Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 12 Shtator 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 35 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 11 drejtues mjetesh.

5 persona për Narkotikët


1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

4 persona në kërkim

4 persona për "Krime ndaj personit "

2 persona për veprën penale "Vjedhja"

3 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

2 persona për veprën penale "Moskallëzim krimi"

1 person për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni"

 
1 person për veprën penale "Përndjekja"

1 person për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".

Gjithashtu janë sekuestruar:

një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 
disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
3 armë zjarri, 2 krehra, 1 karikator, 26 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 47 persona.
 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1- Vlorë, operacioni i koduar "MIDNIGHT"
Gjatë këtij operacioni është arrestuar një person, i cili qarkullonte me automatik nëpër qytet.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30