 05.09.2018, në Hani Hotit, në kufirin e gjelbër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.K., vjeç 49, banues në Shkodër, pasi në fshatin Oblikë, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me motorin tip “Yanxiang”, pa targë, me drejtues shtetasin H.B., vjeç 69, banues në Shkodër, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.B., vjeç 27, banues në fshatin Kullaj, pasi në segmentin rrugor Kullaj-Shkodër, poshtë kanalit të Shtodrit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjerët, shtetasit F.B., dhe M.B., vjeç 57 e 76, banues në fshatin Kullaj, të cilët pas mjekimit në spital, janë larguar për në banesa, pa probleme. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.Rr., vjeç 22, banues Shkodër, pasi në Bushat, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka përplasur shtetasen A.V., vjeçe 34, banuese në fshatin Melgushë, Shkodër, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal, është larguar për në banesa pa probleme. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë

Seksioni për krimet e rënda

Krujë
Informacion paraprak
Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç, (Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë) banues në lagjen "Pengile" Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.Sh., vjeç 48, banues në fshatin Mjull Bathore, pasi në fshatin Mjull Bathore, në një objekt, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.Gj., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shyqyri Demneri”, në banesën e tij, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç, 54, banues në Ersekë, pasi tek 9 katëshet, ka thyer me sende të forta xhamin e mjetit tip “Irisbus”, në pronësi të shtetasit L.H., vjeç, 44, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, shtetasi H.M., vjeç 61, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Fuat Toptani”, në tokën që pretendon se është e tij, një firmë ndërtuese, po kryen ndërtim të paligjshëm. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 09.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh.T., vjeç 25, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Vëllezrit Manastirliu”, gjatë kontrollit, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës sende të vjedhura në banesën e shtetasve Xh.H., dhe L.T., vjeç 61 e 47, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në rrugën “Skënder Luarasi”, në supermarkertin në pronësi të shtetasit H.Xh., vjeç 37, banues në Tiranë, kanë marrë disa paketa cigaresh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2019, në rrugën “Vaçe Zela”, është djegur mjeti tip “Renault”, në posedim nga shtetasi H.V., vjeç 27, banues në Tiranë. Pritet nga PMNZSH përcaktimi i shkakut të zjarrit. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.J., vjeç 34, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.B., vjeç 39, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.M., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, është gjetur i shtrirë në trotuar dhe i dëmtuar lehtë, shtetasi L.Rr., vjeç 51, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera rezulton se L.Rr., ka qenë në gjendje të dehur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 09.09.2018, shtetasja G.M., vjeçe 44, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 08.09.2018, është shqetësuar nëpërmjet telefonit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në rrugën “Sejdini”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.K., vjeç 27. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, shtetasja B.T., vjeçe 31, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në autobus, i kanë marrë portofolin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset E.Q., dhe V.M., vjeç 32 e 57, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në rrugën “Petrit Radovicka”, në banesë, është vetëplagosur me një mjet prerës, shtetasi A.R., vjeç 33, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 09.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim V.A., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Y.A., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi më datë 08.09.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës, I.A., vjeçe 36, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Rr., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, E.Rr., vjeçe 29, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.M., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, ka dëmtuar xhamin e mjetit tip“Solaris”, me drejtues S.D., vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 09.09.2018, në rrugën “Bashkia”, Vorë, është vjedhur banesa e shtetasit N.Gj., vjeç 52. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen T.P., vjeçe 24, banuese në fshatin Mariqnet, pasi vjehrra M.P., vjeçe 61, banuese në Mariqnet, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 09.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.B., vjeç 30, banues në Krujë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143 e 236 të Kodit Penal.

Kavajë
Më datë 09.09.2018, rreth orës 14:20, në fshatin Gjoc në Kavajë, në një kanal, është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkull, rreth moshës 60-70 vjeç, i cili nga këqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.
Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Woke”.
Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 09.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.I., vjeçe 53, banues në fshatin Qerret, pasi bashkëshorti, shtetasi V.I., vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.D., vjeçe, 39, banues në fshatin Arapaj, pasi bashkëshorti H.D., vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin V.I., vjeç 56, banues në Qerret, pasi në Qerret, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, L.I., vjeçe 53. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në lagjen nr.11, në një zyrë të një kompanie telefonie, Durrës, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa pajisje. Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun. Materialet kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 151 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 10.09.2018, rreth orës 00:20, në lagjen 16, Durrës, është gjetur në banesë i vdekur shtetasi I.Gj., vjeç 59. Nuk ka shenja dhune. Pritet akti mjeko -ligjor për të përcaktuar shkakun. Dyshohet vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit N.D., vjeç 48, banues në fshatin Rreth, pasi në oborrin e banesës së tij në gjendje të dehur, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri pistoletë. Nenet 278 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë  09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.Ç., vjeç 50, banues në fshatin Qarret, pasi në Qarret, u kap duke prerë dru zjarri, pa dokumentacion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018 gjatë natës, në lagjen “Aqif Pasha”, është vjedhur dyqani i shtetases A.C., vjeç 59. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në lagjen “Kongresi”, është vjedhur e banesa e shtetases A.H., vjeçe 28. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 10.09.2018, në lagjen “Kala”, Elbasan, ka rënë zjarr, në banesën e shtetasit B.G., vjeç 51, ku është djegur banesa, dëme në njerëz nuk ka. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.I., vjeç 50, banues në Gramsh, për veprën penale parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 09.09.2018, në fshatin Qatrom, ka rënë zjarr në hangarin në pronësi të shtetasit D.T., vjeç 47, banues në Qatrom, ku është djegur baza ushqimore për bagëti. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 151 i Kodit Penal.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
N.B., 54 vjeç, banues në fshatin Kamenicë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 09.09.2018, në këtë fshat, për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur  rëndë me mjet të mprehtë (sopatë) ish-bashkëjetuesin e vajzës së tij, shtetasin A.M, 27 vjeç, banues në Kamenicë, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Korçë, është transportuar për mjekim më të specializuar në Tiranë. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Maliq

Maliq
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
F.M., 19 vjeç.
Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.L., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Shëngjergj-Maliq.
Pasi në këtë fshat, shtetasi F.M., pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë shtetasin A.L.
Si pasojë e këtij konflikti, prej këtij të fundit, është plagosur lehtë edhe babai i 19-vjeçarit, shtetasi H.M., 51 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 88 e 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetaset E.F., dhe D.A., vjeç 25 e 23, banuese në Bilisht, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasin  N.H., vjeç 24, banues në fshatin Gur i Bardhë, për veprën penale parashikuar nga neni 89  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 09.09.2018, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, në banesë, u gjet e vdekur, shtetasja K.B., vjeçe 77, banuese në Kuçovë. Nga veprimet e kryera rezulton se vuante nga zemra. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Fier

Më  date 08.09.2018, shtetasi M.B., vjeç 58, banues në fshatin Lalar, kallëzon se i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
K.M., 61 vjeç, banues në Strum, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim e datës 24.07.2017, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 09.09.2018, gjatë natës, në fshatin Konjat, në kasollen pranë banesës shtetases R.S., vjeçe 42, banues në Konjat, i kanë vjedhur një bagëti të trashë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në fshatin Konjat, në ullishtën në pronësi të shtetasit G.M., vjeç 50, banues në Konjat, ka rënë zjarr, ku si pasojë janë djegur pjesërisht disa rrënjë ullinj. Materialet u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje,  për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 08.09.2018, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur në banesën e shtetasit F.B., vjeç 43. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në lagjen “28 Nëntori”, para banesës, shtetasit B.R.,  vjeç 27, i kanë djegur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2018, shtetasja L.M., vjeçe 50, banuese në Fier, kallëzon se në muajin qershor shtetasi A.B., vjeç 30, banues në Vlorë, i ka marrë pa pagesë disa veshje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 143 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 10.09.2018, rreth orës 02:36, në sallën operative ka ardhur një telefonatë, nga shtetasi M.C., se në fshatin Brataj, Selenicë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor nuk është konstatuar asnjë gëzhojë në vendngjarje si dhe asnjë dëmtim prone apo njerëz të lënduar. Po punohet për vërtetësinë e informacionit.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 09.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.L., vjeçe 27, banuese në Gjirokastër, pasi në banesë, bashkëjetuesi, shtetasi S.S., vjeç 35, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.09.2018, u  ndalua shtetasi A.M., vjeç 35,  banues në Gjirokastër, për veprën penale parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 09.09.2018, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj, duke peshkuar në lumin Vjosë me kallam, shtetasi I.M., vjeç 50, banues në Berat, aksidentalisht ka prekur me kallamin e peshkimit në linjat e tensionit të energjisë elektrike dhe si pasojë është dëmtuar dhe dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen R.L., vjeçe 31, banues në Kurbin, për veprën penale parashikuar 275 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin N.B., vjeç 49, banues në Fushë-Milot, pasi ka ndërtuar një kioskë, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen K.Gj., vjeçe 37, banues në Fushë-Milot, pasi ka ndërtuar një kioskë, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin B.Z., vjeç 56, banues në Shullaz, pasi ka ndërtuar një kioskë, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me datë 09.09.2018, u shoqërua shtetasi A.V., vjeç 36, banues në Shkodër. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 09.09.2018, në lagjen “Aksioni”, Peshkopi, është vjedhur banesa e shtetases F.I., vjeçe 53. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Bulqizë
Kapet dhe ndalohet njëri nga autorët e shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunues në ngjarjen e datës 05.09.2018.
Kapet dhe ndalohet shtetasi:
E.D., 21 vjeç, banues në Bulqizë.
Policia e Bulqizës në vijim të punë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së datës 05.09.2018, ku shtetasi E.D., në bashkëpunim me shtetasin F.T (i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases H.K, ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodheshin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K., 15 vjeçe.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përndjekja”, "Kanosja", parashikuar nga nenet 110, 278 e 121/a , 84, të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.D., vjeç 57, banues në Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 09.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi polak W.G., vjeç 28, banues në Poloni, pasi në SPKM Qafë Thanë, në dalje, gjatë kontrollit, iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 3.82 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë

Më datë 09.09.2018, në SPKM Port, u kap shtetasi në kërkim K.M., vjeç 61, banues në Roskovec, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 09.09.2018, në fshatin Frashtan, shërbimet e SPK Kakavijë, kanë kapur 3 shtetas të huaj, që kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme të cilët u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 09.09.2018, në SPKM Morinë, u ndalua shtetasi A.P., vjeç 41, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi më datë 29.06.2017, në Tiranë, me automjetin tip “Benz”, ka goditur e dëmtuar një automjet dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në SPKM Qafë Prush, u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar N.H., vjeç 51, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi autoritetet gjyqësore të Budapestit, Hungari, e kanë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore”, parashikuar nga Kodit Penal Hungarez.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30