Vlorë, finalizohet operacioni i koduar "MIDNIGHT"

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar "MIDNIGHT" vlore arme 12.09.2018

Qarkullonte me automatik nëpër qytet, policia kap autorin.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

E.R, 36 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të planit të masave për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi në lagjen "28 Nëntori" në rrugën pranë vendit të quajtur "Ish-Shtëpia e Oficerave", ku në momentin e kapjes në flagrancë, E. R ka hedhur në tokë një armë zjarri tip Automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
- 1 armë zjarri automatik model 56,
- 1 krëhër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2