Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new 

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për hetimin e narkotikëve

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Z., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe një telefon “Iphone”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm

Arrestohet shtetasi Sh.Ç., pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë u bë arrestimi i shtetasit :
- Sh.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, si dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shfrytëzim për prostitucion”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.
Policia e Shtetit falënderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media si dhe i fton qytetarët që për çdo paligjshmëri që konstatojnë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Informacion Paraprak
Më datë 11.09.2018, në Unazë, një mjet ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Z., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mjeti në vendngjarje. Po kryhen veprimet proceduriale.

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr.H., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në në rrugën “Prokop Mima”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen”. Nenet 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në në rrugën “Shefqet Ndroqi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” me drejtues E.T., vjeç 26, banues në Durrës, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin 'Volksvagen', shtetësia, S.L., vjeçe 34, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.K., vjeç 42, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Benx”, me leje drejtimi, në gjendje të dehur, duke kundërshtuar me dhunë dhe mos iu bindur punonjësve të Policisë . Nenet 291,242 e 236 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.09.2018 në rrugën “Cerrik-Belsh”, në lagjen Nr.3 Cërrik, një shtetas i paidentifikuar, duke drejtuar një motoçikletë pa targa, ka aksidentuar shtetasin A.F., vjeç 65, banues në Cërrik, i cili po lëvizte me biçikletë dhe pasi u mjekua në spitalin kirurgjik Elbasan, u dërgua në spitalin e traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal. 

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Q.T., vjeç 18, banues në Elbasan, pasi në “Kryqëzimin e Dinamos”, në lagjen 'Kongresi Elbasanit', duke udhëtuar me biçikletë tip “AUXJANK” ka përplasur shtetasin M.Th., vjeç 20, banues në Elbasan, i cili  ndodhet në spital Elbasan, jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë i shtetasit R.C, 21 vjeç, banues në fshatin Gracë- Devoll, pasi në afërsi të fshatit Podgorie-Maliq, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “TMEC”, pa targë . Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë i shtetasit Ç.D, 65 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi në afërsi të fshatit Zvezdë- Maliq, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë i shtetasit R.S, 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq, pasi në afërsi të fshatit Zvezdë- Maliq, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “TMEC”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M., 53 vjeç, banues në Koritë-Korçë, pasi në fshatin Çërravë - Pogradec, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni për narkotikët

Berat
Nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•K.P., 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori, Berat.
•T.V., 31 vjeç, banues në lagjen “22 Tetori”, Berat.
•R.P., 33 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku'’, Berat. 
Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë,  në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve K.P., dhe T.V., iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë. 
Shtetasi R.P., u arrestua për veprën penale "Moskallëzim krimi"
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 , "Moskallëzim krimi", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Nga Sektori i Specialistëve për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
D.C., 20 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Axhensi”, duke drejtuar mjetin tip "Yamaha", pa targa dhe pa leje drejtimi. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Lushnje për shtetasin D.P., vjeç 30, banues në Lushnje, për veprën penale bazuar në nenin 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin I.V., vjeç 54, banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë për shtetasin M.P., vjeç 25, banues në Laç, pasi më datë 11.09.2018 në Pikën e Kalimit Kufitar, Porti i Vlorës në ardhje nga Brindizi Itali, ku nga kontrolli i ushtruar nuk ka ”Dalje“ nga territori i Republikës së Shqipërisë. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
L.H., 33 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas më datë 11.09.2018, në aksin rrugorë Butrint-Ksamil, duke drejtuar automjetin tip 'Benz', ka goditur automjetin tip 'Shevrolet', me drejtues shtetasin E.L., 32 vjeç, banues në Ksamil, ku si pasojë janë dëmtuar 4 shtetasit e mëposhtëm të cilët ndodheshin pasagjerë në të dy mjetet e përfshira në aksident:
R.H., 34 vjeçe,
N.H., 61 vjeçe,
R.H., 61 vjeç,
M.L., 78 vjeçe.
Të katër me banim në lagjen nr.4 Sarandë, të cilët janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.09.2018, u bë ndalimi i shtetasit Ch.A., vjeç 43, banues në Athinë, Greqi, pasi ka tentuar të kalojë nga P.K.K Kakavije në drejtim të shtetit shqiptar dhe nga kontrolli i ushtruar nga Punonjësit e Policisë në P.K.K Kakavije rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet Polake për veprat Penale “Mashtrim bankar", "Vjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K. vjeç 23, banues në Lezhë pasi në Gjadër është kapur duke drejtuar mjetin “Benz”, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për shtetasin K.D., vjeç 22, banues në Ishull Lezhë , pasi duke drejtuar mjetin motor tip “Dayang” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen“ me drejtues shtetasin K.N., vjeç 26, banues në Rrilë, dhe për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motorit i cili ndodhet në spital Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E.S., 21 vjec, banues në Shkodër, pasi në lagjen 'Salo Halili', u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, në gjendje të lirë, për shtetasin S.K., banues në Burrel, për veprat penale parashikuar nga nenet 191/1, 143 e 145, të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr.1

Më datë 11.09.2018, në rrugën “Alush Frakulla”, një automjet ka goditur një shtyllë elektrike e cila ka rënë sipër mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit B.P., vjeç 30, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.R., vjeç 30, banues në Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a dhe 283 të Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Sh.H., vjeçe 49, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti i saj, F.H., vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Q.M., vjeç 51, banuese në Tiranë, pasi vajza e tij G.M., vjeçe 22, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.A., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, B.A., vjeçe 56. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.2

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, u ndalua shtetasi në kërkim, E.Ç., vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.M., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kujtim Spahivogli”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.J., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me sende të forta shtetasin E.D., vjeç 32, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Y.D., dhe E.T., vjeç 41 e 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Brigada e Tetë”, në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin K.K., vjeç 31, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit u largua në banesë. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.3

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa, u gjet shtetasja në kërkim R.S., vjeçe 18, banuese në Tiranë, e cila deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj, iu dorëzua familjarëve.

Më datë 11.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. T., dhe A. M., vjeç 31 e 46, banues në Tiranë, pasi kanë marrë disa orendi në banesën e shtetasit A. K., vjeç 65. Nga veprimet e kryera rezultoi se janë autorë dhe të një vjedhjeje tjetër. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. B., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kujtim Spahivogli”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.B., vjeç 25, pasi i ka marrë një sasi lekësh shtetasit E.D., vjeç 35, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e M.B. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, është vjedhur banesa e shtetases Y. S., vjeçe 52. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.4

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.P., vjeç 32, pasi dyshohet se i ka vjedhur një lap top shtetasit E. B., vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin H.H., vjeç 62, banues në Tufinë, pasi në fshatin Bastar i Mesëm, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen L.D., vjeçe 54, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, është konfliktuar me shtetasen, A. Sh., vjeçe 18, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.N., vjeç 42, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.L., vjeç 25, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.Gj., vjeç 54, banues në fshatin Lanabregas, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, M.Gj., vjeçe 42, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.5

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin T.P., vjeç 81, banues në Tiranë, pasi shtetasja B. T., vjeçe 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2018, shtetasi L.Q., vjeç 46, banues në Babrru, kallëzon se në lagjen 'Babrru Kodër', shtetasit G.D., dhe D.D., vjeç 47 e 46, banues në Tiranë, e kanë bllokuar të hyjë në pronën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.E., vjeç 28, banues në Vorë, pasi dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit P.A., vjeç 46. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin H.I., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit nuk i ka likuiduar një shumë lekësh shtetasit L.Gj., vjeç 48, banues në fshatin Kryevidh, Kavajë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen K.Sh., vjeçe 21, banuese në Durrës, pasi ish-bashkëshorti i saj, E.G., vjeç 31, banues në Durrës, ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike e psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin L.S., vjeç 34, banues në Durrës, pasi bashkëshortja e tij, K.S., vjeçe 22, banuese në Durrës, ka ushtruar ndaj tij dhunë fizike e psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.H., vjeç 52, banues në Hamallaj, Sukth, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen D.Xh., vjeçe 51, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj, G.Xh., vjeç 53, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për shtetasin G.Xh., vjeç 53, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases D.Xh., vjeçe 51, banuese në Durrës, u bë shpallja në kërkim e shtetasit G.Xh. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë – padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Q.R., vjeçe 80, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj shtetësi Q.R., vjeç 75, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, P.H., vjeç 36, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë – padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen H.K., vjeçe 57, banuese në Durrës, pasi djali i saj shtetësi O.K., vjeç 24, me ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia V.G., 35 vjeçe, ka lindur në Maternitetin e Spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur. Neni 96 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, në lagjen Nr.4, në Portin Detar Durrës, është aksidentuar në punë shtetasi M.G., vjeç 42, banues në Durrës, mori mjekim në spitalin e Durrësit dhe u largua për në banesë. Materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati Policisë Shijak

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.D., vjeçe 31, banuese në Maminas Durrës, pasi bashkëshorti i saj, L.D., vjeç 40, banues në Maminas, Durrës, ka ushtruar ndaj saj, dhunë fizike e psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati Policisë Krujë
Më datë 11.09.2018, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonë të pyllëzuar në fshatrat Rranxë, Kurcaj, Halil, Njësia Administrative Cudhi, u evidentuan dhe asgjësuan bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Elbasan
Nga Specialistet për Hetimin e Krimit, u arrestua në flagrancë shtetasi G.E., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Moskallëzim krimi". Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.A., 36 vjeç, për veprat penale "Kundërshtim të Punonjësve të Policisë së Rendit Publik", dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".
Arrestimi i shtetasit G.E., u bë pasi nuk ka kallëzuar se kujt ja kishte dhënë automjetin tip 'Audi' në pronësi të tij.
Ndërsa shtetasi M.A, dyshohet se më datë 10.09.2018, rreth orës 23:00, në Unazën e qytetit Elbasan, tek stacioni i trenit, dyshohet se duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e shtetasit G.E.., nuk u ka ndaluar shërbimeve të policisë dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.K., vjeç 32, banues në Elbasan, pasi në lagjen 'Kongresi' Elbasan, për motive të dobta ka goditur me grusht shtetasin G.P., vjeç 28, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018 në lagjen ''Beqir Dardha'' Elbasan, është vetëhedhur nga kati 2 i pallatit shtetësia E.D., vjeç 12, banuese në Elbasan, e cila ndodhet në spital Elbasan, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vlerësim.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin V.D., vjeç 64, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj krushkut të tij, shtetasit G.Y., vjeç 60, banues në Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Cërrik
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë shtetasi:
E.K., 44 vjeç, banues në Belsh.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Belshit, u konstatua se po ndërtonte një objekt pa leje në tokë publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit A.R., vjeç 28, banues në fshatin Karkavec Librazhd, për veprën penale parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 11.09.2018, në lagjen nr 3 në kodrat e qytetit, përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, është gjetur i vetëvarur në një pemë, pa shenja dhune shtetasi I.M., 24 vjeç, banues në Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, në lagjen nr. 7 në Korçë, shtetasit G.G, banues në fshatin Vranisht-Devoll, i kanë vjedhur portofolin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.M., 23 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec, (i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas duke përdorur dhunë psikologjike i ka vjedhur, shtetasit E.B., 17 vjeç, banues në Vërdovë, mjetin motor tip "Dayang", në pronësi të një biznesi privat në të cilin ky i fundit është i punësuar, si edhe një sasi lekësh.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, motori u gjet i djegur pranë vendit të quajtur "Varrezat e grekut" në Rëmenj.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive të cilën e posedonte pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Vjedhja me dhunë", "Shkatërrimi i pronës", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 139,150 e 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kolonjë

Më datë 11.09.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi E.M., 34 vjeç, banues në fshatin Gjonç- Kolonjë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish- bashkëshortes së tij shtetases E.Z, 27 vjeçe, banuese në Taç-Kolonjë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 11.09.2018, në rrugën e fshatit Vloçisht- Maliq, shtetasit G.Ç, 41 vjeç, banues në Vloçisht, i kanë vjedhur baterinë e traktorit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, shtetasja V.R, 39 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht-Maliq, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza e saj shtetasja K.R., 16 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. 

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.L., 38 vjeçe, banuese në Orman- Korçë, pasi bashkëshorti i saj A.L., 42 vjeç, banues në Orman-Korçë, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, pasi në fshatin Lapardha Berat, është djegur mjeti tip 'Renault Laguna', në pronësi të shtetasit N.J., vjeç 35. Dyshohet se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, pasi shtetasi A.K., vjeç 47, banues në Berat, ka konstatuar në parcelën pronë të tij në fshatin Lapardha i kanë vjedhur disa kg ullinj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin S.P., vjeç 68, banues në Berat, pasi është dhunuar psikologjikisht në banesë nga djali i tij, shtetasi E.P., vjeç 40, banues në Berat, i dënuar më parë. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasja G.M., vjeçe 41, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë, pasi ka konstatuar se, i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Kuçovë
Informacion paraprak
Më datë 11.09.2018, rreth orës 19:30, në lagjen '11 Janari', Kuçovë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë shtetasi Q.K., 55 vjeç.
Në momentin e ngjarjes shtetasi  Q.K., ka qenë vetëm në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin Z.I., vjeç 66, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar për veprat penale parashikuar nga nenet 284 dhe 248 të Kodit Penal.

Stacioni i Policisë Poliçan

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin N.M., vjeç 63, banues në fshatin Çorogjafë, Poliçan, për veprat penale parashikuar nga nenet 284 dhe 248 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.Z., vjeç 48, banues në Fier, pasi në lagjen ‘8 Shkurti”, për motive të dobëta, ka kanosur me pistoletë lodër në formë çakmaku shtetasin A.E., vjeç 39, banues në Fier. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 18.09.2018, u ndalua shtetasi E.L., vjeç 30, banues në Fier, për veprën penale parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 11.09.2018, në lagjen “Loni Dhamo” Lushnje, shtetasi B.K., vjeç 46, banues në Lushnje, duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga kati i tretë i pallatit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për vlerësim.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 11.09.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasin N.D., vjeç 53, banues në fshatin Mizë Divjakë, pasi në fshatin Mizë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Vlorë
Finalizohet operacioni i koduar "MIDNIGHT"
Qarkullonte me automatik nëpër qytet, policia kap autorin.
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
E.R., 36 vjeç, banues në Vlorë.
Në kuadër të planit të masave për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi në lagjen "28 Nëntori" në rrugën pranë vendit të quajtur "Ish-Shtëpia e Oficerëve", ku në momentin e kapjes në flagrancë, E.R., ka hedhur në tokë një armë zjarri tip Automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
- 1 armë zjarri automatik model 56,
- 1 krehër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin e mbante pa leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
G.N., 41, banues në Orikum, Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij për arsye se më datë 10.09.2018, ky shtetas është konfliktuar në ambientet e një restoranti në Orikum, duke qëlluar me mjete të forta shtetasin D.X., 43 vjeç, banues në Fier, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Në Vlorë, më datën 11.09.2018, u referuan materialet, për vlerësim, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi shtetasi S.B., vjeç 65, banues në Vlorës, ka kallëzuar se shtetasi D.H., vjeç 31, banues në Vlorë, i ka prishur një gardh në fshatin Verbas, njësia administrative Brataj.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim, pasi më datë 11.09.2018, në lagjen “1 Maji”, në Plazhin e Vjetër, po kryheshin punime nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, duke marrë material inerte, për pastrimin e kanalit kullues, në zonën e Plazhit të Vjetër.

Komisariati Policisë Sarandë

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasit T.T., dhe B.Ç., vjeç 42 e 33, banues në Roskovec e në Belsh, pasi më datë 05.09.2018, kanë kaluar në mënyrë paligjshme kufirin nga Shqipëria në Greqi. Neni 297 i Kodit Penal.

Sarandë
Më datë 11.09.2018, në orën 18:10, në fshatin Manastir, Sarandë është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur me litar shtetasi B.D., 31 vjeç, rreth 200 m larg banesës.
Për këtë shtetas, familjarët kanë bërë denoncim më datën 10.09.2018, se B.D., ishte larguar nga banesa me qëllim për t'u larë në det por nuk ishte kthyer më. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga varja në litar. Dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur për shkak të gjendjes së tij depresive. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi në lagjen nr.3 Sarandë, është vjedhur banesa e shtetasit Dh.N., vjeç 60, banues në Sarandë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin L.T., vjeç 43, banues ne fshatin Këmishtaj Lushnje, pasi më datë 10.09.2018 ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër nga Shqipëria në Greqi. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit B.Z., E.Z., S.H., E.H., vjeç 20, 23, 22 dhe 29, banues në Roskovec, Fier, pasi këta persona së bashku kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin nga Shqipëria në Greqi. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë

Në datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë pasi në fshatin Vllahat, shtetasit Sh.B., vjeç 69, banues në Delvinë, i kanë marrë disa koshere me bletë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Lezhë
Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, në pranga poseduesi i saj
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, me objektiv rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, kanë vijuar kontrollet, ku si rezultat i tyre, u arrestua në flagrancë shtetasi:
- E.N., 30 vjeç, banues në Lezhë
Në automjetin e tij, poshtë sediljes së shoferit, iu gjet një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krehër me 6 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M., vjeç 59, banues në Lezhë, pasi ka bërë lidhje të paligjshme në linjën elektrike tek banesa e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për shtetasin K.P., vjeç 18, banues në Lezhë, pasi ka bëre kallëzim shtetasi N.V. vjeç 56, banues në Pllanë, se për motive të dobëta e ka kanosur e fyer. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin A.B. vjeç 48, banues në Kurbin, për veprën penale parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin R.L., vjeç 41, banues në Mirditë, pasi u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar me një mjet kamionçinë, dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Mirditë
Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja për jetën
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me një karikator me 10 fishekë, në pranga autori i dyshuar
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas telefonatës tek Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë, është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme , ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- P.T., 59 vjeç, banues në Kurbin
Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me një karikator me 10 fishekë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale " Vrasje me dashje' e mbetur në tentativë" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.Th. 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi datë 10.09.2018, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, gjatë natës, në fshatin Berdicë, Shkodër, është vjedhur lokali i shtetasit S.Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, në fshatin Vukatanë, Shkodër, nga persona të paidentifikuar është goditur me sende të forta shtetasi D.Rr. 49 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 89/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës më datë 10.09.2018, u kap dhe ndalua shtetasi K.Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale parashikuar nga 284 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi janë gjetur 2 armë zjarri automatikë, dhe 2 krehër me nga 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 11.09.2018, shtetasi N.D., 50 vjec, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A.D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, pasi shtetasi R.T., vjeç 49, banues në Elbasan, president në një firmë, kallëzon se më datë 09.09.2018, në telefonin e tij, ka marrë dy mesazhe kërcënuese nga një numër telefoni. Po punohet për identifikimin dhe kapjen autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 11.09.2018, është paraqitur në urgjencën e spitalit Kukës, shtetasi H.I., 43 vjeç, banues në Kosovë, i cili duke punuar, është rrëzuar dhe dëmtuar. Ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për ngjarje aksidentale.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, pasi gjatë natës, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit I.K., 38 vjeç, banues në Kukës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.K., 57 vjeç, banues në Bajram-Curri, administrator i një firme për veprën penale parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale, pasi në fshatin Selishtë, Dibër ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A.K., vjeç 49, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 11.09.2018, gjatë orëve të natës, në Bulqizë, janë vjedhur disa krerë bagëti të imta, në ahurin e bagëtive të shtetasit F.Gj., vjeç 58. Po punohet për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasen M.H., vjeçe 30, banuese në Bulqizë, për veprën penale parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 11.09.2018, në S.P.K Kakavije u bë ndalimi i shtetasit R.B., 25 vjeç, banues në Librazhd për veprat penale parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Morinë-Kukës
Arrestohet një shtetas kosovar i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga autoritet Italiane, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Kanosja”.
Arrestimi provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian.
Specialistët e Policisë Kufitare në SPK Morinë, bënë arrestimin provizor të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
- A.K., 41 vjeç, banues në Prizren–Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të SPK, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali.
Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, me vendim Nr. 633/2007 datë 24.10.2007, e kanë dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja” parashikuar nga nenet 81, 609 b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30