Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 10.09.2018, u bë ndalimi i shtetasit A.A., 49 vjeç, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuara nga nenet 143 dhe 194 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Z., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rugën “Panajot Pano”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.N., vjeç 25, banues në fshatin Zall Herr, pasi në rrugën “Xhorxh W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.V., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Skuter” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasin P.Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.Xh., vjeç 71, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dionis Filozofi”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin J.Xh., banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.S., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Siri Kodra”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja H.G., vjeçe 26, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin C.E., vjeç 42, banues në Durrës, pasi në autostradë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, të drejtuar nga shtetasi A.D., vjeç 48, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar shtetësia A.E., vjeçe 34, banuese në Durrës, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.B., vjeç 53, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.P., vjeç 32, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 6, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.V., vjeç 40, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në rrugën Shkafane-Gjiri i Lalzit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për narkotikët

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.M., vjeç 33, banues në Kamëz, Tiranë, pasi më datë 09.09.2018, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, nga kontrolli në mjetin tip “Volksvagen”, iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.K., vjeç 24, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K., vjeç 18, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Skuter” pa targë, ka aksidentuar shtetasen M.R., vjeçe 28, banuese në Elbasan, e cila pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Sh.J., vjeç 46, banues në Taç, Ersekë, pasi për t’u pajisur me dokumente identifikimi, dyshohet se ka aplikuar duke përdorur gjeneralitetet e një tjetër shtetasi. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin G.M., vjeç 17, banues në fshatin Biranj, pasi në rrugën Korçë-Pogradec, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.M.., vjeç 22, banues në Memaliaj, pasi në Roskovec, nga kontrolli në mjetin tip “Reno”, iu  gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasen E.R., vjeçe 27, banues në fshatin Gorre, pasi në lagjen “18 Tetori”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin e parkuar tip “Opel”, në pronësi të shtetasit J.K., vjeç 20, banues në fshatin Ballagat Lushnje, për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja B.R., vjeçe 31, banuese në Gorre, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, dhe punohet për kapjen e shtetasit M.Gj., vjeç 29, banues në Memaliaj, Tepelenë, për veprën penale parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.L., vjeç 46, banues në fshatin Trevllazër, pasi në autostradë, duke lëvizur me tufën e bagëtive, u ka prerë rrugën mjeteve tip “Benz” dhe Hyndai”, të drejtuara nga shtetasit A.B., dhe E.N., vjeç 28 e 30, banuese në Fier e Vlorë, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin S.Gj., vjeç 33, banues  në Lezhë, pasi në  aksin rrugor Lezhë- Milot, në Markatomaj, duke drejtuar mjetin “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin R.D., vjeç 35, banues, Lezhë, për pasojë janë dëmtuar shtetasit  Gj.L., dhe O.L., vjeç 28 e 32, banues fshatin Spiten, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Gj., vjeç 35, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin L.Gj., vjeç 32, banues në fshatin Pjetroshan, pasi në Bajzë, N.Gj.,, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip ‘Volkswagen’, është përplasur me një tjetër mjet tip 'Volkswagen', që drejtohej nga shtetasi K.K., vjeç 27, banues në Bajzë, ku ka dëme materiale, kurse L.Gj., në vendin e ngjarjes ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit publik. Nenet 291 e 236 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.B., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në Sauk të Vjetër, në lokal, ka kanosur me fjalë, shtetasin I.G., vjeç 52. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Z.L., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, M.H., vjeç  67, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.S., vjeçe 52, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga nenet 112, 22 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.Sh., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Enver Preza”, ka kanosur me fjalë shtetasen S.D., vjeçe 39, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 10.09.2018, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në banesë, ka vdekur shtetasi A.V., vjeç 60. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak). Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 10.09.2018, gjatë natës, në rrugën “Medar Shtylla”, shtetasit K.Ç., vjeç 50, banues në Tiranë, në mjetin tip “Volksvagen”, i kanë thyer xhamat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.L., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, ka kanosur me fjalë shtetasin F.D., vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 10.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.M., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj e 27 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, në rrugën “Petrit Radovicka”, kanë vjedhur banesën e shtetases N.M., vjeçe 24. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, në rrugën “Karl Topia”, është vjedhur në një subjekt. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.K., vjeç 62, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni155 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.K., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tonin Arapi”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.I., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, ka vjedhur në banesën e shtetases R.Sh., vjeçe 27, banuese, në Tiranë. Po punohet për kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 49, banues në Babrru, pasi në Babrru, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.A., vjeçe 30, banuese në Paskuqan, pasi bashkëshorti, shtetasi A.T., vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.H., vjeç 76, banues në Vaqarr, pasi në fshatin Prush, ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit E.N., vjeç 67, banues në Vaqarr. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.M.,  vjeçe 25, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi D.M., vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2018, shtetasja E.H., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 08.09.2018, i është larguar nga banesa vajza, shtetasja e mitur E.H., vjeçe 14. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 10.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z.P., vjeçe 38, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi B.P., vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.K., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi më datë 08.09.2018, në fshatin Kashar, ka zaptuar tokën e shtetasit B.K., vjeç, 67, banues në Tiranë, duke vendosur një kioskë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Në vijim të komunikatës të datës 22.05.2011, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.I., vjeç 28, banues në fshatin Domje. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen E.Z., vjeçe 39,  banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.A., vjeç 56, banues në fshatin Varrozen, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, B.A., vjeçe 50, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin F.Xh., vjeç 50, banues në Rrogozhinë, pasi në Rrogozhinë, në lokal, ka goditur me grusht, shtetasin E.M., vjeç 27, banues në Rrogozhinë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin S.B., banuese në fshatin Kryevidh, pasi më datë 08.09.2018, në këtë fshat, duke djegur mbeturina, ka djegur disa rrënjë ullinj të shtetasit Sh.H. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Durrës
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "School".
Goditet grupi që vidhnin në ambientet e Shkollave 9- Vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 10 vjedhje.
Procedohen penalisht pesë shtetas minoren.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "School”.
Është goditur grupi që kryenin vjedhje në ambientet e Shkollave 9- Vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit, duke u proceduar penalisht pesë shtetas, konkretisht:
• M.P., 15 vjeç, banues në Durrës;
• J.P., 17 vjeç, banues në Durrës, (vëlla me shtetasin M.P.);
• T.M., 16 vjeç, banues në Durrës;
• S.K., 17 vjeç, banues në Durrës;
• K.A., 15 vjeç, banues në Durrës.
Procedimi i këtyre shtetasve filloi pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është bërë dokumentimi i plotë ligjor, me prova shkencore i veprimtarisë kriminale të mirëorganizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur mjete thyese hapnin makinetat dhe zyrat në ambientet e shkollave, dyqane, lokale dhe i vidhnin, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:
1. Më datë 04.06.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.H., ku kanë marrë para dhe bizhuteri.
2. Më datë 21.07.2018, në lagjen Nr.11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
3. Më datë 25.07.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
4. Më datë 29.07.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (bulmetor) të shtetasit A.I., ku kanë marrë një telefon dhe para.
5. Më datë 06.08.2018, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit M.B., ku kanë kafe dhe para.
6. Më datë 13.08.2018, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat e Shkollës së Mesme ku kanë marrë kompjuterë (tabletë).
7. Më datë 20.08.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
8. Më datë 21.08.2018, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle të Mesme.
9. Më datë 22.08.2018, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
10. Më datë 31.08.2018, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases Sh.K.
11. Gjithashtu shtetasi M.P., në fshatin Shënavlash, në shkollën e mesme, ka vjedhur një impiant muzikor.
Janë sekuestruar kompjuterë dhe tabletë në cilësinë e provave materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.
Më datë 10.09.2018, gjatë natës, në fshatin Sukth, pranë banesës, shtetasit B.R., vjeç 32, në mjetin tip “Smart”, i kanë vjedhur targën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në lagjen nr. 16, në banesë  është  gjetur i vdekur shtetasi I.Gj., vjeç 59. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Durrës, për vdekje natyrale.

Më  datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.P., vjeç  33, banues në fshatin Shënavlash, pasi në Shënavlash, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, gjatë natës, në fshatin Shkafane, në stanin e bagëtive, shtetasit P.D., vjeç 58, i kanë vjedhur disa bagëti të imëta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, shtetësia A.Xh., vjeçe 33, banuese në Durrës, kallëzon se në lokalin e saj i kanë vjedhur celularin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.M., vjeç 37, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, ka goditur me grusht, shtetasin R.B., vjeç 26, banues në Durrës. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, në lagjen nr. 4, në banesën e shtetasit Z.E., vjeç 49, si pasojë e një shkëndije elektrike janë djegur disa orendi shtëpiake. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 10.09.2018, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonë të pyllëzuar në fshatin Rranzë, u gjetën dhe asgjësuan bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Më  datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin F.C., vjeç 76, banues në Krujë,  pasi në fshatin Krastë, u kap duke djegur  një furrë gëlqereje pa leje. Neni 201 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Krujë, për shtetasin Gj.Ll., vjeç 59, banues në fshatin Bilaj. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 10.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.S., vjeçe 21, banuese në Shijak, pasi vjehrri, shtetasi R.T., vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 10.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.T., vjeçe 33, banuese në fshatin Shijak, pasi kunata, shtetësia R.S., vjeçe 21, banuese në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.S., vjeç 55, banues në Shijak, pasi në banesë ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit R.T., vjeç 58, banues në Shijak. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 10.09.2018, në lagjen “Kala”, në banesën e shtetasit B.G., vjeç 51, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.09.2018, në fshatin Polis, në banesë, ka vdekur shtetësia Q.T., vjeçe 76. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 09.09.2018, në lagjen nr. 2, pranë banesës, shtetasit B.Gj., vjeç 38, kanë tentuar t'i vjedhin mjetin tip “Benz”. Autorët janë larguar me mjetin e tyre tip “Benz”, të cilin e kanë braktisur, mjeti u bllokua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Xh.K., vjeç 45, banues në Dibër, për veprën penale parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, gjatë natës, në fshatin Fushë Studio, pranë banesës, shtetasit L.Q., vjeç 29, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, gjatë natës, në fshatin Zgosht, pranë banesës, shtetasit F.U., vjeç 43, i kanë vjedhur mjetin tip “Opel”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.P., vjeç 48, banues në fshatin Vithkuq, pasi në rrugën Korçë-Ersekë, me mjetin tip “Nissan”, u kap duke transportuar, lëndë drusore, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit, datë 07.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, G.Z., vjeç 32, për veprat penale bazuar në nenet 103/1, 22, 112 dhe 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 10.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin P.L., vjeç 60, banues në Devoll, pasi djali, shtetasi D.L., vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatës e Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec

Pogradec
Më datë 10.09.2018, në lagjen nr 4, në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja” në Pogradec, është gjetur i vetëvarur, në një pemë, pa shenja dhune, shtetasi V.F., 35 vjeç, banues në fshatin Memlisht-Pogradec.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec bazuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin I.K., vjeç 40, banues në Berat, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.Z., 29 vjeç, banues në Ura Vajgurore, për veprat penale parashikuar nga nenet 143, 84, 89 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 09.09.2018, në lagjen “28 Nëntori’’, në banesë është gjetur i vdekur, shtetasi B.Ç., vjeç 63. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 10.09.2018, shtetasi M.D., vjeç 30, banuese në  Kuçovë, kallëzon se më datë 08.09.2018, në lagjen “Tafil Skëndo” është goditur me grusht nga persona të pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin F.M., 42 vjeç, banues në lagjen ‘’Tafil Skëndo’', Kuçovë për veprën penale parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 10.09.2018, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonë të pyllëzuar në fshatrat Nikollarë, Melckë, dhe Çorogjaf, u gjetën dhe asgjësuan bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 10.09.2018, shtetasi F.I., vjeç 49, banues në fshatin Mizë, kallëzon se bashkëshortja shtetasja L.I., vjeçe 40, banuese në fshatin Mizë, është larguar nga banesa në datë 07.09.2018. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasen R.P., vjeçe 41, banuese në Divjakë, për veprën penale parashikuar nga 321 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, në fshatin Çerëm Proshk, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi N.D., vjeç 81. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Komisariati i Policisë Vlorë

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10.09.2018, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, u gjet mjeti tip “Benz”, i shtetasit Xh.H., vjeç 74, banues në Vlorë, i deklaruar i vjedhur, më datë 06.08.2018, në lagjen “Lef Sallata”, ku shtetësia E.H., vjeçe 35, banuese në Vlorë, deklaroi se nuk mbante mend se ku e kishte parkuar mjetin. Ngjarja nuk përbën vepër penale.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F.Z., vjeç 29, banues në Orikum. Neni 90 i Kodit Penal.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 10.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen S.S., vjeçe 30, banuese në Shëngjin, pasi bashkëshorti, E.S., vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasen A.Gj., vjeçe 43, banuese në Lezhë, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin D.A., vjeç 23, banues në Milot, Kurbin, pasi në lumin Mat, me një ekskavator, u kap duke ngarkuar kamionin tip “Astra” me inerte pa leje. Nenet 199, 134 dhe 180 të Kodit Penal.

Më datën 10.09.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, në lagjen në kodër, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e këtyre të shtënave, një predhë plumbi ka rënë në gjendje të lirë në banesën e shtetasit P.Sh., që ndodhet në afërsi të vendit ku janë dëgjuar të shtënat, duke dëmtuar xhamin e dritares së katit të dytë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nenet 278/3, 274 dhe 150 të Kodit Penal.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit F.K., K.M., dhe E.M., vjeç 15, 14 dhe 13, banues në Shënkollë në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 10.09.2018, tek një shkolle në Shënkoll kanë dëmtuar disa dyer të klasave. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin B.M., vjeç 81, banues në fshatin Gurëz, pasi në këtë fshat, i ka pushtuar një sipërfaqe tokë shtetasit H.M., vjeç 62, banues në Gurëz, të cilën e ka me certifikatë pronësie. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit K.N., dhe L.N., vjeç 23 e 37, banues në Klos, pasi në Rrëshen, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin E.Gj., vjeç 30, banues në Rrëshen, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e K.N. Nenet 89 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 10.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.S., vjeçe 41, banuese në Shkodër, pasi bashkëshorti, shtetasi Ç.S., vjeç 58, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit Z.V., vjeç 40, banues në fshatin Nënmavriq, Shkodër, për veprën penale parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2018, në Bahçallëk, në lumin Drin, duke gjuajtur për peshk, kanë kanosur shtetasin S.S., vjeç 24, banues në Shkodër. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 84/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.M., vjeç 68, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Skënderbeg”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin E.K., vjeç 39, banues në Shkodër, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetësia I.D., vjeçe 46, banuese në Shkodër, se më datë 05.09.2018, ky shtetas, në lagjen “Daniel Matlia”, ka helmuar 3 qenë.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin L.D., vjeç vjeç 58, banues në fshatin Hajmel, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike, pasi i ishte ndërprerë, për mospagim. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 11.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.C., dhe Xh.K., 41 e 40 vjeç, banues në Fushë Arrës, roje në minierën e Munellës, pasi më datë 10.09.2018, në orët e para të mëngjesit dy persona nën kërcënimin e armës  kanë izoluar shtetasin D.C, duke i marrë telefonin, si dhe kanë vjedhur kabullin e energjisë elektrike, kurse Xh.K, duke qenë në një objekt pranë nuk e ka ndihmuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 248 e 139 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin F.R., vjeç 61, banues në fshatin Kolesjan, pasi nëpërmjet telefonit, ka fyer shtetasin L.B., vjeç 38, banues në Bicaj. Neni 275 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin F.C., vjeç 20, banues Kukës. Neni 237 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, më datë 10.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, E.M., vjeç 36, banues në Kukës. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më  datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për të miturin, E.I., vjeç 10, banues në Peshkopi. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 10.09.2018, u bë ndalimi i shtetasit A.Sh., 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “ Ngacmim seksual ” parashikuar nga nenet 110 dhe 108/a të Kodit Penal.
Si dhe filloi procedimi penale në gjendje të lirë për shtetasin A.F., 24 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Ngacmim seksual” parashikuar nga neni 108/a i Kodit Penal.
Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Në vijim të komunikatës 05.09.2018, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, më datë 10.09.2018, kanë gjetur në një banesë në qytetin e Bulqizës, shtetasen M.K., 15 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa e saj.
Gjatë intervistimit në prani të psikologes në Komisariatin e Policisë, shtetasja M.K., ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj, dhe më pas u është dorëzuar familjarëve në gjendje të mirë shëndetësore.

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin G.V., vjeç 27, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta , ka tentuar të godasë me sende të forta shtetasin B.K., vjeç 50, banues në Bulqizë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 10.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin H.T., vjeç 56, banues në fshatin Frakth, pasi në Burrel, dyshohet se vjedhur celularin e shtetasit H.E. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 10.09.2018, u kap shtetasi në kërkim N.K., vjeç 60, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale "Dhuna në familje". Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 10.09.2018, në PKK Morinë, në hyrje u kap shtetasi në kërkim E.Ç., vjeç 30, banues në Tiranë, për veprën penale “Përndjekja''. Neni 121/a i Kodit Penal. Veprimet do kryen nga KP Nr. 2 Tiranë.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30