Durrës, finalizohet operacioni i koduar "School"

DurrësDurres 10.09.2018 1

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "School".

Goditet grupi që vidhnin në ambientet e Shkollave 9- Vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 10 vjedhje.

Procedohen penalisht pesë shtetas minoren.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "School”.

Është goditur grupi që kryenin vjedhje në ambientet e Shkollave 9- Vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit, duke u proceduar penalisht pesë shtetas, konkretisht:

• M.P., 15 vjeç, banues në Durrës;

• J.P., 17 vjeç, banues në Durrës, (vëlla me shtetasin M.P.);

• T.M., 16 vjeç, banues në Durrës;

• S.K., 17 vjeç, banues në Durrës;

• K.A., 15 vjeç, banues në Durrës.

Procedimi i këtyre shtetasve filloi pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është bërë dokumentimi i plotë ligjor, me prova shkencore i veprimtarisë kriminale të mirëorganizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur mjete thyese hapnin makinetat dhe zyrat në ambientet e shkollave, dyqane, lokale dhe i vidhnin, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 04.06.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.H., ku kanë marrë para dhe bizhuteri.

2. Më datë 21.07.2018, në lagjen Nr.11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.

3. Më datë 25.07.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.

4. Më datë 29.07.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (bulmetor) të shtetasit A.I., ku kanë marrë një telefon dhe para.

5. Më datë 06.08.2018, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit M.B., ku kanë kafe dhe para.

6. Më datë 13.08.2018, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat e Shkollës së Mesme ku kanë marrë kompjuterë (tabletë).

7. Më datë 20.08.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.

8. Më datë 21.08.2018, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle të Mesme.

9. Më datë 22.08.2018, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.

10. Më datë 31.08.2018, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases Sh.K.

Janë sekuestruar kompjuterë dhe tabletë në cilësinë e provave materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Durres 10.09.2018 2

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2