Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 11 Shtator 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 20 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 9 drejtues mjetesh.

6 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Mashtrimi"

2 persona për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"

1 person për veprën penale "Dhuna në familje"

1 person për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë"
 

Gjithashtu janë sekuestruar:
disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 63 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar:

1-Durrës, operacioni i koduar "School".
Goditet grupi që vidhnin në ambientet e Shkollave 9- Vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 10 vjedhje.
Procedohen penalisht pesë shtetas minoren.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2