Mirditë, ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja për jetën

Mirditë

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja për jetën mirdita arme 12.09.2018

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me një karikator me 10 fishekë, në pranga autori i dyshuar

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas telefonatës tek Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë, është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme , ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- P. T, 59 vjeç, banues në Kurbin

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me një karikator me 10 fishekë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisl së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale " Vrasje me dashje' e mbetur në tentativë" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2